Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 11:34. Nëse përpiqem t'ju këshilloj, po qe se All-llahu don t'ju humbë, këshilla ime nuk bën dobi. Ai është Zoti juaj dhe vetëm te Ai do të ktheheni.
11:34. Këshilla ime nuk do t’ju bëjë dobi edhe sikur të doja t’ju këshilloja, nëse vullneti i Allahut është që t’ju shkatërrojë. Ai është Zoti juaj dhe ju tek Ai do të ktheheni”.
11:34. WE LA JENFA’UKUM NUSHI ‘IN ‘EREDTU ‘EN ‘ENSEHE LEKUM ‘IN KANEL-LAHU JURIDU ‘EN JUGWIJEKUM HUWE REBBUKUM WE ‘ILEJHI TURXHA’UNE
C 11:35. A mos po thonë se ai e trilloi atë? Thuaj: "Nëse unë kam trilluar, atëherë ai është mëkati im, e unë jam larg nga krimet tuaja".
11:35. Nëse ata thonë: “Ai e ka trilluar atë”. Thuaj: “E nëse unë e kam trilluar, gjynahu im bie mbi mua e unë jam larg nga gjynahet që bëni ju”.
11:35. ‘EM JEKULUNE EFTERAHU KUL ‘INI EFTEREJTUHU FE’ALEJJE ‘IXHRAMI WE ‘ENA BERI’UN MIMMA TUXHRIMUNE
C 11:36. E, Nuhut i qe shpallur: "Nuk do të besojë më askush nga populli yt, përveç atyre që kanë besuar (deri më tash), pra mos u brengos për atë që punojnë ata".
11:36. Dhe Nuhut iu shpall: “Nga populli yt askush nuk do të besojë, përveç atyre që tashmë kanë besuar, andaj mos u pikëllo për atë që bëjnë ata!
11:36. WE ‘UHIJE ‘ILA NUHIN ‘ENNEHU LEN JU’UMINE MIN KAWMIKE ‘ILLA MEN KAD ‘AMENE FELA TEBTE’IS BIMA KANU JEF’ALUNE
C 11:37. E, mbaroje anijen nën mbikëqyrjen Tonë dhe me mësimin tonë, e mos m'u drejto Mua për ata që bënë zullum, ata gjithqysh janë të përmbytur.
11:37. Ndërto anijen nën Sytë (mbikqyrjen) dhe udhëzimin Tonë dhe mos m’u drejto më për ata që janë keqbërës! Ata, me siguri, do të fundosen”.
11:37. WE ESNA’IL-FULKE BI’A’JUNINA WE WEHJINA WE LA TUHATIBNI FIL-LEDHINE DHELEMU ‘INNEHUM MUGREKUNE
C 11:38. Dhe ai ndërtonte anijen e paria e popullit të tij, sa herë që kalonte pranë tij përqeshej me te. Ai u thoshte: "Nëse talleni me ne, edhe ne do të tallemi me ju, ashtu siç po talleni ju!"
11:38. Ai nisi të ndërtonte anijen. Sa herë që kalonte pranë tij paria e popullit të tij, e përqeshte. Ai u tha: “Nëse ju talleni me ne, edhe ne do të tallemi me ju, ashtu si po talleni ju
11:38. WE JESNA’UL-FULKE WE KULLEMA MERRE ‘ALEJHI MELE’UN MIN KAWMIHI SEHIRU MINHU KALE ‘IN TESHARU MINNA FE’INNA NESHARU MINKUM KEMA TESHARUNE
C 11:39. Dhe më vonë do të kuptoni se cili do ta pësojë dënimin e turpshëm dhe mbi të cilin do të jetë dënimi i përjetshëm.
11:39. dhe, së shpejti, me siguri, do ta merrni vesh, kë do ta gjejë dënimi poshtërues dhe mbi kë do të bjerë dënimi i përhershëm”.
11:39. FESEWFE TA’LEMUNE MEN JE’TIHI ‘ADHABUN JUHZIHI WE JEHILLU ‘ALEJHI ‘ADHABUN MUKIMUN
C 11:40. E kur erdhi urdhri ynë (i caktuar për ndëshkim) dhe gufoi (uji) prej furrës (vend ku piqet buka), Ne i thamë: "Ngarko në të çdo krijesë nga një çift edhe familjen tënde, përveç për kë është marrë vendim i hershëm kundër tij, e (ngarkoje) edhe kush ka besuar, po përveç një pakice nuk i kishin besuar atij".
11:40. Kur arriti urdhri Ynë e uji nisi të gufojë nga sipërfaqja e tokës, Ne i thamë: “Ngarko në anije nga çdo lloj gjallese nga një çift, familjen tënde - përveç atyre kundër të cilëve ka qenë fjala e dënimit - dhe besimtarët!” Por shumë të paktë ishin ata që i kishin besuar atij!
11:40. HETTA ‘IDHA XHA’E ‘EMRUNA WE FARET-TENNURU KULNA EHMIL FIHA MIN KULLIN ZEWXHEJNI ETHNEJNI WE ‘EHLEKE ‘ILLA MEN SEBEKA ‘ALEJHIL-KAWLU WE MEN ‘AMENE WE MA ‘AMENE ME’AHU ‘ILLA KALILUN
C 11:41. Dhe ai tha: "Hipni në të, me emrin e All-llahut ajo lundron dhe ndalet. Vërtet, Zoti im është që falë shumë, është mëshirues".
11:41. Ai tha: “Hipni në anije! Me emrin e Allahut ajo lundron dhe ndalet! Me të vërtetë, Zoti im është Falës dhe Mëshirëplotë”.
11:41. WE KALE ERKEBU FIHA BISMI ELLAHI MEXHRAHA WE MURSAHA ‘INNE RABBI LEGAFURUN REHIMUN
C 11:42. Ajo lundron me ta nëpër valë si kodra, e Nuhu e thirri djalin e vet, që ishtë në një vend të ndarë: "O djali im, hip bashkë me ne, e mos u bë me mohuesit!"
11:42. Dhe ajo lundronte me ata nëpër valët e mëdha e të larta sa malet, ndërsa Nuhu thërriste birin e vet, i cili ishte ndarë veç: “O biri im, hip me ne e mos u bëj me mohuesit!”
11:42. WE HIJE TEXHRI BIHIM FI MEWXHIN KALXHIBALI WE NADA NUHUN EBNEHU WE KANE FI MA’ZILIN JA BUNEJJE ERKEB ME’ANA WE LA TEKUN ME’AL-KAFIRINE
C 11:43. Ai (djali) tha: "Unë do të ngjitem në një kodër që do të më mbrojë nga uji (vërshimi)!" Tha: "Nuk ka sot mbrojtës prej dënimit të All-llahut, pos atë që Ai e ka mëshiruar!" Vala hyri mes tyre të dyve, e ai (djali) u mbyt në ujë.
11:43. (I biri) tha: “Unë do të strehohem në një mal i cili do të më ruajë nga uji”. Nuhu iu përgjigj: “Sot askush nuk do të kursehet nga dënimi i Allahut, përveç atij që e mëshiron Ai!” Një valë në mes tyre i ndau dhe ai u fundos.
11:43. KALE SE’AWI ‘ILA XHEBELIN JA’SIMUNI MINEL-MA’I KALE LA ‘ASIMEL-JEWME MIN ‘EMRI ELLAHI ‘ILLA MEN REHIME WE HALE BEJNEHUMAL-MEWXHU FEKANE MINEL-MUGREKINE
C 11:44. E iu pat thënë: "Oj tokë, përbije ujin tënd, dhe o qiell, ndërpreje (shiun), uji u tërhoq, urdhri u zbatua dhe ajo (anija) u ndal në (kodrën) Xhudij, e u tha: "I shkatërruar qoftë populli mizor!"
11:44. Më pas, një zë thirri: “O Tokë, gëlltit ujin tënd dhe ti, o qiell, ndaloje (shiun)!” Dhe uji u tërhoq e u plotësua urdhri (i Allahut). Ndërsa anija u ndal në malin al Xhudij dhe u tha: “Larguar qofshin keqbërësit (nga mëshira e Allahut)!”
11:44. WE KILE JA ‘ERDU EBLA’I MA’EKI WE JA SEMA’U ‘EKLI’I WE GIDEL-MA’U WE KUDIJEL-’EMRU WE ESTEWET ‘ALEL-XHUDIJI WE KILE BU’DEN LILKAWMI EDH-DHALIMINE