Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 9:100. All-llahu është i kënaqur me të hershmit e parë prej muhaxhirëve (migruesve) dhe prej ensarëve (vendasve-ndihmëtarë) dhe prej atyre që i pasuan ata me punë të mira, e edhe ata janë të kënaqur ndaj Tij. Atyre u ka përgatitur xhennete, në të cilët rrjedhin lumenj, ku do të jenë përjetë të pasosur. E ky është fitim i madh.
9:100. Sa u përket besimtarëve të parë, prej muhaxhirëve dhe ensarëve, Allahu është i kënaqur me ata dhe me të gjithë të tjerët që i pasuan me vendosmëri e përkushtim në besim; edhe ata janë të kënaqur me Atë. Allahu ka përgatitur për ata kopshte nëpër të cilat rrjedhin lumenj dhe ku do të jetojnë përgjithmonë. Kjo është fitorja madhështore!
9:100. WE ES-SABIKUNEL-’EWWELUNE MINEL-MUHAXHIRINE WEL-’ENSARI WEL-LEDHINE ETTEBA’UHUM BI’IHSANIN REDIJEL-LAHU ‘ANHUM WE REDU ‘ANHU WE ‘E’ADDE LEHUM XHENNATIN TEXHRI TEHTEHAL-’ENHARU HALIDINE FIHA ‘EBEDEN DHALIKEL-FEWZUL-’ADHIMU
C 9:101. Edhe rreth jush ka beduinë që janë hipokritë, e edhe nga banorët e Medines që janë përcaktuar për hipokrizi. Ti nuk i di ata, Ne i dimë, ata do t'i dënojmë dy herë, pastaj shtyhen në dënimin e madh.
9:101. Ka beduinë në mjedisin tuaj, që janë hipokritë, por ka edhe ndër banorët e Medinës të atillë që janë këmbëngulës në hipokrizi. Ti nuk i di ata. Ne i dimë. Ne do t’i dënojmë dy herë e pastaj, do të kthehen në dënimin e madh (në Xhehenem).
9:101. WE MIMMEN HEWLEKUM MINEL-’A’RABI MUNAFIKUNE WE MIN ‘EHLIL-MEDINETI MEREDU ‘ALA EN-NIFAKI LA TA’LEMUHUM NEHNU NA’LEMUHUM SENU’ADHDHIBUHUM MERRETEJNI THUMME JUREDDUNE ‘ILA ‘ADHABIN ‘ADHIMIN
C 9:102. Ka edhe të tjerë që i kanë pranuar mëkatet e veta: ata përzien vepra të mira, e edhe të tjera të këqija. Atyre do t'ua falë All-llahu, se Ai i falë atij që pendohet, e mëshiron atë që përmirësohet.
9:102. Ndërkaq, disa të tjerë i pranojnë gjynahet e veta, se i kanë përzier veprat e mira me të këqijat. Ka gjasë që Allahu t’ua pranojë pendimin. Vërtet, Allahu është Falës i madh dhe Mëshirëplotë.
9:102. WE ‘AHARUNE A’TEREFU BIDHUNUBIHIM HALETU ‘AMELEN SALIHAN WE ‘AHARE SEJJI’ÆN ‘ASALLAHU ‘EN JETUBE ‘ALEJHIM ‘INNALL-LLAHE GAFURUN REHIMUN
C 9:103. Merr prej pasurisë së tyre (të atyre që pranuan gabimin) lëmoshë që t'i pastrosh me të dhe t'u shtosh (të mirat) dhe njëkohësisht lutu për ta, se lutja jote është qetësim për ta. All-llahu dëgjon e sheh.
9:103. Merr nga pasuria e tyre lëmoshë me të cilën t’i pastrosh ata dhe t’ua rrisësh veprat e mira! Lutu për ta, sepse lutja jote është vërtet qetësim për ata. Allahu dëgjon dhe di gjithçka.
9:103. HUDH MIN ‘EMWALIHIM SEDEKATEN TUTEHHIRUHUM WE TUZEKKIHIM BIHA WE SELLI ‘ALEJHIM ‘INNE SELATEKE SEKENUN LEHUM WEL-LAHU SEMI’UN ‘ALIMUN
C 9:104. A nuk e ditën ata se All-llahu është ai që pranon pendimin e robërve të vet, pranon lëmoshat dhe se vetëm All-llahu është Ai që shumë pranon pendimin dhe është mëshirues.
9:104. A nuk e dinë ata se Allahu është Ai që pranon pendimin dhe bamirësinë nga robërit e Vet dhe se Ai është Pranuesi i pendimeve dhe Mëshirëploti?
9:104. ‘ELEM JA’LEMU ‘ENNEL-LAHE HUWE JEKBELUT-TEWBETE ‘AN ‘IBADIHI WE JE’HUDHU ES-SEDEKATI WE ‘ENNEL-LAHE HUWET-TEWWABU ER-REHIMU
C 9:105. Dhe thuaj: "Veproni, All-llahu do ta shohë veprën tuaj, edhe i dërguari i Tij e besimtarët, e më vonë do të ktheheni te njohësi i të fshehtës dhe të dukshmes, e do t'ju njoftojë për atë që vepruat".
9:105. Thuaj: “Punoni, se Allahu, i Dërguari i Tij dhe besimtarët do të shohin punën tuaj. Së shpejti do të ktheheni tek Ai që di të dukshmen dhe të padukshmen e Ai do t’ju njoftojë për atë që keni bërë.”
9:105. WE KULI A’MELU FESEJERALLAHU ‘AMELEKUM WE RESULUHU WEL-MU’UMINUNE WE SETUREDDUNE ‘ILA ‘ALIMIL-GAJBI WE ESH-SHEHADETI FEJUNEBBI’UKUM BIMA KUNTUM TA’MELUNE
C 9:106. Ka edhe të tjerë që janë duke pritur urdhrin e All-llahut, a do t'i dënojë apo do t'i falë pas pendimit. All-llahu e di gjendjen e tyre dhe di ç'bën me ta.
9:106. Ka edhe të tjerë që janë lënë në pritje të vendimit të Allahut, a do t’i dënojë apo do t’ua pranojë pendimin. Allahu është i Gjithëdijshëm dhe i Urtë.
9:106. WE ‘AHARUNE MURXHEWNE LI’EMRI ELLAHI ‘IMMA JU’ADHDHIBUHUM WE ‘IMMA JETUBU ‘ALEJHIM WEL-LAHU ‘ALIMUN HEKIMUN
C 9:107. (Nga hipokritët më të shëmtuarit janë) Edhe ata që ndërtuan xhami sherri, mosbesimi e përçarjeje mes besimtarëve dhe ftuan në pritje (solemne) atë që më parë kishte luftuar kundër All-llahut dhe të dërguarit të Tij. Ata do të betohen: "Ne nuk kemi pasur tjetër qëllim, vetëm për të mirë!" Po All-llahu dëshmoi se ata vërtet janë rrenacakë.
9:107. (Hipokritë) janë edhe ata që ndërtuan një xhami për t’u shkaktuar dëm (besimtarëve), për ta forcuar mohimin dhe për të krijuar përçarje në mesin e besimtarëve, duke iu shërbyer ajo si pusi atyre që qysh më parë luftonin kundër Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Dhe, vërtet ata betohen: “Ne kishim për qëllim që të bënim vetëm një vepër të mirë”! Por Allahu dëshmon se në të vërtetë ata janë gënjeshtarë.
9:107. WEL-LEDHINE ETTEHADHU MESXHIDEN DIRARAN WE KUFRÆN WE TEFRIKÆN BEJNEL-MU’UMININE WE ‘IRSADÆN LIMEN HAREBEL-LAHE WE RESULEHU MIN KABLU WE LEJEHLIFUNNE ‘IN ‘EREDNA ‘ILLAL-HUSNA WEL-LAHU JESH/HEDU ‘INNEHUM LEKADHIBUNE
C 9:108. Ti mos u fal aty kurrë! Një xhami e cila që prej ditës së parë është themeluar në respekt ndaj All-llahut (pa hile), është më e drejtë të falesh në të, aty ka burra që dëshirojnë të pastrohen mirë, e All-llahu i do të pastrit.
9:108. Ti në atë xhami kurrë mos fal namaz. Ndërsa xhamia e themeluar në përkushtim (ndaj Allahut) që në ditën e parë, pa dyshim që është më e denjë për të falur namaz në të. Aty ka njerëz që duan të pastrohen. Allahu i do ata që pastrohen shpesh.
9:108. LA TEKUM FIHI ‘EBEDEN LEMESXHIDUN ‘USSISE ‘ALAT-TEKWA MIN ‘EWWELI JEWMIN ‘EHEKKU ‘EN TEKUME FIHI FIHI RIXHALUN JUHIBBUNE ‘EN JETETEHHERU WEL-LAHU JUHIBBUL-MUTTEHHIRINE
C 9:109. A është më i mirë ai që ndërtesën e vet e themeloi në devotshmëri dhe në kënaqësi të All-llahut, apo ai që ndërtesën e vet e themeloi buzë bregut të shembur e bashkë me të bie në zjarrin e xhehennemit? All-llahu nuk i udhëzon njerëzit zullumqarë.
9:109. Cili është më i mirë, ai që themelet e godinës së vet i vë në përkushtimin ndaj Allahut dhe në kënaqësinë e Tij apo ai që themelet e godinës së tij i vë në bregun e gërryer dhe që rrokulliset me të në zjarrin e Xhehenemit?! Allahu nuk e udhëzon në rrugë të drejtë popullin keqbërës.
9:109. ‘EFEMEN ‘ESSESE BUNJANEHU ‘ALA TEKWA MINEL-LAHI WE RIDWANIN HAJRUN ‘EM MEN ‘ESSESE BUNJANEHU ‘ALA SHEFA XHURUFIN HARIN FANHARE BIHI FI NARI XHEHENNEME WEL-LAHU LA JEHDIL-KAWME EDH-DHALIMINE
C 9:110. Ndërtesa e tyre të cilën e ndërtuan ata (e që e shembi Pejgamberi) vazhdimisht do të jetë mllef në zemrat e tyre, pos nëse pëlcasin zemrat e tyre. All-llahu di, është i urtë.
9:110. Godina që ata ndërtuan, mbjell gjithnjë dyshim në zemrat e tyre, derisa zemrat e tyre t’u copëtohen. Allahu është i Gjithëdijshëm, i Urtë.
9:110. LA JEZALU BUNJANUHUMUL-LEDHI BENEW RIBETEN FI KULUBIHIM ‘ILLA ‘EN TEKATTE’A KULUBUHUM WEL-LAHU ‘ALIMUN HEKIMUN