Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 9:77. Dhe për shkak se e thyen besën që i patën dhënë All-llahut, dhe për shkak të asaj se gënjenin, All-llahu u ngjeshi hipokrizinë në zemrat e tyre deri në ditën që e takojnë Atë.
9:77. Prandaj, Ai ua lidhi hipokrizinë në zemrat e tyre, deri në ditën kur do të dalin para Tij, sepse e shkelën premtimin dhënë Allahut. Ata e kishin zakon gënjeshtrën.
9:77. FE’A’KABEHUM NIFAKEN FI KULUBIHIM ‘ILA JEWMI JELKAWNEHU BIMA ‘EHLEFU ELLAHE MA WE’ADUHU WE BIMA KANU JEKDHIBUNE
C 9:78. A nuk e ditën ata se All-llahu e di fshehtësinë e tyre (në zemra), bisedën e tyre, dhe se Ai (All-llahu) i di të gjiha të fshehtat.
9:78. Vallë, a nuk e dinë ata se Allahu i di të fshehtat e tyre dhe bisedat e fshehta?! Në të vërtetë, Allahu është Ai që i di të gjitha fshehtësitë.
9:78. ‘ELEM JA’LEMU ‘ENNEL-LAHE JA’LEMU SIRREHUM WE NEXHWAHUM WE ‘ENNEL-LAHE ‘ALLAMUL-GUJUBI
C 9:79. Ata (hipokritë) që i përqeshin besimtarët, që me vullnetin e vet japin lëmoshë, i përqeshin edhe ata të cilët nuk kanë më shumë se çka është e domosdoshme për jetesën e tyre, e njëkohësisht tallen me ta, All-llahu u dha shpërblimin e talljeve të tyre - dënimin më të rëndë.
9:79. Sa për ata (hipokritë) që përqeshin besimtarët që japin lëmoshë me vullnet dhe tallen me ata që nuk janë në gjendje të japin gjë përveç (fryteve të) punës së tyre, Allahu do të tallet me ta. Ata do të kenë dënim të dhembshëm.
9:79. EL-LEDHINE JELMIZUNEL-MUTTEWWI’INE MINEL-MU’UMININE FI ES-SEDEKATI WEL-LEDHINE LA JEXHIDUNE ‘ILLA XHUHDEHUM FEJESHARUNE MINHUM SEHIREL-LAHU MINHUM WE LEHUM ‘ADHABUN ‘ELIMUN
C 9:80. Kërko falje për ta ose mos kërko (është njëjtë), e edhe nëse kërkon falje shtatëdhjetë herë, All-llahu nuk do t'ua falë, sepse ata mohuan All-llahun dhe të dërguarin e Tij, e All-llahu nuk vë në rrugë të drejtë (të shpëtimit) ata që nuk respektojnë.
9:80. U lute për ta apo nuk u lute (o Muhamed), Allahu nuk do t’i falë, edhe sikur ti të kërkosh falje për ta shtatëdhjetë herë! Kjo sepse ata e mohuan Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Allahu nuk i udhëzon në rrugë të mbarë njerëzit e pabindur.
9:80. ESTEGFIR LEHUM ‘EW LA TESTEGFIR LEHUM ‘IN TESTEGFIR LEHUM SEB’INE MERRETEN FELEN JEGFIREL-LAHU LEHUM DHALIKE BI’ENNEHUM KEFERU BILLAHI WE RESULIHI WEL-LAHU LA JEHDIL-KAWMEL-FASIKINE
C 9:81. Ata (hipokritë) që mbetën (pa shkuar në luftë), u gëzuan për ndejen e tyre pas të dërguarit të All-llahut dhe nuk dëshiruan që të luftonin me pasurinë dhe veten e tyre në rrugën e All-llahut dhe thanë: "Mos dilni (në luftë) në vapë!" Thuaju: "Zjarri i xhehennemit ka vapën edhe më të fortë, nëse janë që kuptojnë!"
9:81. Ata që mbetën në shtëpitë e tyre, pas (daljes për luftë të) të Dërguarit të Allahut, u gëzuan; nuk u pëlqente të luftonin në rrugën e Allahut me pasurinë dhe jetën e tyre dhe thanë: “Mos shkoni në luftë, nëpër vapë!” Thuaju: “Zjarri i Xhehenemit është edhe më i nxehtë!” Veç sikur të kuptonin!
9:81. FERIHEL-MUHALLEFUNE BIMEK’ADIHIM HILAFE RESULI ELLAHI WE KERIHU ‘EN JUXHAHIDU BI’EMWALIHIM WE ‘ENFUSIHIM FI SEBILI ELLAHI WE KALU LA TENFIRU FIL-HERRI KUL NARU XHEHENNEME ‘ESHEDDU HERREN LEW KANU JEFKAHUNE
C 9:82. Le të qeshin pak (në Dunja) e le të qajnë shumë (në botën tjetër). Ai është shpërblim i asaj që fituan.
9:82. Le të qeshin pak (në këtë botë) e të qajnë shumë (në botën tjetër) si dënim për atë që kanë bërë.
9:82. FELJEDHEKU KALILEN WE LIEBKU KETHIRAN XHEZA’EN BIMA KANU JEKSIBUNE
C 9:83. Nëse All-llahu të kthen ty (prej Tebukut) te ndonjë grup i tyre (hipokritëve), e ata të kërkojnë leje për të dalë (me ty në ndonjë luftë), thuaju: "Ju nuk do të dilni kurrë me mua dhe kurrë nuk do të luftoni ndonjë armik së bashku me mua! Ju ishit të kënaqur herën e parë që nuk luftuat, pra rrini me ata që mbetën!"
9:83. Dhe, nëse të kthen Allahu (pas betejës) te një grup i hipokritëve e ata kërkojnë leje nga ti që të shkojnë me ty në luftë, thuaju (o Muhamed): “Kurrë nuk do të vini me mua në luftë dhe kurrë nuk do të luftoni me mua kundër armikut! Ju ishit të kënaqur kur nuk erdhët herën e parë, prandaj rrini me ata që ngelin pas”.
9:83. FE’IN REXHE’AKEL-LAHU ‘ILA TA’IFETIN MINHUM FASTE’DHENUKE LILHURUXHI FEKUL LEN TEHRUXHU MA’IJE ‘EBEDEN WE LEN TUKATILU MA’IJE ‘ADUWAN ‘INNEKUM REDITUM BIL-KU’UDI ‘EWWELE MERRETIN FAK’UDU ME’AL-HALIFINE
C 9:84. Dhe asnjërit prej tyre kur të vdesin, mos ia fal namazin (e xhenazes) kurrë, e as mos qëndro pranë varrit të tij (për lutje e vizitë), pse ata mohuan All-llahun dhe të dërguarin e Tij dhe vdiqën kryeneçë.
9:84. Askujt prej hipokritëve, kur të vdesin, mos ia fal xhenazen, as mos rri afër varrit të hipokritit, sepse ata e kanë mohuar Allahun dhe të Dërguarin e Tij dhe qëndruan të pabindur deri në vdekje.
9:84. WE LA TUSELLI ‘ALA ‘EHEDIN MINHUM MATE ‘EBEDEN WE LA TEKUM ‘ALA KABRIHI ‘INNEHUM KEFERU BILLAHI WE RESULIHI WE MATU WE HUM FASIKUNE
C 9:85. Po ty të mos duket e mirë pasuria e tyre dhe fëmijët e tyre. All-llahu deshi t'i mundojë me të në këtë botë dhe t'u dalë shpirti duke qenë mohues.
9:85. Mos u josh (o Muhamed) nga pasuria dhe fëmijët e tyre, sepse nëpërmjet tyre Allahu kërkon t’i ndëshkojë ata në këtë jetë, në mënyrë që t’u dalë shpirti duke qenë jobesimtarë.
9:85. WE LA TU’XHIBKE ‘EMWALUHUM WE ‘EWLADUHUM ‘INNEMA JURIDU ELLAHU ‘EN JU’ADHDHIBEHUM BIHA FI ED-DUNJA WE TEZHEKA ‘ENFUSUHUM WE HUM KAFIRUNE
C 9:86. E kur zbritët një kaptinë (që thotë): Të besoni All-llahun dhe luftoni së bashku me të dërguarin e Tij, ata të pasurit kërkuan leje prej teje dhe thanë: "Na le të mbesim me ata që rrinë!"
9:86. Dhe kur shpallet një sure që thotë: “Besoni Allahun dhe luftoni së bashku me të Dërguarin e Tij!” pasanikët e tyre (hipokritëve) kërkojnë leje, duke thënë: “Na lini të rrimë me ata që nuk shkojnë në luftë!”
9:86. WE ‘IDHA ‘UNZILET SURETUN ‘EN ‘AMINU BILLAHI WE XHAHIDU ME’A RESULIHI ESTE’DHENEKE ‘ULUT-TEWLI MINHUM WE KALU DHERNA NEKUN ME’AL-KA’IDINE
C 9:87. U pajtuan të mbesin me ata që nuk vajtën (në luftë). Po zemrat e tyre janë mbyllur, andaj ata nuk kuptojnë.
9:87. Kënaqen të jenë me ata që nuk shkojnë në luftë, zemrat e tyre janë të vulosura e ata nuk kuptojnë!
9:87. REDU BI’EN JEKUNU ME’AL-HAWALIFI WE TUBI’A ‘ALA KULUBIHIM FEHUM LA JEFKAHUNE