U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
6:140.
S'ka dyshim se kanë dështuar keq ata që mbytën fëmijët e tyre nga mendjelehtësia e pa kurrfarë dije dhe ata që duke i shpifur Zotit, shpallën të ndaluar atë që Zoti u kishte dhuruar. Ata kanë humbur rrugën e drejtë dhe prej fillimit nuk ishin në udhëzim.
6:140.
Të humbur janë ata që i vrasin fëmijët e tyre nga mendjelehtësia dhe padija dhe i bëjnë të ndaluara ato që ua ka dhuruar Allahu, duke trilluar kështu gënjeshtra rreth Allahut. Ata janë të devijuar dhe aspak të udhëzuar.
6:140.
Me të vërtetë, ata që vrasin fëmijët e tyre nga budallallëku pa dituri, dhe ndalojnë atë që Allahu u ka dhënë si furnizim, duke shpikur gënjeshtra kundër Allahut, me siguri kanë humbur. Ata janë devijuar dhe nuk janë të udhëzuar.
6:140.
KAD HASIREL-LEDHINE KATELU 'EWLADEHUM SEFEHEN BIGAJRI 'ILMIN WE HERREMU MA REZEKAHUMU ELLAHU EFTIRA'EN 'ALA ELLAHI KAD DELLU WE MA KANU MUHTEDINE
C
6:141.
Ai (All-llahu) është që krijoi kopshte (bimët e të cilave) të ngritura lart (në shtylla) dhe të rrafshta (të shtrira në tokë), edhe hurmet dhe drithërat me frute (shije) të ndryshme; (krijoi) ullinjtë dhe shegët e ngjashme (nga forma) e jo të ngjashme (nga shija). Hani frutat e tyre kur të piqen dhe ditën e korrjes (të vjeljes) së frutave jepeni atë pjesë që është obligim (të varfërve e nevojlive) dhe (hani-jepni) mos teproni, pse Ai nuk i do shkapërderdhësit.
6:141.
Është Ai që ka krijuar kopshte vreshtash të larta dhe të shtruara, hurma dhe bimë, me shije të ndryshme, ullinj e shegë, të ngjashme dhe të ndryshme. Hani frutat e tyre kurdo që të prodhojnë dhe jepni atë që është detyrë në ditën e vjeljes së tyre! Por mos e teproni, se Allahu nuk i do ata që e teprojnë!
6:141.
Ai është Ai që krijoi kopshtet, disa mbështeten në parqe dhe disa jo, palmat dhe të mbjellat e shumëllojshme, ullinjtë dhe shegët, të ngjashme dhe të ndryshme. Hani prej frutave të tyre kur piqen dhe jepni atë që duhet të jepni ditën e korrjes, pa e tepruar. Me të vërtetë, Ai nuk i do ata që e teprojnë.
6:141.
WE HUWEL-LEDHI 'ENSHE'E XHENNATIN MA'RUSHATIN WE GAJRE MA'RUSHATIN WE EN-NEHLE WE EZ-ZER'A MUHTELIFEN 'UKULUHU WE EZ-ZEJTUNE WE ER-RUMMANE MUTESHABIHAN WE GAJRE MUTESHABIHIN KULU MIN THEMERIHI 'IDHA 'ETHMERE WE 'ATU HEKKAHU JEWME HESADIHI WE LA TUSRIFU 'INNEHU LA JUHIBBUL-MUSRIFINE
C
6:142.
Nga kafshët (shtëpiake krijoi) edhe aso për ngarkim (për hipje) dhe aso, prodhimi i të cilave përdoret për shtrojë (leshi i tyre ose për therrje). Hani nga ajo që All-llahu ju dhuroi, e mos ndiqni gjurmët (rrugët) e shejtanit, pse ai është armik juaj i hapët.
6:142.
Ai ka krijuar disa bagëti për ngarkim dhe për ushqim. Hani nga ato që ua ka dhuruar Allahu dhe mos ndiqni gjurmët e djallit. Ai është për ju armik i hapur.
6:142.
Dhe prej bagëtive, disa janë për barrë dhe disa për mish. Hani nga furnizimet që ju ka dhënë Allahu dhe mos ndiqni hapat e djallit. Me të vërtetë, ai është armiku juaj i hapur.
6:142.
WE MINEL-'EN'AMI HEMULETEN WE FERSHEN KULU MIMMA REZEKAKUMU ELLAHU WE LA TETTEBI'U HUTUWATI ESH-SHEJTANI 'INNEHU LEKUM 'ADUWUN MUBINUN
C
6:143.
Ai (krijoi) tetë lloje (nga kafshët shtëpiake): prej deleve dy (dash e dele), prej dhive dy (cjap e dhi). Thuaj: "A janë të ndaluar (haram) dy meshkuj apo dy femra apo çka mbanë (pjell) mitra e dy (llojeve të tyre) femrave?" Më tregoni, pra, me fakte të ditura (e jo me trillime) nëse jeni të sinqertë.
6:143.
Ai ju ka dhënë tetë lloje bagëtish në çifte. Merr dy llojet për dhentë dhe dy për dhitë. Thuaju: “A i ka ndaluar Allahu dy meshkujt ose dy femrat, ose atë që mbajnë në bark dy femrat?” Lajmëromëni mua me dije të saktë, nëse ajo që thoni është e vërtetë!
6:143.
Janë tetë çifte: dy nga delet dhe dy nga dhitë. Thuaj: "A i ka ndaluar Ai dy meshkujt apo dy femrat, apo atë që është në barkun e dy femrave? Më tregoni me dituri, nëse jeni të sinqertë."
6:143.
THEMANIJETE 'EZWAXHIN MINE ED-DE'NI ETHNEJNI WE MINEL-MA'ZI ETHNEJNI KUL 'ALDHDHEKEREJNI HERREME 'EMIL-'UNTHEJEJNI 'EMMA ESHTEMELET 'ALEJHI 'ERHAMUL-'UNTHEJEJNI NEBBI'UNI BI'ILMIN 'IN KUNTUM SADIKINE
C
6:144.
Ai (krijoi) edhe nga devet dy (lloje) dhe nga lopët dy (lloje). Thuaj: "A dy meshkuj i ka ndaluar (haram), a dy femra, ose çka mban mitra e dy (llojeve të tyre) femrave?" A mos ishit të pranishëm kur All-llahu ju porositi me këtë (hallall apo haram)?" E kush është më mizor se ai që trillon rrenë për All-llahun dhe ashtu t'i humbë njerëzit në mungesë të dijes. All-llahu nuk vë në rrugë të drejtë mizorët.
6:144.
Merr dy llojet për devetë edhe dy për lopët. Thuaju: “A i ka ndaluar Allahu meshkujt apo femrat ose atë që e mbajnë në bark dy femrat? Apo mos keni qenë të pranishëm kur Allahu ju ka urdhëruar për këtë? Atëherë, kush është më keqbërës se ai që shpif gënjeshtra rreth Allahut, për t'i shpënë njerëzit në humbje nga padija? Pa dyshim, Allahu nuk i çon në rrugë të drejtë keqbërësit.
6:144.
Dhe dy nga devetë dhe dy nga lopët. Thuaj: "A i ka ndaluar Ai dy meshkujt apo dy femrat, apo atë që është në barkun e dy femrave? Apo ishit dëshmitarë kur Allahu ju ka urdhëruar për këtë?" Kush është më i padrejtë sesa ai që shpik gënjeshtra për Allahun për ta çuar njerëzit në humbje pa dituri? Me të vërtetë, Allahu nuk i udhëzon njerëzit e padrejtë.
6:144.
WE MINEL-'IBILI ETHNEJNI WE MINEL-BEKARI ETHNEJNI KUL 'ALDHDHEKEREJNI HERREME 'EMIL-'UNTHEJEJNI 'EMMA ESHTEMELET 'ALEJHI 'ERHAMUL-'UNTHEJEJNI 'EM KUNTUM SHUHEDA'E 'IDH WESSAKUMU ELLAHU BIHEDHA FEMEN 'EDHLEMU MIMMENI EFTERA 'ALA ELLAHI KEDHIBEN LIJUDILLE EN-NASE BIGAJRI 'ILMIN 'INNALL-LLAHE LA JEHDIL-KAWME EDH-DHALIMINE
C
6:145.
Thuaj: "Në atë që më është shpallur mua (në Kur'an) nuk po gjej të ndaluar diçka nga ushqimi, përveç në qoftë se ai (ushqimi) është: cofëtinë, gjak i derdhur ose mish derri, ai është i ndytë, dhe pos asaj që është therrur jo në emër të All-llahut (por të ndonjë idhulli) e që është mëkat. E kush detyrohet (t'i hajë këto të ndaluara), por duke mos pasur për qëllim shijen dhe duke mos e tepruar, Zoti yt është që falë e mëshiron shumë.
6:145.
Thuaj: “Unë nuk gjej në atë që më është shpallur mua, asgjë që e ndalon njeriun të hajë çfarë të dojë, përveç kafshëve të ngordhura, gjakut të derdhur, mishit të derrit – se këto janë të ndyta – dhe mishit që është therur në emër të dikujt tjetër në vend të Allahut. Por kushdo që detyrohet nga nevoja të hajë ndonjë gjë prej këtyre, pa dashur të bëjë gjynah dhe pa e kaluar kufirin, nuk do të fajësohet. Vërtet, Allahu është Falës i madh dhe Mëshirëplotë.
6:145.
Thuaj: "Unë nuk gjej në atë që më është shpallur mua asgjë të ndaluar për atë që e ha, përveç ngordhësirës, gjakut të derdhur, mishit të derrit – sepse ai është i papastër – ose një therje në emër të diçkaje tjetër përveç Allahut. Por kushdo që detyrohet, pa dëshirë dhe pa kaluar kufirin, me të vërtetë Zoti yt është Falës, Mëshirëplotë."
6:145.
KUL LA 'EXHIDU FI MA 'UHIJE 'ILEJJE MUHERREMEN 'ALA TA'IMIN JET'AMUHU 'ILLA 'EN JEKUNE MEJTETEN 'EW DEMAN MESFUHÆN 'EW LEHME HINZIRIN FE'INNEHU RIXHSUN 'EW FISKÆN 'UHILLE LIGAJRI ELLAHI BIHI FEMENI EDTURRE GAJRE BAGIN WE LA 'ADIN FE'INNE REBBEKE GAFURUN REHIMUN
C
6:146.
E (posaçërisht) ndaj atyre që janë jehudi Ne u kemi ndaluar çdo (kafshë) thundrake: nga lopët dhe delet u kemi ndaluar dhjamin e tyre, pos atij (dhjami) në shpinën dhe në zorrët e tyre dhe pos atij të përzier me ndonjë asht. Këtë (masë-ndalesë) e morëm si ndëshkim ndaj mëkatit të tyre. S'ka dyshim, Ne jemi të vërtetë (në çka ju rrëfejmë).
6:146.
Ne ua ndaluam hebrenjve (të hanin) të gjitha kafshët që kanë kthetra (ose njëthundrakët), ndërsa nga lopët e delet, atyre ua ndaluam dhjamin e brendshëm të tyre, me përjashtim të dhjamit të shpinës ose të zorrëve, ose atë që është i lidhur me eshtra. Me këtë, Ne i ndëshkuam ata për shkak të mosbindjes së tyre. Ne, pa dyshim, themi të vërtetën.
6:146.
Për ata që janë hebrenj, Ne kemi ndaluar çdo kafshë me thundra të plasaritura, dhe nga lopët dhe dhentë ne ua ndaluam atyre dhjamin, përveç atij të shpinës ose të organeve të brendshme ose të përzier me kocka. Kështu i shpërblyem ata për mosbindjen e tyre. Me të vërtetë, Ne jemi të vërtetët.
6:146.
WE 'ALEL-LEDHINE HADU HERREMNA KULLE DHI DHUFURIN WE MINEL-BEKARI WEL-GANEMI HERREMNA 'ALEJHIM SHUHUMEHUMA 'ILLA MA HEMELET DHUHURUHUMA 'EWIL-HEWAJA 'EW MA EHTELETE BI'ADHMIN DHALIKE XHEZEJNAHUM BIBEGJIHIM WE 'INNA LESADIKUNE
C
6:147.
Po, në qoftë se (për këtë jehuditë) e përgënjeshtrojnë. Thuaj: "Sa mëshirues i madh është ky Zoti juaj, po (mos u mashtroni) dënimi i Tij për njerëzit kriminelë nuk mund të prapësohet!"
6:147.
Prandaj, nëse ata të quajnë gënjeshtar, thuaju: “Zoti juaj është zotërues i mëshirës së gjerë, por ndëshkimi i Tij nuk do të prapësohet nga populli keqbërës”.
6:147.
Nëse të përgënjeshtrojnë ty, thuaj: "Zoti juaj është Zot i mëshirës së gjerë, por dënimi i Tij nuk mund të largohet nga njerëzit keqbërës."
6:147.
FE'IN KEDHDHEBUKE FEKUL REBBUKUM DHU REHMETIN WASI'ATIN WE LA JUREDDU BE'SUHU 'ANIL-KAWMIL-MUXHRIMINE
C
6:148.
E ata që i shoqëruan Zotit, do të thoshin: "Sikur të donte All-llahu nuk do t'i bënim shok (nuk do të ishim idhujtarë) as ne, as prindërit tanë, e as nuk do të ndalonim asnjë send."Kështu patën gënjyer edhe ata që ishin para tyre derisa (për shkak të mëkatit) përjetuan dënimin tonë të ashpër. Thuaj: "A mos keni ndonjë fakt e të na e prezentoni atë neve?" Ju i mbështeteni vetëm hamendjes, në të vërtetë,vetëm gënjeni".
6:148.
Idhujtarët do të thonë: “Sikur të donte Allahu, nuk do të adhuronim tjetër veç Tij as ne, as baballarët tanë dhe ne nuk do të kishim bërë të ndaluar asgjë”. Kështu mohonin edhe ata para tyre, derisa shijuan dënimin tonë. Thuaju: “A keni ndonjë provë të na paraqitni? Ju mbështeteni vetëm në hamendje dhe jeni vetëm gënjeshtarë”.
6:148.
Ata që i shoqërojnë Allahut do të thonë: "Sikur të kishte dashur Allahu, ne nuk do të kishim bërë idhujtari, as ne as etërit tanë, dhe nuk do të kishim ndaluar asgjë." Edhe para tyre përgënjeshtruan, derisa shijuan ndëshkimin Tonë. Thuaj: "A keni ndonjë dituri që mund ta paraqitni për ne? Ju ndiqni vetëm supozime dhe hamendje."
6:148.
SEJEKULUL-LEDHINE 'ESHREKU LEW SHA'EL-LAHU MA 'ESHREKNA WE LA 'ABA'UUNA WE LA HERREMNA MIN SHEJ'IN KEDHALIKE KEDHDHEBEL-LEDHINE MIN KABLIHIM HETTA DHAKU BE'SENA KUL HEL 'INDEKUM MIN 'ILMIN FETUHRIXHUHU LENA 'IN TETTEBI'UNE 'ILLA EDH-DHENNE WE 'IN 'ENTUM 'ILLA TEHRUSUNE
C
6:149.
Thuaj: "All-llahu ka argumentin më të plotë dhe sikur të donte Ai do t'ju vinte në rrugë të drejtë të gjithëve".
6:149.
Thuaju: “Allahu ka argumentin më bindës dhe, po të donte Ai, të gjithëve do t'ju përudhte në rrugë të drejtë!”
6:149.
Thuaj: "Allahu ka argumentin e plotë. Sikur të kishte dashur Ai, do t'ju kishte udhëzuar të gjithëve."
6:149.
KUL FELILLAHIL-HUXHXHETUL-BALIGATU FELEW SHA'E LEHEDAKUM 'EXHMA'INE
C
6:150.
Thuaj: "Sillni dëshmitarët, të cilët dëshmojnë se All-llahu ndaloi (bëri haram) ato (që i ndalonin vetë). Nëse duan të dëshmojnë rrejshëm, ti mos dëshmo bashkë me ta dhe mos shko pas dëshirave të atyre që argumentet Tona i bënë të rreme dhe pas atyre që nuk besojnë jetën e që largohen prej Zotit të tyre (adhurojnë tjetër).
6:150.
Thuaj: “Sillni dëshmitarët tuaj që dëshmojnë se Allahu e ka ndaluar këtë!” E, nëse dëshmojnë (duke gënjyer), ti mos dëshmo me ata. Mos i ndiq dëshirat e kota të atyre që hedhin poshtë shpalljet Tona, nuk besojnë në Botën e përtejme dhe sajojnë zota të tjerë të barabartë me Zotin e tyre!
6:150.
Thuaj: "Sillni dëshmitarët tuaj që dëshmojnë se Allahu e ka ndaluar këtë ose atë." Nëse ata dëshmojnë, mos dëshmo me ta, dhe mos ndiq dëshirat e atyre që i përgënjeshtruan shenjat Tona dhe nuk besojnë në botën tjetër, dhe i barazojnë të tjerët me Zotin e tyre.
6:150.
KUL HELUMME SHUHEDA'EKUMUL-LEDHINE JESH/HEDUNE 'ENNEL-LAHE HERREME HADHA FE'IN SHEHIDU FELA TESH/HED ME'AHUM WE LA TETTEBI' 'EHWA'EL-LEDHINE KEDHDHEBU BI'AJATINA WEL-LEDHINE LA JU'UMINUNE BIL-'AHIRETI WE HUM BIREBBIHIM JA'DILUNE