Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 9:8. Si (mund të kenë besë) ata të cilët nëse ju mundin, nuk përfillin ndaj jush as farefisni e as marrëveshje. Ata ju bëjnë lajka me fjalët e tyre kurse zemrat e tyre kundërshtojnë ngase shumica e tyre janë besëthyes.
9:8. Si (mund t’u besoni) kur, nëse ju mundin, ata nuk e respektojnë as farefisninë, as marrëveshjen? Ata ju kënaqin me fjalë, ndërsa zemrat e tyre ju kundërshtojnë; shumica e tyre janë të ligj.
9:8. KEJFE WE ‘IN JEDHHERU ‘ALEJKUM LA JERKUBU FIKUM ‘ILLEN WE LA DHIMMETEN JURDUNEKUM BI’EFWAHIHIM WE TE’BA KULUBUHUM WE ‘EKTHERUHUM FASIKUNE
C 9:9. Ata i shkëmbyen ajetet e All-llahut për një vlerë të paktë dhe penguan nga rruga e Tij. Ata keq vepruan.
9:9. Ata i shesin fjalët e Allahut për një vlerë të vogël dhe i pengojnë njerëzit nga Rruga e Tij. Vërtet të shëmtuara janë veprat e tyre!
9:9. ESHTEREW BI’AJATI ELLAHI THEMENEN KALILAN FESEDDU ‘AN SEBILIHI ‘INNEHUM SA’E MA KANU JA’MELUNE
C 9:10. Ata nuk respektojnë te asnjë besimtar as farefisninë as marrëveshjen; si të tillë ata janë përdhunues.
9:10. Ndaj besimtarëve, ata nuk respektojnë as farefisni, as besëlidhje; këta janë tejkaluesit e kufirit (në të këqija).
9:10. LA JERKUBUNE FI MU’UMININ ‘ILLEN WE LA DHIMMETEN WE ‘ULA’IKE HUMUL-MU’TEDUNE
C 9:11. Po, nëse ata pendohen, e falin namazin dhe e japin zeqatin, atëherë i keni vëllezë në fe. Ne i sqarojmë argumentet për ata njerëz që kuptojnë.
9:11. Megjithatë, nëse ata pendohen, falin namazin dhe japin zeqatin, atëherë janë vëllezërit tuaj në fe. Kështu ua shpjegojmë shpalljet njerëzve që dinë.
9:11. FE’IN TABU WE ‘EKAMU ES-SELETE WE ‘ATEW EZ-ZEKATE FE’IHWANUKUM FI ED-DINI WE NUFESSILUL-’AJATI LIKAWMIN JA’LEMUNE
C 9:12. E nëse ata i thyejnë zotimet e tyre pas marrëveshjes, ofendojnë fenë tuaj, atëherë luftoni krerët e mohuesve. Ata vërtet nuk kanë besë, luftoni që të frenohen (nga krimi e fyerja).
9:12. Por, nëse ata e prishin betimin pas lidhjes së marrëveshjes dhe sulmojnë fenë tuaj, atëherë luftoni kundër krerëve të mosbesimit - sepse ata nuk kanë besë - që të mund të frenohen (nga të këqijat).
9:12. WE ‘IN NEKETHU ‘EJMANEHUM MIN BA’DI ‘AHDIHIM WE TE’ANU FI DINIKUM FEKATILU ‘E’IMMETEL-KUFRI ‘INNEHUM LA ‘EJMANE LEHUM LE’ALLEHUM JENTEHUNE
C 9:13. Përse të mos e luftoni një popull që thyen zotimet e veta dhe tentuan ta dëbojnë të dërguarin? Në të vërtetë ata ua filluan të parët luftën. A u frikësoheni atyre? Më e drejtë është t'i frikësoheni All-llahut, nëse jeni besimtarë.
9:13. Vallë, a nuk do të luftoni kundër atyre që e kanë shkelur besëlidhjen, janë përpjekur ta dëbojnë të Dërguarin dhe kanë filluar të parët t’ju sulmojnë?! Vallë, nga ata keni frikë? Allahu e meriton më shumë se ata që t’i frikësoheni, nëse jeni besimtarë!
9:13. ‘ELA TUKATILUNE KAWMEN NEKETHU ‘EJMANEHUM WE HEMMU BI’IHRAXHI ER-RESULI WE HUM BEDE’UKUM ‘EWWELE MERRETIN ‘ETEHSHEWNEHUM FE-ELLAHU ‘EHEKKU ‘EN TEHSHEWHU ‘IN KUNTUM MU’UMININE
C 9:14. Luftoni ata, All-llahu i dënon dhe i mposhtë ata nëpërmjet jush, e juve ju ndihmon kundër tyre dhe shëron zemrat e njerëzve besimtarë.
9:14. Luftoni kundër tyre, që Allahu t’i dënojë ata me duart tuaja, t’i poshtërojë, t’ju ndihmojë juve kundër tyre, t’i shërojë shpirtrat e besimtarëve
9:14. KATILUHUM JU’ADHDHIBHUMU ELLAHU BI’EJDIKUM WE JUHZIHIM WE JENSURKUM ‘ALEJHIM WE JESHFI SUDURE KAWMIN MU’UMININE
C 9:15. Dhe Ai mënjanon brengat nga zemrat e tyre. All-llahu ia pranon pendimin atij që do. All-llahu i di të fshehtat, me urtësi i zgjidhë çështjet.
9:15. dhe ta largojë hidhërimin nga zemrat e tyre! Allahu ia pranon pendimin kujt të dojë. Allahu është i Gjithëdijshëm dhe i Urtë.
9:15. WE JUDH/HIB GAJDHE KULUBIHIM WE JETUBU ELLAHU ‘ALA MEN JESHA’U WEL-LAHU ‘ALIMUN HEKIMUN
C 9:16. A mos menduat se do të mbeteni anash (pa u provuar), e pa u sqaruar te All-llahu ata që luftuan prej jush dhe, përpos All-llahut, pos të dërguarit të Tij dhe pos besimtarëve, nuk morën ndonjë të jashtëm mik intim. All-llahu e di hollësisht atë që bëni ju.
9:16. Vërtet mendoni se do të liheni të qetë para se Allahu t’i ketë njohur ata midis jush që kanë luftuar dhe që nuk kanë kërkuar aleatë të tjerë, përveç Allahut, të Dërguarit të Tij dhe besimtarëve?! Allahu e di mirë se çfarë bëni.
9:16. ‘EM HESIBTUM ‘EN TUTREKU WE LEMMA JA’LEMI ELLAHUL-LEDHINE XHAHEDU MINKUM WE LEM JETTEHIDHU MIN DUNI ELLAHI WE LA RESULIHI WE LAL-MU’UMININE WELIXHETEN WEL-LAHU HABIRUN BIMA TA’MELUNE
C 9:17. Nuk është e drejtë e idhujtarëve të kujdesen për xhamitë e All-llahut, duke qenë se vetë dëshmojnë për veten e tyre se janë mohues. Të tillëve u shkuan kot veprat e tyre dhe ata janë përgjithmonë në zjarr.
9:17. Nuk u takon idhujtarëve të përkujdesen për faltoret e Allahut, përderisa edhe ata vetë dëshmojnë se janë mosbesimtarë. Të kota do të jenë vepra e tyre dhe në zjarrin e Xhehenemit do të qëndrojnë përgjithmonë.
9:17. MA KANE LILMUSHRIKINE ‘EN JA’MURU MESAXHIDEL-LAHI SHAHIDINE ‘ALA ‘ENFUSIHIM BIL-KUFRI ‘ULA’IKE HEBITET ‘A’MALUHUM WE FI EN-NARI HUM HALIDUNE
C 9:18. E drejtë e përkujdesjes së xhamive të All-llahut është vetëm e atij që i ka besuar All-llahut dhe ditës së mbramë e që e falë namazin, jep zeqatin e nuk i frikësohet askujt pos All-llahut. Të tillët do të jenë të udhëzuarit (në rrugën e drejtë).
9:18. Faltoret e Allahut i vizitojnë dhe i mirëmbajnë vetëm ata që besojnë Allahun dhe Ditën e Fundit, që falin namazin dhe japin zeqatin e që nuk i frikësohen askujt, përveç Allahut. Sigurisht që këta janë në rrugë të drejtë.
9:18. ‘INNEMA JA’MURU MESAXHIDEL-LAHI MEN ‘AMENE BILLAHI WEL-JEWMIL-’AHIRI WE ‘EKAME ES-SELETE WE ‘ATA EZ-ZEKATE WE LEM JEHSHE ‘ILLALLAHE FE’ASA ‘ULA’IKE ‘EN JEKUNU MINEL-MUHTEDINE