Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 2:125. Dhe kur shtëpinë (Qaben) e bëmë vendkthimi dhe vendsigurie për njerëzit, (u thamë): Vendin ku qëndroi Ibrahimi pranojeni për vendfaljeje! Ibrahimin dhe Ismailin i urdhëruam: ju të dy pastrojeni shtëpinë Time për vizituesit, për ata që qëndrojnë aty dhe për ata që falen aty.
2:125. Kujtoni kur Ne e bëmë Qabenë vendgrumbullimi dhe sigurie për njerëzit, duke thënë “Bëjeni vendin e Ibrahimit si vend faljeje!” Ne i urdhëruam Ibrahimin dhe Ismailin: “Pastrojeni Shtëpinë Time (Qabenë) për ata që e vizitojnë, që rrijnë aty për adhurim dhe që falen duke u përkulur dhe përulur”.
2:125. WE ‘IDH XHE’ALNAL-BEJTE METHABETEN LILNNASI WE ‘EMNEN WE ETTEHIDHU MIN MEKAMI ‘IBRAHIME MUSELLEN WE ‘AHIDNA ‘ILA ‘IBRAHIME WE ‘ISMA’ILE ‘EN TEHHIRA BEJTIJE LILTTA’IFINE WEL-’AKIFINE WE ER-RUKKA’I ES-SUXHUDI
C 2:126. Dhe kur Ibrahimi tha: "Zoti im, bëje këtë një qytet sigurie dhe banorët e tij, që besuan All-llahun dhe jetën tjetër, furnizoi me lloje të frutave"! Ai (All-llahu) tha: "(E furnizoj) Edhe atij që nuk besoi do t'ia mundësoj shfrytëzimin e frutave për një kohë të shkurtër, e pastaj do ta shtyejë në dënimin e zjarrit, e sa përfundim i shëmtuar është ai".
2:126. Kur Ibrahimi u lut: “Zoti Im, bëje këtë vend qytet të sigurt dhe furnizoji me prodhime banorët e tij, ata që besojnë në Allahun dhe në jetën tjetër!” - Allahu tha: “Atë që nuk beson, për pak kohë do ta bëj që të kënaqet e pastaj do ta hedh në dënimin e zjarrit.” Eh, sa vendbanim i keq që është ai!
2:126. WE ‘IDH KALE ‘IBRAHIMU RABBI EXH’AL HADHA BELEDEN ‘AMINAN WE ERZUK ‘EHLEHU MINE ETH-THEMERATI MEN ‘AMENE MINHUM BILLAHI WEL-JEWMIL-’AHIRI KALE WE MEN KEFERE FE’UMETTI’UHU KALILÆN THUMME ‘EDTERRUHU ‘ILA ‘ADHABI EN-NARI WE BI’SEL-MESIRU
C 2:127. Edhe kur Ibrahimi dhe Ismaili, duke i ngritur themelet e shtëpisë (Qabes - luteshin): "Zoti ynë, pranoje prej nesh, se me të vërtetë Ti je që dëgjon dhe di"!
2:127. Kur Ibrahimi dhe Ismaili ngritën themelet e Qabes, u lutën: “O Zoti ynë! Pranoje prej nesh (këtë vepër)! Me të vërtetë, Ti je Ai që dëgjon dhe di gjithçka!
2:127. WE ‘IDH JERFA’U ‘IBRAHIMUL-KAWA’IDE MINEL-BEJTI WE ‘ISMA’ILU REBBENA TEKABBEL MINNA ‘INNEKE ‘ENTE ES-SEMI’UL-’ALIMU
C 2:128. Zoti ynë, bëna neve dyve besimtarë të sinqertë ndaj Teje dhe nga pasardhësit tanë, njerëz të bindur ndaj Teje, na i mëso rregullat e ibadetit (adhurimit) tanë dhe falna neve, vërtet Ti je që falë shumë, je mëshirues"!
2:128. O Zoti ynë! Na bëj të përulur ndaj Teje! Bëj që edhe pasardhësit tanë të jenë të përulur ndaj Teje! Tregona ritet e Haxhit dhe pranoje pendimin tonë, se, pa dyshim, Ti je Pranuesi i pendimit, Mëshirëploti!
2:128. REBBENA WE EXH’ALNA MUSLIMEJNI LEKE WE MIN DHURRIJETINA ‘UMMETEN MUSLIMETEN LEKE WE ‘ERINA MENASIKENA WE TUB ‘ALEJNA ‘INNEKE ‘ENTET-TEWWABU ER-REHIMU
C 2:129. Zoti ynë, dërgo ndër ta, nga gjiu i tyre të dërguar që t'u lexojë atyre ajetet Tua, t'u mësojë atyre librin dhe urtësinë, e t'i pastrojë (prej ndytësisë së idhujtarisë) ata. S'ka dyshim se Ti je ngadhënjyesi, i dijshmi.
2:129. O Zoti ynë! Dërgo tek ata një të dërguar nga gjiri i tyre, që t’u lexojë shpalljet e Tua, t’ua mësojë Librin dhe Urtësinë (rregullat e fesë) e t’i pastrojë (nga gjynahet)! Vërtet, Ti je i Plotfuqishmi dhe i Urti!”
2:129. REBBENA WE EB’ATH FIHIM RESULEN MINHUM JETLU ‘ALEJHIM ‘AJATIKE WE JU’ALLIMUHUMUL-KITABE WEL-HIKMETE WE JUZEKKIHIM ‘INNEKE ‘ENTEL-’AZIZUL-HEKIMU
C 2:130. E kush largohet prej fesë së Ibrahimit përveç atij që e poshtron vetveten. Ne atë e bëmë të zgjedhur në këtë botë, kurse në botën tjetër ai është njëri prej të lartëve.
2:130. Fesë së Ibrahimit i shmanget vetëm ai që e nënçmon vetveten. Ne e zgjodhëm atë në këtë botë, kurse në botën tjetër ai do të jetë ndër të mirët.
2:130. WE MEN JERGABU ‘AN MILLETI ‘IBRAHIME ‘ILLA MEN SEFIHE NEFSEHU WE LEKADI ESTEFEJNAHU FI ED-DUNJA WE ‘INNEHU FIL-’AHIRETI LEMINE ES-SALIHINE
C 2:131. Kur Zoti i vet atij i tha: "Dorëzohu"! Ai tha: "Iu kam dorëzuar Zotit të gjithësisë"!
2:131. Kur Zoti i tij i tha: “Përulu!” - ai u përgjigj: “Iu përula Zotit të gjithësisë!”
2:131. ‘IDH KALE LEHU REBBUHU ‘ESLIM KALE ‘ESLEMTU LIREBBIL-’ALEMINE
C 2:132. E Ibrahimi i porositi bijtë e tij me këtë (fe), e edhe Jakubi. (u thanë) "O bijtë e mi, All-llahu ua zgjodhi fenë (islame) juve, pra mos vdisni ndryshe, por vetëm duke qenë muslimanë"!
2:132. Ibrahimi ua dha këtë porosi fëmijëve të tij; po ashtu edhe Jakubi: “O bijtë e mi! Pa dyshim, Allahu ka zgjedhur për ju fenë e vërtetë, prandaj mos vdisni ndryshe veçse duke qenë myslimanë të nënshtruar ndaj Atij!”
2:132. WE WESSA BIHA ‘IBRAHIMU BENIHI WE JA’KUBU JA BENIJE ‘INNALL-LLAHE ESTEFA LEKUMU ED-DINE FELA TEMUTUNNE ‘ILLA WE ‘ENTUM MUSLIMUNE
C 2:133. A ishit ju (ithtarë të librit) dëshmitarë kur Jakubit iu afrua vdekja, e ai bijve të vet u tha: "Çka do të adhuroni pas meje"? Ata thanë: "Do ta adhurojmë Zotin tënd dhe Zotin e prindërve tuaj: Ibrahimit, Ismailit, Is'hakut, një të vetmin Zot dhe ne, vetëm Atij i jemi dorëzuar"!
2:133. A ishit ju të pranishëm kur Jakubit iu afrua vdekja dhe i pyeti të bijtë: “Çfarë do të adhuroni pas meje?” - Ata u përgjigjën: “Ne do të adhurojmë Zotin tënd, që është edhe Zoti i etërve të tu: Ibrahimit, Ismailit dhe Is’hakut, një Zot të vetëm. Ne Atij i nënshtrohemi!”
2:133. ‘EM KUNTUM SHUHEDA’E ‘IDH HEDERE JA’KUBEL-MEWTU ‘IDH KALE LIBENIHI MA TA’BUDUNE MIN BA’DI KALU NA’BUDU ‘ILEHEKE WE ‘ILEHE ‘ABA’IKE ‘IBRAHIME WE ‘ISMA’ILE WE ‘ISHAKA ‘ILEHEN WAHIDAN WE NEHNU LEHU MUSLIMUNE
C 2:134. Ai ishte një popull që kaloi, atij i takoi ajo që fitoi, e juve u takon ajo që fituat, prandaj ju nuk jeni përgjegjës për atë që vepruan ata.
2:134. Ata njerëz tashmë kanë kaluar. Ata do të kenë çfarë kanë merituar dhe ju do të keni atë që meritoni e nuk do të pyeteni për veprat e tyre.
2:134. TILKE ‘UMMETUN KAD HALET LEHA MA KESEBET WE LEKUM MA KESEBTUM WE LA TUS’ELUNE ‘AMMA KANU JA’MELUNE
C 2:135. Ata (ithtarët e librit) thanë: "Bëhuni jehudi ose të krishterë, e gjeni rrugën e drejtë"! Thuaj: "Jo, (asnjërën) por fenë e drejtë të Ibrahimit që ai nuk ishte nga idhujtarët".
2:135. Ata thonë: “Bëhuni hebrenj ose të krishterë, që të jeni në rrugë të drejtë!” Thuaju: “Në asnjë mënyrë. Ne jemi të fesë së pastër të Ibrahimit, i cili nuk ka qenë idhujtar”.
2:135. WE KALU KUNU HUDEN ‘EW NESARA TEHTEDU KUL BEL MILLETE ‘IBRAHIME HENIFAN WE MA KANE MINEL-MUSHRIKINE