Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 7:75. Krerët kryelartë nga populli i tij u thanë atyre që ishin më të dobët e që kishin besuar: "A e dini se me të vërtetë Salihu është i dërguar nga Zoti i tij?". Ata thanë: "Vërtet, ne jemi besimtarë të asaj me çka është dërguar".
7:75. Por paria arrogante e popullit të tij u tha të shtypurve në radhët atyre që kishin besuar: “A e pranoni që Salihu është i dërguar nga Zoti i tij?” Ata thanë: “Sigurisht që ne besojmë në gjithçka që i është shpallur atij”.
7:75. KALEL-MELE’UL-LEDHINE ESTEKBERU MIN KAWMIHI LILLEDHINE ESTUD’IFU LIMEN ‘AMENE MINHUM ‘ETA’LEMUNE ‘ENNE SALIHEN MURSELUN MIN RABBIHI KALU ‘INNA BIMA ‘URSILE BIHI MU’UMINUNE
C 7:76. Ata kryelartit thanë: "Ne jemi mohues (jobesimtarë) të asaj që ju i besuat".
7:76. Ata që ishin kryelartë, thanë: “Ne nuk besojmë në atë që besoni ju”.
7:76. KALEL-LEDHINE ESTEKBERU ‘INNA BIEL-LEDHI ‘AMENTUM BIHI KAFIRUNE
C 7:77. Ata e therën deven dhe me kryelartësi shkelën dispozitën e Zotit të tyre dhe thanë: "O Salih, sillna atë me çka na u kërcënove, nëse je prej të dërguarve".
7:77. Kështu, ata e therën devenë pa e përfillur urdhrin e Zotit të tyre dhe thanë: “O Salih, sillna atë që na ke premtuar, nëse je vërtet i dërguar!”
7:77. FE’AKARU EN-NAKATE WE ‘ATEW ‘AN ‘EMRI RABBIHIM WE KALU JA SALIHU E’TINA BIMA TA’IDUNA ‘IN KUNTE MINEL-MURSELINE
C 7:78. Atëherë ata përjetuan tërmetin dhe u gdhinë në shtëpitë e tyre kufoma të ngrira.
7:78. Për këtë arsye ata i goditi një tërmet i rëndë në mëngjes dhe mbetën të vdekur në shtëpitë e tyre.
7:78. FE’EHADHET/HUMU ER-REXHFETU FE’ESBEHU FI DARIHIM XHATHIMINE
C 7:79. Ai u zbraps prej tyre e tha: "O populli im, unë ju komunikova dërgesën e Zotit tim, ju këshillova sa munda, por ju nuk i përfillni këshilluesit".
7:79. Ai u largua prej tyre dhe tha: “O populli im! Unë ju solla mesazhin e Zotit tim dhe ju këshillova, por ju nuk i donit ata që këshillojnë”.
7:79. FETEWELLA ‘ANHUM WE KALE JA KAWMI LEKAD ‘EBLEGTUKUM RISALETE RABBI WE NESEHTU LEKUM WE LEKIN LA TUHIBBUNE EN-NASIHINE
C 7:80. Përkujto kur popullit të vet Luti i tha: "A punoni të shëmtuarën, që asnjë nga popujt e botës nuk e bëri para jush".
7:80. Kujtoni fjalët e Lutit, i cili i tha popullit të vet: “Përse bëni paturpësi të tilla që askush nuk i ka bërë në botë?”.
7:80. WE LUTEN ‘IDH KALE LIKAWMIHI ‘ETE’TUNEL-FAHISHETE MA SEBEKAKUM BIHA MIN ‘EHEDIN MINEL-’ALEMINE
C 7:81. Vërtet, ju të shtyrë nga epshet u afroheni burrave duke i lënë gratë. Po ju jeni popull i shfrenuar".
7:81. Ju u qaseni meshkujve me epsh - në vend të femrave. Me të vërtetë, ju jeni popull që e teproni me të këqija!”
7:81. ‘INNEKUM LETE’TUNE ER-RIXHALE SHEHWETEN MIN DUNI EN-NISA’ BEL ‘ENTUM KAWMUN MUSRIFUNE
C 7:82. Përgjigjja e popullit të tij nuk ishte tjetër vetëm se të thonë: "Dëboni ata (Lutin me besimtarë) nga vendbanimi juaj, ata janë njerëz që ruhen shumë (i largohen të shëmtuarës)".
7:82. Përgjigjja e popullit të tij ishte: “Dëbojini ata nga vendbanimi juaj! Ata janë njerëz që duan të mbahen të dëlirë.”
7:82. WE MA KANE XHEWABE KAWMIHI ‘ILLA ‘EN KALU ‘EHRIXHUHUM MIN KARJETIKUM ‘INNEHUM ‘UNASUN JETETEHHERUN
C 7:83. Ne e shpëtuam atë dhe familjen e tij, pos gruas së tij që mbeti aty (ndër të shkatërruarit).
7:83. Kështu, Ne e shpëtuam atë me gjithë familje, përveç gruas së tij. Ajo ishte nga ata që mbetën pas (dhe u ndëshkuan).
7:83. FE’ENXHEJNAHU WE ‘EHLEHU ‘ILLA EMRE’ETEHU KANET MINEL-GABIRINE
C 7:84. Ne lëshuam mbi ata një lloj shiu (me gurë). E shiko se si ishte fundi i kriminelëve!
7:84. Dhe mbi ta lëshuam rrebesh (gurësh), pra, shiko si përfunduan njerëzit e zvetënuar!
7:84. WE ‘EMTERNA ‘ALEJHIM METEREN FANDHUR KEJFE KANE ‘AKIBETUL-MUXHRIMINE
C 7:85. E në Medjen (dërguam) vëllain e tyre Shuajbin. Ai tha: "O populli im, adhurojeni All-llahun (Një), ju nuk keni zot tjetër pos Tij. Juve ju erdhi mrekullia nga Zoti juaj. Zbatoni drejt matjen dhe peshojën, e mos u bëni padrejtësi njerëzve në sendet e tyre, dhe mos bëni çrregullime në tokë pas përmirësimit të saj. Këto janë më të dobishme për ju, nëse jeni besimtarë".
7:85. Popullit të Medjenit Ne i dërguam vëllanë e tyre, Shuajbin, i cili u tha: “O populli im! Adhuroni Allahun! Ju nuk keni zot tjetër përveç Tij. Me të vërtetë, ju ka ardhur provë e qartë nga Zoti juaj, prandaj matni dhe peshoni saktë, mos u hani hakun njerëzve dhe mos bëni ngatërresa në tokë, pasi të jetë vënë rregulli në të. Kjo është më mirë për ju, nëse jeni besimtarë!
7:85. WE ‘ILA MEDJENE ‘EHAHUM SHU’AJBEN KALE JA KAWMI A’BUDU ELLAHE MA LEKUM MIN ‘ILEHIN GAJRUHU KAD XHA’ETKUM BEJJINETUN MIN RABBIKUM FE’EWFUL-KEJLE WEL-MIZANE WE LA TEBHASU EN-NASE ‘ESHJA ‘EHUM WE LA TUFSIDU FIL-’ERDI BA’DE ‘ISLAHIHA DHALIKUM HAJRUN LEKUM ‘IN KUNTUM MU’UMININE