Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 9:53. Thuaj: "Shpenzuat ju me dëshirë a me dhunë, nuk u pranohet kurrsesi, vërtet ju ishit popull i padëgjueshëm.
9:53. Thuaj: “Shpenzoni me hir a me pahir, nga ju nuk do të pranohet kurrsesi, sepse ju jeni vërtet një popull i mbrapshtë.”
9:53. KUL ‘ENFIKU TEW’EN ‘EW KERHAN LEN JUTEKABBELE MINKUM ‘INNEKUM KUNTUM KAWMÆN FASIKINE
C 9:54. Mospranimin e dhënieve të tyre nuk e pengoi tjetër gjë vetëm pse ata mohuan All-llahun dhe të dërguarin e Tij, dhe namazin e falin vetëm me përtaci, e lëmoshën nuk e japin ndryshe pos duke urrejtur.
9:54. Ndihmesat e tyre nuk do të pranohen, ngase ata janë njerëz që nuk besojnë në Allahun dhe të Dërguarin e Tij, namazit i afrohen vetëm në mënyrë të ngathët dhe nuk shpenzojnë (nga pasuria), veçse në mënyrë përbuzëse.
9:54. WE MA MENE’AHUM ‘EN TUKBELE MINHUM NEFEKATUHUM ‘ILLA ‘ENNEHUM KEFERU BILLAHI WE BIRESULIHI WE LA JE’TUNE ES-SELETE ‘ILLA WE HUM KUSALA WE LA JUNFIKUNE ‘ILLA WE HUM KARIHUNE
C 9:55. Prandaj, mos të mahnitë (mos e shih të mirë) pasuria e tyre e as fëmijët e tyre, All-llahu do vetëm t'i dënojë me to në jetën e kësaj bote e t'ua nxjerrë shpirtrat duke qenë ashtu qafira.
9:55. Mos u josh (o Muhamed) nga pasuria dhe fëmijët e tyre, sepse nëpërmjet tyre Allahu kërkon t’i ndëshkojë ata në këtë jetë, kështu që t’u dalë shpirti duke qenë jobesimtarë.
9:55. FELA TU’XHIBKE ‘EMWALUHUM WE LA ‘EWLADUHUM ‘INNEMA JURIDU ELLAHU LIJU’ADHDHIBEHUM BIHA FIL-HEJETI ED-DUNJA WE TEZHEKA ‘ENFUSUHUM WE HUM KAFIRUNE
C 9:56. Ata betohen në All-llahun se vërtet janë si ju, por ata nuk janë me ju, ata janë popull që frikohet.
9:56. Ata betohen për Allahun se janë në fenë tuaj, ndërkohë që nuk janë prej jush, por janë njerëz frikacakë (për të treguar si janë në të vërtetë).
9:56. WE JEHLIFUNE BILLAHI ‘INNEHUM LEMINKUM WE MA HUM MINKUM WE LEKINNEHUM KAWMUN JEFREKUNE
C 9:57. Sikur të gjenin ndonjë vendstrehim, ndonjë shpellë a ndonjë vrimë, ata do të shkonin aty me vrapim.
9:57. Sikur ata të gjenin ndonjë strehim, shpellë apo vend mbrojtjeje, do të niseshin atje me nxitim.
9:57. LEW JEXHIDUNE MELXHE’EN ‘EW MEGARATIN ‘EW MUDDEHALEN LEWELLEW ‘ILEJHI WE HUM JEXHMEHUNE
C 9:58. Ka prej tyre që do të bëjnë vërejtje në ndarjen e lëmoshës, nëse u jepet nga ajo, ata mbesin të kënaqur, e nëse nuk u jepet, ata hidhërohen.
9:58. Ka edhe të tillë që të qortojnë për shkak të ndarjes së lëmoshës. Nëse atyre u jepet ndonjë pjesë, ata kënaqen, por, nëse nuk u jepet, përnjëherë zemërohen.
9:58. WE MINHUM MEN JELMIZUKE FI ES-SEDEKATI FE’IN ‘U’TU MINHA REDU WE ‘IN LEM JU’TEW MINHA ‘IDHA HUM JESHATUNE
C 9:59. E sikur të kënaqeshin me atë që ua dha All-llahu dhe i dërguari i Tij, e të thonin: "Neve na mjafton All-llahu, All-llahu do të na furnizojë nga të mirat e Tij, e edhe i dërguari i Tij, dhe se vetëm te All-llahu e mbështesim dëshirën (do të ishte shumë më mirë për ta)".
9:59. Sikur ata të kënaqeshin me atë që u ka dhënë Allahu dhe i Dërguari i Tij, do të thoshin: “Na mjafton Allahu! Allahu do të na japë nga mirësitë e Veta; edhe i Dërguari i Tij. Ne vetëm tek Allahu i varim shpresat”.
9:59. WE LEW ‘ENNEHUM REDU MA ‘ATAHUMU ELLAHU WE RESULUHU WE KALU HESBUNALLAHU SEJU’UTINALLAHU MIN FEDLIHI WE RESULUHU ‘INNA ‘ILA ELLAHI RAGIBUNE
C 9:60. All-llahu caktoi obligim që lëmosha (zeqati etj.) t'ju takojnë vetëm: të varfërve (nevojtarëve), të ngratëve (që s'kanë fare), punonjësve (që e tubojnë), atyre që duhet përfituar zemrat (të dobtëve në besim), e duhet dhënë edhe për lirim nga robëria, të mbyturve në borxhe, (luftëtarëve), në rrugën e All-llahut dhe atij që ka mbetur në rrugë. All-llahu e di gjendjen e robërve, punon sipas urtësisë së vet.
9:60. Lëmosha e zeqatit është vetëm për të varfrit, për nevojtarët, për ata që janë ngarkuar me mbledhjen dhe administrimin e tij, për lirimin e skllevërve, për të rënduarit nga borxhet, për (luftëtarët në) rrugën e Allahut dhe për udhëtarët e mbetur rrugëve. Këto janë detyrat e vëna prej Allahut. Vërtet, Allahu është i Gjithëdijshëm dhe i Urtë.
9:60. ‘INNEMA ES-SEDEKATU LILFUKARA’I WEL-MESAKINI WEL-’AMILINE ‘ALEJHA WEL-MU’UELLEFETI KULUBUHUM WE FI ER-RIKABI WEL-GARIMINE WE FI SEBILI ELLAHI WE EIBNI ES-SEBILI FERIDETEN MINEL-LAHI WEL-LAHU ‘ALIMUN HEKIMUN
C 9:61. Ka prej tyre që e ofendojnë Pejgamberin e thonë: "Ai është bërë vesh (beson çka dëgjon)". Thuaj: "Ai është vesh i të mirës suaj (dëgjon të mirën dhe vepron e jo të keqen), ai beson All-llahun (çka i thotë), u zë besë besimtarëve dhe është mëshirues për ata që besuan nga mesi juaj, e ata që nuk e lënë të qetë të dërguarin e All-llahut, ata kanë dënim të dhembshëm.
9:61. Ka të atillë që e shqetësojnë të Dërguarin dhe thonë: “Ai dëgjon çdo gjë që i thuhet”. Thuaj (o Muhamed): “Ai dëgjon atë që është e mirë për ju, beson në Allahun dhe u beson besimtarëve. Ai është mëshirë për ata midis jush që besojnë. Kurse ata që e lëndojnë të Dërguarin e Allahut, i pret një ndëshkim i dhembshëm.”
9:61. WE MINHUMUL-LEDHINE JU’UDHUNE EN-NEBIJE WE JEKULUNE HUWE ‘UDHUNUN KUL ‘UDHUNU HAJRIN LEKUM JU’UMINU BILLAHI WE JU’UMINU LILMU’UMININE WE REHMETUN LILLEDHINE ‘AMENU MINKUM WEL-LEDHINE JU’UDHUNE RESULEL-LAHI LEHUM ‘ADHABUN ‘ELIMUN
C 9:62. Ata ju betohen (muslimanëve) në All-llahun për t'ju bërë juve të kënaqur (se s'kanë qëllime të këqija), e më e drejtë është që ata të bëjnë të kënaqur All-llahun dhe të dërguarin e Tij (me adhurim dhe vepra të sinqerta) nëse vërtet janë besimtarë.
9:62. Ata ju betohen për Allahun për t’ju kënaqur, por është më e drejtë të kënaqin Allahun dhe të Dërguarin e Tij, nëse janë besimtarë.
9:62. JEHLIFUNE BILLAHI LEKUM LIJURDUKUM WEL-LAHU WE RESULUHU ‘EHEKKU ‘EN JURDUHU ‘IN KANU MU’UMININE
C 9:63. A nuk e ditën ata se kush kundërshton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, atij i është caktuar zjarri i xhehennemit, ku do të jenë përjetë, e ky është ai poshtërimi i madh.
9:63. Vallë, a nuk e dinë ata, se për atë që e kundërshton Allahun dhe të Dërguarit e Tij, është përgatitur zjarri i Xhehenemit, në të cilin do të qëndrojë përherë? Ky është poshtërimi më i madh!
9:63. ‘ELEM JA’LEMU ‘ENNEHU MEN JUHADIDI ELLAHE WE RESULEHU FE’ENNE LEHU NARE XHEHENNEME HALIDEN FIHA DHALIKEL-HIZJUL-’ADHIMU