Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 6:163. Ai nuk ka shok (nuk adhuroj tjetër). Me këtë (thjeshtësi të adhurimit vetëm për Zotin) jam i urdhëruar dhe jam i pari i muslimanëve (i pari që pranoj dhe bindem)!
6:163. Ai nuk ka asnjë ortak. Kështu jam urdhëruar dhe unë jam i pari që i nënshtrohem Atij”.
6:163. Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Tij. Kjo m'u urdhërua dhe unë jam i pari nga të dorëzuarit."
6:163. LA SHERIKE LEHU WE BIDHELIKE 'UMIRTU WE 'ENA 'EWWELUL-MUSLIMINE
C 6:164. Thuaj: " A të kërkojë Zot pos All-llahut, e Ai është Zot i çdo sendi (ekzistues) dhe dëmi i secilit person është kundër vetes. Askush nuk do ta bartë barrën e tjetrit. Mandej, kthimi juaj është te Zoti juaj; e Ai ju njofton për atë që përçaheshit.
6:164. Thuaj: “A mos vallë do të kërkoj unë tjetër zot, përveç Allahut, kur Ai është Zoti i gjithçkaje? Kushdo që bën diçka, punon për vete dhe askush nuk ngarkohet me barrën e tjetrit. Pastaj të gjithë do të ktheheni te Zoti juaj dhe Ai do t'ju tregojë për kundërshtitë që kishit mes jush.
6:164. Thuaj: "A të kërkoj ndonjë tjetër Zot përveç Allahut, kur Ai është Zoti i çdo gjëje? Çdo shpirt e ka për detyrë vetëm kundrejt vetes, dhe asnjë mëkatar nuk mbart barrën e tjetrit. Pastaj te Zoti juaj është kthimi juaj, dhe Ai do t'ju informojë për ato në të cilat ishit në mosmarrëveshje."
6:164. KUL 'EGAJREL-LAHI 'EBGI REBBEN WE HUWE REBBU KULLI SHEJ'IN WE LA TEKSIBU KULLU NEFSIN 'ILLA 'ALEJHA WE LA TEZIRU WAZIRETUN WIZRE 'UHRA THUMME 'ILA RABBIKUM MERXHI'UKUM FEJUNEBBI'UKUM BIMA KUNTUM FIHI TEHTELIFUNE
C 6:165. Ai është që ju bëri sundues (zëvendësues) në tokë (pas shkatërrimit të atyre që ishin më parë) dhe lartësoi në një shkallë më të lartë disa nga ju mbi të tjerët, për t'ju sprovuar në atë që ju dha. All-llahu është ndëshkues i shpejtë, është që falë e Mëshirues.
6:165. Ai ju ka bërë pasardhës të njëri-tjetrit në Tokë dhe ka ngritur në shkallë disa nga ju mbi të tjerët, për t'ju provuar në atë që ju ka dhënë. Sigurisht që Zoti yt është i shpejtë në dënim, por, në të vërtetë, Ai është edhe Falës e Mëshirëplotë.
6:165. Ai është Ai që ju bëri juve trashëgimtarë në tokë dhe ngriti disa prej jush mbi të tjerët në grada, për t'ju provuar në atë që Ai ju ka dhënë. Me të vërtetë, Zoti yt është i Shpejtë në ndëshkim, por gjithashtu Ai është Falës, Mëshirëplotë.
6:165. WE HUWEL-LEDHI XHE'ALEKUM HALA'IFEL-'ERDI WE REFE'A BA'DEKUM FEWKA BA'DIN DEREXHATIN LIJEBLUWEKUM FI MA 'ATAKUM 'INNE REBBEKE SERI'UL-'IKABI WE 'INNEHU LEGAFURUN REHIMUN
C 7:1. Elif, Lam, Mim, Sad.
7:1. Elif Lâm Mîm Sâd.
7:1. Elif Lam Mim Sad.
7:1. 'ELIF-LAM-MIM-SAD
C 7:2. (Ky është) Libri, që të është zbritur ty, që me të t'ua tërheqësh vërejtjen dhe t'i këshillosh besimtarët, pra të mos ketë shtrëngim në gjoksin tënd (për kumtimin e tij).
7:2. Ky Libër të është shpallur ty; le të mos ketë kurrfarë shtrëngimi në zemrën tënde për shkak të tij! Ai të është shpallur, që nëpërmjet tij të paralajmërosh jobesimtarët dhe të këshillosh besimtarët.
7:2. Ky është një Libër i zbritur ty, prandaj mos ki shqetësim në gjoksin tënd për të, që me të të paralajmërosh, dhe është një përkujtim për besimtarët.
7:2. KITABUN 'UNZILE 'ILEJKE FELA JEKUN FI SEDRIKE HEREXHUN MINHU LITUNDHIRE BIHI WE DHIKRA LILMU'UMININE
C 7:3. Përvetësoni atë që ju është zbritur nga Zoti juaj, e mos zini miq (përkrahës) pos Tij. Pak është ajo që po merrni përvojë.
7:3. Ndiqni atë që ju është zbritur nga Zoti juaj e mos ndiqni mbrojtës të tjerë, përveç Tij. Sa pak që i pranoni këshillat!
7:3. Ndiqni atë që ju është zbritur nga Zoti juaj dhe mos ndiqni asnjë mbrojtës tjetër përveç Tij. Pak merrni mend.
7:3. ETTEBI'U MA 'UNZILE 'ILEJKUM MIN RABBIKUM WE LA TETTEBI'U MIN DUNIHI 'EWLIJA'E KALILEN MA TEDHEKKERUNE
C 7:4. Sa fshatra (banorë) kemi shkatërruar (me fajin e tyre) e dënimi Jonë u erdhi atyre natën, a (ditën) kur ishin duke pushuar (duke fjetur).
7:4. Sa shumë qytete kemi rrënuar Ne! Dënimi Ynë u erdhi natën ose ditën kur ata pushonin.
7:4. Sa shumë qytete Ne kemi shkatërruar! Ndëshkimi Ynë u erdhi atyre natën ose ndërsa po pushonin mesditën.
7:4. WE KEM MIN KARJETIN 'EHLEKNAHA FEXHA'EHA BE'SUNA BEJATEN 'EW HUM KA'ILUNE
C 7:5. Kur u erdhi atyre dënimi Jonë, s'kishin ç'të kërkonin tjetër, vetëm të thonë: "Vërtet, ne ishim zullumqarë" (të pranojnë gabimin).
7:5. Kur iu erdhi dënimi, thirrja e tyre e vetme ishte: “Ne kemi qenë vërtet keqbërës!”
7:5. Kur ndëshkimi Ynë u erdhi atyre, thirrja e tyre ishte vetëm: "Me të vërtetë, ne kemi qenë keqbërës."
7:5. FEMA KANE DA'WAHUM 'IDH XHA'EHUM BE'SUNA 'ILLA 'EN KALU 'INNA KUNNA DHALIMINE
C 7:6. Ne patjetër do t'i marrim në përgjegjësi ata, të cilëve u është dërguar (pejgamber), e do t'i marrim në pyetje edhe të dërguarit.
7:6. Pa dyshim, Ne do të kërkojmë llogari prej popujve që u kemi çuar të dërguar, e patjetër që do t'i pyesim edhe të dërguarit.
7:6. Me të vërtetë, Ne do t'i pyesim ata të cilëve u është dërguar mesazhi, dhe me siguri do t'i pyesim të dërguarit.
7:6. FELENES'ELENNEL-LEDHINE 'URSILE 'ILEJHIM WE LENES'ELENNEL-MURSELINE
C 7:7. Dhe duke e ditur mirë Ne do t'u rrëfejmë atyre (për atë që punuan), se Ne nuk ishim që mungonim (ishim të pranishëm).
7:7. Dhe do t'jua paraqesim gjithçka kanë bërë, sepse i dimë plotësisht dhe kemi qenë të pranishëm.
7:7. Atëherë Ne do t'ju tregojmë me dijeni të plotë, sepse Ne nuk kemi qenë të pavëmendshëm.
7:7. FELENEKUSSENNE 'ALEJHIM BI'ILMIN WE MA KUNNA GA'IBINE
C 7:8. Atë ditë peshimi (masa) është i drejtë. Atij që i rëndohen peshojat, ata janë të shpëtuar.
7:8. Peshimi (i veprave), atë ditë do të jetë i drejtë. Ata që u rëndon peshorja me vepra të mira, do të jenë të shpëtuar;
7:8. Peshimi atë ditë do të jetë i drejtë. Ata që peshojnë rëndë në vepra të mira do të jenë të suksesshëm.
7:8. WEL-WEZNU JEWME'IDHINL-HEKKU FEMEN THEKULET MEWAZINUHU FE'ULA'IKE HUMUL-MUFLIHUNE