Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 9:73. O Pejgamber, luftoi jobesimtarët dhe hipokritët dhe sillu rrept ndaj tyre - vendi i tyre është xhehennemi që është përfundimi më i keq.
9:73. O i Dërguar! Lufto kundër mohuesve dhe hipokritëve dhe bëhu i ashpër ndaj tyre! Strehimi i tyre është Xhehenemi; sa vendbanim i shëmtuar.
9:73. JA ‘EJJUHA EN-NEBIJU XHAHIDIL-KUFFARE WEL-MUNAFIKINE WE EGLUDH ‘ALEJHIM WE ME’WAHUM XHEHENNEMU WE BI’SEL-MESIRU
C 9:74. Ata betohen në All-llahun se nuk kanë thënë (asgjë të keqe), e në të vërtetë kanë thënë fjalë që nuk përkojnë me besimin, dhe pasi patën shprehur besimin ata e mohuan dhe u përpoqën për atë (mbytjen e Pejgamberit) që nuk e arritën. Ata nuk urrejnë për tjetër pos pse All-llahu nga mirësitë e Tij dhe i dërguari i Tij i begatoi ata. Nëse ata pendohen do të jetë më mirë për ta, e nëse refuzojnë, All-llahu i dënon me një dënim të dhembshëm si në këtë botë ashtu edhe në botën tjetër. E në këtë rruzull të tokës nuk ka për ta as mbrojtës, e as ndihmës.
9:74. Hipokritët betohen për Allahun se nuk thanë asgjë (të keqe). Por, në të vërtetë, ata thanë fjalën e mosbesimit, mohuan pas (pranimit të) Islamit dhe synuan të bënin gjëra të paarritshme. Ata u bënë keqdashës, vetëm sepse Allahu dhe i Dërguari i Tij u kishin dhënë (besimtarëve) nga të mirat e Tij. Nëse pendohen, do të jetë më mirë për ta; por, nëse kthejnë shpinën, Allahu do t’i ndëshkojë me dënim të rëndë në këtë jetë dhe në tjetrën dhe ata nuk do të kenë kurrfarë mbrojtësi apo ndihmësi në Tokë.
9:74. JEHLIFUNE BILLAHI MA KALU WE LEKAD KALU KELIMETEL-KUFRI WE KEFERU BA’DE ‘ISLAMIHIM WE HEMMU BIMA LEM JENALU WE MA NEKAMU ‘ILLA ‘EN ‘EGNAHUMU ELLAHU WE RESULUHU MIN FEDLIHI FE’IN JETUBU JEKU HAJREN LEHUM WE ‘IN JETEWELLEW JU’ADHDHIBHUMU ELLAHU ‘ADHABAN ‘ELIMÆN FI ED-DUNJA WEL-’AHIRETI WE MA LEHUM FIL-’ERDI MIN WE LIJIN WE LA NESIRIN
C 9:75. E prej tyre (hipokritëve) pati sish që i patën dhënë besën All-llahut që: "Nëse na jep (All-llahu) nga mirësia e Tij, ne do të ndajmë lëmoshë dhe do të bëhemi prej punëmirëve".
9:75. Ka nga ata (hipokritë) që kanë bërë besëlidhjen me Allahun, duke thënë: “Nëse Ai na jep nga dhuntitë e Tij, sigurisht që do të japim lëmoshë dhe sigurisht që do të bëhemi njerëz të mirë”!
9:75. WE MINHUM MEN ‘AHEDEL-LAHE LE’IN ‘ATANA MIN FEDLIHI LENESSEDDEKANNE WE LENEKUNENNE MINE ES-SALIHINE
C 9:76. Kur ju dha (All-llahu) nga të mirat e Veta, ata bënë koprraci me atë (që u dha), e thyen besën dhe u zbrapsën nga respekti ndaj All-llahut.
9:76. Por kur Ai u dha atyre nga dhuntitë e Veta, ata u bënë koprracë dhe kthyen shpinën, duke u larguar.
9:76. FELEMMA ‘ATAHUM MIN FEDLIHI BEHILU BIHI WE TEWELLEW WE HUM MU’RIDUNE
C 9:77. Dhe për shkak se e thyen besën që i patën dhënë All-llahut, dhe për shkak të asaj se gënjenin, All-llahu u ngjeshi hipokrizinë në zemrat e tyre deri në ditën që e takojnë Atë.
9:77. Prandaj, Ai ua lidhi hipokrizinë në zemrat e tyre, deri në ditën kur do të dalin para Tij, sepse e shkelën premtimin dhënë Allahut. Ata e kishin zakon gënjeshtrën.
9:77. FE’A’KABEHUM NIFAKEN FI KULUBIHIM ‘ILA JEWMI JELKAWNEHU BIMA ‘EHLEFU ELLAHE MA WE’ADUHU WE BIMA KANU JEKDHIBUNE
C 9:78. A nuk e ditën ata se All-llahu e di fshehtësinë e tyre (në zemra), bisedën e tyre, dhe se Ai (All-llahu) i di të gjiha të fshehtat.
9:78. Vallë, a nuk e dinë ata se Allahu i di të fshehtat e tyre dhe bisedat e fshehta?! Në të vërtetë, Allahu është Ai që i di të gjitha fshehtësitë.
9:78. ‘ELEM JA’LEMU ‘ENNEL-LAHE JA’LEMU SIRREHUM WE NEXHWAHUM WE ‘ENNEL-LAHE ‘ALLAMUL-GUJUBI
C 9:79. Ata (hipokritë) që i përqeshin besimtarët, që me vullnetin e vet japin lëmoshë, i përqeshin edhe ata të cilët nuk kanë më shumë se çka është e domosdoshme për jetesën e tyre, e njëkohësisht tallen me ta, All-llahu u dha shpërblimin e talljeve të tyre - dënimin më të rëndë.
9:79. Sa për ata (hipokritë) që përqeshin besimtarët që japin lëmoshë me vullnet dhe tallen me ata që nuk janë në gjendje të japin gjë përveç (fryteve të) punës së tyre, Allahu do të tallet me ta. Ata do të kenë dënim të dhembshëm.
9:79. EL-LEDHINE JELMIZUNEL-MUTTEWWI’INE MINEL-MU’UMININE FI ES-SEDEKATI WEL-LEDHINE LA JEXHIDUNE ‘ILLA XHUHDEHUM FEJESHARUNE MINHUM SEHIREL-LAHU MINHUM WE LEHUM ‘ADHABUN ‘ELIMUN
C 9:80. Kërko falje për ta ose mos kërko (është njëjtë), e edhe nëse kërkon falje shtatëdhjetë herë, All-llahu nuk do t'ua falë, sepse ata mohuan All-llahun dhe të dërguarin e Tij, e All-llahu nuk vë në rrugë të drejtë (të shpëtimit) ata që nuk respektojnë.
9:80. U lute për ta apo nuk u lute (o Muhamed), Allahu nuk do t’i falë, edhe sikur ti të kërkosh falje për ta shtatëdhjetë herë! Kjo sepse ata e mohuan Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Allahu nuk i udhëzon në rrugë të mbarë njerëzit e pabindur.
9:80. ESTEGFIR LEHUM ‘EW LA TESTEGFIR LEHUM ‘IN TESTEGFIR LEHUM SEB’INE MERRETEN FELEN JEGFIREL-LAHU LEHUM DHALIKE BI’ENNEHUM KEFERU BILLAHI WE RESULIHI WEL-LAHU LA JEHDIL-KAWMEL-FASIKINE
C 9:81. Ata (hipokritë) që mbetën (pa shkuar në luftë), u gëzuan për ndejen e tyre pas të dërguarit të All-llahut dhe nuk dëshiruan që të luftonin me pasurinë dhe veten e tyre në rrugën e All-llahut dhe thanë: "Mos dilni (në luftë) në vapë!" Thuaju: "Zjarri i xhehennemit ka vapën edhe më të fortë, nëse janë që kuptojnë!"
9:81. Ata që mbetën në shtëpitë e tyre, pas (daljes për luftë të) të Dërguarit të Allahut, u gëzuan; nuk u pëlqente të luftonin në rrugën e Allahut me pasurinë dhe jetën e tyre dhe thanë: “Mos shkoni në luftë, nëpër vapë!” Thuaju: “Zjarri i Xhehenemit është edhe më i nxehtë!” Veç sikur të kuptonin!
9:81. FERIHEL-MUHALLEFUNE BIMEK’ADIHIM HILAFE RESULI ELLAHI WE KERIHU ‘EN JUXHAHIDU BI’EMWALIHIM WE ‘ENFUSIHIM FI SEBILI ELLAHI WE KALU LA TENFIRU FIL-HERRI KUL NARU XHEHENNEME ‘ESHEDDU HERREN LEW KANU JEFKAHUNE
C 9:82. Le të qeshin pak (në Dunja) e le të qajnë shumë (në botën tjetër). Ai është shpërblim i asaj që fituan.
9:82. Le të qeshin pak (në këtë botë) e të qajnë shumë (në botën tjetër) si dënim për atë që kanë bërë.
9:82. FELJEDHEKU KALILEN WE LIEBKU KETHIRAN XHEZA’EN BIMA KANU JEKSIBUNE
C 9:83. Nëse All-llahu të kthen ty (prej Tebukut) te ndonjë grup i tyre (hipokritëve), e ata të kërkojnë leje për të dalë (me ty në ndonjë luftë), thuaju: "Ju nuk do të dilni kurrë me mua dhe kurrë nuk do të luftoni ndonjë armik së bashku me mua! Ju ishit të kënaqur herën e parë që nuk luftuat, pra rrini me ata që mbetën!"
9:83. Dhe, nëse të kthen Allahu (pas betejës) te një grup i hipokritëve e ata kërkojnë leje nga ti që të shkojnë me ty në luftë, thuaju (o Muhamed): “Kurrë nuk do të vini me mua në luftë dhe kurrë nuk do të luftoni me mua kundër armikut! Ju ishit të kënaqur kur nuk erdhët herën e parë, prandaj rrini me ata që ngelin pas”.
9:83. FE’IN REXHE’AKEL-LAHU ‘ILA TA’IFETIN MINHUM FASTE’DHENUKE LILHURUXHI FEKUL LEN TEHRUXHU MA’IJE ‘EBEDEN WE LEN TUKATILU MA’IJE ‘ADUWAN ‘INNEKUM REDITUM BIL-KU’UDI ‘EWWELE MERRETIN FAK’UDU ME’AL-HALIFINE