U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
6:132.
Po për secilin (veprues) ka shkallë (që do t'i arrijë) sipas asaj që vepruan. All-llahu nuk është i pakujdesshëm ndaj asaj që veprojnë.
6:132.
Secili do të ketë shkallën e tij, sipas veprave që ka bërë. Zoti yt nuk është i paditur për veprat e tyre.
6:132.
Për secilin do të jetë një shpërblim sipas veprave të tij. Zoti yt nuk është i pavëmendshëm ndaj asaj që bëni.
6:132.
WE LIKULLIN DEREXHATUN MIMMA 'AMILU WE MA REBBUKE BIGAFILIN 'AMMA JA'MELUNE
C
6:133.
Zoti yt nuk ka nevojë për asgjë, Ai është mëshirues. Nëse do Ai, juve ju zhduk dhe sjell kë të dojë pas jush, ashtu sikurse ju solli juve nga pasardhësit e atyre që ishin para jush.
6:133.
Zoti yt është i Vetëmjaftueshmi dhe Zotëruesi i mëshirës. Nëse do, ju zhduk dhe sjell pas jush çfarë të dojë, ashtu si ju ka krijuar nga pasardhësit e popujve të tjerë.
6:133.
Dhe Zoti yt është i Pasur, Zotërues i mëshirës. Nëse Ai do, mund t'ju largojë ju dhe t'ju zëvendësojë me kë të dojë, ashtu siç ju ka krijuar nga pasardhësit e të tjerëve.
6:133.
WE REBBUKEL-GANIJU DHU ER-REHMETI 'IN JESHE' JUDH/HIBKUM WE JESTEHLIF MIN BA'DIKUM MA JESHA'U KEMA 'ENSHE'EKUM MIN DHURRIJETI KAWMIN 'AHARINE
C
6:134.
Ajo që iu kërcënohet (kijameti, ringjallja, llogaria, përgjegjësia) patjetër do të vijë, e ju nuk mund ta pengoni. (Nuk mund ta mënjanoni caktimin e Zotit).
6:134.
Ajo që ju është premtuar, me të vërtetë do t'ju arrijë e ju nuk mund t'i ikni asaj.
6:134.
Ajo që ju premtohet me siguri do të vijë, dhe ju nuk mund ta shmangni.
6:134.
'INNE MA TU'ADUNE LE'ATIN WE MA 'ENTUM BIMU'XHIZINE
C
6:135.
Thuaj: "O populli im (kurejshit)! veproni në atë që jeni, e unë do të vazhdoj të veproj në atë që jam, e më vonë do ta dini se kujt do t'i takojë e ardhmja e lavdishme. Është e ditur se zullumqarët nuk gjejnë shpëtim.
6:135.
Thuaj: “O populli im, punoni në drejtimin tuaj, ndërkohë që edhe unë bëj timen. Së shpejti do ta merrni vesh se për kë do të jetë fundi i mirë. Njëmend, keqbërësit nuk do të shpëtojnë.
6:135.
Thuaj: O populli im, bëni ç'të doni në vendin tuaj, unë po bëj në timin. Së shpejti do të dini kush do të ketë përfundimin e mirë. Me të vërtetë, të padrejtët nuk do të kenë sukses.
6:135.
KUL JA KAWMI A'MELU 'ALA MEKANETIKUM 'INNI 'AMILUN FESEWFE TA'LEMUNE MEN TEKUNU LEHU 'AKIBETU ED-DARI 'INNEHU LA JUFLIHU EDH-DHALIMUNE
C
6:136.
Dhe nga ajo që krijoi Ai prej të lashtave dhe prej kafshëve shtëpiake, ata (idhujtarët) ndanë një pjesë për All-llahun dhe thanë: "Kjo është për All-llahun, si mendonin ata, e kjo është e idhujve tanë". Ajo që ishte për idhujt, nuk shkon te All-llahu, e ajo që është për All-llahun, shkon te idhujt e tyre. Sa gjykim i shëmtuar është ai që gjykojnë (pjesën e idhujve e plotësonin nga ajo e All-llahut, në rast nevoje, e të All-llahut jo).
6:136.
Ata kanë caktuar për Allahun pjesë nga drithi dhe kafshët shtëpiake, të cilat i ka krijuar Ai dhe thonë sipas hamendjes së tyre: “Kjo është për Allahun, ndërsa kjo është për idhujt tanë”. Mirëpo ajo pjesë që është për idhujt e tyre, nuk arrin te Zoti, kurse ajo që ata e kanë caktuar për Allahun - ajo arrin te idhujt e tyre. Sa gjykim të shëmtuar bëjnë ata!
6:136.
Ata i ndanë për Allahun një pjesë të asaj që Ai ka krijuar nga të mbjellat dhe bagëtitë, dhe thanë: Kjo është për Allahun, sipas pretendimeve të tyre, dhe kjo është për idhujt tanë. Por ajo që është për idhujt e tyre nuk arrin tek Allahu, ndërsa ajo që është për Allahun arrin tek idhujt e tyre. Sa gjykim i keq është ky.
6:136.
WE XHE'ALU LILLAHI MIMMA DHERE'E MINEL-HERTHI WEL-'EN'AM NESIBEN FEKALU HADHA LILLAHI BIZA'MIHIM WE HEDHA LISHUREKA'INA FEMA KANE LISHUREKA'IHIM FELA JESILU 'ILA ELLAHI WE MA KANE LILLAHI FEHUWE JESILU 'ILA SHUREKA'IHIM SA'E MA JEHKUMUNE
C
6:137.
Kështu shumicës së idhujtarëve, idhujt ua hijeshuan atyre mbytjen e fëmijëve të vet, për t'i shkatërruar (me mashtrime) dhe për t'ua ngatërruar fenë (që e kishin pasur të Ismailit). Po sikur të donte All-llahu, ata nuk do ta bënin atë, andaj hiqu tyre dhe asaj që shpifin.
6:137.
Shumë paganëve, idhujt e tyre ua kanë bërë t'u duket e bukur vrasja e fëmijëve të tyre, për t'i shkatërruar dhe për t'ua pështjelluar besimin. Sikur të donte Allahu, ata nuk do ta bënin atë. Lërini ata dhe trillimet e tyre.
6:137.
Kështu idhujtarët u zbukuruan nga shokët e tyre (djajtë) vrasjen e fëmijëve të tyre, që t'i shkatërronin dhe t'u fshihnin fenë e tyre. Sikur të kishte dashur Allahu, ata nuk do ta bënin. Lëri ata dhe ato që shpikin.
6:137.
WE KEDHELIKE ZEJJENE LIKETHIRIN MINEL-MUSHRIKINE KATLE 'EWLADIHIM SHUREKA'UUHUM LIJURDUHUM WE LIJELBISU 'ALEJHIM DINEHUM WE LEW SHA'EL-LAHU MA FE'ALUHU FEDHERHUM WE MA JEFTERUNE
C
6:138.
Dhe sipas bindjes së tyre ata thoshin: "Këto kafshë dhe këto bimë janë të ndaluara, nuk mund të ushqehet me to, përveç ata të cilëve ne ua lejomë; këto janë kafshë që është e ndaluar t'u hipet; këto janë kafshë që gjatë therjes së tyre nuk përmendin emrin e All-llahut, duke shpifur ndaj Tij. Ai do t'i ndëshkojë ata për shpifjet e tyre.
6:138.
Ata thonë sipas hamendjes së tyre: “Këto bagëti shtëpiake dhe këto e këto bimë janë të ndaluara, nuk mund t'i hajë askush, përveç atyre që ua lejojmë ne”. Disa kafshë shtëpiake ata i kanë bërë të ndaluara për ngarkim, ndërsa disa bagëti i therin pa e përmendur emrin e Allahut, duke trilluar gënjeshtra për Të. Ai do t'i ndëshkojë ata për gënjeshtrat e trilluara.
6:138.
Dhe ata thanë: Këto bagëti dhe këto të mbjella janë të ndaluara, askush nuk mund të hajë prej tyre përveç atyre që ne lejojmë, sipas pretendimeve të tyre, dhe ka bagëti, shpinat e të cilave janë të ndaluara, dhe bagëti mbi të cilat nuk përmendin emrin e Allahut, duke shpikur gënjeshtra kundër Tij. Ai do t'i shpërblejë ata për ato që shpiknin.
6:138.
WE KALU HEDHIHI 'EN'AMUN WE HERTHUN HIXHRUN LA JET'AMUHA 'ILLA MEN NESHA'U BIZA'MIHIM WE 'EN'AMUN HURRIMET DHUHURUHA WE 'EN'AMUN LA JEDHKURUNE ESMEL-LAHI 'ALEJHA EFTIRA'EN 'ALEJHI SEJEXHZIHIM BIMA KANU JEFTERUNE
C
6:139.
Madje ata thoshin: "Çka është në barqet e këtyre kafshëve është vetëm për mashkujt tanë, e ndaluar për gratë tona. E nëse ishte e ngordhtë (fruti në bark) ata (meshkuj e femra) ishin të barabartë në të. Do ta ndëshkojë Ai cilësimin e tyre të rrejshëm. Ai është i përsosur në punët e Tij, i dijshëm për krijesat e Tij.
6:139.
Ata thonë gjithashtu: “Ajo që gjendet në barkun e këtyre bagëtive, u përket vetëm meshkujve tanë, kurse për gratë tona janë të ndaluara”. Por, nëse lindin të ngordhura, ata të gjithë (burra e gra) janë pjesëmarrës në të”. Allahu do t'i ndëshkojë ata për çfarë i veshin Atij. Ai është vërtet i Urtë dhe i Gjithëdijshëm.
6:139.
Dhe ata thanë: Ajo që është në barkun e këtyre bagëtive është vetëm për burrat tanë dhe e ndaluar për gratë tona, por nëse është i vdekur, ata të gjithë janë pjesëmarrës në të. Ai do t'i shpërblejë ata për përshkrimin e tyre. Me të vërtetë, Ai është i Urtë, i Dijshëm.
6:139.
WE KALU MA FI BUTUNI HEDHIHIL-'EN'AMI HALISETUN LIDHUKURINA WE MUHERREMUN 'ALA 'EZWAXHINA WE 'IN JEKUN MEJTETEN FEHUM FIHI SHUREKA'U SEJEXHZIHIM WESFEHUM 'INNEHU HEKIMUN 'ALIMUN
C
6:140.
S'ka dyshim se kanë dështuar keq ata që mbytën fëmijët e tyre nga mendjelehtësia e pa kurrfarë dije dhe ata që duke i shpifur Zotit, shpallën të ndaluar atë që Zoti u kishte dhuruar. Ata kanë humbur rrugën e drejtë dhe prej fillimit nuk ishin në udhëzim.
6:140.
Të humbur janë ata që i vrasin fëmijët e tyre nga mendjelehtësia dhe padija dhe i bëjnë të ndaluara ato që ua ka dhuruar Allahu, duke trilluar kështu gënjeshtra rreth Allahut. Ata janë të devijuar dhe aspak të udhëzuar.
6:140.
Me të vërtetë, ata që vrasin fëmijët e tyre nga budallallëku pa dituri, dhe ndalojnë atë që Allahu u ka dhënë si furnizim, duke shpikur gënjeshtra kundër Allahut, me siguri kanë humbur. Ata janë devijuar dhe nuk janë të udhëzuar.
6:140.
KAD HASIREL-LEDHINE KATELU 'EWLADEHUM SEFEHEN BIGAJRI 'ILMIN WE HERREMU MA REZEKAHUMU ELLAHU EFTIRA'EN 'ALA ELLAHI KAD DELLU WE MA KANU MUHTEDINE
C
6:141.
Ai (All-llahu) është që krijoi kopshte (bimët e të cilave) të ngritura lart (në shtylla) dhe të rrafshta (të shtrira në tokë), edhe hurmet dhe drithërat me frute (shije) të ndryshme; (krijoi) ullinjtë dhe shegët e ngjashme (nga forma) e jo të ngjashme (nga shija). Hani frutat e tyre kur të piqen dhe ditën e korrjes (të vjeljes) së frutave jepeni atë pjesë që është obligim (të varfërve e nevojlive) dhe (hani-jepni) mos teproni, pse Ai nuk i do shkapërderdhësit.
6:141.
Është Ai që ka krijuar kopshte vreshtash të larta dhe të shtruara, hurma dhe bimë, me shije të ndryshme, ullinj e shegë, të ngjashme dhe të ndryshme. Hani frutat e tyre kurdo që të prodhojnë dhe jepni atë që është detyrë në ditën e vjeljes së tyre! Por mos e teproni, se Allahu nuk i do ata që e teprojnë!
6:141.
Ai është Ai që krijoi kopshtet, disa mbështeten në parqe dhe disa jo, palmat dhe të mbjellat e shumëllojshme, ullinjtë dhe shegët, të ngjashme dhe të ndryshme. Hani prej frutave të tyre kur piqen dhe jepni atë që duhet të jepni ditën e korrjes, pa e tepruar. Me të vërtetë, Ai nuk i do ata që e teprojnë.
6:141.
WE HUWEL-LEDHI 'ENSHE'E XHENNATIN MA'RUSHATIN WE GAJRE MA'RUSHATIN WE EN-NEHLE WE EZ-ZER'A MUHTELIFEN 'UKULUHU WE EZ-ZEJTUNE WE ER-RUMMANE MUTESHABIHAN WE GAJRE MUTESHABIHIN KULU MIN THEMERIHI 'IDHA 'ETHMERE WE 'ATU HEKKAHU JEWME HESADIHI WE LA TUSRIFU 'INNEHU LA JUHIBBUL-MUSRIFINE
C
6:142.
Nga kafshët (shtëpiake krijoi) edhe aso për ngarkim (për hipje) dhe aso, prodhimi i të cilave përdoret për shtrojë (leshi i tyre ose për therrje). Hani nga ajo që All-llahu ju dhuroi, e mos ndiqni gjurmët (rrugët) e shejtanit, pse ai është armik juaj i hapët.
6:142.
Ai ka krijuar disa bagëti për ngarkim dhe për ushqim. Hani nga ato që ua ka dhuruar Allahu dhe mos ndiqni gjurmët e djallit. Ai është për ju armik i hapur.
6:142.
Dhe prej bagëtive, disa janë për barrë dhe disa për mish. Hani nga furnizimet që ju ka dhënë Allahu dhe mos ndiqni hapat e djallit. Me të vërtetë, ai është armiku juaj i hapur.
6:142.
WE MINEL-'EN'AMI HEMULETEN WE FERSHEN KULU MIMMA REZEKAKUMU ELLAHU WE LA TETTEBI'U HUTUWATI ESH-SHEJTANI 'INNEHU LEKUM 'ADUWUN MUBINUN