U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
6:125.
Atë që All-llahu dëshiron ta udhëzojë, ia zgjeron zemrën për (të pranuar) Islamin. Atë që dëshiron ta lërë të humbur, zemrën e tij ia bën shumë të ngusht sikur të ngjitej në qiell. Kështu All-llahu lëshon dënimin mbi ata që nuk besojnë.
6:125.
Allahu ia hap zemrën për (të pranuar) Islamin atij që dëshiron ta udhëzojë, ndërsa atij që dëshiron ta lërë në humbje, (ia mbyll zemrën e) ia shtrëngon gjoksin si të jetë duke u ngjitur në qiell. Kështu, Allahu, i ndëshkon ata që nuk besojnë.
6:125.
Kujt Allahu dëshiron t'i udhëzojë zemrën, ia hap gjoksin për Islam. Kujt dëshiron ta lajë në humbje, ia bën gjoksin të ngushtë, sikur po ngjitet lart në qiell. Kështu Allahu u sjell ndyrësi atyre që nuk besojnë.
6:125.
FEMEN JURIDI ELLAHU 'EN JEHDIJEHU JESHREH SEDREHU LIL'ISLAMI WE MEN JURID 'EN JUDILLEHU JEXH'AL SEDREHU DEJJIKEN HEREXHAN KE'ENNEMA JESSA''ADU FI ES-SEMA'I KEDHALIKE JEXH'ALU ELLAHU ER-RIXHSE 'ALEL-LEDHINE LA JU'UMINUNE
C
6:126.
Kjo është rruga e Zotit tënd, është e drejtë, Ne shpjeguam argumentet për njerëz që përkujtojnë.
6:126.
Kjo është rruga e drejtë e Zotit tënd. Ne ua kemi shpjeguar shpalljet Tona njerëzve që ua vënë veshin.
6:126.
Kjo është rruga e Zotit tënd, e drejtë. Ne i kemi shpjeguar shenjat për një popull që merr mend.
6:126.
WE HEDHA SIRATU RABBIKE MUSTEKIMEN KAD FESSELNAL-'AJATI LIKAWMIN JEDHDHEKKERUNE
C
6:127.
Ata e kanë vendin e shpëtimit (xhennetin) te Zoti i tyre; Ai është mbrojtës i tyre, për atë që ata vepruan.
6:127.
Ata do të kenë Shtëpinë e shpëtimit te Zoti i tyre. Ai do të jetë Mbrojtësi i tyre, si shpërblim për veprat që kanë bërë.
6:127.
Për ta është shtëpia e paqes te Zoti i tyre, dhe Ai është miku i tyre për shkak të asaj që kanë bërë.
6:127.
LEHUM DARU ES-SELAMI 'INDE RABBIHIM WE HUWE WELIJUHUM BIMA KANU JA'MELUNE
C
6:128.
Përkujto ditën kur Ai i tubon ata të gjithë (e u thotë): "O grumbull i xhinve, ju mashtruat shumë njerëz!" E nga njerëzit që ishin miq të tyre (të xhinve) thonë: "Zoti ynë ne përfituam njëri prej tjetrit, dhe e arritëm afatin të cilin e caktove!" Tha: "(Zoti) Zjarri është vendi juaj, përgjithmonë jeni në të, pos (kohës) çka do All-llahu". Vërtet Zoti yt është më i urti, më i dijshmi.
6:128.
Ditën kur Ai do t'i tubojë të gjithë, do të thotë: “O tog i xhindeve! Ju keni mashtruar shumë njerëz!” - Ithtarët e tyre midis njerëzve do të thonë: “O Zoti ynë! Ne u kënaqëm me njëri tjetrin dhe arritëm në afatin tonë, të cilin na e pate caktuar Ti”. Allahu do të thotë: “Zjarri është vendbanimi juaj. Atje do të qëndroni përherë, veç nëse Allahu dëshiron ndryshe. Zoti yt është vërtet i Urtë e i Gjithëdijshëm.
6:128.
Dhe ditën kur Ai do t'i mbledhë të gjithë, "O bashkësi e xhindeve, ju keni mashtruar shumë njerëz." Miqtë e tyre nga njerëzit do të thonë: "Zoti ynë, ne përfituam njëri nga tjetri dhe arritëm afatin që Ti na caktove." Ai do të thotë: "Zjarri është vendbanimi juaj, aty do të jeni përgjithmonë, përveç nëse Allahu dëshiron ndryshe." Me të vërtetë, Zoti yt është i Urtë, i Dijshëm.
6:128.
WE JEWME JEHSHURUHUM XHEMI'EN JA MA'SHEREL-XHINNI KADI ESTEKTHERTUM MINEL-'INSI WE KALE 'EWLIJA'UUHUM MINEL-'INSI REBBENA ESTEMTE'A BA'DUNA BIBA'DIN WE BELEGNA 'EXHELENAL-LEDHI 'EXHXHELTE LENA KALE EN-NARU METHWAKUM HALIDINE FIHA 'ILLA MA SHA'EL-LAHU 'INNE REBBEKE HEKIMUN 'ALIMUN
C
6:129.
Po ashtu (sikur u dhamë xhinve dhe njerëzve përjetim), Ne i bëjmë sundues disa mizorë mbi mizorët e tjerë për shkak të asaj që fituan (vepruan).
6:129.
E kështu, Ne u japim pushtet disa keqbërësve mbi të tjerët, si dënim për veprat e tyre të këqija.
6:129.
Kështu Ne vëmë disa të padrejtë në duart e të tjerëve, për shkak të asaj që ata kanë fituar.
6:129.
WE KEDHELIKE NUWELLI BA'DE EDH-DHALIMINE BA'DEN BIMA KANU JEKSIBUNE
C
6:130.
O grumbull i xhinve dhe i njerëzve! A nuk ju erdhën nga mesi juaj të dërguar t'ju rrëfejnë argumentet e Mia dhe t'ju tërheqin vërejtjen për takimin tuaj në këtë ditë? Ata thonë: "Dëshmojmë kundër vetvetes". I pat mashtruar ata jeta e kësaj bote dhe ashtu (të detyruar) dëshmuan kundër vetvetes se me të vërtetë e refuzonin (të vërtetën).
6:130.
“O tog i xhindeve dhe i njerëzve, a nuk ju patën ardhur të dërguar nga mesi juaj, për t'ju treguar shpalljet Tona dhe për t'ju paralajmëruar takimin me këtë ditë?” Ata do të thonë: “Ne dëshmojmë kundër vetes sonë”. Vërtet, jeta e kësaj bote i mashtroi ata, kështu që ata do të dëshmojnë kundër vetes se kanë qenë mohues.
6:130.
O bashkësi e xhindeve dhe njerëzve, a nuk ju erdhën të dërguar nga mesi juaj, që t'ju tregonin shenjat e Mia dhe t'ju paralajmëronin për takimin tuaj me këtë ditë? Ata do të thonë: Ne dëshmojmë kundër vetes. Jeta e kësaj bote i mashtroi ata, dhe ata do të dëshmojnë kundër vetes se kanë qenë jobesimtarë.
6:130.
JA MA'SHEREL-XHINNI WEL-'INSI 'ELEM JE'TIKUM RUSULUN MINKUM JEKUSSUNE 'ALEJKUM 'AJA TI WE JUNDHIRUNEKUM LIKA'E JEWMIKUM HADHA KALU SHEHIDNA 'ALA 'ENFUSINA WE GARRET/HUMUL-HEJA ETU ED-DUNJA WE SHEHIDU 'ALA 'ENFUSIHIM 'ENNEHUM KANU KAFIRINE
C
6:131.
Këtë (dërgimin e të dërguarve) ngase Zoti yt nuk është që për shkak të mëkatit të shkatërrojë një vend, e banorët e tij të jenë të painformuar.
6:131.
Kjo ndodh sepse Zoti yt nuk e shkatërron asnjë vend për veprat e tyre të gabuara, pa i paralajmëruar banorët e tij.
6:131.
Kjo sepse Zoti yt nuk do të shkatërrojë asnjë qytet për shkak të padrejtësive pa u ardhur të dërguar atyre që t'ju lexojnë shenjat Tona.
6:131.
DHALIKE 'EN LEM JEKUN REBBUKE MUHLIKEL-KURA BIDHULMIN WE 'EHLUHA GAFILUNE
C
6:132.
Po për secilin (veprues) ka shkallë (që do t'i arrijë) sipas asaj që vepruan. All-llahu nuk është i pakujdesshëm ndaj asaj që veprojnë.
6:132.
Secili do të ketë shkallën e tij, sipas veprave që ka bërë. Zoti yt nuk është i paditur për veprat e tyre.
6:132.
Për secilin do të jetë një shpërblim sipas veprave të tij. Zoti yt nuk është i pavëmendshëm ndaj asaj që bëni.
6:132.
WE LIKULLIN DEREXHATUN MIMMA 'AMILU WE MA REBBUKE BIGAFILIN 'AMMA JA'MELUNE
C
6:133.
Zoti yt nuk ka nevojë për asgjë, Ai është mëshirues. Nëse do Ai, juve ju zhduk dhe sjell kë të dojë pas jush, ashtu sikurse ju solli juve nga pasardhësit e atyre që ishin para jush.
6:133.
Zoti yt është i Vetëmjaftueshmi dhe Zotëruesi i mëshirës. Nëse do, ju zhduk dhe sjell pas jush çfarë të dojë, ashtu si ju ka krijuar nga pasardhësit e popujve të tjerë.
6:133.
Dhe Zoti yt është i Pasur, Zotërues i mëshirës. Nëse Ai do, mund t'ju largojë ju dhe t'ju zëvendësojë me kë të dojë, ashtu siç ju ka krijuar nga pasardhësit e të tjerëve.
6:133.
WE REBBUKEL-GANIJU DHU ER-REHMETI 'IN JESHE' JUDH/HIBKUM WE JESTEHLIF MIN BA'DIKUM MA JESHA'U KEMA 'ENSHE'EKUM MIN DHURRIJETI KAWMIN 'AHARINE
C
6:134.
Ajo që iu kërcënohet (kijameti, ringjallja, llogaria, përgjegjësia) patjetër do të vijë, e ju nuk mund ta pengoni. (Nuk mund ta mënjanoni caktimin e Zotit).
6:134.
Ajo që ju është premtuar, me të vërtetë do t'ju arrijë e ju nuk mund t'i ikni asaj.
6:134.
Ajo që ju premtohet me siguri do të vijë, dhe ju nuk mund ta shmangni.
6:134.
'INNE MA TU'ADUNE LE'ATIN WE MA 'ENTUM BIMU'XHIZINE
C
6:135.
Thuaj: "O populli im (kurejshit)! veproni në atë që jeni, e unë do të vazhdoj të veproj në atë që jam, e më vonë do ta dini se kujt do t'i takojë e ardhmja e lavdishme. Është e ditur se zullumqarët nuk gjejnë shpëtim.
6:135.
Thuaj: “O populli im, punoni në drejtimin tuaj, ndërkohë që edhe unë bëj timen. Së shpejti do ta merrni vesh se për kë do të jetë fundi i mirë. Njëmend, keqbërësit nuk do të shpëtojnë.
6:135.
Thuaj: O populli im, bëni ç'të doni në vendin tuaj, unë po bëj në timin. Së shpejti do të dini kush do të ketë përfundimin e mirë. Me të vërtetë, të padrejtët nuk do të kenë sukses.
6:135.
KUL JA KAWMI A'MELU 'ALA MEKANETIKUM 'INNI 'AMILUN FESEWFE TA'LEMUNE MEN TEKUNU LEHU 'AKIBETU ED-DARI 'INNEHU LA JUFLIHU EDH-DHALIMUNE