Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 9:121. Dhe nuk japin kontribut, të vogël ose të madh, nuk e kapërcejnë ndonjë luginë, e që të mos u shënohet (për shpërblim) atyre, për t'i shpërblyer All-llahu më së miri atë që vepruan.
9:121. (Gjithashtu) sa herë që ata të shpenzojnë diçka të vogël a të madhe apo të kapërcejnë çfarëdo lugine (në rrugë të Allahut), kjo do t’u shënohet, në mënyrë që Allahu t’i shpërblejë sipas veprave më të mira që kanë bërë!
9:121. WE LA JUNFIKUNE NEFEKATEN SEGIRETEN WE LA KEBIRETEN WE LA JEKTA’UNE WE EDIEN ‘ILLA KUTIBE LEHUM LIJEXHZIJEHUMU ELLAHU ‘EHSENE MA KANU JA’MELUNE
C 9:122. Nuk është e nevojshme të dalin në luftë të gjithë besimtarët. E përse nga çdo grumbull i tyre të mos shkojë një grup për t'u aftësuar në diturinë fetare, për ta mësuar popullin e vet kur të kthehet te ata, në mënyrë që ata të kuptojnë (e të ruhen).
9:122. Nuk është mirë që besimtarët të shkojnë në luftë të gjithë njëherësh, por prej çdo bashkësie, një grup të mbetet mbrapa, që të thellohet në mësimin e fesë dhe kështu të këshillojë popullin e vet, mbasi të kthehet nga lufta, që t’i frikësohet Allahut.
9:122. WE MA KANEL-MU’UMINUNE LIJENFIRU KAFFETEN FELEWLA NEFERE MIN KULLI FIRKATIN MINHUM TA’IFETUN LIJETEFEKKAHU FI ED-DINI WE LIJUNDHIRU KAWMEHUM ‘IDHA REXHA’U ‘ILEJHIM LE’ALLEHUM JEHDHERUNE
C 9:123. O ju që besuat! Luftoni jobesimtarët që i keni afër jush, e le ta ndiejnë prej jush grushtin e fortë kundër tyre. E dijeni se All-llahu është me të devotshmit.
9:123. O besimtarë! Luftoni kundër mohuesve që gjenden afër jush dhe le ta ndiejnë ata ashpërsinë tuaj. Dhe, ta dini se Allahu është me ata që ruhen nga gjynahet.
9:123. JA ‘EJJUHAL-LEDHINE ‘AMENU KATILUL-LEDHINE JELUNEKUM MINEL-KUFFARI WE LIEXHIDU FIKUM GILDHETEN WE A’LEMU ‘ENNEL-LAHE ME’AL-MUTTEKINE
C 9:124. E kur zbret ndonjë kaptinë, ka prej tyre që thonë: "Cilit prej jush ia shtoi kjo besimin?" Sa u përket atyre që besuan, atyre u shtohet besimi dhe gëzohen për të.
9:124. Kur shpallet ndonjë sure, disa prej atyre (që kanë dyshim dhe hipokrizi) thonë: “Kujt prej jush do t’ia shtojë besimin kjo sure?” Përsa u përket besimtarëve, atyre (kjo sure) ua shton besimin dhe ata gëzohen.
9:124. WE ‘IDHA MA ‘UNZILET SURETUN FEMINHUM MEN JEKULU ‘EJJUKUM ZADET/HU HEDHIHI ‘IMANEN FE’EMMAL-LEDHINE ‘AMENU FEZADET/HUM ‘IMANAN WE HUM JESTEBSHIRUNE
C 9:125. E sa u përket atyre që kanë sëmundje në zemrat e tyre, ajo (zbritja e kaptinës) ndytësisë së tyre u shton ndytësi dhe ata vdesin si jobesimtarë.
9:125. E sa u përket atyre që kanë sëmundje në zemrat e veta, ajo ua shton edhe më dyshimin që kanë dhe ata vdesin si mohues.
9:125. WE ‘EMMAL-LEDHINE FI KULUBIHIM MEREDUN FEZADET/HUM RIXHSEN ‘ILA RIXHSIHIM WE MATU WE HUM KAFIRUNE
C 9:126. A nuk e shohin ata se për çdo vit sprovohen një herë apo dy herë, e përsëri nuk pendohen e as nuk marrin mësim.
9:126. 126.Vallë, a nuk e shohin ata se çdo vit vihen në provë një ose dy herë e prapëseprapë as nuk pendohen, as nuk e mbledhin mendjen?!
9:126. ‘EWELA JEREWNE ‘ENNEHUM JUFTENUNE FI KULLI ‘AMIN MERRETEN ‘EW MERRETEJNI THUMME LA JETUBUNE WE LA HUM JEDHDHEKKERUNE
C 9:127. E kur zbret ndonjë kaptinë (për turpësinë e tyre) ata shikojnë njëri-tjetrin (e thonë mes vete): A ju pa ndokush ju, e pastaj largohen. All-llahu i prapësoi zemrat e tyre ngase ishin popull që nuk kuptonte.
9:127. Kur shpallet ndonjë sure (që u tërheq vërejtje), ata shikojnë njëri-tjetrin (duke thënë): “A po ju sheh ndokush?”, pastaj largohen. Allahu i shmang zemrat e tyre, sepse ata janë njerëz që nuk kuptojnë!
9:127. WE ‘IDHA MA ‘UNZILET SURETUN NEDHERE BA’DUHUM ‘ILA BA’DIN HEL JERAKUM MIN ‘EHEDIN THUMME ENSEREFU SEREFEL-LAHU KULUBEHUM BI’ENNEHUM KAWMUN LA JEFKAHUNE
C 9:128. Juve ju erdhi i dërguar nga lloji juaj, atij i vie rëndë për vuajtjet tuaja, sepse është lakmues i rrugës së drejtë për ju, është i ndijshëm dhe i mëshirshëm për besimtarët.
9:128. Tashmë ju ka ardhur një i Dërguar nga gjiri juaj. Atij i vjen rëndë për gjynahet që bëni ju, jua dëshiron të mirën me gjithë zemër që ju të shkoni rrugës së drejtë dhe është i butë e i mëshirshëm me besimtarët.
9:128. LEKAD XHA’EKUM RESULUN MIN ‘ENFUSIKUM ‘AZIZUN ‘ALEJHI MA ‘ANITTUM HERISUN ‘ALEJKUM BIL-MU’UMININE RE’UFUN REHIMUN
C 9:129. Po nëse ata refuzojnë (atë që ua sjell) atëherë thuaj: All-llahu është për mua mjaft, s'ka të adhuruar pos Tij, vetëm te Ai jam mbështetur, e Ai është Zot i Arshit të madh!"
9:129. Nëse ata largohen (nga e vërteta), thuaj: “Më mjafton Allahu, s’ka zot tjetër përveç Tij. Unë mbështetem tek Ai që është Zot i Fronit të Madh!
9:129. FE’IN TEWELLEW FEKUL HESBI ELLAHU LA ‘ILAHE ‘ILLA HUWE ‘ALEJHI TEWEKKELTU WE HUWE REBBUL-’ARSHIL-’ADHIMI
C 10:1. Elif, Lam, Ra. Këto janë ajetet e librit të pacenueshëm.
10:1. Elif Lâm Râ. Këto janë vargjet e Librit plot urtësi.
10:1. ‘ELIF-LAM-RA TILKE ‘AJATUL-KITABIL-HEKIMI
C 10:2. A ishte çudi për njerëzit, që Ne një njeriut nga mesi i tyre i thamë: "Tërhiqjaju vërejtjen njerëzve, kurse ata që besuan gëzoi se me të vërtetë kanë pozitë të lartë te Zoti i tyre". E ata që nuk besuan thanë: "S'ka dyshim, kjo është një magji e vërtetë!"
10:2. Vallë, pse çuditen njerëzit që Ne i shpallëm njërit prej tyre (duke i thënë): “Paralajmëroji njerëzit dhe jepu lajmin e mirë atyre që besojnë se, me të vërtetë, për ata ka shpërblim të mrekullueshëm te Zoti i tyre!” Mohuesit thanë: “Ky është njëmend magjistar i madh!”
10:2. ‘EKANE LILNNASI ‘AXHEBEN ‘EN ‘EWHEJNA ‘ILA REXHULIN MINHUM ‘EN ‘ENDHIRI EN-NASE WE BESHSHIRIL-LEDHINE ‘AMENU ‘ENNE LEHUM KADEME SIDKIN ‘INDE RABBIHIM KALEL-KAFIRUNE ‘INNE HADHA LESAHIRUN MUBINUN