Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 10:80. E kur erdhën magjistarët, Musai u tha: "Hidhni ç'keni për të hedhur".
10:80. Pasi erdhën magjistarët, Musai u tha: “Hidhni ç’keni për të hedhur”!
10:80. FELEMMA XHA’E ES-SEHERETU KALE LEHUM MUSA ‘ELKU MA ‘ENTUM MULKUNE
C 10:81. E kur i hodhën ata, Musai u tha: "Kjo që e sollët ju tash, vërtet është magji!" Po All-llahu do ta asgjësojë këtë, sepse All-llahu nuk e përkrah veprën e të prishurve.
10:81. Kur ata i hodhën, Musai tha: “Kjo që keni sjellë ju, është magji dhe vërtet, Allahu do ta shkatërrojë atë. Allahu, me siguri që do ta prishë punën e ngatërrestarëve.
10:81. FELEMMA ‘ELKAW KALE MUSA MA XHI’TUM BIHI ES-SIHRU ‘INNALL-LLAHE SEJUBTILUHU ‘INNALL-LLAHE LA JUSLIHU ‘AMELEL-MUFSIDINE
C 10:82. Dhe me argumentet e veta All-llahu e fuqizon të vërtetën, ndonëse e urrejnë të pabesët.
10:82. Allahu, me fjalën e Tij e forcon të Vërtetën, edhe sikur ta urrejnë keqbërësit këtë!”
10:82. WE JUHIKKU ELLAHUL-HEKKA BIKELIMATIHI WE LEW KERIHEL-MUXHRIMUNE
C 10:83. Duke pasur frikë nga faraoni dhe nga rrethi i tij se do t'i turturojnë, Musait nuk i besoi kush pos një pjese e pasardhësve të popullit të tij. Vërtet, faraoni ishte mbizotërues në tokë dhe ai ishte prej shkatërrimtarëve.
10:83. Por Musait nuk i besoi askush, përveç një pakice nga populli i tij, nga frika se do t’i keqtrajtonte Faraoni dhe paria e tij. Faraoni ishte vërtet një tiran në tokë dhe në të keqe kalonte çdo kufi.
10:83. FEMA ‘AMENE LIMUSA ‘ILLA DHURRIJETUN MIN KAWMIHI ‘ALA HAWFIN MIN FIR’AWNE WE MELE’IHIM ‘EN JEFTINEHUM WE ‘INNE FIR’AWNE LA’ALIN FIL-’ERDI WE ‘INNEHU LEMINEL-MUSRIFINE
C 10:84. Musai tha: "O populli im, nëse i keni besuar All-llahut, vetëm atij mbështetuni, nëse jeni të dorëzuar (vendimit të Tij)!"
10:84. Musai tha: “O populli im! Nëse besoni Allahun, mbështetuni tek Ai, nëse jeni myslimanë!”
10:84. WE KALE MUSA JA KAWMI ‘IN KUNTUM ‘AMENTUM BILLAHI FE’ALEJHI TEWEKKELU ‘IN KUNTUM MUSLIMINE
C 10:85. Ata iu përgjigjën duke i thënë: "All-llahut iu kemi mbështetur, Zoti ynë, mos i mundëso popullit mizor të na sprovojë!"
10:85. Ata thanë: “Ne jemi mbështetur tek Allahu. O Zoti ynë, mos na bëj sprovë për popullin keqbërës (duke i lënë të na shkatërrojnë),
10:85. FEKALU ‘ALA ELLAHI TEWEKKELNA REBBENA LA TEXH’ALNA FITNETEN LILKAWMI EDH-DHALIMINE
C 10:86. "Dhe me mëshirën tënde, na shpëto prej popullit jobesimtar!"
10:86. dhe shpëtona me mëshirën Tënde, nga populli mohues!”
10:86. WE NEXHXHINA BIREHMETIKE MINEL-KAWMIL-KAFIRINE
C 10:87. Ne i thamë Musait dhe vëllait të tij t'i bëni vend në Egjipt popullit tuaj, shtëpitë tuaja t'i bëni faltore e ta falni namazin rregullisht. Ti (Musa) përgëzoi besimtarët!
10:87. Ne i shpallëm Musait dhe vëllait të tij: “Ndërtoni shtëpi për popullin tuaj në Egjipt, shndërrojini ato në faltore dhe falni namazin! Dhe sillu lajmin e mirë besimtarëve!”
10:87. WE ‘EWHEJNA ‘ILA MUSA WE ‘EHIHI ‘EN TEBEWWE’A LIKAWMIKUMA BIMISRE BUJUTEN WE EXH’ALU BUJUTEKUM KIBLETEN WE ‘EKIMU ES-SELATE WE BESHSHIRIL-MU’UMININE
C 10:88. Musai tha: "Zoti ynë, Ti i ke dhënë faraonit dhe parisë së tij mjete të përjetimit dhe pasuri në jetën e kësaj bote, ashtu që o Zoti ynë, po i largojnë njerëzit prej rrugës tënde. Zoti ynë, zhduke pasurinë e tyre, shtrëngoi zemrat e tyre, që të mos besojnë derisa ta shijojnë dënimin e idhët".
10:88. Musai tha: “O Zoti ynë! Ti i ke dhënë Faraonit dhe parisë së tij stoli dhe pasuri në jetën e kësaj bote, por ata, o Zoti ynë, na largojnë nga rruga Jote! O Zoti ynë! Shkatërroje pasurinë e tyre dhe ngurtësoi zemrat e tyre, që të mos besojnë, derisa të shijojnë dënimin e dhembshëm!”
10:88. WE KALE MUSA REBBENA ‘INNEKE ‘ATEJTE FIR’AWNE WE MELE’EHU ZINETEN WE ‘EMWALEN FIL-HEJATI ED-DUNJA REBBENA LIJUDILLU ‘AN SEBILIKE REBBENA ETMIS ‘ALA ‘EMWALIHIM WE ESHDUD ‘ALA KULUBIHIM FELA JU’UMINU HETTA JEREWL-’ADHABEL-’ELIME
C 10:89. Ai (All-llahu) tha: "Lutja juaj është pranuar, prandaj ju të dy qëndroni ashtu si jeni e mos ndiqni rrugën e atyre që nuk dinë!"
10:89. (Allahu) tha: “U pranua lutja e ju të dyve! Qëndroni të dy në rrugën e drejtë dhe kurrsesi mos ndiqni rrugën e të paditurve!”
10:89. KALE KAD ‘UXHIBET DA’WETUKUMA FASTEKIMA WE LA TETTEBI’ANI SEBILEL-LEDHINE LA JA’LEMUNE
C 10:90. Ne i kapërcyem beni israilët përtej detit, e faraoni dhe ushtria e tij i ndoqi mizorisht dhe armiqësisht derisa e përfshiu atë përmbysja, e ai tha: "Besova se nuk ka zot tjetër pos Atij që i besuan beni israilët, edhe unë jam nga muslimanët!"
10:90. Ne i mbartëm izrElitët përtej detit dhe Faraoni me ushtrinë e tij i ndoqi ata nga ligësia dhe armiqësia. Por, kur po mbytej, (Faraoni) tha: “Besoj se s’ka zot tjetër përveç Atij që i besojnë bijtë e IzrAlit; dhe unë jam ndër myslimanët.”
10:90. WE XHAWEZNA BIBENI ‘ISRA’ILEL-BEHRE FE’ETBE’AHUM FIR’AWNU WE XHUNUDUHU BEGJEN WE’ADWEN HETTA ‘IDHA ‘EDREKEHUL-GAREKU KALE ‘AMENTU ‘ENNEHU LA ‘ILAHE ‘ILLAL-LEDHI ‘AMENET BIHI BENU ‘ISRA’ILE WE ‘ENA MINEL-MUSLIMINE