Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 10:85. Ata iu përgjigjën duke i thënë: "All-llahut iu kemi mbështetur, Zoti ynë, mos i mundëso popullit mizor të na sprovojë!"
10:85. Ata thanë: “Ne jemi mbështetur tek Allahu. O Zoti ynë, mos na bëj sprovë për popullin keqbërës (duke i lënë të na shkatërrojnë),
10:85. FEKALU ‘ALA ELLAHI TEWEKKELNA REBBENA LA TEXH’ALNA FITNETEN LILKAWMI EDH-DHALIMINE
C 10:86. "Dhe me mëshirën tënde, na shpëto prej popullit jobesimtar!"
10:86. dhe shpëtona me mëshirën Tënde, nga populli mohues!”
10:86. WE NEXHXHINA BIREHMETIKE MINEL-KAWMIL-KAFIRINE
C 10:87. Ne i thamë Musait dhe vëllait të tij t'i bëni vend në Egjipt popullit tuaj, shtëpitë tuaja t'i bëni faltore e ta falni namazin rregullisht. Ti (Musa) përgëzoi besimtarët!
10:87. Ne i shpallëm Musait dhe vëllait të tij: “Ndërtoni shtëpi për popullin tuaj në Egjipt, shndërrojini ato në faltore dhe falni namazin! Dhe sillu lajmin e mirë besimtarëve!”
10:87. WE ‘EWHEJNA ‘ILA MUSA WE ‘EHIHI ‘EN TEBEWWE’A LIKAWMIKUMA BIMISRE BUJUTEN WE EXH’ALU BUJUTEKUM KIBLETEN WE ‘EKIMU ES-SELATE WE BESHSHIRIL-MU’UMININE
C 10:88. Musai tha: "Zoti ynë, Ti i ke dhënë faraonit dhe parisë së tij mjete të përjetimit dhe pasuri në jetën e kësaj bote, ashtu që o Zoti ynë, po i largojnë njerëzit prej rrugës tënde. Zoti ynë, zhduke pasurinë e tyre, shtrëngoi zemrat e tyre, që të mos besojnë derisa ta shijojnë dënimin e idhët".
10:88. Musai tha: “O Zoti ynë! Ti i ke dhënë Faraonit dhe parisë së tij stoli dhe pasuri në jetën e kësaj bote, por ata, o Zoti ynë, na largojnë nga rruga Jote! O Zoti ynë! Shkatërroje pasurinë e tyre dhe ngurtësoi zemrat e tyre, që të mos besojnë, derisa të shijojnë dënimin e dhembshëm!”
10:88. WE KALE MUSA REBBENA ‘INNEKE ‘ATEJTE FIR’AWNE WE MELE’EHU ZINETEN WE ‘EMWALEN FIL-HEJATI ED-DUNJA REBBENA LIJUDILLU ‘AN SEBILIKE REBBENA ETMIS ‘ALA ‘EMWALIHIM WE ESHDUD ‘ALA KULUBIHIM FELA JU’UMINU HETTA JEREWL-’ADHABEL-’ELIME
C 10:89. Ai (All-llahu) tha: "Lutja juaj është pranuar, prandaj ju të dy qëndroni ashtu si jeni e mos ndiqni rrugën e atyre që nuk dinë!"
10:89. (Allahu) tha: “U pranua lutja e ju të dyve! Qëndroni të dy në rrugën e drejtë dhe kurrsesi mos ndiqni rrugën e të paditurve!”
10:89. KALE KAD ‘UXHIBET DA’WETUKUMA FASTEKIMA WE LA TETTEBI’ANI SEBILEL-LEDHINE LA JA’LEMUNE
C 10:90. Ne i kapërcyem beni israilët përtej detit, e faraoni dhe ushtria e tij i ndoqi mizorisht dhe armiqësisht derisa e përfshiu atë përmbysja, e ai tha: "Besova se nuk ka zot tjetër pos Atij që i besuan beni israilët, edhe unë jam nga muslimanët!"
10:90. Ne i mbartëm izrElitët përtej detit dhe Faraoni me ushtrinë e tij i ndoqi ata nga ligësia dhe armiqësia. Por, kur po mbytej, (Faraoni) tha: “Besoj se s’ka zot tjetër përveç Atij që i besojnë bijtë e IzrAlit; dhe unë jam ndër myslimanët.”
10:90. WE XHAWEZNA BIBENI ‘ISRA’ILEL-BEHRE FE’ETBE’AHUM FIR’AWNU WE XHUNUDUHU BEGJEN WE’ADWEN HETTA ‘IDHA ‘EDREKEHUL-GAREKU KALE ‘AMENTU ‘ENNEHU LA ‘ILAHE ‘ILLAL-LEDHI ‘AMENET BIHI BENU ‘ISRA’ILE WE ‘ENA MINEL-MUSLIMINE
C 10:91. Ti tani beson, ndërsa më parë kundërshtove dhe ishe njëri prej shkatërruesve!
10:91. “Vallë, tani (po beson), ndërkohë që më parë ishe i padëgjueshëm dhe ngatërrestar?!
10:91. ‘AL’ANE WE KAD ‘ASEJTE KABLU WE KUNTE MINEL-MUFSIDINE
C 10:92. Sot po të shpëtojmë ty (po të nxjerrim prej detit) me trupin tënd (të vdekur), që të shërbesh si argument për ata që vijnë pas teje. Vërtet, ekziston një shumicë njerëzish që nuk hulumtojnë argumentet Tona.
10:92. Sot do të shpëtojmë vetëm trupin tënd, që të bëhesh mësim për ata që vijnë pas teje.” Por, në të vërtetë, shumica e njerëzve nuk ua vënë veshin shenjave Tona.
10:92. FALJEWME NUNEXHXHIKE BIBEDENIKE LITEKUNE LIMEN HALFEKE ‘AJETEN WE ‘INNE KETHIREN MINE EN-NASI ‘AN ‘AJATINA LEGAFILUNE
C 10:93. Në të vërtetë, Ne i vendosëm beni israilët (pas shkatërrimit të armiqve të tyre) në një vend të mirë, i furnizuam ata me ushqime të dobishme dhe nuk ishin të përçarë (rreth fesë), vetëm pasi që u erdhi atyre dituria (Tevrati). Zoti yt, do të gjykojë mes tyre në ditën e kijametit, për atë që ishin përçarë.
10:93. Ne i vendosëm bijtë e IzrElit në një vend të mirë të dhe u dhamë ushqim të këndshëm. Ata nuk u përçanë në mendime, derisa u erdhi dituria. Me të vërtetë, Zoti yt do t’i gjykojë ata në Ditën e Kiametit në lidhje me përçarjet e tyre.
10:93. WE LEKAD BEWWE’NA BENI ‘ISRA’ILE MUBEWWE’E SIDKIN WE REZEKNAHUM MINET-TEJJIBATI FEMA EHTELEFU HETTA XHA’EHUMUL-’ILMU ‘INNE REBBEKE JEKDI BEJNEHUM JEWMEL-KIJAMETI FIMA KANU FIHI JEHTELIFUNE
C 10:94. Po, (fjala vjen), nëse je në dyshim për këtë që të zbritëm ty (për ngjarjet e pejgamberëve), atëherë pyeti ata që lexojnë librin para teje. Ty të erdhi nga Zoti yt e vërteta, pra, mos u bë prej atyre që dyshojnë.
10:94. Nëse ti (Muhamed) je në mëdyshje për atë që të kemi shpallur ty, pyeti ata që kanë lexuar Shkrimet para teje. Pa dyshim, ty të ka ardhur e Vërteta nga Zoti yt, prandaj mos u bëj kurrsesi nga ata që dyshojnë.
10:94. FE’IN KUNTE FI SHEKKIN MIMMA ‘ENZELNA ‘ILEJKE FAS’ELIL-LEDHINE JEKRE’UNEL-KITABE MIN KABLIKE LEKAD XHA’EKEL-HEKKU MIN RABBIKE FELA TEKUNENNE MINEL-MUMTERINE
C 10:95. Dhe mos u bë prej atyre që i përgënjeshtruan argumentet e All-llahut, e të bëhesh nga të dështuarit.
10:95. Dhe mos u bëj nga ata që i përgënjeshtrojnë shenjat Tona, përndryshe do të ishe ndër të humburit.
10:95. WE LA TEKUNENNE MINEL-LEDHINE KEDHDHEBU BI’AJATI ELLAHI FETEKUNE MINEL-HASIRINE