Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 7:71. (Hudi) Tha: "Juve ju gjeti dënimi dhe përbuzja nga Zoti juaj. A më polemizoni mua për emra (të idhujve) që i emëruat ju dhe prindërit tuaj, e që për te All-llahu nuk shpalli kurrfarë argumenti? Pritni pra (dënimin), edhe unë së bashku me ju jam duke pritur".
7:71. Ai tha: “Tashmë, ju ka rënë dënimi dhe zemërimi i Zotit tuaj. A më kundërshtoni mua për emrat (e idhujve), të cilët ua keni vënë ju dhe prindërit tuaj e për të cilët Allahu nuk ju ka sjellë kurrfarë diturie? Pra, pritni, se edhe unë po pres me ju!”
7:71. KALE KAD WEKA’A ‘ALEJKUM MIN RABBIKUM RIXHSUN WE GADEBUN ‘ETUXHADILUNENI FI ‘ESMA’IN SEMMEJTUMUHA ‘ENTUM WE ‘ABA’UUKUM MA NEZZELEL-LAHU BIHA MIN SULTANIN FANTEDHIRU ‘INNI ME’AKUM MINEL-MUNTEDHIRINE
C 7:72. Ne me mëshirën Tonë e shpëtuam atë dhe ata që ishin me të, dhe i shkulëm nga rrënja ata që i përgenjështruan argumentet Tona dhe nuk ishin besimtarë.
7:72. Me mëshirën Tonë, Ne e shpëtuam Hudin dhe të gjithë besimtarët që ishin me të dhe i asgjësuam ata që i mohuan shpalljet Tona. Ata ishin të gjithë mosbesimtarë.
7:72. FE’ENXHEJNAHU WEL-LEDHINE ME’AHU BIREHMETIN MINNA WE KATA’NA DABIREL-LEDHINE KEDHDHEBU BI’AJATINA WE MA KANU MU’UMININE
C 7:73. Edhe te (populli) Themud ua dërguam vëllain e tyre, Salihun, e ai u tha: "O populli im, besojeni All-llahun (Një) nuk keni zot tjetër pos Tij. Qe, ju erdhi argumenti nga Zoti juaj. Ja, kjo deveja është mrekulli për ju. Lereni këtë të lirë të hajë në tokën e All-llahut dhe kurrsesi mos e merrni me të keq, e t'ju kapë dënimi i dhembshëm".
7:73. Ndërsa fisit Themud Ne i dërguam vëllanë e tyre, Salihun. Ai tha: “O populli im! Adhuroni Allahun, ju nuk keni zot tjetër përveç Tij. Në të vërtetë, juve ju është dhënë një shenjë e qartë nga Zoti juaj: kjo deve e Allahut për ju është një mrekulli. Lëreni të kullosë në tokën e Allahut dhe mos i bëni ndonjë të keqe, se ju pret ndëshkimi i ashpër!
7:73. WE ‘ILA THEMUDE ‘EHAHUM SALIHEN KALE JA KAWMI A’BUDU ELLAHE MA LEKUM MIN ‘ILEHIN GAJRUHU KAD XHA’ETKUM BEJJINETUN MIN RABBIKUM HEDHIHI NAKATU ELLAHI LEKUM ‘AJETEN FEDHERUHA TE’KUL FI ‘ERDI ELLAHI WE LA TEMESSUHA BISU’IN FEJE’HUDHEKUM ‘ADHABUN ‘ELIMUN
C 7:74. "Përkujtoni kur Ai ju bëri sundues pas Adit, ju vendosi në tokë e ju në rrafshin e saj ndërtoni pallate, kurse në kodrina ngreni shtëpia, përkujtoni të mirat e All-llahut e mos u bëni shkatërrues në tokë".
7:74. Dhe sillni në mend, kur Ai ju bëri zëvendës pas fisit Ad dhe ju dhuroi vendbanime në Tokë; në rrafshinat e saj po ngrini pallate e në kodrina po gdhendni shtëpi. Kujtoni të mirat e Allahut dhe mos bëni çrregullime në tokë!”
7:74. WE EDHKURU ‘IDH XHE’ALEKUM HULEFA’E MIN BA’DI ‘ADIN WE BEWWE’EKUM FIL-’ERDI TETTEHIDHUNE MIN SUHULIHA KUSUREN WE TENHITUNEL-XHIBALE BUJUTAN FADHKURU ‘ALA’EL-LAHI WE LA TA’THEW FIL-’ERDI MUFSIDINE
C 7:75. Krerët kryelartë nga populli i tij u thanë atyre që ishin më të dobët e që kishin besuar: "A e dini se me të vërtetë Salihu është i dërguar nga Zoti i tij?". Ata thanë: "Vërtet, ne jemi besimtarë të asaj me çka është dërguar".
7:75. Por paria arrogante e popullit të tij u tha të shtypurve në radhët atyre që kishin besuar: “A e pranoni që Salihu është i dërguar nga Zoti i tij?” Ata thanë: “Sigurisht që ne besojmë në gjithçka që i është shpallur atij”.
7:75. KALEL-MELE’UL-LEDHINE ESTEKBERU MIN KAWMIHI LILLEDHINE ESTUD’IFU LIMEN ‘AMENE MINHUM ‘ETA’LEMUNE ‘ENNE SALIHEN MURSELUN MIN RABBIHI KALU ‘INNA BIMA ‘URSILE BIHI MU’UMINUNE
C 7:76. Ata kryelartit thanë: "Ne jemi mohues (jobesimtarë) të asaj që ju i besuat".
7:76. Ata që ishin kryelartë, thanë: “Ne nuk besojmë në atë që besoni ju”.
7:76. KALEL-LEDHINE ESTEKBERU ‘INNA BIEL-LEDHI ‘AMENTUM BIHI KAFIRUNE
C 7:77. Ata e therën deven dhe me kryelartësi shkelën dispozitën e Zotit të tyre dhe thanë: "O Salih, sillna atë me çka na u kërcënove, nëse je prej të dërguarve".
7:77. Kështu, ata e therën devenë pa e përfillur urdhrin e Zotit të tyre dhe thanë: “O Salih, sillna atë që na ke premtuar, nëse je vërtet i dërguar!”
7:77. FE’AKARU EN-NAKATE WE ‘ATEW ‘AN ‘EMRI RABBIHIM WE KALU JA SALIHU E’TINA BIMA TA’IDUNA ‘IN KUNTE MINEL-MURSELINE
C 7:78. Atëherë ata përjetuan tërmetin dhe u gdhinë në shtëpitë e tyre kufoma të ngrira.
7:78. Për këtë arsye ata i goditi një tërmet i rëndë në mëngjes dhe mbetën të vdekur në shtëpitë e tyre.
7:78. FE’EHADHET/HUMU ER-REXHFETU FE’ESBEHU FI DARIHIM XHATHIMINE
C 7:79. Ai u zbraps prej tyre e tha: "O populli im, unë ju komunikova dërgesën e Zotit tim, ju këshillova sa munda, por ju nuk i përfillni këshilluesit".
7:79. Ai u largua prej tyre dhe tha: “O populli im! Unë ju solla mesazhin e Zotit tim dhe ju këshillova, por ju nuk i donit ata që këshillojnë”.
7:79. FETEWELLA ‘ANHUM WE KALE JA KAWMI LEKAD ‘EBLEGTUKUM RISALETE RABBI WE NESEHTU LEKUM WE LEKIN LA TUHIBBUNE EN-NASIHINE
C 7:80. Përkujto kur popullit të vet Luti i tha: "A punoni të shëmtuarën, që asnjë nga popujt e botës nuk e bëri para jush".
7:80. Kujtoni fjalët e Lutit, i cili i tha popullit të vet: “Përse bëni paturpësi të tilla që askush nuk i ka bërë në botë?”.
7:80. WE LUTEN ‘IDH KALE LIKAWMIHI ‘ETE’TUNEL-FAHISHETE MA SEBEKAKUM BIHA MIN ‘EHEDIN MINEL-’ALEMINE
C 7:81. Vërtet, ju të shtyrë nga epshet u afroheni burrave duke i lënë gratë. Po ju jeni popull i shfrenuar".
7:81. Ju u qaseni meshkujve me epsh - në vend të femrave. Me të vërtetë, ju jeni popull që e teproni me të këqija!”
7:81. ‘INNEKUM LETE’TUNE ER-RIXHALE SHEHWETEN MIN DUNI EN-NISA’ BEL ‘ENTUM KAWMUN MUSRIFUNE