Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 11:39. Dhe më vonë do të kuptoni se cili do ta pësojë dënimin e turpshëm dhe mbi të cilin do të jetë dënimi i përjetshëm.
11:39. dhe, së shpejti, me siguri, do ta merrni vesh, kë do ta gjejë dënimi poshtërues dhe mbi kë do të bjerë dënimi i përhershëm”.
11:39. FESEWFE TA’LEMUNE MEN JE’TIHI ‘ADHABUN JUHZIHI WE JEHILLU ‘ALEJHI ‘ADHABUN MUKIMUN
C 11:40. E kur erdhi urdhri ynë (i caktuar për ndëshkim) dhe gufoi (uji) prej furrës (vend ku piqet buka), Ne i thamë: "Ngarko në të çdo krijesë nga një çift edhe familjen tënde, përveç për kë është marrë vendim i hershëm kundër tij, e (ngarkoje) edhe kush ka besuar, po përveç një pakice nuk i kishin besuar atij".
11:40. Kur arriti urdhri Ynë e uji nisi të gufojë nga sipërfaqja e tokës, Ne i thamë: “Ngarko në anije nga çdo lloj gjallese nga një çift, familjen tënde - përveç atyre kundër të cilëve ka qenë fjala e dënimit - dhe besimtarët!” Por shumë të paktë ishin ata që i kishin besuar atij!
11:40. HETTA ‘IDHA XHA’E ‘EMRUNA WE FARET-TENNURU KULNA EHMIL FIHA MIN KULLIN ZEWXHEJNI ETHNEJNI WE ‘EHLEKE ‘ILLA MEN SEBEKA ‘ALEJHIL-KAWLU WE MEN ‘AMENE WE MA ‘AMENE ME’AHU ‘ILLA KALILUN
C 11:41. Dhe ai tha: "Hipni në të, me emrin e All-llahut ajo lundron dhe ndalet. Vërtet, Zoti im është që falë shumë, është mëshirues".
11:41. Ai tha: “Hipni në anije! Me emrin e Allahut ajo lundron dhe ndalet! Me të vërtetë, Zoti im është Falës dhe Mëshirëplotë”.
11:41. WE KALE ERKEBU FIHA BISMI ELLAHI MEXHRAHA WE MURSAHA ‘INNE RABBI LEGAFURUN REHIMUN
C 11:42. Ajo lundron me ta nëpër valë si kodra, e Nuhu e thirri djalin e vet, që ishtë në një vend të ndarë: "O djali im, hip bashkë me ne, e mos u bë me mohuesit!"
11:42. Dhe ajo lundronte me ata nëpër valët e mëdha e të larta sa malet, ndërsa Nuhu thërriste birin e vet, i cili ishte ndarë veç: “O biri im, hip me ne e mos u bëj me mohuesit!”
11:42. WE HIJE TEXHRI BIHIM FI MEWXHIN KALXHIBALI WE NADA NUHUN EBNEHU WE KANE FI MA’ZILIN JA BUNEJJE ERKEB ME’ANA WE LA TEKUN ME’AL-KAFIRINE
C 11:43. Ai (djali) tha: "Unë do të ngjitem në një kodër që do të më mbrojë nga uji (vërshimi)!" Tha: "Nuk ka sot mbrojtës prej dënimit të All-llahut, pos atë që Ai e ka mëshiruar!" Vala hyri mes tyre të dyve, e ai (djali) u mbyt në ujë.
11:43. (I biri) tha: “Unë do të strehohem në një mal i cili do të më ruajë nga uji”. Nuhu iu përgjigj: “Sot askush nuk do të kursehet nga dënimi i Allahut, përveç atij që e mëshiron Ai!” Një valë në mes tyre i ndau dhe ai u fundos.
11:43. KALE SE’AWI ‘ILA XHEBELIN JA’SIMUNI MINEL-MA’I KALE LA ‘ASIMEL-JEWME MIN ‘EMRI ELLAHI ‘ILLA MEN REHIME WE HALE BEJNEHUMAL-MEWXHU FEKANE MINEL-MUGREKINE
C 11:44. E iu pat thënë: "Oj tokë, përbije ujin tënd, dhe o qiell, ndërpreje (shiun), uji u tërhoq, urdhri u zbatua dhe ajo (anija) u ndal në (kodrën) Xhudij, e u tha: "I shkatërruar qoftë populli mizor!"
11:44. Më pas, një zë thirri: “O Tokë, gëlltit ujin tënd dhe ti, o qiell, ndaloje (shiun)!” Dhe uji u tërhoq e u plotësua urdhri (i Allahut). Ndërsa anija u ndal në malin al Xhudij dhe u tha: “Larguar qofshin keqbërësit (nga mëshira e Allahut)!”
11:44. WE KILE JA ‘ERDU EBLA’I MA’EKI WE JA SEMA’U ‘EKLI’I WE GIDEL-MA’U WE KUDIJEL-’EMRU WE ESTEWET ‘ALEL-XHUDIJI WE KILE BU’DEN LILKAWMI EDH-DHALIMINE
C 11:45. Nuhu e luti Zotin e vet, duke i thënë: "O Zoti im, djali im është i familjes sime, e premtimi Yt është i saktë, ndërsa Ti je më i drejti i të drejtëve!"
11:45. Pastaj Nuhu iu lut Zotit dhe i tha: “O Zoti im, biri im është nga familja ime, premtimi Yt është i vërtetë dhe Ti je Gjykatësi më i drejtë!”
11:45. WE NADA NUHUN REBBEHU FEKALE RABBI ‘INNE EBNI MIN ‘EHLI WE ‘INNE WA’DEKEL-HEKKU WE ‘ENTE ‘EHKEMUL-HAKIMINE
C 11:46. (Zoti) Tha: "O Nuh, ai (djali) nuk ishte nga familja jote (për të cilën të premtova se do t'i shpëtoj), ai ishte punëkeq, e ti mos më kërko Mua atë që nuk di, Unë të këshilloj që të mos bëhesh nga injorantët!"
11:46. (Allahu) tha: “O Nuh, ai nuk është nga familja jote, ai ka bërë punë të keqe. Mos më pyet për atë që ti nuk e di. Unë të këshilloj që të mos bëhesh nga të paditurit”.
11:46. KALE JA NUHU ‘INNEHU LEJSE MIN ‘EHLIKE ‘INNEHU ‘AMELUN GAJRU SALIHIN FELA TES’ELNI MA LEJSE LEKE BIHI ‘ILMUN ‘INNI ‘A’IDHUKE ‘EN TEKUNE MINEL-XHAHILINE
C 11:47. (Nuhu) Tha: "Zoti im, unë mbështetem në mbrojtjen Tënde që të (mos) kërkoj prej Teje atë për çka nuk kam njohuri, e në qoftë se nuk më fal mua dhe nuk më mëshiron Ti, do të jem i humbur!"
11:47. (Nuhu) tha: “O Zoti im, mbështetem tek Ti për Të të mos kërkuar gjëra, për të cilat nuk kam dijeni. Nëse Ti nuk më fal dhe nuk më mëshiron, do të jem nga të humburit”.
11:47. KALE RABBI ‘INNI ‘A’UDHU BIKE ‘EN ‘ES’ELEKE MA LEJSE LI BIHI ‘ILMUN WE ‘ILLA TEGFIR LI WE TERHEMNI ‘EKUN MINEL-HASIRINE
C 11:48. Iu pat thënë: "O Nuh, zbarko qofsh i shpëtuar nga ana Jonë, me begati për ty dhe për një popull që është me ty. E një populli (tjetër) do t'i mundësojmë përjetime, e pastaj do t'i godasë dënimi i dhembshëm nga ana Jonë".
11:48. Atëherë iu tha: “O Nuh, zbrit me përshëndetje prej Nesh dhe me bekime për ty dhe pasardhësit e atyre që gjenden me ty. Disa popujve (pas teje), Ne do t’u japim kënaqësi e pastaj do t’i godasë nga Ne dënimi i dhembshëm!”
11:48. KILE JA NUHU EHBIT BISELAMIN MINNA WE BEREKATIN ‘ALEJKE WE ‘ALA ‘UMEMIN MIMMEN ME’AKE WE ‘UMEMUN SENUMETTI’UHUM THUMME JEMESSUHUM MINNA ‘ADHABUN ‘ELIMUN
C 11:49. Këto janë disa nga rrëfimet e panjohura (për ty), që po t'i shpallim ty, e që para këtij (Kur'anit) nuk i ke ditur as ti as populli yt. Pra, të jesh i durueshëm se përfundimi (i lavdishëm) është për të devotshmit.
11:49. Këto janë (disa) nga lajmet e fshehta që Ne t’i shpallim ty. Këto nuk i ke ditur as ti, as populli yt para kësaj (shpalljes së Kuranit). Andaj, duro! Se, vërtet, në fund, fitorja është e besimtarëve.
11:49. TILKE MIN ‘ENBA’IL-GAJBI NUHIHA ‘ILEJKE MA KUNTE TA’LEMUHA ‘ENTE WE LA KAWMUKE MIN KABLI HADHA FASBIR ‘INNEL-’AKIBETE LILMUTTEKINE