U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Sureja: 19. Merjem
Ajete: 98
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
19:1.
Kaf, Ha, Ja, 'Ajn, Sad.
19:1.
Kâf, Hâ, Jâ, Ajn, Sád.
19:1.
Kaf, Ha, Ja, Ajin, Sad.
C
19:2.
(Ky është) Përkujtim i mëshirës së Zotit tënd ndaj robit të vet Zekerijait,
19:2.
Ky është rrëfim për mëshirën e Zotit tënd ndaj robit të Tij - Zekerijas.
19:2.
Përkujtim për mëshirën e Zotit tënd ndaj robit të Tij, Zekerijait.
19:2.
DHIKRU REHMETI RABBIKE 'ABDEHU ZEKERIJA
C
19:3.
Kur ai iu lut Zotit të vet me një zë të ulët, e
19:3.
Kur ai e thirri Zotin e vet me lutje të fshehtë
19:3.
Kur ai i bëri Zotit të tij një thirrje të fshehtë.
19:3.
'IDH NADA REBBEHU NIDA'EN HAFIJEN
C
19:4.
Tha: "Zoti im! Vërtet, mua më janë dobësuar eshtrat, më janë përhapur thinjat në kokën time, e me lutjen time ndaj Teje o Zoti im, asnjëherë nuk kam qenë i dëshpëruar".
19:4.
(duke thënë): “O Zoti im! Eshtrat tashmë më janë dobësuar, koka më ndriçon nga thinjat dhe asnjëherë nuk kam mbetur i zhgënjyer nga lutja ime për Ty, o Zoti im!
19:4.
Ai tha: "O Zoti im, me të vërtetë, eshtrat e mia janë dobësuar dhe koka ime është ndezur me thinja, por unë kurrë nuk kam qenë i dëshpëruar në lutjen time ndaj Teje, o Zoti im.
19:4.
KALE RABBI 'INNI WEHENEL-'ADHMU MINNI WE ESHTE'ALE ER-RE'SU SHEJBEN WE LEM 'EKUN BIDU'A'IKE RABBI SHEKIJAN
C
19:5.
Unë ua kam frikën pasardhësve të mi pas meje (kushërinjve, se do ta humbnin fenë), ndërsa gruaja ime është sterile, pra më fal nga ajo mirësia Jote një pasardhës (një fëmijë).
19:5.
Unë u frikësohem (sjelljeve të) të afërmve të mi pas meje, ndërsa bashkëshortja ime është beronjë; andaj, më dhuro nga ana Jote një pasardhës,
19:5.
Dhe me të vërtetë, unë kam frikë për të afërmit e mi pas meje, dhe gruaja ime është e pafrytshme. Prandaj, më dhuro nga Ti një trashëgimtar,
19:5.
WE 'INNI HIFTUL-MEWALIJE MIN WERA'I WE KANETI EMRE'ETI 'AKIREN FEHEB LI MIN LEDUNKE WELIJAN
C
19:6.
Të më trashëgojë mua dhe t'i trashëgojë ata nga familja e Jakubit, dhe bëre atë, o Zoti im, të këndshëm! (të vyeshëm)!"
19:6.
që të më trashëgojë mua dhe familjen e Jakubit. O Zoti im, bëje atë të pëlqyeshëm (për Ty)!”
19:6.
Që të më trashëgojë mua dhe familjen e Jakubit. Dhe bëje atë, o Zoti im, të kënaqur."
19:6.
JERITHUNI WE JERITHU MIN 'ALI JA'KUBE WE EXH'ALHU RABBI REDIJEN
C
19:7.
O Zekerija, Ne po të përgëzojmë ty me një djalë, emri i të cilit është Jahja, e që askush para tij nuk u emërtua me këtë emër.
19:7.
“O Zekerija, Ne po të japim lajmin e mirë për një djalë që do të quhet Jahja. Askujt nuk ia kemi dhënë këtë emër më parë”.
19:7.
O Zekerija, Ne të japim lajmin e mirë për një djalë, emri i të cilit është Jahja. Ne nuk kemi dhënë më parë askënd me këtë emër.
19:7.
JA ZEKERIJA 'INNA NUBESHSHIRUKE BIGULAMIN ESMUHU JEHJA LEM NEXH'AL LEHU MIN KABLU SEMIJEN
C
19:8.
Ai tha: "Zoti im, si do të kemë unë djalë kur gruaja ime ishte që nuk lind, e unë kam arritur pleqëri të thellë?"
19:8.
Ai tha: “O Zoti im, si mund të kem unë djalë, kur bashkëshortja ime është beronjë dhe unë kam arritur pleqërinë e thellë?!”
19:8.
Ai tha: "O Zoti im, si mund të kem një djalë, kur gruaja ime është e pafrytshme dhe unë tashmë kam arritur një pleqëri të madhe?"
19:8.
KALE RABBI 'ENNA JEKUNU LI GULAMUN WE KANET EMRE'ETI 'AKIREN WE KAD BELEGTU MINEL-KIBERI 'ITIJAN
C
19:9.
Tha: "Ja, kështu Zoti yt ka thënë: se ajo për Mua është lehtë; Unë të krijova më parë ty, që nuk ishe fare!"
19:9.
I tha: “Ashtu ka thënë Zoti yt. Kjo për mua është lehtë. Unë të kam krijuar edhe ty më parë, ndërkohë që nuk ekzistoje”.
19:9.
Tha: "Kështu do të jetë. Zoti yt ka thënë: 'Kjo është e lehtë për Mua, dhe me të vërtetë, unë të krijova ty më parë, kur ti nuk ishe asgjë.'"
19:9.
KALE KEDHALIKE KALE REBBUKE HUWE 'ALEJJE HEJJINUN WE KAD HALEKTUKE MIN KABLU WE LEM TEKU SHEJ'EN
C
19:10.
Ai (Zekerija) tha: "Zoti im, më jep mua një shenjë (që të di)!" Ai (All-llahu) tha: "Shenja jote është se, (duke qenë shëndoshë e mirë), nuk do të mund t'u flasish njerëzve tre net (e tri ditë)".
19:10.
(Zekerija) tha: “O Zoti im, më jep ndonjë shenjë!” Ai tha: “Shenja jote do të jetë se nuk do të mund të flasësh me njerëzit për tri net, ndonëse do të jesh i shëndoshë.”
19:10.
Tha: "O Zoti im, më jep një shenjë." Tha: "Shenja jote është se ti nuk do të flasësh me njerëzit për tre net, edhe pse je i shëndoshë."
19:10.
KALE RABBI EXH'AL LI 'AJETEN KALE 'AJETUKE 'ELLA TUKELLIME EN-NASE THELATHE LEJALIN SEWIJEN
C
19:11.
Dhe ai doli prej faltores para popullit të vet dhe u dha shenjë adhuroni (All-llahun) mëngjes e mbrëmje.
19:11.
Ai doli nga faltorja para popullit të vet dhe u bëri me shenjë atyre të lavdëronin Allahun në mëngjes dhe në mbrëmje!
19:11.
Atëherë ai doli te populli i tij nga vendi i faljes dhe u bëri shenjë atyre që të lavdërojnë Zotin mëngjes dhe mbrëmje.
19:11.
FEHAREXHE 'ALA KAWMIHI MINEL-MIHRABI FE'EWHA 'ILEJHIM 'EN SEBBIHU BUKRETEN WE 'ASHIJEN
C
19:12.
O Jahja, merre librin me shumë kujdes, dhe ashtu Ne i dhamë atij urtësi kur ishte fëmijë.
19:12.
(Pasi lindi djali, iu tha): “O Jahja, rroke fort Librin (Teuratin).” Dhe Ne, kur ende ishte fëmijë, i dhamë mençuri,
19:12.
O Jahja, merr Librin me forcë. Dhe Ne i dhamë atij gjykim ndërsa ishte ende fëmijë,
19:12.
JA JEHJA HUDHIL-KITABE BIKUWETIN WE 'ATEJNAHUL-HUKME SEBIJEN
C
19:13.
Dhe nga ana Jonë i mundësuam të jetë i butë, i pastër dhe respektues (i dëgjueshëm).
19:13.
butësi prej Nesh dhe dëlirësi. Ai ishte besimtar i përkushtuar
19:13.
Dhe një zemër të butë nga Ne dhe pastërti. Dhe ai ishte i devotshëm,
19:13.
WE HENANEN MIN LEDUNNA WE ZEKATEN WE KANE TEKIJÆN
C
19:14.
Edhe i sjellshëm ndaj prindërve të vet, nuk ishte kryelartë e i padëgjueshëm.
19:14.
dhe i sjellshëm ndaj prindërve të vet, nuk ishte i ashpër dhe i padëgjueshëm.
19:14.
Dhe i sjellshëm ndaj prindërve të tij, dhe ai nuk ishte arrogant dhe i pabindur.
19:14.
WE BERREN BIWALIDEJHI WE LEM JEKUN XHEBBARAN 'ASIJÆN
C
19:15.
Dhe selam (prej nesh) atij ditën kur u lind, ditën kur vdes dhe ditën kur do të ngrehet i gjallë (e përshëndetëm dhe i garantuam)!
19:15.
Paqja qoftë mbi atë ditën kur ka lindur, ditën kur të vdesë dhe në ditën kur do të ringjallet.
19:15.
Dhe paqja qoftë mbi të ditën kur ai lindi, ditën kur vdiq dhe ditën kur do të ringjallet.
19:15.
WE SELAMUN 'ALEJHI JEWME WULIDE WE JEWME JEMUTU WE JEWME JUB'ATHU HEJJEN
C
19:16.
E, përmendju në këtë libër (tregimin për) Merjemen kur ajo u largua prej familjes së saj në një vend në lindje.
19:16.
Dhe trego (o Muhamed) në Libër për Merjemen, kur u tërhoq nga familja e saj në një vend në lindje,
19:16.
Dhe përkujto në Librin Merjemen, kur ajo u tërhoq në një vend të largët për t'u izoluar.
19:16.
WE EDHKUR FIL-KITABI MERJEME 'IDH ENTEBEDHET MIN 'EHLIHA MEKANEN SHERKIJAN
C
19:17.
Ajo vuri një perde ndaj tyre, e Ne ia dërguam asaj Xhibrilin, e ai iu paraqit asaj njeri në tërësi.
19:17.
duke e fshehur veten nga ata. Ne i dërguam Shpirtin Tonë, i cili iu paraqit asaj si një njeri i plotë.
19:17.
Dhe ajo vendosi një perde për t'u mbrojtur prej tyre. Pastaj, Ne i dërguam asaj Shpirtin Tonë, dhe ai iu paraqit asaj si një njeri i përsosur.
19:17.
FATTEHADHET MIN DUNIHIM HIXHABEN FE'ERSELNA 'ILEJHA RUHENA FETEMETHTHELE LEHA BESHERAN SEWIJÆN
C
19:18.
Ajo tha: "Unë i mbështetem të Gjithëmëshirshmit prej teje, nëse je që i frikësohesh Atij (pra më le të lirë)!"
19:18.
Ajo i tha: “Unë kërkoj që të më mbrojë i Gjithëmëshirshmi prej teje, nëse i frikësohesh Allahut.
19:18.
Ajo tha: "Me të vërtetë, unë kërkoj strehim te Mëshirëploti nga ti, nëse ke frikë Allahun."
19:18.
KALET 'INNI 'A'UDHU BIR-REHMENI MINKE 'IN KUNTE TEKIJEN
C
19:19.
Ai (Xhibrili) tha: "Unë jam vetëm i dërguar (melek) i Zotit tënd për të dhuruar ty një djalë të pastër (pejgamber)".
19:19.
Ai tha: “Në të vërtetë, unë jam vetëm një i dërguar i Zotit tënd, që të të dhuroj ty një djalë të pastër.”
19:19.
Ai tha: "Unë jam vetëm një i dërguar i Zotit tënd për të të dhënë ty një djalë të pastër."
19:19.
KALE 'INNEMA 'ENA RESULU RABBIKI LI'HEBE LEKI GULAMEN ZEKIJAN
C
19:20.
Ajo tha: "Si do të kem unë djalë, kur mua nuk më është afruar njeri (nuk jam e martuar), e as nuk kam qenë e pamoralshme".
19:20.
Ajo tha: “Si mund të kem unë djalë, kur asnjë mashkull nuk më ka prekur e nuk jam as e pacipë?!”
19:20.
Ajo tha: "Si mund të kem një djalë kur asnjë burrë nuk më ka prekur dhe unë nuk kam qenë e pamoralshme?"
19:20.
KALET 'ENNA JEKUNU LI GULAMUN WE LEM JEMSESNI BESHERUN WE LEM 'EKU BEGIJEN
C
19:21.
Ai (Xhibrili) tha: "Ja, kështu ka thënë Zoti yt; ajo për Mua është lehtë, e për ta bërë atë (djalin e krijuar pa babë) argument për njerëzit e edhe mëshirë nga ana e Jonë. Kjo është çështje e kryer!"
19:21.
Iu përgjigj: “Kështu është! Zoti yt ka thënë: 'Kjo për Mua është e lehtë. Ne do ta bëjmë atë shenjë për njerëzit dhe mëshirë nga ana Jonë'. Dhe kjo është punë e kryer.”
19:21.
Ai tha: "Kështu do të jetë. Zoti yt ka thënë: 'Kjo është e lehtë për Mua, dhe Ne do ta bëjmë atë një shenjë për njerëzit dhe një mëshirë nga Ne. Dhe kjo është një çështje e përcaktuar.'"
19:21.
KALE KEDHALIKI KALE REBBUKI HUWE 'ALEJJE HEJJINUN WE LINEXH'ALEHU 'AJETEN LILNNASI WE REHMETEN MINNA WE KANE 'EMREN MEKDIJAN
C
19:22.
Ajo e barti atë (Isain), andaj (me të në bark) u izolua në një vend të largët.
19:22.
Ajo mbeti me barrë e u tërhoq me të në një vend të largët.
19:22.
Prandaj, ajo e mbarti atë dhe shkoi me të në një vend të largët.
19:22.
FEHEMELET/HU FANTEBEDHET BIHI MEKANEN KASIJAN
C
19:23.
E dhembja (e lindjes) e mbështeti atë te një trup i hurmës. Ajo tha: "Ah sa mirë ka qenë për mua të kisha vdekur para kësaj e të isha e harruar që moti!"
19:23.
Dhembjet e lindjes e detyruan atë që të shkonte te trungu i një hurme. Ajo tha: “Ah, sikur të kisha vdekur para kësaj (ngjarjeje) dhe të isha harruar krejt!”
19:23.
Dhe dhimbjet e lindjes e çuan atë te trungu i një hurme. Ajo tha: "Ah, sikur të kisha vdekur para kësaj dhe të isha harruar plotësisht!"
19:23.
FE'EXHA'EHAL-MEHADU 'ILA XHIDH'I EN-NEHLETI KALET JA LEJTENI MITTU KABLE HADHA WE KUNTU NESJEN MENSIJAN
C
19:24.
E prej së poshtmi atë e thirri (Xhibrili): "Mos u brengos, Zoti yt bëri pranë teje një përrockë (uji)".
19:24.
Një zë e thirri nga poshtë: “Mos u pikëllo, se Zoti yt të ka bërë një burim uji poshtë teje!
19:24.
Atëherë, ai i thirri asaj nga poshtë: "Mos u pikëllo. Zoti yt ka bërë një rrjedhë uji nën ty.
19:24.
FENADAHA MIN TEHTIHA 'ELLA TEHZENI KAD XHE'ALE REBBUKI TEHTEKI SERIJEN
C
19:25.
E ti shkunde trupin e hurmës se do të bijnë ty hurma të freskëta.
19:25.
Shkunde trungun e palmës, që të bien mbi ty hurma të freskëta!
19:25.
Dhe shkund mbi veten tënde trungun e hurmës; ajo do të lëshojë mbi ty hurma të freskëta dhe të pjekura.
19:25.
WE HUZZI 'ILEJKI BIXHIDH'I EN-NEHLETI TUSAKIT 'ALEJKI RUTEBEN XHENIJAN
C
19:26.
Ti pra, ha pi e qetësohu, dhe nëse sheh ndonjë prej njerëzve thuaj: "Unë kam vendosur heshtje për hir të Gjithëmëshirshmit, andaj asnjë njeriu sot nuk i flas!"
19:26.
Ha, pi dhe qetësohu. Nëse vëren ndonjë njeri, i thuaj: “Unë jam betuar në të Gjithëmëshirshmin se do të agjëroj, prandaj sot nuk do të flas me askënd.”
19:26.
Prandaj, ha, pi dhe qetësohu. Por nëse sheh ndonjë njeri, thuaj: 'Unë kam bërë një zotim agjërimi te Mëshirëploti, prandaj unë nuk do të flas sot me asnjë njeri.'"
19:26.
FEKULI WE ESHREBI WE KARRI 'AJNEN FE'IMMA TEREJNNE MINEL-BESHERI 'EHEDAN FEKULI 'INNI NEDHERTU LILRREHMENI SEWMÆN FELEN 'UKELLIMEL-JEWME 'INSIJÆN
C
19:27.
Dhe duke e bartur ngryk shkoi me të te të afërmit e vet ata i thanë: "Oj Merjeme, ke bërë një punë shumë të keqe!"
19:27.
Dhe u kthye te populli i vet, duke mbajtur fëmijën. Ata i thanë: “O Merjeme, ke bërë diçka të turpshme!
19:27.
Pastaj ajo e solli atë te populli i saj, duke e mbajtur atë. Ata thanë: "O Merjeme, me të vërtetë, ti ke sjellë diçka të paimagjinueshme.
19:27.
FE'ETET BIHI KAWMEHA TEHMILUHU KALU JA MERJEMU LEKAD XHI'TI SHEJ'EN FERIJAN
C
19:28.
Oj motra e Harunit, babai yt nuk ishte njeri i prishur e as nëna jote nuk ka qenë e pamoralshme!
19:28.
O motra e Harunit! Babai yt nuk ka qenë njeri i keq, as nëna jote nuk ka qenë grua e shthurur.”
19:28.
O motra e Harunit, babai yt nuk ishte njeri i keq dhe nëna jote nuk ishte e pamoralshme."
19:28.
JA 'UHTE HARUNE MA KANE 'EBUKI EMRE'E SEW'IN WE MA KANET 'UMMUKI BEGIJEN
C
19:29.
Atëherë ajo u dha shenjë kah ai (Isai). Ata thanë: "Si t'i flasim atij që është foshnjë në djep?"
19:29.
Ajo bëri me shenjë nga i biri. Ata thanë: “Si t'i flasim ne fëmijës që është në djep?”
19:29.
Atëherë ajo tregoi drejt tij. Ata thanë: "Si mund të flasim me një që është fëmijë në djep?"
19:29.
FE'ESHARET 'ILEJHI KALU KEJFE NUKELLIMU MEN KANE FIL-MEHDI SEBIJEN
C
19:30.
Ai (Isai) tha: "Unë jam rob i All-llahut, mua më ka dhënë (ka caktuar të më japë) librin dhe më ka bërë Pejgamber.
19:30.
Ai (Isai në djep) tha: “Unë jam rob i Allahut. Ai më ka dhënë Librin (Ungjillin), më ka bërë profet
19:30.
Ai tha: "Me të vërtetë, unë jam rob i Allahut. Ai më ka dhënë Librin dhe më ka bërë të dërguar.
19:30.
KALE 'INNI 'ABDU ELLAHI 'ATANIJEL-KITABE WE XHE'ALENI NEBIJEN
C
19:31.
Më ka bërë dobiprurës kudo që të jem dhe më ka porositur me namaz (falje) e zeqatë për sa të jem gjallë!
19:31.
dhe më ka bërë të bekuar kudo që të jem. Ai më ka porositur që të falem e të jap zeqat sa të jem gjallë
19:31.
Dhe Ai më ka bërë të bekuar kudo që të jem dhe më ka urdhëruar të fal namazin dhe të jap zekatin përderisa të jem gjallë,
19:31.
WE XHE'ALENI MUBAREKEN 'EJNE MA KUNTU WE 'EWSANI BIS-SELATI WE EZ-ZEKÆTI MA DUMTU HEJJÆN
C
19:32.
Më ka bërë të mirësjellshëm ndaj nënës sime, e nuk më ka bërë kryelartë as të padëgjueshëm!
19:32.
dhe që të jem i mirë ndaj nënës sime dhe nuk më ka bërë të ashpër dhe të padëgjueshëm.
19:32.
Dhe të jem i sjellshëm ndaj nënës sime, dhe Ai nuk më ka bërë të dhunshëm dhe të mjerë.
19:32.
WE BERREN BIWALIDETI WE LEM JEXH'ALNI XHEBBARAN SHEKIJÆN
C
19:33.
Selami (shpëtimi prej All-llahut) është me mua ditën kur u linda, ditën kur të vdes dhe ditën kur të dal (prej varrit) i gjallë!"
19:33.
Le të jetë paqja e shpëtimi mbi mua, në ditën që kam lindur, në ditën që do të vdes dhe në ditën që do të ringjallem!”
19:33.
Dhe paqja qoftë mbi mua ditën kur linda, ditën kur do të vdes dhe ditën kur do të ringjallem."
19:33.
WE ES-SELAMU 'ALEJJE JEWME WULIDTU WE JEWME 'EMUTU WE JEWME 'UB'ATHU HEJJEN
C
19:34.
Kjo është (fjalë) e vërtetë, rreth Isait, birit të Merjemes në të cilin ata shkaktojnë dyshime.
19:34.
Ky është Isai, i biri i Merjemes. Kjo është fjala e vërtetë, për të cilën ata dyshojnë dhe diskutojnë.
19:34.
Kjo është Isai, biri i Merjemes, fjala e së vërtetës për të cilën ata dyshojnë.
19:34.
DHALIKE 'ISA EBNU MERJEME KAWLEL-HEKKIL-LEDHI FIHI JEMTERUNE
C
19:35.
Nuk i takoi (nuk ka nevojë) All-llahu të ketë ndonjë fëmijë, i pastër është Ai, kur dëshiron një send Ai vetëm i thotë atij: Bëhu!". Ai menjëherë bëhet.
19:35.
Allahu nuk ka mbetur të marrë dikë për bir. Qoftë i lavdëruar Ai! Kur vendos diçka, Ai vetëm thotë për të “Bëhu!” dhe ajo bëhet.
19:35.
Nuk i takon Allahut të marrë një fëmijë. I Lartësuar qoftë Ai! Kur Ai cakton një çështje, Ai vetëm thotë për të: 'Bëhu!' dhe ajo bëhet.
19:35.
MA KANE LILLAHI 'EN JETTEHIDHE MIN WELEDIN SUBHANEHU 'IDHA KADA 'EMREN FE'INNEMA JEKULU LEHU KUN FEJEKUNU
C
19:36.
(Isai i tha popullit të vet) Dhe se All-llahu është Zoti im dhe Zoti juaj, pra adhurojeni Atë, kjo është rrugë (fé) e drejtë.
19:36.
(Isai tha): “Vërtet, Allahu është Zoti im dhe Zoti juaj; andaj adhuroni vetëm Atë! Kjo është udha e drejtë”.
19:36.
Dhe me të vërtetë, Allahu është Zoti im dhe Zoti juaj, prandaj adhurojeni Atë. Kjo është një rrugë e drejtë.
19:36.
WE 'INNALL-LLAHE RABBI WE REBBUKUM FA'BUDUHU HADHA SIRATUN MUSTEKIMUN
C
19:37.
Po grupet u kundërshtuan mes vete (rreth Isait). Të mjerët ata që nuk besuan se çka kanë për të parë ditën e madhe!
19:37.
E megjithatë, sektet u përçanë në lidhje me atë. Mjerë ata që nuk besojnë për takimin e një Dite të madhe (Ditës së Kiametit)!
19:37.
Por grupet ndryshuan mes tyre. Prandaj, mjerë ata që mohojnë nga prania e një dite të madhe.
19:37.
FAHTELEFEL-'EHZABU MIN BEJNIHIM FEWEJLUN LILLEDHINE KEFERU MIN MESH/HEDI JEWMIN 'ADHIMIN
C
19:38.
Ditën kur do të na paraqiten ata Neve, sa mirë do të dëgjojnë dhe shohin (ose njerëzit do të dëgjojnë e shohin çka i gjen ata), por tash për tash (në këtë jetë) zullumqarët janë të humbur qartë.
19:38.
E sa mirë do të dëgjojnë e do të shohin atë Ditë, kur do të vijnë te Ne! Por, sot keqbërësit janë në humbje të qartë!
19:38.
Sa mirë do të dëgjojnë dhe do të shohin atë ditë kur do të vijnë tek Ne! Por të padrejtët sot janë në humbje të qartë.
19:38.
'ESMI' BIHIM WE 'EBSIR JEWME JE'TUNENA LEKINI EDH-DHALIMUNEL-JEWME FI DELALIN MUBININ
C
19:39.
Ti tërhiqju atyre vërejtjen për ditën e dëshpërimit, kur të marrë fund çështja (e përgjegjësisë e dikush në xhennet, dikush në zjarr), se ata (sot) janë të painformuar, dhe ata nuk janë duke besuar.
19:39.
Paralajmëroji ata (o Muhamed) për Ditën e Pikëllimit, kur do të japin llogari, ndonëse tani ata janë të shkujdesur dhe nuk besojnë.
19:39.
Dhe paralajmëroji ata për ditën e pikëllimit, kur çështja të jetë vendosur, ndërkohë që ata janë të pavëmendshëm dhe nuk besojnë.
19:39.
WE 'ENDHIRHUM JEWMEL-HESRETI 'IDH KUDIJEL-'EMRU WE HUM FI GAFLETIN WE HUM LA JU'UMINUNE
C
19:40.
S'ka dyshim se Ne e trashëgojmë (na mbetet) tokën dhe çka ka në të, dhe te Ne do të jetë e ardhmja e tyre.
19:40.
Vërtet, jemi Ne që e trashëgojmë Tokën dhe gjithçka gjendet në të dhe ata te Ne do të kthehen.
19:40.
Me të vërtetë, Ne trashëgojmë tokën dhe gjithçka që është mbi të, dhe ata do të kthehen tek Ne.
19:40.
'INNA NEHNU NERITHUL-'ERDE WE MEN 'ALEJHA WE 'ILEJNA JURXHA'UNE
C
19:41.
Përkujtoju (lexoju idhujtarëve e të tjerëve) në Libër (në Kur'an) Ibrahimin. Ai vërtet ishte shumë i drejtë dhe pejgamber.
19:41.
Trego në Libër për Ibrahimin! Ai ishte njeri i së vërtetës dhe profet.
19:41.
Dhe përkujto në Librin Ibrahimin. Me të vërtetë, ai ishte një i vërtetë dhe një profet.
19:41.
WE EDHKUR FIL-KITABI 'IBRAHIME 'INNEHU KANE SIDDIKEN NEBIJAN
C
19:42.
Kur babait të vet i tha: "O babai im, pse adhuron atë që as nuk dëgjon, as nuk sheh, e as nuk ke asgjë prej tij?
19:42.
Ai i tha të atit: “O babai im, përse adhuron atë që as nuk dëgjon, as nuk sheh e as që mund të të sjellë ndonjë dobi?
19:42.
Kur ai i tha babait të tij: "O baba im, përse adhuron atë që nuk dëgjon, as nuk sheh dhe as nuk të sjell dobi?"
19:42.
'IDH KALE LI'EBIHI JA 'EBETI LIME TA'BUDU MA LA JESMA'U WE LA JUBSIRU WE LA JUGNI 'ANKE SHEJ'EN
C
19:43.
O babai im, mua më është dhënë nga dituria çka ty nuk të është dhënë, andaj më dëgjo se unë të udhëzoj në rrugë të drejtë.
19:43.
O babai im, mua më ka ardhur prej diturisë, çfarë s'të ka ardhur ty; andaj ndiqmë mua dhe unë do të të udhëzoj në rrugën e drejtë!
19:43.
O baba im, me të vërtetë, ka ardhur tek unë një dije që nuk ka ardhur tek ti. Prandaj, më ndiq mua; unë do të të udhëzoj në një rrugë të drejtë.
19:43.
JA 'EBETI 'INNI KAD XHA'ENI MINEL-'ILMI MA LEM JE'TIKE FE ETTEBI'NI 'EHDIKE SIRATEN SEWIJAN
C
19:44.
O babai im, mos adhuro djallin, sepse djalli është kundërshtar i Mëshiruesit.
19:44.
O babai im, mos adhuro djallin, sepse ai është gjithmonë i pabindur ndaj të Gjithëmëshirshmit.
19:44.
O babai im, mos e adhuro shejtanin. Me të vërtetë, shejtani ishte i pabindur ndaj të Gjithëmëshirshmit.
19:44.
JA 'EBETI LA TA'BUDI ESH-SHEJTANE 'INNE ESH-SHEJTANE KANE LILRREHMENI 'ASIJEN
C
19:45.
O babai im, unë kam frikë se do të godet ndonjë dënim prej të Gjithëmëshirshmit e do të jeshë shok i djallit!"
19:45.
O babai im, unë kam frikë se mos të vjen ndonjë dënim nga i Gjithëmëshirshmi e kështu të bëhesh i afërm i djallit”!
19:45.
O babai im, unë kam frikë se mos të të prekë ndonjë ndëshkim nga i Gjithëmëshirshmi dhe të bëhesh mik i shejtanit.
19:45.
JA 'EBETI 'INNI 'EHAFU 'EN JEMESSEKE 'ADHABUN MINE ER-REHMANI FETEKUNE LILSHSHEJTANI WELIJEN
C
19:46.
Ai (babai) tha: "A ti, Ibrahim, i refuzon zotat e mi? Nëse nuk ndalesh (së fyeri ndaj zotave të mi), unë do të gurëzoj, ndaj largohu prej meje për një kohë të gjatë!"
19:46.
Ai u përgjigj: “O Ibrahim! Si guxon t'i hedhësh poshtë zotat e mi?! Nëse nuk heq dorë, unë do të të mbys me gurë; andaj, largohu prej meje për një kohë të gjatë”!
19:46.
Tha: "A po i refuzon ti zotat e mi, o Ibrahim? Nëse nuk ndalon, unë me siguri do të të vras me gurë. Prandaj, largohu nga unë për një kohë të gjatë."
19:46.
KALE 'ERAGIBUN 'ENTE 'AN 'ALIHETI JA 'IBRAHIMU LE'IN LEM TENTEHI LE'ERXHUMENNEKE WE EHXHURNI MELIJEN
C
19:47.
Ai (Ibrahimi) tha: "Qofsh i lirë prej meje! Unë do ta lus Zotin tim për të falur ty, pse ai (babai) ishte i kujdesshëm ndaj meje.
19:47.
Ibrahimi tha: “Shpëtimi qoftë mbi ty! Do t'i lutem Zotit tim që të të falë. Me të vërtetë, Ai është i mirë me mua.
19:47.
Tha: "Paqja qoftë mbi ty. Unë do të kërkoj falje për ty te Zoti im. Me të vërtetë, Ai ka qenë shumë i mirë ndaj meje.
19:47.
KALE SELAMUN 'ALEJKE SE'ESTEGFIRU LEKE RABBI 'INNEHU KANE BI HEFIJEN
C
19:48.
Unë po largohem prej jush dhe prej çka adhuroni ju pos All-llahut, e shpresoj se me adhurimin ndaj Zotit tim nuk do të jem i humbur!"
19:48.
Po largohem nga ju dhe nga gjithçka që ju adhuroni në vend të Allahut. Do t'i lutem Zotin tim, sepse jam i sigurt se nuk do të jem fatkeq me lutjet që ia bëj Zotit tim.”
19:48.
Dhe unë do të largohem nga ju dhe nga ajo që ju i thërrisni përveç Allahut, dhe unë do t'i thërras Zotit tim. Ndoshta, unë nuk do të jem i pafat në thirrjen time te Zoti im."
19:48.
WE 'A'TEZILUKUM WE MA TED'UNE MIN DUNI ELLAHI WE 'ED'U RABBI 'ASA 'ELLA 'EKUNE BIDU'A'I RABBI SHEKIJEN
C
19:49.
E pasi u largua prej tyre dhe prej çka adhuronin ata pos All-llahut, Ne i dhuruam atij Is'hakun dhe Jakubin dhe që të dy i bëmë pejgamberë.
19:49.
Dhe, kur u largua nga ata dhe nga idhujt që i adhuronin në vend të Allahut, Ne i dhuruam atij Is'hakun dhe Jakubin dhe që të dy i bëmë profetë.
19:49.
Pastaj, kur ai u largua prej tyre dhe nga ajo që ata adhuronin përveç Allahut, Ne i dhuruam atij Is'hakun dhe Jakubin. Dhe secilin prej tyre Ne e bëmë një profet.
19:49.
FELEMMA A'TEZELEHUM WE MA JA'BUDUNE MIN DUNI ELLAHI WEHEBNA LEHU 'ISHAKA WE JA'KUBE WE KULLA XHE'ALNA NEBIJEN
C
19:50.
Dhe atyre (të gjithëve) u dhamë (të mira) nga mëshira Jonë, edhe i bëmë që të jenë të përmendur për të mirë (ndër njerëz).
19:50.
Ne u dhuruam atyre mëshirën Tonë dhe bëmë që ata të lavdërohen e të përmenden me nder.
19:50.
Dhe Ne u dhamë atyre nga mëshira Jonë dhe u dhuruam atyre një gjuhë të lartë të vërtetësisë.
19:50.
WE WEHEBNA LEHUM MIN REHMETINA WE XHE'ALNA LEHUM LISANE SIDKIN 'ALIJEN
C
19:51.
Përmendju në Libër (tregimin për) Musain! Ai ishte i zgjedhur (prej Zotit) dhe ishte i dërguar, pejgamber.
19:51.
Trego në Libër edhe për Musain! Njëmend, Ai ishte i përzgjedhur, ishte i dërguar dhe profet.
19:51.
Dhe përkujto në Librin Musan. Me të vërtetë, ai ishte i zgjedhur, dhe ai ishte një i dërguar dhe profet.
19:51.
WE EDHKUR FIL-KITABI MUSA 'INNEHU KANE MUHLESEN WE KANE RESULAN NEBIJÆN
C
19:52.
Dhe Ne e thirrëm nga ana e djathtë e kodrës Tur, e afruam për t'i folur (ta dëgjojë bisedën tonë).
19:52.
Ne e thirrëm atë nga ana e djathtë e malit Tur, duke e afruar në një bisedë të fshehtë
19:52.
Dhe Ne e thirrëm atë nga ana e djathtë e malit dhe e afruam atë për një bisedë të veçantë.
19:52.
WE NADEJNAHU MIN XHANIBIT-TURIL-'EJMENI WE KARREBNAHU NEXHIJEN
C
19:53.
Nga mëshira Jonë ia dhamë vëllain e tij Harunin, pejgamber.
19:53.
dhe, nga mëshira Jonë, i dhuruam të vëllanë, Harunin, si profet.
19:53.
Dhe Ne ia dhamë atij nga mëshira Jonë vëllanë e tij Harunin si një profet.
19:53.
WE WEHEBNA LEHU MIN REHMETINA 'EHAHU HARUNE NEBIJEN
C
19:54.
Përkujtoju në këtë Libër Ismailin! Ai ka qenë shumë besnik në premtim (premtoi të bëhet kurban) dhe i dërguar, pejgamber.
19:54.
Trego në Libër për Ismailin! Vërtet, ai ishte i sinqertë në premtimet e veta, ishte i dërguar dhe profet.
19:54.
Dhe përkujto në Librin Ismailin. Me të vërtetë, ai ishte i përpiktë në mbajtjen e premtimit të tij dhe ishte një i dërguar dhe profet.
19:54.
WE EDHKUR FIL-KITABI 'ISMA'ILE 'INNEHU KANE SADIKAL-WA'DI WE KANE RESULEN NEBIJAN
C
19:55.
Ai urdhëronte familjen e vet me faljen e namazit dhe me zeqatë, dhe ishte shumë i pranishëm te Zoti i tij.
19:55.
Ai e urdhëronte popullin e vet që të falte namazin e të jepte zeqatin dhe ishte i mirëpritur te Zoti i vet.
19:55.
Dhe ai urdhëronte familjen e tij për namaz dhe zekat, dhe ai ishte i kënaqur te Zoti i tij.
19:55.
WE KANE JE'MURU 'EHLEHU BIS-SELETI WE EZ-ZEKATI WE KANE 'INDE RABBIHI MERDIJÆN
C
19:56.
Përkujtoju në libër edhe Idrisin! Ai ishte shumë i drejtë dhe pejgamber.
19:56.
Trego në Libër për Idrizin! Ai ishte njeri i së vërtetës dhe profet.
19:56.
Dhe përkujto në Librin Idrisin. Me të vërtetë, ai ishte një i vërtetë dhe një profet.
19:56.
WE EDHKUR FIL-KITABI 'IDRISE 'INNEHU KANE SIDDIKEN NEBIJAN
C
19:57.
Ne e ngritëm atë në një vend të lartë (ia ngritëm lart famën).
19:57.
Ne e ngritëm atë në vend të lartë.
19:57.
Dhe Ne e ngritëm atë në një vend të lartë.
19:57.
WE REFA'NAHU MEKANEN 'ALIJAN
C
19:58.
Këta (të përmendur) ishin që All-llahu i gradoi nga pejgamberët pasardhës të Ademit, prej pasardhësve të atyre që i patëm bartur (në anije) bashkë me Nuhun, prej pasardhësve të Ibrahimit dhe të Jakubit (Israilët), dhe prej atyre që i udhëzuam dhe i bëmë të zgjedhur; kur u lexoheshin atyre ajetet e Zotit, binin në sexhde dhe qanin.
19:58.
Këta janë ata, të cilët Allahu i begatoi (me hirin e Tij) nga profetët pasardhës të Ademit, të atyre që Ne i mbartëm me Nuhun, nga pasardhësit e Ibrahimit dhe të Izraelit dhe nga ata që Ne i udhëzuam dhe i zgjodhëm. Kur iu lexoheshin vargjet e të Gjithëmëshirshmit, binin duke bërë sexhde dhe qanin.
19:58.
Këta janë ata të cilëve Allahu u ka dhuruar mirësi: nga profetët, pasardhësit e Ademit, dhe nga ata që Ne i bartëm me Nuhun, dhe nga pasardhësit e Ibrahimit dhe të Israilit, dhe nga ata që Ne i udhëzuam dhe zgjodhëm. Kur atyre u lexoheshin ajetet e Mëshirëplotit, ata binin në sexhde dhe qanin.
19:58.
'ULA'IKEL-LEDHINE 'EN'AMEL-LAHU 'ALEJHIM MINE EN-NEBIJINE MIN DHURRIJETI 'ADEME WE MIMMEN HEMELNA ME'A NUHIN WE MIN DHURRIJETI 'IBRAHIME WE 'ISRA'ILE WE MIMMEN HEDEJNA WE EXHTEBEJNA 'IDHA TUTLA 'ALEJHIM 'AJATU ER-REHMANI HARRU SUXHXHEDEN WE BUKIJAN
C
19:59.
E pas tyre (të mirëve) erdhën pasardhës të këqij, që e lanë namazin e u dhanë pas kënaqësive (trupore), e më vonë do të hidhen në çdo të keqe (ose në Gaja).
19:59.
Pas atyre erdhën brezni, që e braktisën faljen e namazit dhe ndoqën epshet e veta. Ata do të pësojnë dënimin e madh,
19:59.
Por pas tyre erdhën gjenerata që e humbën namazin dhe ndoqën dëshirat e tyre. Prandaj, ata do të hedhen në Gabim,
19:59.
FEHALEFE MIN BA'DIHIM HALFUN 'EDA'U ES-SELETE WE ETTEBA'U ESH-SHEHEWATI FESEWFE JELKAWNE GAJJAN
C
19:60.
Me përjashtim të atij që pendohet dhe beson e bën vepra të mira, të tillët do të hyjnë në xhennet dhe atyre nuk u bëhet kurrëfarë e padrejtë.
19:60.
përveç atyre që pendohen, që besojnë dhe bëjnë punë të mirë. Këta do të hyjnë në Xhenet dhe nuk do t'u bëhet kurrfarë padrejtësie;
19:60.
Përveç atyre që pendohen, besojnë dhe bëjnë vepra të mira. Këta do të hyjnë në Xhenet dhe nuk do t'u bëhet padrejtësi aspak.
19:60.
'ILLA MEN TABE WE 'AMENE WE 'AMILE SALIHEN FE'ULA'IKE JEDHULUNEL-XHENNETE WE LA JUDHLEMUNE SHEJ'AN
C
19:61.
Ato janë xhennetet e Adnit, që Mëshiruesi u pat premtuar robve të vet, pa i parë ata (i besuan pa i parë), e premtimi i Tij është i kryer.
19:61.
në kopshtet e Adnit, që i Gjithëmëshirshmi ua ka premtuar robërve të Vet, edhe pse ende nuk e kanë parë. Me të vërtetë, premtimi i Tij është i sigurt.
19:61.
Xhenetet e begatisë, që Mëshirëploti ua ka premtuar robërve të Tij të fshehtë. Me të vërtetë, premtimi i Tij do të përmbushet.
19:61.
XHENNATI 'ADNIN ELLETI WE'ADE ER-REHMANU 'IBADEHU BIL-GAJBI 'INNEHU KANE WA'DUHU ME'TIJEN
C
19:62.
Aty nuk dëgjojnë fjalë boshe, por vetëm përshëndetje. Aty kanë ushqimin e vet (të llojllojshëm) mëngjes e mbrëmje.
19:62.
Aty nuk do të dëgjojnë llomotitje, por vetëm fjalë përshëndetjeje për paqe dhe do të ushqehen në mëngjes dhe në mbrëmje.
19:62.
Ata nuk do të dëgjojnë në të as fjalë boshe dhe as mëkat, por vetëm paqe. Dhe ata do të kenë furnizimin e tyre në mëngjes dhe në mbrëmje.
19:62.
LA JESMA'UNE FIHA LEGWEN 'ILLA SELAMEN WE LEHUM RIZKUHUM FIHA BUKRETEN WE 'ASHIJAN
C
19:63.
Ato janë xhennetet që do t'ua trashëgojmë robve Tanë që ishin të ruajtur.
19:63.
Ky është Xheneti që Ne ua japim në trashëgim robërve Tanë të përkushtuar.
19:63.
Ky është Xheneti që Ne ua trashëgojmë robërve Tanë që kanë qenë të devotshëm.
19:63.
TILKEL-XHENNETU ELLETI NURITHU MIN 'IBADINA MEN KANE TEKIJEN
C
19:64.
Ne (engjëjt, thotë Xhibrili) nuk zbresim (nuk vijmë) vetëm me urdhrin e Zotit tënd. Vetëm Atij i takon e tërë çështja e tashme, e ardhme dhe mes tyre, e Zoti yt nuk është që harron.
19:64.
(Xhebraili tha): “Ne (engjëjt) zbresim vetëm me urdhrin e Zotit tënd. Atij i përket gjithçka që është para nesh, gjithçka që është pas nesh dhe gjithçka që është në mes. Dhe Zoti yt nuk harron kurrë”.
19:64.
Ne nuk zbresim përveçse me urdhrin e Zotit tënd. Atij i përket gjithçka që është para nesh, gjithçka që është pas nesh dhe gjithçka që është ndërmjet këtyre. Zoti yt nuk është i pavëmendshëm ndaj asgjëje.
19:64.
WE MA NETENEZZELU 'ILLA BI'EMRI RABBIKE LEHU MA BEJNE 'EJDINA WE MA HALFENA WE MA BEJNE DHALIKE WE MA KANE REBBUKE NESIJEN
C
19:65.
Ai është Zot i qiejve dhe i tokës dhe çka ka midis tyre, pra Atë adhuroje, e në adhurimin ndaj Tij bëhu i qëndrueshëm. A di për Të ndonjë emnak (adash)?!"
19:65.
Ai është Zoti i qiejve, i Tokës dhe i gjithçkaje që është midis tyre, prandaj, vetëm Atë adhuroje dhe bëhu i qëndrueshëm në adhurimin ndaj Atij. A njeh ti ndokënd që ka Emrin e Tij?!
19:65.
Ai është Zoti i qiejve dhe i tokës dhe gjithçkaje që është ndërmjet tyre. Prandaj, adhuroje Atë dhe bëhu i durueshëm në adhurimin e Tij. A njeh ti ndonjë të barabartë me Atë?
19:65.
REBBU ES-SEMAWATI WEL-'ERDI WE MA BEJNEHUMA FA'BUD/HU WE ESTEBIR LI'IBADETIHI HEL TA'LEMU LEHU SEMIJEN
C
19:66.
E njeriu thotë: "A thua njëmend pasi të vdes do të nxirrem i gjallë (do të ringjallem)?"
19:66.
Njeriu thotë: “Vallë, pasi të vdes, a do të ringjallem përsëri?”
19:66.
Dhe njeriu thotë: "A pasi të kem vdekur, a do të nxirrem i gjallë?"
19:66.
WE JEKULUL-'INSANU 'E'IDHA MA MITTU LESEWFE 'UHREXHU HEJJEN
C
19:67.
Po, a nuk po mendon njeriu se Ne e krijuam atë më parë kur ai nuk ishte asgjë?
19:67.
A nuk e mban mend njeriu se Ne e kemi krijuar atë, kur ende nuk ishte asgjë?!
19:67.
A nuk kujton njeriu se Ne e krijuam atë më parë, kur ai nuk ishte asgjë?
19:67.
'EWELA JEDHKURUL-'INSANU 'ENNA HALEKNAHU MIN KABLU WE LEM JEKU SHEJ'EN
C
19:68.
Pasha Zotin tënd, Ne do t'i tubojmë (pas ringjalljes) ata bashkë me djajtë dhe do t'i afrojmë ata rreth xhehennemit të gjunjëzuar.
19:68.
Për Zotin tënd! Ne do t'i tubojmë ata dhe djajtë, pastaj do t'i sjellim ata të gjunjëzuar rreth Xhehenemit!
19:68.
Prandaj, për Zotin tënd, Ne do t'i mbledhim ata dhe shejtanët, pastaj do t'i paraqesim ata të gjunjëzuar përreth Xhehenemit.
19:68.
FEWEREBBIKE LENEHSHURENNEHUM WE ESH-SHEJATINE THUMME LENUHDIRENNEHUM HEWLE XHEHENNEME XHITHIJEN
C
19:69.
Pastaj, nga secili grup do t'i kapim ata që kishin qenë më jorespektues ndaj të Gjithmëshërshmit.
19:69.
Pastaj do të ndajmë prej çdo grupi atë që ka qenë më kokëfortë ndaj të Gjithëmëshirshmit.
19:69.
Pastaj, Ne do të nxjerrim nga çdo grup atë më të pabindurin ndaj Mëshirëplotit.
19:69.
THUMME LENENZI'ANNE MIN KULLI SHI'ATIN 'EJJUHUM 'ESHEDDU 'ALA ER-REHMANI 'ITIJEN
C
19:70.
E Ne e dimë më së miri se cili prej tyre ka më meritë të hedhet në të.
19:70.
Ne pastaj e dimë më së miri se kush prej tyre e ka merituar të digjet në të.
19:70.
Pastaj, Ne e dimë më së miri për ata që janë më të denjë për t'u hedhur në të.
19:70.
THUMME LENEHNU 'A'LEMU BIEL-LEDHINE HUM 'EWLA BIHA SILIJEN
C
19:71.
Dhe nuk ka asnjë prej jush që nuk do t'i afrohet atij. Ky (kontaktim i xhehennemit) është vendim i kryer i Zotit tënd.
19:71.
Dhe nuk ka asnjë prej jush që të mos arrijë tek ai (Xhehenemi). Kjo është vendosur prerazi nga Zoti yt.
19:71.
Dhe nuk ka asnjë prej jush që të mos kalojë mbi të. Kjo është një detyrë e caktuar nga Zoti yt.
19:71.
WE 'IN MINKUM 'ILLA WE ERIDUHA KANE 'ALA RABBIKE HETMEN MEKDIJAN
C
19:72.
Pastaj, (pas kalimit pranë tij) do t'i shpëtojmë ata që ishin ruajtur (mëkateve), e zullumqarët do t'i lëmë aty të gjunjëzuar.
19:72.
Pastaj do t'i shpëtojmë ata që kanë qenë besimtarë dhe do t'i lëmë keqbërësit të gjunjëzuar në të.
19:72.
Pastaj Ne do t'i shpëtojmë ata që ishin të devotshëm dhe do t'i lëmë keqbërësit aty të gjunjëzuar.
19:72.
THUMME NUNEXHXHIL-LEDHINE ETTEKAW WE NEDHERU EDH-DHALIMINE FIHA XHITHIJEN
C
19:73.
E kur u lexoheshin atyre ajetet tona të argumentuara, ata që nuk kishin besuar u thoshin atyre që kishin besuar: "Cili grup (ne ose ju) ka vend jete më të mirë dhe kuvend më autoritativ?"
19:73.
Kur u lexohen vargjet Tona të qarta, jobesimtarët u thonë atyre që kanë besuar: “Cili grup ka pozitë më të mirë dhe rreth më të mirë?”
19:73.
Dhe kur u lexohen atyre ajetet Tona të qarta, ata që nuk besojnë thonë atyre që besojnë: "Cili nga të dy grupet ka një vend më të mirë dhe një shoqëri më të mirë?"
19:73.
WE 'IDHA TUTLA 'ALEJHIM 'AJATUNA BEJJINATIN KALEL-LEDHINE KEFERU LILLEDHINE 'AMENU 'EJJUL-FERIKAJNI HAJRUN MEKAMEN WE 'EHSENU NEDIJAN
C
19:74.
E, sa e sa gjenerata kemi shkatërruar para tyre e që ishin më të pajisur dhe më të dukshëm.
19:74.
Por sa e sa brezni, që kanë qenë më të begatshëm dhe më të pashëm, Ne i kemi shkatërruar para tyre!
19:74.
Dhe sa shumë gjenerata Ne kemi shkatërruar para tyre, që ishin më të pasura në mall dhe më të dukshme!
19:74.
WE KEM 'EHLEKNA KABLEHUM MIN KARNIN HUM 'EHSENU 'ETHATHEN WE RI'JAN
C
19:75.
Thuaj: "Atij që është në humbje (në mosbesim), le t'ia vazhdojë atij i Gjithëfuqishmi për një kohë, e kur do ta shohin atë që po u premtohet: ose dënimin (në këtë jetë) ose kijametin, atëherë do ta kuptojnë se kush do të jetë në pozitë më të keqe dhe më i dobët në përkrahje!"
19:75.
Thuaj (o Muhamed): “Atyre që janë të humbur, i Gjithëmëshirshmi u dhëntë jetë”, në mënyrë që, kur të shohin atë që u është premtuar: ose dënimin (në këtë jetë) ose Orën (e Kiametit), atëherë ta marrin vesh se kush ka pozitë më të keqe dhe rreth më të dobët.
19:75.
Thuaj: "Kushdo që është në humbje, le të zgjasë Mëshirëploti kohën për të, derisa kur ata të shohin atë që u është premtuar – ose ndëshkimin ose Orën – atëherë ata do të dinë se kush ka një vend më të keq dhe është më i dobët në forcë."
19:75.
KUL MEN KANE FI ED-DELALETI FELJEMDUD LEHU ER-REHMANU MEDDEN HETTA 'IDHA RE'EW MA JU'ADUNE 'IMMAL-'ADHABE WE 'IMMA ES-SA'ATE FESEJA'LEMUNE MEN HUWE SHERRUN MEKANAN WE 'ED'AFU XHUNDÆN
C
19:76.
E All-llahu u shton besimin atyre që u udhëzuan, e veprat e mira të përjetshme janë shpërblim më i dobishëm te Zoti yt, dhe përfundim më i mirë.
19:76.
Allahu ua shton udhëzimin atyre, që janë në rrugë të drejtë. Veprat e mira që mbesin, janë të shpërblyera më mirë te Zoti yt dhe kanë përfundim më të mirë.
19:76.
Dhe Allahu i shton udhëzimin atyre që janë të udhëzuar. Dhe veprat e mira të qëndrueshme janë më të mira te Zoti yt për shpërblim dhe për fund.
19:76.
WE JEZIDU ELLAHUL-LEDHINE EHTEDEW HUDEN WEL-BAKIJATU ES-SALIHATU HAJRUN 'INDE RABBIKE THEWABEN WE HAJRUN MEREDDAN
C
19:77.
A je i njoftuar për atë që mohoi argumentet Tona e tha: "Mua gjithqysh do të më jepet pasuri e fëmijë (në botën tjetër)?"
19:77.
Vallë, a e ke parë atë që nuk beson në shenjat Tona dhe thotë: “Mua do të më jepet (Ditën e Kiametit) edhe pasuria, edhe fëmijët”?!
19:77.
A ke parë atë që mohoi shenjat Tona dhe tha: "Me të vërtetë, unë do të më jepet pasuri dhe fëmijë"?
19:77.
'EFERE'EJTEL-LEDHI KEFERE BI'AJATINA WE KALE LE'UTEJENNE MALEN WE WELEDAN
C
19:78.
A thua ka zbuluar fshehtësinë, a mos ka marrë prej All-llahut ndonjë premtim?
19:78.
A mos ndoshta ai e di të padukshmen apo ka marrë ndonjë premtim nga i Gjithëmëshirshmi?
19:78.
A i ka parë ai të fshehtat ose ka bërë një marrëveshje me Mëshirëplotin?
19:78.
'ATTELE'AL-GAJBE 'EM ETTEHADHE 'INDE ER-REHMANI 'AHDEN
C
19:79.
Jo, nuk është ashtu, po Ne do të shënojmë atë që po e thotë ai, dhe do t'i vazhdojmë atij dënim pas dënimi.
19:79.
Kurrsesi! Ne do ta shënojmë atë që flet dhe do t'ia zgjasim vuajtjen.
19:79.
Jo! Ne do ta shkruajmë atë që ai thotë dhe do t'ia zgjasim ndëshkimin.
19:79.
KELLA SENEKTUBU MA JEKULU WE NEMUDDU LEHU MINEL-'ADHABI MEDDEN
C
19:80.
Dhe Ne e trashëgojmë atë (në pasuri e fëmijë) që thotë ai, e ai ka për të na ardhur i vetmuar.
19:80.
Ne do t'ia marrim atij gjithçka për të cilat flet e ai te Ne do të vijë i vetëm.
19:80.
Dhe Ne do të trashëgojmë nga ai atë për të cilën ai flet, dhe ai do të vijë te Ne i vetëm.
19:80.
WE NERITHUHU MA JEKULU WE JE'TINA FERDEN
C
19:81.
Dhe ata në vend të All-llahut adhuruan zota të tjerë për t'u krenuar me ta.
19:81.
Ata kanë marrë zota, në vend të Allahut, për t'i pasur ndihmës.
19:81.
Dhe ata kanë marrë përveç Allahut zota që të jenë për ta ndihmë.
19:81.
WE ETTEHADHU MIN DUNI ELLAHI 'ALIHETEN LIJEKUNU LEHUM 'IZZEN
C
19:82.
Përkundrazi, ata (idhujt) do të tërhiqen prej adhurimit të atyre dhe do të bëhen armiq të tyre.
19:82.
Por jo! Ata do ta mohojnë adhurimin e tyre dhe do të bëhen armiqtë e tyre.
19:82.
Jo! Ata do të mohojnë adhurimin e tyre dhe do të bëhen kundër tyre kundërshtarë.
19:82.
KELLA SEJEKFURUNE BI'IBADETIHIM WE JEKUNUNE 'ALEJHIM DIDDEN
C
19:83.
A nuk e di ti se Ne i kemi lëshuar djajt kundër jobesimtarëve, e ata i nxisin pandërprerë në vepra të këqija.
19:83.
A nuk e sheh se Ne i kemi dërguar djajtë te mohuesit, për t'i yshtur ata me forcë?
19:83.
A nuk e sheh se Ne kemi dërguar shejtanët kundër jobesimtarëve për t'i nxitur ata fuqishëm?
19:83.
'ELEM TERE 'ENNA 'ERSELNA ESH-SHEJATINE 'ALEL-KAFIRINE TE'UUZZUHUM 'EZZEN
C
19:84.
Pra, ti mos u ngut kundër tyre, se Ne vetëm jemi duke ua numëruar atyre (jetën në ditë, frymëmarrje etj.).
19:84.
Andaj, mos kërko shkatërrimin e tyre të shpejtë, se, me të vërtetë, Ne ua numërojmë ditët e caktuara.
19:84.
Prandaj, mos nxito kundër tyre. Ne vetëm po numërojmë për ta një numër të caktuar.
19:84.
FELA TA'XHEL 'ALEJHIM 'INNEMA NA'UDDU LEHUM 'ADDEN
C
19:85.
Ditën kur do t'i tubojmë të devotshmit te i Gjithëmëshirshmi si mysafirë të ftuar.
19:85.
Ditën, kur do t'i tubojmë besimtarët te i Gjithëmëshirshmi, si të ftuar
19:85.
Dhe ditën kur Ne do t'i mbledhim ata që ishin të devotshëm para Mëshirëplotit në grupe,
19:85.
JEWME NEHSHURUL-MUTTEKINE 'ILA ER-REHMANI WEFDEN
C
19:86.
Ndërsa mëkatarëve u grahim në xhehennem të etshëm.
19:86.
e do t'i shtyjmë të ligjtë në Xhehenem, si tufë e etur,
19:86.
Dhe do t'i çojmë keqbërësit në Xhehenem si të etur.
19:86.
WE NESUKUL-MUXHRIMINE 'ILA XHEHENNEME WIRDEN
C
19:87.
Nuk ka të drejtë ndërmjetësimi askush, përveç atij që e ka lejuar i Gjithëfuqishmi.
19:87.
askush nuk do të mund të ndërhyjë, përveç atij që ka marrë lejen dhe premtimin e të Gjithëmëshirshmit.
19:87.
Ata nuk do të kenë asnjë ndërmjetës, përveç atyre që kanë bërë një marrëveshje me Mëshirëplotin.
19:87.
LA JEMLIKUNE ESH-SHEFA'ATE 'ILLA MENI ETTEHADHE 'INDE ER-REHMANI 'AHDEN
C
19:88.
Ata thanë: "I Gjithëfuqishmi ka fëmijë".
19:88.
Ata thonë: “I Gjithëmëshirshmi ka një bir”.
19:88.
Dhe ata thonë: "Mëshirëploti ka marrë një fëmijë."
19:88.
WE KALU ETTEHADHE ER-REHMANU WELEDEN
C
19:89.
Ju (jobesimtarë) vërtet sollët një fjalë shumë të shëmtuar.
19:89.
Keni thënë diçka vërtet të tmerrshme!
19:89.
Me të vërtetë, ju keni sjellë diçka të tmerrshme.
19:89.
LEKAD XHI'TUM SHEJ'EN 'IDDAN
C
19:90.
Aq të shëmtuar sa gati u copëtuan qiejt, gati pëlciti toka dhe gati u shembën kodrat nga ajo (fjalë).
19:90.
Qiejt gati sa nuk copëtohen prej kësaj; Toka gati sa s'çahet e malet sa s'rrëzohen të thërrmuar,
19:90.
Qielli gati është çarë, toka gati është ndarë dhe malet gati janë rrëzuar me shembje,
19:90.
TEKADU ES-SEMAWATU JETEFETTERNE MINHU WE TENSHEKKUL-'ERDU WE TEHIRRUL-XHIBALU HEDDEN
C
19:91.
Për atë se të Gjithëmëshirshmit i përshkruan fëmijë.
19:91.
ngaqë ata i veshin një bir të Gjithëmëshirshmit.
19:91.
Që ata i atribuojnë Mëshirëplotit një fëmijë.
19:91.
'EN DE'AW LILRREHMENI WELEDEN
C
19:92.
E të Gjithëmëshirshmit nuk i takon të ketë fëmijë.
19:92.
Kurrë nuk i shkon (madhërisë së) të Gjithëmëshirshmit të ketë një bir.
19:92.
Dhe nuk i takon Mëshirëplotit të marrë një fëmijë.
19:92.
WE MA JENBEGI LILRREHMENI 'EN JETTEHIDHE WELEDEN
C
19:93.
Nuk ka tjetër, vetëm se gjithë çka është në qiej e në tokë ka për t'iu paraqitur Zotit si rob.
19:93.
S'ka krijesë që gjendet në qiej dhe në Tokë e që të mos vijë si rob para të Gjithëmëshirshmit.
19:93.
Nuk ka asnjë në qiej dhe në tokë përveç se vjen te Mëshirëploti si rob.
19:93.
'IN KULLU MEN FI ES-SEMAWATI WEL-'ERDI 'ILLA 'ATI ER-REHMANI 'ABDEN
C
19:94.
Ai me diturinë e vet i ka përfshirë të gjithë, dhe ka numëruar e evidentuar çdo gjë të tyre në mënyrë të saktësishme.
19:94.
Sigurisht që Ai e njeh mirë gjithsecilin prej tyre dhe i ka numëruar të gjithë saktësisht.
19:94.
Me të vërtetë, Ai i ka regjistruar ata dhe i ka numëruar ata saktësisht.
19:94.
LEKAD 'EHSAHUM WE 'ADDEHUM 'ADDEN
C
19:95.
Dhe në ditën e kijametit secili do t'i paraqitet Atij i vetmuar.
19:95.
Çdonjëri prej tyre, në Ditën e Kiametit, do të dalë fill i vetëm para Tij.
19:95.
Dhe secili prej tyre do të vijë te Ai ditën e ringjalljes, i vetëm.
19:95.
WE KULLUHUM 'ATIHI JEWMEL-KIJAMETI FERDEN
C
19:96.
Nuk ka dyshim se ata që besuan dhe bënë vepra të mira, atyre i Gjithëmëshirshmi do t'u krijojë (në zemrat e tyre) dashuri.
19:96.
Në të vërtetë, atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, i Gjithëmëshirshmi do t'u dhurojë dashuri.
19:96.
Me të vërtetë, ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, Mëshirëploti do t'ua japë atyre dashurinë.
19:96.
'INNEL-LEDHINE 'AMENU WE 'AMILU ES-SALIHATI SEJEXH'ALU LEHUMU ER-REHMANU WUDDEN
C
19:97.
Ne e bëmë atë (Kur'anin) të lehtë me gjuhën tënde vetëm që me të t'i përgëzosh të devotshmit, dhe me të t'i tërheqish vërejtjen një populli që është kryeneç.
19:97.
Ne e kemi bërë atë (Kuranin) të lehtë, në gjuhën tënde, vetëm që, nëpërmjet tij, ti t'u japësh lajmin e mirë besimtarëve të devotshëm dhe të paralajmërosh njerëzit kokëfortë (në mosbesimin e tyre).
19:97.
Prandaj, Ne e kemi bërë atë (Kuranin) të lehtë në gjuhën tënde, që të përgëzosh me të ata që janë të devotshëm dhe të paralajmërosh me të një popull kundërshtar.
19:97.
FE'INNEMA JESSERNAHU BILISANIKE LITUBESHSHIRE BIHIL-MUTTEKINE WE TUNDHIRE BIHI KAWMEN LUDDAN
C
19:98.
Sa shumë brezni kemi shkatërruar para tyre. A po vëren ndonjë prej tyre, ose a po dëgjon zërin e ulët të tyre (nuk u ndihet zëri)?
19:98.
Sa e sa brezni kemi shkatërruar Ne para tyre! Vallë, a po sheh ndonjërin prej tyre dhe a po dëgjon pëshpëritjen më të vogël të tyre?!
19:98.
Dhe sa shumë gjenerata Ne kemi shkatërruar para tyre! A ndjen ndonjë nga ata apo dëgjon ndonjë zë të tyre?
19:98.
WE KEM 'EHLEKNA KABLEHUM MIN KARNIN HEL TUHISSU MINHUM MIN 'EHEDIN 'EW TESMA'U LEHUM RIKZEN