Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 9:4. Pos atyre idhujtarëve me të cilët keni lidhur marrëveshje, e të cilët nuk ju kanë shmangur asgjë dhe nuk e kanë ndihmuar askënd kundër jush, pra, edhe ju përmbushni marrëveshjen e tyre deri në afatin e caktuar. S'ka dyshim se All-llahu i do të devotshmit.
9:4. Përjashtim bëjnë ata idhujtarë, me të cilët keni lidhur marrëveshje e që nuk ju kanë shkelur asgjë prej saj dhe që nuk kanë ndihmuar askënd kundër jush. Respektojeni marrëveshjen me ta deri në fund. Me të vërtetë, Allahu i do ata që (i) frikësohen (Atij).
9:4. ‘ILLAL-LEDHINE ‘AHEDTTUM MINEL-MUSHRIKINE THUMME LEM JENKUSUKUM SHEJ’EN WE LEM JUDHAHIRU ‘ALEJKUM ‘EHEDAN FE’ETIMMU ‘ILEJHIM ‘AHDEHUM ‘ILA MUDDETIHIM ‘INNALL-LLAHE JUHIBBUL-MUTTEKINE
C 9:5. E kur të kalojnë muajt e shenjtë, luftoni idhujtarët kudo që t'i gjeni, robëroni dhe ngujoni ata, e vinju pritë në çdo shteg. Në qoftë se pendohen, e falin namazin dhe e japin zeqatin, atëherë ua lëshoni rrugën, se vërtet All-llahu falë është mëshirues.
9:5. Kur të kalojnë muajt e shenjtë (në të cilët ndalohet lufta), atëherë i vritni idhujtarët kudo që t’i ndeshni, i zini robër, i rrethoni dhe u bëni pusi kudo! Por, nëse pendohen, falin namazin dhe japin zeqatin, atëherë i lini të qetë! Vërtet, Allahu është Falës dhe Mëshirëplotë.
9:5. FE’IDHA ENSELEHAL-’ESH/HURUL-HURUMU FAKTULUL-MUSHRIKINE HEJTHU WEXHEDTUMUHUM WE HUDHUHUM WE EHSURUHUM WAK’UDU LEHUM KULLE MERSEDIN FE’IN TABU WE ‘EKAMU ES-SELETE WE ‘ATEW EZ-ZEKATE FEHALLU SEBILEHUM ‘INNALL-LLAHE GAFURUN REHIMUN
C 9:6. E nëse ndokush prej idhujtarëve të kërkon strehim, ti strehoje në mënyrë që t'i dëgjojë fjalët e All-llahut (Kur'anin), e mandej përcille deri në vendin e tij të sigurt. Këtë, ngase ata janë popull që nuk e di (të vërtetën e fesë islame).
9:6. Nëse ndonjë nga idhujtarët kërkon mbrojtje nga ti (Muhamed), mbroje, në mënyrë që të dëgjojë fjalën e Allahut, e pastaj përcille në vendin e tij të sigurt. Kështu duhet, sepse ata janë njerëz që nuk dinë.
9:6. WE ‘IN ‘EHEDUN MINEL-MUSHRIKINE ESTEXHAREKE FE’EXHIRHU HETTA JESME’A KELAMEL-LAHI THUMME ‘EBLIG/HU ME’MENEHU DHALIKE BI’ENNEHUM KAWMUN LA JA’LEMUNE
C 9:7. Si mund të kenë idhujtarët besë (marrëveshje) te All-llahu dhe te i dërguari i Tij, përveç atyre me të cilët keni lidhur marrëveshje pranë xhamisë së shenjtë (Qabes), e derisa ata i përmbahen (marrëveshjes) përmbahuni edhe ju. All-llahu i do ata që ruajnë besën.
9:7. Si mund të kenë idhujtarët besëlidhje me Allahun dhe të Dërguarin e Tij, me përjashtim të atyre me të cilët keni lidhur ju marrëveshje te Xhamia e Shenjtë?! Sa kohë që ata t’i përmbahen marrëveshjes - përmbajuni edhe ju, sepse Allahu i do ata që (i) frikësohen (Atij).
9:7. KEJFE JEKUNU LILMUSHRIKINE ‘AHDUN ‘INDEL-LAHI WE ‘INDE RESULIHI ‘ILLAL-LEDHINE ‘AHEDTUM ‘INDEL-MESXHIDIL-HERAMI FEMA ESTEKAMU LEKUM FASTEKIMU LEHUM ‘INNALL-LLAHE JUHIBBUL-MUTTEKINE
C 9:8. Si (mund të kenë besë) ata të cilët nëse ju mundin, nuk përfillin ndaj jush as farefisni e as marrëveshje. Ata ju bëjnë lajka me fjalët e tyre kurse zemrat e tyre kundërshtojnë ngase shumica e tyre janë besëthyes.
9:8. Si (mund t’u besoni) kur, nëse ju mundin, ata nuk e respektojnë as farefisninë, as marrëveshjen? Ata ju kënaqin me fjalë, ndërsa zemrat e tyre ju kundërshtojnë; shumica e tyre janë të ligj.
9:8. KEJFE WE ‘IN JEDHHERU ‘ALEJKUM LA JERKUBU FIKUM ‘ILLEN WE LA DHIMMETEN JURDUNEKUM BI’EFWAHIHIM WE TE’BA KULUBUHUM WE ‘EKTHERUHUM FASIKUNE
C 9:9. Ata i shkëmbyen ajetet e All-llahut për një vlerë të paktë dhe penguan nga rruga e Tij. Ata keq vepruan.
9:9. Ata i shesin fjalët e Allahut për një vlerë të vogël dhe i pengojnë njerëzit nga Rruga e Tij. Vërtet të shëmtuara janë veprat e tyre!
9:9. ESHTEREW BI’AJATI ELLAHI THEMENEN KALILAN FESEDDU ‘AN SEBILIHI ‘INNEHUM SA’E MA KANU JA’MELUNE
C 9:10. Ata nuk respektojnë te asnjë besimtar as farefisninë as marrëveshjen; si të tillë ata janë përdhunues.
9:10. Ndaj besimtarëve, ata nuk respektojnë as farefisni, as besëlidhje; këta janë tejkaluesit e kufirit (në të këqija).
9:10. LA JERKUBUNE FI MU’UMININ ‘ILLEN WE LA DHIMMETEN WE ‘ULA’IKE HUMUL-MU’TEDUNE
C 9:11. Po, nëse ata pendohen, e falin namazin dhe e japin zeqatin, atëherë i keni vëllezë në fe. Ne i sqarojmë argumentet për ata njerëz që kuptojnë.
9:11. Megjithatë, nëse ata pendohen, falin namazin dhe japin zeqatin, atëherë janë vëllezërit tuaj në fe. Kështu ua shpjegojmë shpalljet njerëzve që dinë.
9:11. FE’IN TABU WE ‘EKAMU ES-SELETE WE ‘ATEW EZ-ZEKATE FE’IHWANUKUM FI ED-DINI WE NUFESSILUL-’AJATI LIKAWMIN JA’LEMUNE
C 9:12. E nëse ata i thyejnë zotimet e tyre pas marrëveshjes, ofendojnë fenë tuaj, atëherë luftoni krerët e mohuesve. Ata vërtet nuk kanë besë, luftoni që të frenohen (nga krimi e fyerja).
9:12. Por, nëse ata e prishin betimin pas lidhjes së marrëveshjes dhe sulmojnë fenë tuaj, atëherë luftoni kundër krerëve të mosbesimit - sepse ata nuk kanë besë - që të mund të frenohen (nga të këqijat).
9:12. WE ‘IN NEKETHU ‘EJMANEHUM MIN BA’DI ‘AHDIHIM WE TE’ANU FI DINIKUM FEKATILU ‘E’IMMETEL-KUFRI ‘INNEHUM LA ‘EJMANE LEHUM LE’ALLEHUM JENTEHUNE
C 9:13. Përse të mos e luftoni një popull që thyen zotimet e veta dhe tentuan ta dëbojnë të dërguarin? Në të vërtetë ata ua filluan të parët luftën. A u frikësoheni atyre? Më e drejtë është t'i frikësoheni All-llahut, nëse jeni besimtarë.
9:13. Vallë, a nuk do të luftoni kundër atyre që e kanë shkelur besëlidhjen, janë përpjekur ta dëbojnë të Dërguarin dhe kanë filluar të parët t’ju sulmojnë?! Vallë, nga ata keni frikë? Allahu e meriton më shumë se ata që t’i frikësoheni, nëse jeni besimtarë!
9:13. ‘ELA TUKATILUNE KAWMEN NEKETHU ‘EJMANEHUM WE HEMMU BI’IHRAXHI ER-RESULI WE HUM BEDE’UKUM ‘EWWELE MERRETIN ‘ETEHSHEWNEHUM FE-ELLAHU ‘EHEKKU ‘EN TEHSHEWHU ‘IN KUNTUM MU’UMININE
C 9:14. Luftoni ata, All-llahu i dënon dhe i mposhtë ata nëpërmjet jush, e juve ju ndihmon kundër tyre dhe shëron zemrat e njerëzve besimtarë.
9:14. Luftoni kundër tyre, që Allahu t’i dënojë ata me duart tuaja, t’i poshtërojë, t’ju ndihmojë juve kundër tyre, t’i shërojë shpirtrat e besimtarëve
9:14. KATILUHUM JU’ADHDHIBHUMU ELLAHU BI’EJDIKUM WE JUHZIHIM WE JENSURKUM ‘ALEJHIM WE JESHFI SUDURE KAWMIN MU’UMININE