U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
7:32.
Thuaj: "Kush i ndaloi bukuritë dhe ushqimet e mira që All-llahu i krijoi për robtë e vet?" Thuaj: "Ato janë në këtë botë për ata që besuan, e në ditën e kijametit janë të posaçme për ta. Kështu ia sqarojmë argumentet një populli që kupton.
7:32.
Thuaj: “Kush i ka penguar stolitë dhe ushqimet e këndshme, të cilat Ai i ka krijuar për robërit e Vet?” Thuaj: “Ato janë për besimtarë (dhe të tjerët) në këtë botë, ndërsa në botën tjetër do të jenë vetëm për besimtarët. Kështu ua shpjegojmë shpalljet njerëzve që dinë.
7:32.
Thuaj: "Kush i ka ndaluar stolitë e Allahut që Ai i ka nxjerrë për robërit e Tij dhe të mirat e ushqimit?" Thuaj: "Ato janë për ata që besojnë në këtë botë, dhe vetëm për ta do të jenë të pastra në botën tjetër." Kështu Ne ua shpjegojmë shenjat një populli që di.
7:32.
KUL MEN HERREME ZINETEL-LAHI ELLETI 'EHREXHE LI'IBADIHI WET-TEJJIBATI MINE ER-RIZKI KUL HIJE LILLEDHINE 'AMENU FIL-HEJETI ED-DUNJA HALISETEN JEWMEL-KIJAMETI KEDHALIKE NUFESSILUL-'AJATI LIKAWMIN JA'LEMUNE
C
7:33.
Thuaj: "Zoti im i ndaloi vetëm të këqijat e turpshme, le të jenë të hapta ose të fshehta, ndaloi mëkatin, ndaloi shtypjen e tjetrit pa të drejtë, ndaloi t'i mvishni All-llahut shok pa patur për të kurrfarë argumenti, dhe ndaloi të thoni për All-llahun atë që nuk e dini se është e vërtetë.
7:33.
Thuaj: “Me të vërtetë, Zoti im ka ndaluar vetëm punët e pahijshme, qofshin të hapëta ose të fshehta dhe gjynahet, dhunimin pa të drejtë, t'i shoqërohet Allahut (në adhurim) diçka, për të cilën nuk ju ka dhënë kurrfarë të drejte dhe të thoni për Allahun atë që nuk e dini.
7:33.
Thuaj: "Zoti im ka ndaluar vetëm imoralitetin, të dukshëm ose të fshehtë, mëkatin, padrejtësinë pa të drejtë, që t'i shoqëroni Allahut diçka për të cilën nuk keni asnjë provë dhe të thoni për Allahun atë që nuk e dini."
7:33.
KUL 'INNEMA HERREME RABBIJEL-FEWAHISHE MA DHEHERE MINHA WE MA BETENE WEL-'ITHME WEL-BEGJE BIGAJRIL-HEKKI WE 'EN TUSHRIKU BILLAHI MA LEM JUNEZZIL BIHI SULTANEN WE 'EN TEKULU 'ALA ELLAHI MA LA TA'LEMUNE
C
7:34.
Çdo popull (që përgënjeshtroi pejgamberët) ka afatin e vet, e kur t'u vijë afati tyre, ai nuk mund të shtyhet për asnjë moment, e as të përngutet më parë.
7:34.
Çdo popull ka afatin e vet. Kur t'i vijë koha e fundit, ata nuk mund ta shtyjnë, qoftë edhe për një çast dhe as nuk mund ta shpejtojnë.
7:34.
Për çdo komb ka një afat. Kur t'u vijë afati i tyre, nuk mund ta shtyjnë as edhe për një çast dhe as nuk mund ta shpejtojnë.
7:34.
WE LIKULLI 'UMMETIN 'EXHELUN FE'IDHA XHA'E 'EXHELUHUM LA JESTE'HIRUNE SA'ATEN WE LA JESTEKDIMUNE
C
7:35.
O bijtë e Ademit, juve ju vijnë të dërguar nga mesi juaj, ua përkujtojnë faktet e Mia (shkoni pas tyre). E kush ruhet dhe përmirësohet, për ta s'ka as frikë as s'kanë përse të pikëllohen.
7:35.
O bijtë e Ademit, kur nga gjiri juaj të vijnë të dërguar që ju shpjegojnë shpalljet e Mia, atëherë ata që ruhen nga të këqijat dhe kryejnë vepra të mira, nuk do të frikësohen e as do të pikëllohen.
7:35.
O bijtë e Ademit, kur t'ju vijnë të dërguar nga mesi juaj, që t'ju tregojnë shenjat e Mia, kushdo që ka frikë Allahun dhe përmirësohet, nuk do të ketë frikë për ta dhe nuk do të mërziten.
7:35.
JA BENI 'ADEME 'IMMA JE'TIJENNEKUM RUSULUN MINKUM JEKUSSUNE 'ALEJKUM 'AJA TI FEMENI ETTEKA WE 'ESLEHE FELA HAWFUN 'ALEJHIM WE LA HUM JEHZENUNE
C
7:36.
E ata që i konsideruan të rreme faktet tona dhe me kryelartësi u larguan prej tyre, ata janë banues të zjarrit dhe në të janë përjetë.
7:36.
Kurse ata që i mohojnë shpalljet e Mia dhe sillen me mendjemadhësi ndaj tyre, do të jenë banorë të zjarrit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë.
7:36.
Por ata që i përgënjeshtrojnë shenjat Tona dhe sillen me arrogancë ndaj tyre, ata janë banorët e zjarrit, aty do të jenë përgjithmonë.
7:36.
WEL-LEDHINE KEDHDHEBU BI'AJATINA WE ESTEKBERU 'ANHA 'ULA'IKE 'ESHABU EN-NARI HUM FIHA HALIDUNE
C
7:37.
Kush është më mizor se ai që trillon shpifje ndaj All-llahut, apo i përgënjeshtron argumentet e Tij? Ata e arrijnë pjesën e tyre që u është caktuar (në shënime) deri kur t'u vijnë atyre të dërguarit tanë (melaiket) t'ua marrin shpirtin e u thonë: "Ku janë ata që pos Zotit i lutshit?" Ata thonë: "Kanë humbur prej nesh" dhe ashtu dëshmojnë për vete se ishin mohues (kafirë).
7:37.
Kush është më keqbërës se ai që trillon gënjeshtra kundër Allahut ose që mohon shpalljet e Tij? Atyre do t'u jepet çfarë u është caktuar (në Leuhi Mahfudh). E, kur t'u vijnë të dërguarit Tanë (engjëj), për t'ua marrë shpirtin, do t'u thonë: “Ku janë idhujt që i adhuronit në vend të Allahut?” Ata do të thonë: “Na braktisën.” Kështu ata dëshmojnë kundër vetes, që kanë qenë mohues.
7:37.
Kush është më i padrejtë se ai që shpik gënjeshtra kundër Allahut ose i përgënjeshtron shenjat e Tij? Këta do ta kenë pjesën e tyre nga libri, derisa engjëjt tanë t'u marrin shpirtrat dhe t'u thonë: "Ku janë ata që adhuronit përveç Allahut?" Ata do të thonë: "Na u zhdukën." Dhe do të dëshmojnë kundër vetes se kanë qenë jobesimtarë.
7:37.
FEMEN 'EDHLEMU MIMMENI EFTERA 'ALA ELLAHI KEDHIBEN 'EW KEDHDHEBE BI'AJATIHI 'ULA'IKE JENALUHUM NESIBUHUM MINEL-KITABI HETTA 'IDHA XHA'ET/HUM RUSULUNA JETEWEFFEWNEHUM KALU 'EJNE MA KUNTUM TED'UNE MIN DUNI ELLAHI KALU DELLU 'ANNA WE SHEHIDU 'ALA 'ENFUSIHIM 'ENNEHUM KANU KAFIRINE
C
7:38.
(All-llahu) Ju thotë: "Hyni në xhehennem me atë popull që ishte para jush nga xhinët dhe njerëzit (e që ishin si ju). Sa herë që një grup hyn në të, e mallkon atë të mëparshmin derisa kur të arrijnë në të të gjithë, grupi i fundit i tyre thotë për grupin e parë: "Zoti ynë, këta (paria) na kanë humbur neve (nga rruga e drejtë), pra shtoju dënimin me zjarr atyre!" (All-llahu) Thotë: "Për secilin (grup) është (dënimi) i shtuar, por ju nuk po dini".
7:38.
Allahu do t'u thotë: “Hyni në zjarr me popujt - xhindet dhe njerëzit - që kanë qenë para jush”. Kurdo që një popull do të hyjë në zjarr, do të mallkojë të tjerët që kanë hyrë para tij. Dhe, kur të tubohen të gjithë atje, atëherë i fundmi i tyre do t'u thotë të parëve: “O Zoti ynë, këta na kanë sjellë në humbje, prandaj jepu atyre një dënim të dyfishtë zjarri!” Allahu do t'u thotë: “Për secilin (nga ju) ka dënim të dyfishtë, por ju nuk e dini.”
7:38.
Ai do të thotë: "Hyni në zjarr me kombet e xhindeve dhe të njerëzve që kanë kaluar para jush." Sa herë që hyn një komb, mallkon atë para tij, derisa, kur të mblidhen të gjithë aty, i fundit do të thotë për të parin: "Zoti ynë, këta na çuan në humbje, jepu atyre një ndëshkim të dyfishtë nga zjarri." Ai do të thotë: "Secilit i ka dyfishin, por ju nuk e dini."
7:38.
KALE EDHULU FI 'UMEMIN KAD HALET MIN KABLIKUM MINEL-XHINNI WEL-'INSI FI EN-NARI KULLEMA DEHALET 'UMMETUN LE'ANET 'UHTEHA HETTA 'IDHA EDDAREKU FIHA XHEMI'EN KALET 'UHRAHUM LI'WLAHUM REBBENA HA'UULA' 'EDELLUNA FE'ATIHIM 'ADHABAN DI'FÆN MINE EN-NARI KALE LIKULLIN DI'FUN WE LEKIN LA TA'LEMUNE
C
7:39.
Të parët e tyre (paria) të mbramëve të tyre ju thotë: "Ju nuk keni përparësi ndaj nesh (pse vetë keni bërë kufër), shijojeni pra dënimin për atë që e fituat!"
7:39.
Të parët do t'u thonë të fundmëve: “Ju nuk keni qenë më të mirë se ne, prandaj shijoni dënimin për atë që keni punuar”.
7:39.
I pari do t'i thotë të fundit: "Ju nuk keni asnjë përparësi ndaj nesh, prandaj shijoni ndëshkimin për atë që keni fituar."
7:39.
WE KALET 'ULAHUM LI'HRAHUM FEMA KANE LEKUM 'ALEJNA MIN FEDLIN FEDHUKUL-'ADHABE BIMA KUNTUM TEKSIBUNE
C
7:40.
Nuk ka dyshim se ata që përgënjeshtruan argumentet Tona dhe nga mendjemadhësia u larguan prej tyre, atyre nuk u hapen dyert e qiellit dhe nuk do të hyjnë në xhennet deri të përbirojë deveja nëpër vrimën e gjilpërës. Ja, kështu i shpërblejmë kriminelët.
7:40.
Me të vërtetë, atyre që i mohuan shenjat Tona me mendjemadhësi, nuk do t'u hapen dyert e qiellit dhe as që do të hyjnë në Xhenet, derisa të kalojë deveja nëpër vrimë të gjilpërës. Kështu i ndëshkojmë gjynahqarët.
7:40.
Me të vërtetë, ata që i mohojnë shenjat Tona dhe sillen me arrogancë ndaj tyre, dyert e qiellit nuk do të hapen për ta, as ata nuk do të hyjnë në Xhenet derisa devja të kalojë nga vrima e gjilpërës. Kështu Ne i shpërblejmë mëkatarët.
7:40.
'INNEL-LEDHINE KEDHDHEBU BI'AJATINA WE ESTEKBERU 'ANHA LA TUFETTEHU LEHUM 'EBWABU ES-SEMA'I WE LA JEDHULUNEL-XHENNETE HETTA JELIXHEL-XHEMELU FI SEMMIL-HIJATI WE KEDHELIKE NEXHZIL-MUXHRIMINE
C
7:41.
Për ata është përgatitur shtrat nga zjarri dhe mbulojë (nga zjarri). E kështu pra i shpërblejmë zullumqarët.
7:41.
Për ata janë përgatitur shtretër zjarri dhe sipër tyre do të ketë mbulesa zjarri. Kështu i ndëshkojmë Ne keqbërësit.
7:41.
Atëherë ata do të kenë si shtrat zjarrin dhe si mbulesë zjarrin. Kështu Ne i shpërblejmë të padrejtët.
7:41.
LEHUM MIN XHEHENNEME MIHADUN WE MIN FEWKIHIM GAWASHIN WE KEDHELIKE NEXHZI EDH-DHALIMINE
C
7:42.
Ata që besuan dhe bënë vepra të mira, e Ne as që obligojmë ndokënd çka nuk ka mundësi (të veprojë), të tillët janë banues të xhennetit dhe në të janë përgjithmonë.
7:42.
Kurse ata që besojnë dhe kryejnë vepra të mira - Ne nuk ngarkojmë askënd më tepër nga sa ka mundësi - ata janë banorë të Xhenetit, në të cilin do të qëndrojnë përgjithmonë.
7:42.
Por ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira – Ne nuk e ngarkojmë asnjë shpirt përtej asaj që mundet – ata janë banorët e Xhenetit, aty do të jenë përgjithmonë.
7:42.
WEL-LEDHINE 'AMENU WE 'AMILU ES-SALIHATI LA NUKELLIFU NEFSEN 'ILLA WUS'AHA 'ULA'IKE 'ESHABUL-XHENNETI HUM FIHA HALIDUNE