Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 7:24. (All-llahu) Tha: "Zbritni, jeni armik i njëri-tjetrit. Në tokë ju e keni vendqëndrimin (vendbanimin) dhe përjetim deri në një kohë.
7:24. Allahu tha: “Zbritni! Ju do të jeni armiq me njëri-tjetrin. Në Tokë do të banoni dhe do të jetoni deri në një kohë të caktuar.
7:24. Ai tha: "Zbritni. Ju do të jeni armiq të njëri-tjetrit. Në tokë do të keni vendbanim dhe furnizim për një kohë."
7:24. KALE EHBITU BA'DUKUM LIBA'DIN 'ADUWUN WE LEKUM FIL-'ERDI MUSTEKARRUN WE META'UN 'ILA HININ
C 7:25. Tha: "Në të (në tokë) do të jetoni (do të gjallëroni), në të do të vdisni (do të varroseni) dhe prej saj do të nxirreni (do të ringjalleni).
7:25. Aty do të jetoni, aty do të vdisni dhe prej saj do të ringjalleni.”
7:25. Ai tha: "Në të do të jetoni, në të do të vdisni dhe prej saj do të ringjalleni."
7:25. KALE FIHA TEHJEWNE WE FIHA TEMUTUNE WE MINHA TUHREXHUNE
C 7:26. O bijtë e Ademit, Ne krijuam për ju petk që ju mbulon vendturpësinë dhe petk zbukurues. Po petku i devotshmërisë, ai është më i miri. Këto janë nga argumentet e All-llahut, ashtu që ata të përkujtojnë.
7:26. O bijtë e Ademit, Ne ju dërguam rroba që të mbuloni vendet e turpshme, si edhe për zbukurim; por, petku i devotshmërisë është më i miri. Këto janë disa shenja të Allahut, që ju të merrni këshillë.
7:26. O bijtë e Ademit, Ne ju zbritëm veshje për të mbuluar lakuriqësinë tuaj dhe për zbukurim, por veshja e devotshmërisë është më e mira. Këto janë shenja që ata të mund të kujtojnë.
7:26. JA BENI 'ADEME KAD 'ENZELNA 'ALEJKUM LIBASEN JUWARI SEW''ATIKUM WE RISHAN WE LIBASUT-TEKWA DHALIKE HAJRUN DHALIKE MIN 'AJA TI ELLAHI LE'ALLEHUM JEDHDHEKKERUNE
C 7:27. O bijtë e Ademit, të mos ju mashtrojë kurrsesi shejtani sikurse i nxori prindërit tuaj nga xhenneti, zhveshi prej tyre petkun e tyre që t'ju dalë në shesh lakuriqësia e tyre. Vërtet ai dhe shoqëria e tij ju sheh, ndërsa ju nuk i shihni. Ne i kemi bërë shejtanët miq të atyre që nuk besojnë.
7:27. O bijtë e Ademit, le të mos ju mashtrojë kurrsesi djalli, ashtu si i nxori prindërit tuaj nga Xheneti, duke ua zhveshur rrobat për t'u dukur vendet e turpshme! Ai dhe shpura e tij ju sheh, prej nga ju nuk i shihni ata. Ne i kemi bërë djajtë roje të atyre që nuk besojnë.
7:27. O bijtë e Ademit, mos lejoni që djalli t'ju mashtrojë, ashtu siç i nxori prindërit tuaj nga Xheneti, duke ua hequr rrobat e tyre për t'iu treguar lakuriqësinë e tyre. Ai ju sheh ju dhe fisin e tij nga aty ku ju nuk i shihni. Ne i kemi bërë djajtë miq të atyre që nuk besojnë.
7:27. JA BENI 'ADEME LA JEFTINENNEKUMU ESH-SHEJTANU KEMA 'EHREXHE 'EBEWEJKUM MINEL-XHENNETI JENZI'U 'ANHUMA LIBASEHUMA LIJURIJEHUMA SEW''ATIHIMA 'INNEHU JERAKUM HUWE WE KABILUHU MIN HEJTHU LA TEREWNEHUM 'INNA XHE'ALNA ESH-SHEJA TINE 'EWLIJA 'E LILLEDHINE LA JU'UMINUNE
C 7:28. Kur punojnë ata (idhujtarët) diçka të shëmtuar, thonë: "Ne i gjetëm që kështu prindërit tanë, edhe All-llahu na urdhëroi këtë (vizitën reth Qabes lakuriq). Thuaju: "All-llahu nuk urdhëron të shëmtuarën, a thoni për All-llahun çka nuk dini?"
7:28. Kur ata bëjnë një vepër të shëmtuar, thonë: “Ne i kemi gjetur prindërit tanë që i bënin, por edhe Allahu na ka urdhëruar kështu”. Thuaj: “Allahu nuk urdhëron të bëhen vepra të pahijshme! Përse thoni për Allahun atë që nuk e dini?”
7:28. Kur ata bëjnë ndonjë turp, thonë: "Ne e gjetëm këtë tek etërit tanë, dhe Allahu na e urdhëroi." Thuaj: "Allahu nuk urdhëron turpin. A thoni për Allahun atë që nuk e dini?"
7:28. WE 'IDHA FE'ALU FAHISHETEN KALU WEXHEDNA 'ALEJHA 'ABA'ENA WEL-LAHU 'EMERENA BIHA KUL 'INNALL-LLAHE LA JE'MURU BIL-FEHSHA'I 'ETEKULUNE 'ALA ELLAHI MA LA TA'LEMUNE
C 7:29. Thuaj: "All-llahu ma urdhëroi mua drejtësinë dhe në tërësi kthejuni Atij në çdo namaz (lutje) dhe adhurojeni Atë duke qenë të sinqertë në lutje vetëm për të. Ashtu sikur që ju filloi (krijoi) së pari, do të ktheheni te Ai.
7:29. Thuaj: “Zoti im urdhëron drejtësi. Drejtohuni vetëm nga Ai në çdo xhami e lutjuni Atij sinqerisht, me besim të pastër e të vërtetë! Siç ju ka krijuar së pari, ashtu do t'ju ringjallë.
7:29. Thuaj: "Zoti im urdhëron drejtësi. Drejtoni fytyrat tuaja në çdo falje dhe lutjuni Atij me përkushtim. Ashtu siç ju ka krijuar nga fillimi, kështu do të ktheheni tek Ai."
7:29. KUL 'EMERE RABBI BIL-KISTI WE 'EKIMU WUXHUHEKUM 'INDE KULLI MESXHIDIN WE ED'UHU MUHLISINE LEHU ED-DINE KEMA BEDE'EKUM TA'UDUNE
C 7:30. Një grup (nga ju) Ai e vuri në rrugë të drejtë, e një grup meritoi të jetë i humbur, pse ata (të humburit) shejtanët i morën për miq, e megjithatë mendonin se ishin në rrugë të drejtë.
7:30. Disa Ai i ka udhëzuar në rrugë të drejtë, kurse disa të tjerë e kanë merituar humbjen. Ata kanë zgjedhur djajtë për mbrojtës në vend të Allahut dhe mendojnë se janë në rrugë të drejtë.
7:30. Një grup Ai e udhëzoi, dhe për një grup u vërtetua humbja, sepse ata i morën djajtë për miq në vend të Allahut dhe mendojnë se janë në rrugë të drejtë.
7:30. FERIKEN HEDA WE FERIKAN HEKKA 'ALEJHIMU ED-DELALETU 'INNEHUMU ETTEHADHU ESH-SHEJATINE 'EWLIJA'E MIN DUNI ELLAHI WE JEHSEBUNE 'ENNEHUM MUHTEDUNE
C 7:31. O bijtë e Ademit, vishuni bukur për çdo namaz (lutje), hani dhe pini e mos e teproni, pse Ai (All-llahu) nuk i do ata që e teprojnë (shkapërderdhin).
7:31. O bijtë e Ademit, vishuni përshtatshëm kudo dhe kurdo që të faleni! Hani e pini, por mos e teproni, se Ai nuk i do ata që e teprojnë.
7:31. O bijtë e Ademit, vishuni bukur kur shkoni në çdo vend faljeje, hani dhe pini, por mos e teproni. Me të vërtetë, Ai nuk i do ata që e teprojnë.
7:31. JA BENI 'ADEME HUDHU ZINETEKUM 'INDE KULLI MESXHIDIN WE KULU WE ESHREBU WE LA TUSRIFU 'INNEHU LA JUHIBBUL-MUSRIFINE
C 7:32. Thuaj: "Kush i ndaloi bukuritë dhe ushqimet e mira që All-llahu i krijoi për robtë e vet?" Thuaj: "Ato janë në këtë botë për ata që besuan, e në ditën e kijametit janë të posaçme për ta. Kështu ia sqarojmë argumentet një populli që kupton.
7:32. Thuaj: “Kush i ka penguar stolitë dhe ushqimet e këndshme, të cilat Ai i ka krijuar për robërit e Vet?” Thuaj: “Ato janë për besimtarë (dhe të tjerët) në këtë botë, ndërsa në botën tjetër do të jenë vetëm për besimtarët. Kështu ua shpjegojmë shpalljet njerëzve që dinë.
7:32. Thuaj: "Kush i ka ndaluar stolitë e Allahut që Ai i ka nxjerrë për robërit e Tij dhe të mirat e ushqimit?" Thuaj: "Ato janë për ata që besojnë në këtë botë, dhe vetëm për ta do të jenë të pastra në botën tjetër." Kështu Ne ua shpjegojmë shenjat një populli që di.
7:32. KUL MEN HERREME ZINETEL-LAHI ELLETI 'EHREXHE LI'IBADIHI WET-TEJJIBATI MINE ER-RIZKI KUL HIJE LILLEDHINE 'AMENU FIL-HEJETI ED-DUNJA HALISETEN JEWMEL-KIJAMETI KEDHALIKE NUFESSILUL-'AJATI LIKAWMIN JA'LEMUNE
C 7:33. Thuaj: "Zoti im i ndaloi vetëm të këqijat e turpshme, le të jenë të hapta ose të fshehta, ndaloi mëkatin, ndaloi shtypjen e tjetrit pa të drejtë, ndaloi t'i mvishni All-llahut shok pa patur për të kurrfarë argumenti, dhe ndaloi të thoni për All-llahun atë që nuk e dini se është e vërtetë.
7:33. Thuaj: “Me të vërtetë, Zoti im ka ndaluar vetëm punët e pahijshme, qofshin të hapëta ose të fshehta dhe gjynahet, dhunimin pa të drejtë, t'i shoqërohet Allahut (në adhurim) diçka, për të cilën nuk ju ka dhënë kurrfarë të drejte dhe të thoni për Allahun atë që nuk e dini.
7:33. Thuaj: "Zoti im ka ndaluar vetëm imoralitetin, të dukshëm ose të fshehtë, mëkatin, padrejtësinë pa të drejtë, që t'i shoqëroni Allahut diçka për të cilën nuk keni asnjë provë dhe të thoni për Allahun atë që nuk e dini."
7:33. KUL 'INNEMA HERREME RABBIJEL-FEWAHISHE MA DHEHERE MINHA WE MA BETENE WEL-'ITHME WEL-BEGJE BIGAJRIL-HEKKI WE 'EN TUSHRIKU BILLAHI MA LEM JUNEZZIL BIHI SULTANEN WE 'EN TEKULU 'ALA ELLAHI MA LA TA'LEMUNE
C 7:34. Çdo popull (që përgënjeshtroi pejgamberët) ka afatin e vet, e kur t'u vijë afati tyre, ai nuk mund të shtyhet për asnjë moment, e as të përngutet më parë.
7:34. Çdo popull ka afatin e vet. Kur t'i vijë koha e fundit, ata nuk mund ta shtyjnë, qoftë edhe për një çast dhe as nuk mund ta shpejtojnë.
7:34. Për çdo komb ka një afat. Kur t'u vijë afati i tyre, nuk mund ta shtyjnë as edhe për një çast dhe as nuk mund ta shpejtojnë.
7:34. WE LIKULLI 'UMMETIN 'EXHELUN FE'IDHA XHA'E 'EXHELUHUM LA JESTE'HIRUNE SA'ATEN WE LA JESTEKDIMUNE