Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 9:110. Ndërtesa e tyre të cilën e ndërtuan ata (e që e shembi Pejgamberi) vazhdimisht do të jetë mllef në zemrat e tyre, pos nëse pëlcasin zemrat e tyre. All-llahu di, është i urtë.
9:110. Godina që ata ndërtuan, mbjell gjithnjë dyshim në zemrat e tyre, derisa zemrat e tyre t’u copëtohen. Allahu është i Gjithëdijshëm, i Urtë.
9:110. LA JEZALU BUNJANUHUMUL-LEDHI BENEW RIBETEN FI KULUBIHIM ‘ILLA ‘EN TEKATTE’A KULUBUHUM WEL-LAHU ‘ALIMUN HEKIMUN
C 9:111. All-llahu bleu prej besimtarëve shpirtrat dhe pasurinë e tyre me xhennet. Luftojnë në rrugën e All-llahut, mbysin dhe mbyten. (All-llahu dha) Premtim të cilin e vërtetoi në Tevrat, Inxhill e Kur'an. E kush është zbatues më i sigurt i premtimit të vet se All-llahu? Pra, gëzonju tregtisë që e bëtë me Të. Ky është suksesi i madh.
9:111. Në të vërtetë, Allahu ka blerë nga besimtarët jetën dhe pasurinë e tyre, në këmbim të Xhenetit. Ata luftojnë në rrugën e Allahut, vrasin dhe vriten. (Ky është) premtimi i Tij i vërtetë në Teurat, Ungjill dhe Kuran. E kush i përmbahet besëlidhjes më fort se Allahu? Andaj, gëzojuni kësaj shitjeje! Kjo është fitorja madhështore.
9:111. ‘INNALL-LLAHE ESHTERA MINEL-MU’UMININE ‘ENFUSEHUM WE ‘EMWALEHUM BI’ENNE LEHUMUL-XHENNETE JUKATILUNE FI SEBILI ELLAHI FEJEKTULUNE WE JUKTELUNE WA’DEN ‘ALEJHI HEKKAN FIT-TEWRÆTI WEL-’INXHILI WEL-KUR’ANI WE MEN ‘EWFA BI’AHDIHI MINEL-LAHI FASTEBSHIRU BIBEJ’IKUMUL-LEDHI BAJA’TUM BIHI WE DHELIKE HUWEL-FEWZUL-’ADHIMU
C 9:112. (Të xhennetit janë) Edhe ata që pendohen, ata që sinqerisht adhurojnë, ata që falënderojnë, ata që agjërojnë, ata që bëjnë ruku, që bëjnë sexhde, që urdhërojnë për të mira e ndalojnë nga të këqijat, edhe përmbushin dispozitat e All-llahut. Pra, përgëzoi besimtarët.
9:112. (Këta janë) ata që pendohen, e adhurojnë Allahun, e falënderojnë Atë, agjërojnë, përkulen (në namaz), bien në sexhde (gjatë namazit), urdhërojnë vepra të mira, pengojnë të këqijat dhe u përmbahen kufijve të caktuar nga Allahu. Jepu lajmin e mirë besimtarëve!
9:112. ET-TA’IBUNEL-’ABIDUNEL-HAMIDUNE ES-SA’IHUNE ER-RAKI’UNE ES-SAXHIDUNEL-’AMIRUNE BIL-MA’RUFI WE EN-NAHUNE ‘ANIL-MUNKERI WEL-HAFIDHUNE LIHUDUDI ELLAHI WE BESHSHIRIL-MU’UMININE
C 9:113. Nuk është e drejtë për Pejgamberin e as për besimtarët të kërkojnë falje për idhujtarët, edhe nëse janë të afërt të tyre, pasi që ta kenë të qartë se me të vërtetë ata (idhujtarët) janë banues të xhehennemit.
9:113. Nuk i takon të Dërguarit dhe besimtarëve që të kërkojnë falje për idhujtarët, qofshin këta edhe të afërmit e tyre, pasi u është bërë e qartë se ata janë banorë të Xhehenemit.
9:113. MA KANE LILNNEBIJI WEL-LEDHINE ‘AMENU ‘EN JESTEGFIRU LILMUSHRIKINE WE LEW KANU ‘ULI KURBA MIN BA’DI MA TEBEJJENE LEHUM ‘ENNEHUM ‘ESHABUL-XHEHIMI
C 9:114. Edhe lutja e Ibrahimit për babain e vet nuk ishte tjetër, pos për shkak të një premtimi që ia pat premtuar atij, e kur iu bë e qartë se ai është armik i All-llahut, u largua prej tij. S'ka dyshim, Ibrahimi ishte shumë i ndieshëm dhe i butë.
9:114. Ndërsa lutja e Ibrahimit për faljen e babait të tij, ka qenë vetëm për shkak të një premtimi, që i kishte bërë. Por, kur iu bë e qartë se i ati ishte armik i Allahut, ai u nda prej tij. E megjithatë, Ibrahimi ishte njeri i dhembshur dhe i butë.
9:114. WE MA KANE ESTIGFARU ‘IBRAHIME LI’EBIHI ‘ILLA ‘AN MEW’IDETIN WE’ADEHA ‘IJAHU FELEMMA TEBEJJENE LEHU ‘ENNEHU ‘ADUWUN LILLAHI TEBERRE’E MINHU ‘INNE ‘IBRAHIME LE’EWWAHUN HELIMUN
C 9:115. All-llahu nuk e humb një popoull pasi që ta ketë udhëzuar atë, para se t'ju sqarojë atyre se prej çka duhet ruajtur. All-llahu është i gjithëdijshëm për secilin send.
9:115. Allahu kurrë nuk e çon në humbje një popull që më parë e ka udhëzuar në rrugë të drejtë, pa ia bërë të njohur se prej çfarë duhet të ruhet. Me të vërtetë, Allahu është i Dijshëm për çdo gjë.
9:115. WE MA KANEL-LAHU LIJUDILLE KAWMEN BA’DE ‘IDH HEDAHUM HETTA JUBEJJINE LEHUM MA JETTEKUNE ‘INNALL-LLAHE BIKULLI SHEJ’IN ‘ALIMUN
C 9:116. S'ka dyshim se sundimi i qiejve e i tokës është i All-llahut, Ai jep jetë dhe vdekje, e ju, përveç All-llahut, nuk keni përkrahës as ndihmës tjetër.
9:116. Njëmend, Allahut i takon sundimi i qiejve dhe i Tokës; Ai e jep jetën dhe vdekjen. Përveç Allahut, ju nuk keni tjetër mbrojtës apo përkrahës.
9:116. ‘INNALL-LLAHE LEHU MULKU ES-SEMAWATI WEL-’ERDI JUHJI WE JUMITU WE MA LEKUM MIN DUNI ELLAHI MIN WE LIJIN WE LA NESIRIN
C 9:117. All-llahu ia fali Pejgamberit, edhe muhaxhirëve edhe ensarëve, të cilët në çastin e vështirë shkuan pas tij, kur (nga vështirësitë) zemrat e një grupi nga ata gati u lëkundën, por Ai ua fali (i stabilizoi zemrat e) atyre. Vërtet Ai është i butë, i mëshirshëm ndaj tyre.
9:117. Pa dyshim, Allahu e pranoi pendimin e të Dërguarit, të muhaxhirëve dhe të ensarëve, të cilët shkuan pas atij në çastin e vështirë, pasi zemrat e disave prej tyre për një fije qenë afër shmangies (nga detyra), pastaj Allahu pranoi pendimin e tyre. Vërtet, Ai është i Butë dhe i Mëshirshëm me ta.
9:117. LEKAD TABEL-LAHU ‘ALA EN-NEBIJI WEL-MUHAXHIRINE WEL-’ENSARIL-LEDHINE ETTEBA’UHU FI SA’ATIL-’USRETI MIN BA’DI MA KADE JEZIGU KULUBU FERIKIN MINHUM THUMME TABE ‘ALEJHIM ‘INNEHU BIHIM RE’UFUN REHIMUN
C 9:118. (Ai u fali) Edhe atyre të treve, të cilëve iu pat shtyrë aq (pranimi i pendimit) saqë toka u bë e ngushtë për ta, përkundër gjerësisë së saj, kur u ngushtuan edhe shpirtrat e tyre saqë u bindën se nuk ka strehim prej All-llahut (tjetërku) pos te Ai. Prandaj edhe atyre ua fali Ai, në mënyrë që të pendohen. All-llahu pranon pendimin se është mëshirues.
9:118. Ai ua pranoi pendimin edhe atyre të treve, që mbetën prapa atëherë, kur toka, sado e gjerë, iu duk e ngushtë dhe iu shtrënguan shpirtrat, aq sa u bindën se nuk ka strehim tjetër përveç Allahut e pastaj Allahu u dha mëshirë që të pendohen. Me të vërtetë, Allahu pranon pendimin dhe është Mëshirëplotë.
9:118. WE ‘ALA ETH-THELATHETIL-LEDHINE HULLIFU HETTA ‘IDHA DAKAT ‘ALEJHIMUL-’ERDU BIMA REHUBET WE DAKAT ‘ALEJHIM ‘ENFUSUHUM WE DHENNU ‘EN LA MELXHE’E MINEL-LAHI ‘ILLA ‘ILEJHI THUMME TABE ‘ALEJHIM LIJETUBU ‘INNALL-LLAHE HUWET-TEWWABU ER-REHIMU
C 9:119. O ju që besuat! Ta keni në kujdes All-llahun dhe të jeni me ata të drejtit.
9:119. O besimtarë! Frikësojuni Allahut dhe bëhuni me ata që janë të sinqertë (në fjalë dhe në vepra)!
9:119. JA ‘EJJUHAL-LEDHINE ‘AMENU ETTEKU ELLAHE WE KUNU ME’A ES-SADIKINE
C 9:120. Nuk ishte me vend për banorët e Medines e as për ata që ishin rreth tyre nga beduinët, të ngelin (pa shkuar) pas të dërguarit të All-llahut e as të kursejnë veten e tyre ndaj vetes së tij (Pejgamberit). Nuk ishte me vend ngase ata nuk i godet as etja, as lodhja, as uria kur janë në rrugën e All-llahut, dhe nuk shkelin ndonjë vend që i hidhëron mosbesimtarët, dhe nuk arrijnë kundër armikut çkado qoftë (mbytje, robërim të tyre ose ngadhënjim mbi ta), vetëm se të gjitha ato do t'u evidentohen atyre si vepër e mirë (shpërblyese). All-llahu nuk ua humb shpërblimin veprimmirëve.
9:120. Banorëve të Medinës dhe beduinëve që janë rreth saj, nuk u lejohet të mos ndjekin të Dërguarin e Allahut, as të kursejnë jetën e tyre para jetës së tij. Kjo është kështu, sepse ata që janë në rrugën e Allahut, sa herë që t’i godasë etja, lodhja e uria dhe sa herë që të shkelin në ndonjë vend ku do t’i zemërojnë mohuesit apo t’i gjejë gjë nga ana e armikut, atyre do t’iu shkruhet si vepër e mirë. Me të vërtetë, Allahu nuk do t’ua humbë shpërblimin punëmirëve.
9:120. MA KANE LI’HLIL-MEDINETI WE MEN HEWLEHUM MINEL-’A’RABI ‘EN JETEHALLEFU ‘AN RESULI ELLAHI WE LA JERGABU BI’ENFUSIHIM ‘AN NEFSIHI DHALIKE BI’ENNEHUM LA JUSIBUHUM DHEME’UN WE LA NESEBUN WE LA MEHMESETUN FI SEBILI ELLAHI WE LA JETE’UNE MEWTI’EN JEGIDHUL-KUFFARE WE LA JENALUNE MIN ‘ADUWIN NEJLAN ‘ILLA KUTIBE LEHUM BIHI ‘AMELUN SALIHUN ‘INNALL-LLAHE LA JUDI’U ‘EXHREL-MUHSININE