Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 2:90. E shëmtuar është ajo për çka ata e shitën vetvetën. Atë që e shpalli All-llahu të mos e besojnë nga zilia, për shkak se All-llahu nga mirësia e Tij t'i shpallë atij që dëshiron nga robtë e vet. Andaj merituan zemërim mbi zemërim (gazep mbi gazep). Mosbesmtarët kanë dënim që i poshtërson.
2:90. Ata e shitën veten keq, kur nuk besuan në atë që shpalli Allahu, nga zilia se Allahu ia zbret shpalljen kujt të dëshirojë nga robtë e Vet. Dhe kështu tërhoqën mbi vete zemërim përmbi zemërim! Sigurisht që mohuesit i pret një dënim poshtërues.
2:90. BI’SE MA ESHTEREW BIHI ‘ENFUSEHUM ‘EN JEKFURU BIMA ‘ENZELEL-LAHU BEGJEN ‘EN JUNEZZILEL-LAHU MIN FEDLIH ‘ALA MEN JESHA’U MIN ‘IBADIHI FEBA’U BIGADEBIN ‘ALA GADEBIN WE LILKAFIRINE ‘ADHABUN MUHINUN
C 2:91. Dhe kur atyre u thuhet: "Besoni atë që e shpalli All-llahu", ata thonë: "Ne besojmë atë që na u shpall neve", kurse e mohojmë atë pas tij, edhe pse është vërtetues i atij që e kanë ata dhe është i vërtetë. Thuaj: "Nëse jeni besimtarë, pse pra i mbytnit më parë pejgamberët e All-llahut"?
2:91. Kur atyre u thuhet: “Besoni në atë që ka shpallur Allahu!” ata përgjigjen: “Ne besojmë në atë që na është shpallur neve”, duke mos besuar në atë që është zbritur më pas, ndonëse ajo është e Vërteta që pohon Shkrimet e tyre. Thuaju atyre: “Nëse ishit besimtarë, përse i vratë profetët e Allahut, atëherë kur ju erdhën?!”
2:91. WE ‘IDHA KILE LEHUM ‘AMINU BIMA ‘ENZELEL-LAHU KALU NU’UMINU BIMA ‘UNZILE ‘ALEJNA WE JEKFURUNE BIMA WERA’EHU WE HUWEL-HEKKU MUSEDDIKEN LIMA ME’AHUM KUL FELIME TEKTULUNE ‘ENBIJA’EL-LAHI MIN KABLU ‘IN KUNTUM MU’UMININE
C 2:92. Juve u pat ardhur Musai me argumente, por pas tij ju adhuruat viçin, pra ju ishit mizorë.
2:92. Musai ju solli shenja të qarta, por gjatë mungesës së tij, ju adhuruat viçin si zot, prandaj u bëtë fajtorë të mëdhenj.
2:92. WE LEKAD XHA’EKUM MUSA BIL-BEJJINATI THUMME ETTEHADHTUMUL-’IXHLE MIN BA’DIHI WE ‘ENTUM DHALIMUNE
C 2:93. (Përkujtoni) Kur morëm premtimin tuaj dhe mbi ju ngritëm kodrën Tur, (u thamë) merrni këtë që u dhamë seriozisht dhe dëgjoni (respektoni). Ata thanë: "Dëgjuam (me veshë) e kundërshtuam". E për shkak të mosbesimit të tyre, adhurimi ndaj viçit ishte përzier me gjak në zemrat e tyre. Thuaj: "Nëse jeni besimtarë, besimi juaj është duke u udhëzuar keq".
2:93. Kur morëm besën tuaj dhe ngritëm mbi ju malin e Turit, thamë: “Merreni seriozisht atë që ju kemi dhënë dhe dëgjoni!” Ju thatë: “Ne dëgjuam, por kundërshtojmë!” Për shkak të mohimit, atyre u ishte rrënjosur në zemra dashuria (dhe adhurimi) për viçin. Thuaju: “Nëse jeni vërtet besimtarë, sa gjë të keqe po ju urdhëruaka besimi juaj!”
2:93. WE ‘IDH ‘EHADHNA MITHAKAKUM WE REFA’NA FEWKAKUMUT-TURE HUDHU MA ‘ATEJNAKUM BIKUWETIN WE ESMA’U KALU SEMI’NA WE ‘ASEJNA WE ‘USHRIBU FI KULUBIHIMUL-’IXHLE BIKUFRIHIM KUL BI’SEMA JE’MURUKUM BIHI ‘IMANUKUM ‘IN KUNTUM MU’UMININE
C 2:94. Thuaj: "Nëse bota tjetër (xhenneti) tek All-llahu është vetëm për ju, e jo edhe për njerëzit e tjerë, nëse jeni të sinqertë, kërkojeni vdekjen (e shkoni më shpejtë).
2:94. Thuaju: “Nëse Shtëpia e jetës së përtejme (Xheneti) tek Allahu është vetëm për ju e jo për njerëzit e tjerë, atëherë kërkoni vdekjen, nëse ajo që thoni është e vërtetë”.
2:94. KUL ‘IN KANET LEKUMU ED-DARUL-’AHIRETU ‘INDEL-LAHI HALISETEN MIN DUNI EN-NASI FETEMENNEWL-MEWTE ‘IN KUNTUM SADIKINE
C 2:95. E për shkak të veprave të tyre (mëkateve), ata kurrë nuk e dëshirojnë atë. All-llahu di për zullumqarët.
2:95. Por ata kurrsesi nuk e dëshirojnë vdekjen për shkak të të këqijave që kanë bërë! Allahu i njeh mirë keqbërësit.
2:95. WE LEN JETEMENNEWHU ‘EBEDEN BIMA KADDEMET ‘EJDIHIM WEL-LAHU ‘ALIMUN BIDH-DHALIMINE
C 2:96. Është e sigurt se njerëzit më lakmues për të jetuar, ti ke për të gjetur ata (jehuditë), bile edhe më lakmues se idhujtarët. Ndonjëri prej tyre dëshiron të jetojë një mijë vjet, por edhe sikur të jetojë, ajo (jeta e gjatë) nuk do ta shpëtojë atë prej dënimit. All-llahu sheh çka veprojnë ata.
2:96. Dhe, vërtet, do t’i gjesh ata më lakmues për të jetuar sesa njerëzit e tjerë, madje, edhe se paganët. Secili nga ata dëshiron të jetojë njëmijë vjet; por edhe nëse jeton aq, nuk do të mund t’i ikë dënimit! Allahu i sheh punët e tyre të këqija.
2:96. WE LETEXHIDENNEHUM ‘EHRESE EN-NASI ‘ALA HEJETIN WE MINEL-LEDHINE ‘ESHREKU JEWEDDU ‘EHEDUHUM LEW JU’AMMERU ‘ELFE SENETIN WE MA HUWE BIMUZEHZIHIHI MINEL-’ADHABI ‘EN JU’AMMERE WEL-LAHU BESIRUN BIMA JA’MELUNE
C 2:97. Thuaj: "Kush është armik i Xhibrilit (është armik i All-llahut), e ai me urdhrin e All-llahut e zbriti Kur'anin në zemrën tënde, që është vërtetues i asaj që ishte më parë dhe udhërrëfyes e përgëzues për besimtarët".
2:97. Thuaju (o Muhamed) atyre që janë armiq të Xhebrailit, se ai e ka zbritur Kuranin në zemrën tënde me lejen e Allahut, si vërtetues të librave të shenjtë të mëparshëm dhe si udhërrëfyes e lajm të mirë për besimtarët.
2:97. KUL MEN KANE ‘ADUWEN LIXHIBRILE FE’INNEHU NEZZELEHU ‘ALA KALBIKE BI’IDHNI ELLAHI MUSEDDIKAN LIMA BEJNE JEDEJHI WE HUDEN WE BUSHRA LILMU’UMININE
C 2:98. Kush është armik i All-llahut, i engjëjve të Tij, i të dërguarve të Tij, i Xhibrilit dhe i Mikailit (ai është mosbesimtar), All-llahu pa dyshim është armik i mosbesimtarëve.
2:98. Kush është armik i Allahut, i engjëjve të Tij, i të dërguarve të Tij, i Xhebrailit dhe Mikailit, ta dijë se Allahu është armik i jobesimtarëve.
2:98. MEN KANE ‘ADUWEN LILLAHI WE MELA’IKETIHI WE RUSULIHI WE XHIBRILE WE MIKALE FE’INNALL-LLAHE ‘ADUWUN LILKAFIRINE
C 2:99. Ne të kemi shpallur ty (Muhammed) argumente të qarta dhe ato nuk i mohon askush, përveç atyre që kanë dalë respektit.
2:99. Ne të kemi zbritur ty shpallje e shenja të qarta, të cilave vetëm njerëzit e këqij nuk duan t’u besojnë.
2:99. WE LEKAD ‘ENZELNA ‘ILEJKE ‘AJATIN BEJJINATIN WE MA JEKFURU BIHA ‘ILLAL-FASIKUNE
C 2:100. (Nuk besojnë argumentet tona se) Sa herë që ata kanë dhënë ndonjë premtim, një grup prej tyre e hodhi atë, por shumica e tyre nuk beson.
2:100. A thua çdoherë që japin ndonjë premtim, disa prej tyre e flakin tej atë? Jo, por shumica e tyre nuk besojnë.
2:100. ‘EWEKULLEMA ‘AHEDU ‘AHDEN NEBEDHEHU FERIKUN MINHUM BEL ‘EKTHERUHUM LA JU’UMINUNE