Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 9:49. Dhe prej tyre ka të tillë që thonë: "Më lejo mua (të mos shkoj në luftë) e mos më vë në sprovë!" Ja, ata mu në sprovë kanë rënë (më parë). Xhehennemi gjithsesi i përfshin nga të gjitha anët jobesimtarët.
9:49. Disa prej atyre (hipokritëve) thonë: “Më lejo (të mungoj në luftë) dhe mos më vër në sprovë!” Ja, ata ranë pikërisht në sprovë. Me të vërtetë, Xhehenemi i përfshin mohuesit.
9:49. WE MINHUM MEN JEKULU E’DHEN LI WE LA TEFTINNI ‘ELA FIL-FITNETI SEKATU WE ‘INNE XHEHENNEME LEMUHITETUN BIL-KAFIRINE
C 9:50. Nëse ty të takon ndonjë e mirë (në luftë), ajo u vjen keq atyre, e nëse të godet ndonjë e pakëndshme, ata thonë: "Ne edhe më parë kemi ndërmarrë për çështjen tonë", dhe kthehen të gëzuar.
9:50. Nëse ty të vjen ndonjë e mirë, ata hidhërohen; nëse të godet ndonjë e keqe, ata thonë: “Sa mirë që i morëm masat që më parë” dhe largohen të gëzuar.
9:50. ‘IN TUSIBKE HESENETUN TESU’UHUM WE ‘IN TUSIBKE MUSIBETUN JEKULU KAD ‘EHADHNA ‘EMRENA MIN KABLU WE JETEWELLEW WE HUM FERIHUNE
C 9:51. Thuaj: "Neve nuk na godet asgjë tjetër, përveç çka na është caktuar nga All-llahu; Ai është ndihmëtar yni". Prandaj, vetëm All-llahut le t'i mbështeten besimtarët.
9:51. Thuaj: “Do të na godasë vetëm ajo që na ka caktuar Allahu; Ai është Mbrojtësi ynë dhe vetëm tek Allahu le të mbështeten besimtarët!”
9:51. KUL LEN JUSIBENA ‘ILLA MA KETEBEL-LAHU LENA HUWE MEWLANA WE ‘ALA ELLAHI FELJETEWEKKELIL-MU’UMINUNE
C 9:52. Thuaj: "Ç'pritni për ne tjetër, pos njërës nga dy të mirat (o fitues, o dëshmorë)? Ndërsa ne presim për ju që nga ana e All-llahut, ose nëpërmjet duarve tona, t'ju godasë me dënim. Pra, ju pritni, e bashkë me ju presim edhe ne.
9:52. Thuaj: “Çfarë prisni për ne, përveçse njërës prej dy të mirave (fitores ose martirizimit)? Ndërsa ne po presim që Allahu t’ju godasë me dënim nga ana e Tij ose me duart tona. Pra, pritni se edhe ne me ju do të presim”.
9:52. KUL HEL TEREBBESUNE BINA ‘ILLA ‘IHDAL-HUSNEJEJNI WE NEHNU NETEREBBESU BIKUM ‘EN JUSIBEKUMU ELLAHU BI’ADHABIN MIN ‘INDIHI ‘EW BI’EJDINA FETEREBBESU ‘INNA ME’AKUM MUTEREBBISUNE
C 9:53. Thuaj: "Shpenzuat ju me dëshirë a me dhunë, nuk u pranohet kurrsesi, vërtet ju ishit popull i padëgjueshëm.
9:53. Thuaj: “Shpenzoni me hir a me pahir, nga ju nuk do të pranohet kurrsesi, sepse ju jeni vërtet një popull i mbrapshtë.”
9:53. KUL ‘ENFIKU TEW’EN ‘EW KERHAN LEN JUTEKABBELE MINKUM ‘INNEKUM KUNTUM KAWMÆN FASIKINE
C 9:54. Mospranimin e dhënieve të tyre nuk e pengoi tjetër gjë vetëm pse ata mohuan All-llahun dhe të dërguarin e Tij, dhe namazin e falin vetëm me përtaci, e lëmoshën nuk e japin ndryshe pos duke urrejtur.
9:54. Ndihmesat e tyre nuk do të pranohen, ngase ata janë njerëz që nuk besojnë në Allahun dhe të Dërguarin e Tij, namazit i afrohen vetëm në mënyrë të ngathët dhe nuk shpenzojnë (nga pasuria), veçse në mënyrë përbuzëse.
9:54. WE MA MENE’AHUM ‘EN TUKBELE MINHUM NEFEKATUHUM ‘ILLA ‘ENNEHUM KEFERU BILLAHI WE BIRESULIHI WE LA JE’TUNE ES-SELETE ‘ILLA WE HUM KUSALA WE LA JUNFIKUNE ‘ILLA WE HUM KARIHUNE
C 9:55. Prandaj, mos të mahnitë (mos e shih të mirë) pasuria e tyre e as fëmijët e tyre, All-llahu do vetëm t'i dënojë me to në jetën e kësaj bote e t'ua nxjerrë shpirtrat duke qenë ashtu qafira.
9:55. Mos u josh (o Muhamed) nga pasuria dhe fëmijët e tyre, sepse nëpërmjet tyre Allahu kërkon t’i ndëshkojë ata në këtë jetë, kështu që t’u dalë shpirti duke qenë jobesimtarë.
9:55. FELA TU’XHIBKE ‘EMWALUHUM WE LA ‘EWLADUHUM ‘INNEMA JURIDU ELLAHU LIJU’ADHDHIBEHUM BIHA FIL-HEJETI ED-DUNJA WE TEZHEKA ‘ENFUSUHUM WE HUM KAFIRUNE
C 9:56. Ata betohen në All-llahun se vërtet janë si ju, por ata nuk janë me ju, ata janë popull që frikohet.
9:56. Ata betohen për Allahun se janë në fenë tuaj, ndërkohë që nuk janë prej jush, por janë njerëz frikacakë (për të treguar si janë në të vërtetë).
9:56. WE JEHLIFUNE BILLAHI ‘INNEHUM LEMINKUM WE MA HUM MINKUM WE LEKINNEHUM KAWMUN JEFREKUNE
C 9:57. Sikur të gjenin ndonjë vendstrehim, ndonjë shpellë a ndonjë vrimë, ata do të shkonin aty me vrapim.
9:57. Sikur ata të gjenin ndonjë strehim, shpellë apo vend mbrojtjeje, do të niseshin atje me nxitim.
9:57. LEW JEXHIDUNE MELXHE’EN ‘EW MEGARATIN ‘EW MUDDEHALEN LEWELLEW ‘ILEJHI WE HUM JEXHMEHUNE
C 9:58. Ka prej tyre që do të bëjnë vërejtje në ndarjen e lëmoshës, nëse u jepet nga ajo, ata mbesin të kënaqur, e nëse nuk u jepet, ata hidhërohen.
9:58. Ka edhe të tillë që të qortojnë për shkak të ndarjes së lëmoshës. Nëse atyre u jepet ndonjë pjesë, ata kënaqen, por, nëse nuk u jepet, përnjëherë zemërohen.
9:58. WE MINHUM MEN JELMIZUKE FI ES-SEDEKATI FE’IN ‘U’TU MINHA REDU WE ‘IN LEM JU’TEW MINHA ‘IDHA HUM JESHATUNE
C 9:59. E sikur të kënaqeshin me atë që ua dha All-llahu dhe i dërguari i Tij, e të thonin: "Neve na mjafton All-llahu, All-llahu do të na furnizojë nga të mirat e Tij, e edhe i dërguari i Tij, dhe se vetëm te All-llahu e mbështesim dëshirën (do të ishte shumë më mirë për ta)".
9:59. Sikur ata të kënaqeshin me atë që u ka dhënë Allahu dhe i Dërguari i Tij, do të thoshin: “Na mjafton Allahu! Allahu do të na japë nga mirësitë e Veta; edhe i Dërguari i Tij. Ne vetëm tek Allahu i varim shpresat”.
9:59. WE LEW ‘ENNEHUM REDU MA ‘ATAHUMU ELLAHU WE RESULUHU WE KALU HESBUNALLAHU SEJU’UTINALLAHU MIN FEDLIHI WE RESULUHU ‘INNA ‘ILA ELLAHI RAGIBUNE