Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 7:90. Krerët prej popullit të tij, që nuk besuan, i thanë: "(Popullit i thanë) Nëse shkoni (pranoni) pas Shuajbit, (pas fesë së tij), atëherë ju me siguri jeni të dëshpëruar".
7:90. Por paria e pafe i tha popullit të tij: “Nëse shkoni pas Shuajbit, atëherë, me siguri, do të jeni të humbur.”
7:90. WE KALEL-MELE’UL-LEDHINE KEFERU MIN KAWMIHI LE’INI ETTEBA’TUM SHU’AJBEN ‘INNEKUM ‘IDHAN LEHASIRUNE
C 7:91. Ata (popullin e padëgjueshëm) i kapi tërmet i fortë dhe aguan në shtëpitë e tyre kufoma të gjunjëzuara.
7:91. E kështu, ata i goditi një tërmet i rëndë dhe u gdhinë të shtrirë përmbys në shtëpitë e tyre.
7:91. FE’EHADHET/HUMU ER-REXHFETU FE’ESBEHU FI DARIHIM XHATHIMINE
C 7:92. Ata që e përgënjeshtruan Shuajbin, sikur nuk ekzistuan fare aty, ata që e konsideruan Shuajbin rrenacak, vërtet ishin të dështuarit.
7:92. Ata që e quajtën Shuajbin gënjeshtar, sikur nuk kishin banuar kurrë në atë vend; ata që e quajtën Shuajbin gënjeshtar, qenë të humbur.
7:92. EL-LEDHINE KEDHDHEBU SHU’AJBEN KE’EN LEM JEGNEW FIHAL-LEDHINE KEDHDHEBU SHU’AJBAN KANU HUMUL-HASIRINE
C 7:93. E ai (Shuajbi) u kthye e tha: "O populli im, vërtet unë ju kumtova porositë e Zotit tim, ju dhashë këshilla, e si të brengosem për një popull që nuk besoi".
7:93. Shuajbi u largua prej tyre dhe tha: “O populli im, unë ju solla shpalljet e Zotit tim e ju këshillova, prandaj pse të hidhërohem për popullin e pafe?!”
7:93. FETEWELLA ‘ANHUM WE KALE JA KAWMI LEKAD ‘EBLEGTUKUM RISALATI RABBI WE NESEHTU LEKUM FEKEJFE ‘ASA ‘ALA KAWMIN KAFIRINE
C 7:94. Ne nuk e dërguam asnjë pejgamber në ndonjë vendbanim e që nuk e ndëshkuam atë (popullin) me skamje e vështirësi të tjera, në mënyrë që ata të përulen (të binden).
7:94. Sa herë që çonim të dërguar në ndonjë vendbanim, Ne i dënonim banorët e tij me skamje dhe sëmundje, në mënyrë që të përuleshin.
7:94. WE MA ‘ERSELNA FI KARJETIN MIN NEBIJIN ‘ILLA ‘EHADHNA ‘EHLEHA BIL-BE’SA’I WE ED-DERRA’I LE’ALLEHUM JEDDERRA’UNE
C 7:95. Mandej e zëvendësuam të keqen me të mirën derisa u shumuan ato (të mirat) e thanë: "Prindërit tanë i pat goditur skamja e mjerimi", (ky është rregull natyror, po ata nuk falënderuan). Atëherë befas i dënuam pa e vërejtur ata.
7:95. Pastaj ua shndërronim fatkeqësinë në lulëzim. Por, kur shtoheshin e begatoheshin, ata thoshin: “Edhe etërit tanë i patën goditur hidhërimet e gëzimet”. Kështu që Ne i dënonim papritmas, pa e marrë vesh ata.
7:95. THUMME BEDDELNA MEKANE ES-SEJJI’ETIL-HESENETE HETTA ‘AFEW WE KALU KAD MESSE ‘ABA’ENA ED-DERRA’U WE ES-SERRA’U FE’EHADHNAHUM BEGTETEN WE HUM LA JESH’URUNE
C 7:96. E sikur banorët e këtyre vendbanimeve të kishin besuar dhe të ishin ruajtur, Ne do t'ju hapnim begati nga qielli e toka, por ata përgënjeshtruan, andaj i dënuam me shkatërrim për atë që merituan.
7:96. Sikur banorët e atyre qyteteve të besonin dhe të ruheshin prej gjynaheve, Ne do t’u dërgonim bekime nga qielli dhe toka, por ata mohuan, prandaj i dënuam për atë që bënë.
7:96. WE LEW ‘ENNE ‘EHLEL-KURA ‘AMENU WE ETTEKAW LEFETEHNA ‘ALEJHIM BEREKATIN MINE ES-SEMA’I WEL-’ERDI WE LEKIN KEDHDHEBU FE’EHADHNAHUM BIMA KANU JEKSIBUNE
C 7:97. A mos u siguruan banorët e fshatrave nga dënimi jonë kur ata ishin fjetur (natën)?
7:97. A janë të sigurt banorët e këtyre qyteteve se nuk do t’iu vijë dënimi Ynë natën, ndërkohë që flenë?!
7:97. ‘EFE’EMINE ‘EHLUL-KURA ‘EN JE’TIJEHUM BE’SUNA BEJATEN WE HUM NA’IMUNE
C 7:98. A mos u siguruan banorët e fshatrave nga dënimi jonë paradite, kur ata ishin duke luajtur?
7:98. A janë të sigurt ata se nuk do t’iu vijë dënimi Ynë ditën, ndërkohë që argëtohen?!
7:98. ‘EWE ‘EMINE ‘EHLUL-KURA ‘EN JE’TIJEHUM BE’SUNA DUHEN WE HUM JEL’ABUNE
C 7:99. A mos u siguruan ata prej ndëshkimit të All-llahut? Nuk sigurohet kush prej frikës së ndëshkimit të All-llahut pos njerëzve të humbur.
7:99. A janë të sigurt ata nga të papriturat e Allahut? Vetëm ata që janë të humbur nuk u frikësohen të papriturave të Allahut.
7:99. ‘EFE’EMINU MEKREL-LAHI FELA JE’MENU MEKREL-LAHI ‘ILLAL-KAWMUL-HASIRUNE
C 7:100. A nuk e kanë të qartë ata që e trashëguan tokën pas banorëve të saj (që u shkatërruan) se, nëse dëshirojmë Ne i godasim (i dënojmë) për mëkatet e tyre, ua mbyllim zemrat e tyre, dhe ata nuk dëgjojnë (këshillat).
7:100. A nuk e është e qartë për ata që trashëguan tokën e banorëve të mëparshëm të saj, se, nëse Ne dëshirojmë, i dënojmë për gjynahet e tyre dhe ua vulosim zemrat, që të mos dëgjojnë?!
7:100. ‘EWELEM JEHDI LILLEDHINE JERITHUNEL-’ERDE MIN BA’DI ‘EHLIHA ‘EN LEW NESHA’U ‘ESEBNAHUM BIDHUNUBIHIM WE NETBA’U ‘ALA KULUBIHIM FEHUM LA JESMA’UNE