Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 9:96. Ata ju betohen juve që të jeni të kënaqur ndaj tyre, e nëse ju shprehni kënaqësi, All-llahu nuk është i kënaqur me popullin e paturpshëm.
9:96. Ata do t’ju betohen që të jeni të kënaqur me ata. Nëse ju do të jeni të kënaqur me ata, dijeni se Allahu sigurisht që nuk është i kënaqur me popullin e pabindur.
9:96. JEHLIFUNE LEKUM LITERDEW ‘ANHUM FE’IN TERDEW ‘ANHUM FE’INNALL-LLAHE LA JERDA ‘ANIL-KAWMIL-FASIKINE
C 9:97. Arabët beduinë janë të pajisur me mohim e hipokrizi më të fortë, dhe janë më të përshtatshëm për të mos i njohur dispozitat që ia zbriti të dërguarit të Tij All-llahu. All-llahu i di çështjet, Ai është i urtë.
9:97. Beduinët janë mohuesit dhe hipokritët më të mëdhenj dhe më të prirët për të mos njohur kufijtë, që Allahu ia ka shpallur të Dërguarit të Tij. Allahu është i Gjithëdijshëm dhe i Urtë.
9:97. EL-’A’RABU ‘ESHEDDU KUFREN WE NIFAKAN WE ‘EXHDERU ‘ELLA JA’LEMU HUDUDE MA ‘ENZELEL-LAHU ‘ALA RESULIHI WEL-LAHU ‘ALIMUN HEKIMUN
C 9:98. Ka disa beduinë që për atë që e jep, e konsideron si të dështuar dhe presin kthesa kundër jush. Kundër tyre e ardhmja qoftë e keqe! All-llahu dëgjon, di.
9:98. Ndër beduinët, ka të atillë, që shpenzimin në rrugë të Allahut, e quajnë si gjobë dhe presin që juve t’ju godasë ndonjë fatkeqësi. Le t’i godasë ata radha e fatkeqësisë! Allahu dëgjon dhe di gjithçka.
9:98. WE MINEL-’A’RABI MEN JETTEHIDHU MA JUNFIKU MEGREMEN WE JETEREBBESU BIKUMU ED-DEWA’IRE ‘ALEJHIM DA’IRETU ES-SEW’I WEL-LAHU SEMI’UN ‘ALIMUN
C 9:99. Po, ka edhe disa nga beduinët që besojnë All-llahun dhe botën tjetër dhe atë që e japin e konsiderojnë afrim te All-llahu dhe bekim te i dërguari. Veni re, ato janë afrime te All-llahu për ata, e All-llahu do t'i përfshijë në mëshirën e Tij. All-llahu falë dhe është mëshirues.
9:99. Po ka nga beduinët të atillë që besojnë Allahun dhe Ditën e Kiametit dhe shpenzimin (në rrugë të Allahut) e quajnë si mjet për t’iu afruar Allahut dhe për të merituar bekimin e të Dërguarit. Dhe vërtet që kjo do t’u sjellë afrimin: Allahu do t’i pranojë ata në mëshirën e Vet. Njëmend, Allahu është Falës i madh dhe Mëshirëplotë.
9:99. WE MINEL-’A’RABI MEN JU’UMINU BILLAHI WEL-JEWMIL-’AHIRI WE JETTEHIDHU MA JUNFIKU KURUBATIN ‘INDEL-LAHI WE SELEWATI ER-RESULI ‘ELA ‘INNEHA KURBETUN LEHUM SEJUDHILUHUMU ELLAHU FI REHMETIHI ‘INNALL-LLAHE GAFURUN REHIMUN
C 9:100. All-llahu është i kënaqur me të hershmit e parë prej muhaxhirëve (migruesve) dhe prej ensarëve (vendasve-ndihmëtarë) dhe prej atyre që i pasuan ata me punë të mira, e edhe ata janë të kënaqur ndaj Tij. Atyre u ka përgatitur xhennete, në të cilët rrjedhin lumenj, ku do të jenë përjetë të pasosur. E ky është fitim i madh.
9:100. Sa u përket besimtarëve të parë, prej muhaxhirëve dhe ensarëve, Allahu është i kënaqur me ata dhe me të gjithë të tjerët që i pasuan me vendosmëri e përkushtim në besim; edhe ata janë të kënaqur me Atë. Allahu ka përgatitur për ata kopshte nëpër të cilat rrjedhin lumenj dhe ku do të jetojnë përgjithmonë. Kjo është fitorja madhështore!
9:100. WE ES-SABIKUNEL-’EWWELUNE MINEL-MUHAXHIRINE WEL-’ENSARI WEL-LEDHINE ETTEBA’UHUM BI’IHSANIN REDIJEL-LAHU ‘ANHUM WE REDU ‘ANHU WE ‘E’ADDE LEHUM XHENNATIN TEXHRI TEHTEHAL-’ENHARU HALIDINE FIHA ‘EBEDEN DHALIKEL-FEWZUL-’ADHIMU
C 9:101. Edhe rreth jush ka beduinë që janë hipokritë, e edhe nga banorët e Medines që janë përcaktuar për hipokrizi. Ti nuk i di ata, Ne i dimë, ata do t'i dënojmë dy herë, pastaj shtyhen në dënimin e madh.
9:101. Ka beduinë në mjedisin tuaj, që janë hipokritë, por ka edhe ndër banorët e Medinës të atillë që janë këmbëngulës në hipokrizi. Ti nuk i di ata. Ne i dimë. Ne do t’i dënojmë dy herë e pastaj, do të kthehen në dënimin e madh (në Xhehenem).
9:101. WE MIMMEN HEWLEKUM MINEL-’A’RABI MUNAFIKUNE WE MIN ‘EHLIL-MEDINETI MEREDU ‘ALA EN-NIFAKI LA TA’LEMUHUM NEHNU NA’LEMUHUM SENU’ADHDHIBUHUM MERRETEJNI THUMME JUREDDUNE ‘ILA ‘ADHABIN ‘ADHIMIN
C 9:102. Ka edhe të tjerë që i kanë pranuar mëkatet e veta: ata përzien vepra të mira, e edhe të tjera të këqija. Atyre do t'ua falë All-llahu, se Ai i falë atij që pendohet, e mëshiron atë që përmirësohet.
9:102. Ndërkaq, disa të tjerë i pranojnë gjynahet e veta, se i kanë përzier veprat e mira me të këqijat. Ka gjasë që Allahu t’ua pranojë pendimin. Vërtet, Allahu është Falës i madh dhe Mëshirëplotë.
9:102. WE ‘AHARUNE A’TEREFU BIDHUNUBIHIM HALETU ‘AMELEN SALIHAN WE ‘AHARE SEJJI’ÆN ‘ASALLAHU ‘EN JETUBE ‘ALEJHIM ‘INNALL-LLAHE GAFURUN REHIMUN
C 9:103. Merr prej pasurisë së tyre (të atyre që pranuan gabimin) lëmoshë që t'i pastrosh me të dhe t'u shtosh (të mirat) dhe njëkohësisht lutu për ta, se lutja jote është qetësim për ta. All-llahu dëgjon e sheh.
9:103. Merr nga pasuria e tyre lëmoshë me të cilën t’i pastrosh ata dhe t’ua rrisësh veprat e mira! Lutu për ta, sepse lutja jote është vërtet qetësim për ata. Allahu dëgjon dhe di gjithçka.
9:103. HUDH MIN ‘EMWALIHIM SEDEKATEN TUTEHHIRUHUM WE TUZEKKIHIM BIHA WE SELLI ‘ALEJHIM ‘INNE SELATEKE SEKENUN LEHUM WEL-LAHU SEMI’UN ‘ALIMUN
C 9:104. A nuk e ditën ata se All-llahu është ai që pranon pendimin e robërve të vet, pranon lëmoshat dhe se vetëm All-llahu është Ai që shumë pranon pendimin dhe është mëshirues.
9:104. A nuk e dinë ata se Allahu është Ai që pranon pendimin dhe bamirësinë nga robërit e Vet dhe se Ai është Pranuesi i pendimeve dhe Mëshirëploti?
9:104. ‘ELEM JA’LEMU ‘ENNEL-LAHE HUWE JEKBELUT-TEWBETE ‘AN ‘IBADIHI WE JE’HUDHU ES-SEDEKATI WE ‘ENNEL-LAHE HUWET-TEWWABU ER-REHIMU
C 9:105. Dhe thuaj: "Veproni, All-llahu do ta shohë veprën tuaj, edhe i dërguari i Tij e besimtarët, e më vonë do të ktheheni te njohësi i të fshehtës dhe të dukshmes, e do t'ju njoftojë për atë që vepruat".
9:105. Thuaj: “Punoni, se Allahu, i Dërguari i Tij dhe besimtarët do të shohin punën tuaj. Së shpejti do të ktheheni tek Ai që di të dukshmen dhe të padukshmen e Ai do t’ju njoftojë për atë që keni bërë.”
9:105. WE KULI A’MELU FESEJERALLAHU ‘AMELEKUM WE RESULUHU WEL-MU’UMINUNE WE SETUREDDUNE ‘ILA ‘ALIMIL-GAJBI WE ESH-SHEHADETI FEJUNEBBI’UKUM BIMA KUNTUM TA’MELUNE
C 9:106. Ka edhe të tjerë që janë duke pritur urdhrin e All-llahut, a do t'i dënojë apo do t'i falë pas pendimit. All-llahu e di gjendjen e tyre dhe di ç'bën me ta.
9:106. Ka edhe të tjerë që janë lënë në pritje të vendimit të Allahut, a do t’i dënojë apo do t’ua pranojë pendimin. Allahu është i Gjithëdijshëm dhe i Urtë.
9:106. WE ‘AHARUNE MURXHEWNE LI’EMRI ELLAHI ‘IMMA JU’ADHDHIBUHUM WE ‘IMMA JETUBU ‘ALEJHIM WEL-LAHU ‘ALIMUN HEKIMUN