Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 2:130. E kush largohet prej fesë së Ibrahimit përveç atij që e poshtron vetveten. Ne atë e bëmë të zgjedhur në këtë botë, kurse në botën tjetër ai është njëri prej të lartëve.
2:130. Fesë së Ibrahimit i shmanget vetëm ai që e nënçmon vetveten. Ne e zgjodhëm atë në këtë botë, kurse në botën tjetër ai do të jetë ndër të mirët.
2:130. WE MEN JERGABU ‘AN MILLETI ‘IBRAHIME ‘ILLA MEN SEFIHE NEFSEHU WE LEKADI ESTEFEJNAHU FI ED-DUNJA WE ‘INNEHU FIL-’AHIRETI LEMINE ES-SALIHINE
C 2:131. Kur Zoti i vet atij i tha: "Dorëzohu"! Ai tha: "Iu kam dorëzuar Zotit të gjithësisë"!
2:131. Kur Zoti i tij i tha: “Përulu!” - ai u përgjigj: “Iu përula Zotit të gjithësisë!”
2:131. ‘IDH KALE LEHU REBBUHU ‘ESLIM KALE ‘ESLEMTU LIREBBIL-’ALEMINE
C 2:132. E Ibrahimi i porositi bijtë e tij me këtë (fe), e edhe Jakubi. (u thanë) "O bijtë e mi, All-llahu ua zgjodhi fenë (islame) juve, pra mos vdisni ndryshe, por vetëm duke qenë muslimanë"!
2:132. Ibrahimi ua dha këtë porosi fëmijëve të tij; po ashtu edhe Jakubi: “O bijtë e mi! Pa dyshim, Allahu ka zgjedhur për ju fenë e vërtetë, prandaj mos vdisni ndryshe veçse duke qenë myslimanë të nënshtruar ndaj Atij!”
2:132. WE WESSA BIHA ‘IBRAHIMU BENIHI WE JA’KUBU JA BENIJE ‘INNALL-LLAHE ESTEFA LEKUMU ED-DINE FELA TEMUTUNNE ‘ILLA WE ‘ENTUM MUSLIMUNE
C 2:133. A ishit ju (ithtarë të librit) dëshmitarë kur Jakubit iu afrua vdekja, e ai bijve të vet u tha: "Çka do të adhuroni pas meje"? Ata thanë: "Do ta adhurojmë Zotin tënd dhe Zotin e prindërve tuaj: Ibrahimit, Ismailit, Is'hakut, një të vetmin Zot dhe ne, vetëm Atij i jemi dorëzuar"!
2:133. A ishit ju të pranishëm kur Jakubit iu afrua vdekja dhe i pyeti të bijtë: “Çfarë do të adhuroni pas meje?” - Ata u përgjigjën: “Ne do të adhurojmë Zotin tënd, që është edhe Zoti i etërve të tu: Ibrahimit, Ismailit dhe Is’hakut, një Zot të vetëm. Ne Atij i nënshtrohemi!”
2:133. ‘EM KUNTUM SHUHEDA’E ‘IDH HEDERE JA’KUBEL-MEWTU ‘IDH KALE LIBENIHI MA TA’BUDUNE MIN BA’DI KALU NA’BUDU ‘ILEHEKE WE ‘ILEHE ‘ABA’IKE ‘IBRAHIME WE ‘ISMA’ILE WE ‘ISHAKA ‘ILEHEN WAHIDAN WE NEHNU LEHU MUSLIMUNE
C 2:134. Ai ishte një popull që kaloi, atij i takoi ajo që fitoi, e juve u takon ajo që fituat, prandaj ju nuk jeni përgjegjës për atë që vepruan ata.
2:134. Ata njerëz tashmë kanë kaluar. Ata do të kenë çfarë kanë merituar dhe ju do të keni atë që meritoni e nuk do të pyeteni për veprat e tyre.
2:134. TILKE ‘UMMETUN KAD HALET LEHA MA KESEBET WE LEKUM MA KESEBTUM WE LA TUS’ELUNE ‘AMMA KANU JA’MELUNE
C 2:135. Ata (ithtarët e librit) thanë: "Bëhuni jehudi ose të krishterë, e gjeni rrugën e drejtë"! Thuaj: "Jo, (asnjërën) por fenë e drejtë të Ibrahimit që ai nuk ishte nga idhujtarët".
2:135. Ata thonë: “Bëhuni hebrenj ose të krishterë, që të jeni në rrugë të drejtë!” Thuaju: “Në asnjë mënyrë. Ne jemi të fesë së pastër të Ibrahimit, i cili nuk ka qenë idhujtar”.
2:135. WE KALU KUNU HUDEN ‘EW NESARA TEHTEDU KUL BEL MILLETE ‘IBRAHIME HENIFAN WE MA KANE MINEL-MUSHRIKINE
C 2:136. Ju (besimtarë) thuani: "Ne i besuam All-llahut, atë që na u shpall neve, atë që iu shpall Ibrahimit, Ismailit, Is'hakut, Jakubit dhe pasardhësve (të Jakubit që ishin të ndarë në dymbëdhjetë kabile), atë që i është dhënë Musait, Isait dhe atë që iu është dhënë nga Zoti i tyre pejgamberëve, ne nuk bëjmë dallim në asnjërin prej tyre dhe ne vetëm atij i jemi bindur.
2:136. Thoni: “Ne besojmë në Allahun, në atë që na është shpallur neve (Kuranin), në atë që i është shpallur Ibrahimit, Ismailit, Is’hakut, Jakubit dhe Esbatëve (12 bijve të Jakubit), në atë që i është dhënë Musait e Isait dhe në atë që u është dhënë profetëve nga Zoti i tyre. Ne nuk bëjmë kurrfarë dallimi midis tyre dhe vetëm Allahut i përulemi”.
2:136. KULU ‘AMENNA BILLAHI WE MA ‘UNZILE ‘ILEJNA WE MA ‘UNZILE ‘ILA ‘IBRAHIME WE ‘ISMA’ILE WE ‘ISHAKA WE JA’KUBE WEL-’ESBATI WE MA ‘UTIJE MUSA WE ‘ISA WE MA ‘UTIJE EN-NEBIJUNE MIN RABBIHIM LA NUFERRIKU BEJNE ‘EHEDIN MINHUM WE NEHNU LEHU MUSLIMUNE
C 2:137. Në qoftë se ata besuan ashtu siç besuat ju, ata vërtet kanë gjetur rrugën e drejtë, e nëse refuzojnë, atëherë ata janë kundërshtarë (opozitë), po ty (Muhammed) kundër tyre do të mjaftojë All-llahu. Ai është dëgjuesi, i dijshmi.
2:137. Nëse ata besojnë në atë që besoni edhe ju, atëherë janë në rrugën e drejtë. E, nëse ia kthejnë shpinën asaj, atëherë sigurisht që do të përçahen. Por Allahu të mjafton ty (Muhamed si mbrojtës) kundër atyre. Ai i dëgjon dhe i di të gjitha.
2:137. FE’IN ‘AMENU BIMITHLI MA ‘AMENTUM BIHI FEKADI EHTEDEW WE ‘IN TEWELLEW FE’INNEMA HUM FI SHIKAKIN FESEJEKFIKEHUMU ELLAHU WE HUWE ES-SEMI’UL-’ALIMU
C 2:138. (Kjo fe jona është) Ngjyrosje e All-llahut, e kush ngjyros (me fe) më mirë se All-llahu. Ne vetëm atë e adhurojmë.
2:138. Thoni: “Kjo fe është “ngjyra” që na ka dhënë Allahu! S’ka “ngjyrë” më të bukur se ajo që jep Allahu! Ne vetëm Atë adhurojmë!”
2:138. SIBGATEL-LAHI WE MEN ‘EHSENU MINEL-LAHI SIBGATEN WE NEHNU LEHU ‘ABIDUNE
C 2:139. Thuaj: "A doni të grindeni me ne për All-llahun, e Ai është Zoti ynë dhe Zoti juaj dhe ne kemi vepra (shpërblimin e veprave) tona, e ju keni veprat tuaja. Por ne jemi (besimtarë) të sinqertë ndaj Tij".
2:139. Thuaj: “A mos doni të haheni me ne për Allahun, kur Ai është Zoti ynë dhe Zoti juaj?! Ne jemi përgjegjës për veprat tona, kurse ju për tuajat. Ne vetëm Atij i përkushtohemi.”
2:139. KUL ‘ETUHAXHXHUNENA FI ELLAHI WE HUWE REBBUNA WE REBBUKUM WE LENA ‘A’MALUNA WE LEKUM ‘A’MALUKUM WE NEHNU LEHU MUHLISUNE
C 2:140. A pretendoni se Ibrahimi, Ismaili, Is'haku, Jakubi dhe pasardhësit kanë qenë jehudi ose të krishterë? Thuaj: "A e dini ju më mirë apo All-llahu? Kush është më mizor se ai, që e ka dëshminë e All-llahut pranë vetes dhe e fshehë. All-llahu nuk është i panjoftuar me veprimet tuaja".
2:140. A po thoni se Ibrahimi, Ismaili, Is’haku, Jakubi dhe Esbatët kanë qenë çifutë (me fe), ose të krishterë? Thuaju: “A e dini më mirë ju apo Allahu? Kush është më keqbërës se ai që fsheh të vërtetën e ardhur prej Allahut? Por Allahu nuk është i pavëmendshëm ndaj veprave që punoni ju”.
2:140. ‘EM TEKULUNE ‘INNE ‘IBRAHIME WE ‘ISMA’ILE WE ‘ISHAKA WE JA’KUBE WEL-’ESBATE KANU HUDEN ‘EW NESARA KUL ‘E’ENTUM ‘A’LEMU ‘EMI ELLAHU WE MEN ‘EDHLEMU MIMMEN KETEME SHEHADETEN ‘INDEHU MINEL-LAHI WE MALLAHU BIGAFILIN ‘AMMA TA’MELUNE