Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 6:89. Ata ishin që u patëm dhënë librin, urtësinë e pejgamberllëkun; e nëse këta (idhujtarët mekas) e refuzojnë këtë (pejgamberllëkun tënd), Ne e kemi siguruar këtë me një popull që nuk e refuzon.
6:89. Këta janë ata që u kemi dhënë Librin, Urtësinë dhe Profecinë. E, nëse ata (banorët e Mekës) i mohojnë këto, Ne do t'ia besojmë një populli tjetër që nuk do t'i mohojë.
6:89. Ata ishin ata të cilëve Ne u dhamë Librin, urtësinë dhe profetësinë. Nëse këta i mohojnë, atëherë Ne ia kemi besuar një populli tjetër që nuk do t'i mohojë ato.
6:89. 'ULA'IKEL-LEDHINE 'ATEJNAHUMUL-KITABE WEL-HUKME WE EN-NUBUWETE FE'IN JEKFUR BIHA HA'UULA' FEKAD WE KKELNA BIHA KAWMEN LEJSU BIHA BIKAFIRINE
C 6:90. Ata (të dërguarit e përmedur) ishin që All-llahu i vuri në rrugë të drejtë, andaj ti merri shembull në udhëzim. Thuaj: "Unë nuk kërkoj për këtë (komunikimin e Kur'anit) shpërblim prej jush. Ky nuk është tjetër, përveç një këshillë për mbarë njerëzit.
6:90. Këta janë ata, të cilët Allahu i ka udhëzuar në rrugën e drejtë, andaj edhe ti (o Muhamed) ndiq rrugën e tyre. Thuaj: “Unë nuk kërkoj nga ju kurrfarë shpërblimi për atë. Ai është vetëm këshillë për të gjithë botët (njerëzit dhe xhindet)”.
6:90. Këta janë ata që Allahu i ka udhëzuar, prandaj ndiq udhëzimin e tyre. Thuaj: "Unë nuk kërkoj prej jush ndonjë shpërblim për të. Ai nuk është asgjë tjetër përveçse një përkujtim për botët."
6:90. 'ULA'IKEL-LEDHINE HEDALLAHU FEBIHUDAHUMU EKTEDIHI KUL LA 'ES'ELUKUM 'ALEJHI 'EXHREN 'IN HUWE 'ILLA DHIKRA LIL'ALEMINE
C 6:91. Ata (mohuesit) nuk e njohën All-llahun sa duhet njohur Atë kur thanë; "All-llahu nuk i shpalli gjë asnjë njeriu!" Thuaj: "Kush e zbriti librin, me të cilin erdhi Musai e që ishte dritë e udhërrëfyes për njerëz, e të cilin ju e bëni të shpërndarë në letra, që disa i prezentoni, kurse shumicën e fshehni. Dhe u mësuat çka nuk e dinit ju as prindërit tuaj? Thuaj: (e zbriti) All-llahu". Mandej lëri ata që luajnë në atë kotësinë e tyre.
6:91. Ata nuk e vlerësojnë siç duhet Allahun, kur thonë: “Allahu nuk i ka zbritur asgjë njeriut”. Thuaj: “Atëherë, kush e shpalli Librin që solli Musai si dritë dhe udhërrëfyes për njerëzit?! Librin që ju e keni shpërndarë në fletë, ca prej të cilave i tregoni, ndërsa shumicën e fshihni, ndonëse tani keni mësuar diçka që as ju, as etërit tuaj nuk e keni ditur më parë?! Thuaj: “Allahu e ka shpallur (atë Libër)!” Pastaj lëri ata që të argëtohen me gënjeshtrat e tyre.
6:91. Ata nuk i bënë vlerësimin e duhur Allahut kur thanë: "Allahu nuk i ka zbritur asgjë njeriu." Thuaj: "Kush e zbriti Librin që solli Musa si dritë dhe udhëzim për njerëzit, që ju e ndani në fletë që i tregoni dhe fshehni shumë?" Dhe ju mësuat atë që as ju, as etërit tuaj nuk e dinit. Thuaj: "Allahu." Pastaj lëri ata në argëtimin e tyre.
6:91. WE MA KADERU ELLAHE HEKKA KADRIHI 'IDH KALU MA 'ENZELEL-LAHU 'ALA BESHERIN MIN SHEJ'IN KUL MEN 'ENZELEL-KITABEL-LEDHI XHA'E BIHI MUSA NUREN WE HUDEN LILNNASI TEXH'ALUNEHU KARATISE TUBDUNEHA WE TUHFUNE KETHIRAN WE 'ULLIMTUM MA LEM TA'LEMU 'ENTUM WE LA 'ABA'UUKUM KULI ELLAHU THUMME DHERHUM FI HAWDIHIM JEL'ABUNE
C 6:92. Edhe ky (Kur'an) është libër që e zbritëm; është i bekuar, vërtetues i të mëparshmes, e që t'i tërheqësh vërejtjen nënës së fshatrave (të banorëve mekas) dhe atyre përreth saj (mbarë botës). Ata që e besojnë Ahiretin, besojnë në të (Kur'anin), ata edhe e falin namazin rregullisht.
6:92. Ky (Kuran) është një Libër i bekuar, të cilin ta kemi shpallur ty (o Muhamed), si vërtetues të atij (Teuratit) që gjendet para tij dhe që të paralajmërosh popullin e nënës së qyteteve (Mekës) dhe ata që banojnë rreth saj. Ata që besojnë në jetën e ardhshme, besojnë edhe në të (Kuran) dhe kujdesen për kryerjen e namazit të tyre.
6:92. Dhe ky është një Libër që Ne e kemi zbritur, i bekuar, që vërteton atë që ishte para tij, që të paralajmërosh qytetin mëmë dhe ata përreth tij. Ata që besojnë në botën tjetër besojnë në të dhe ata kujdesen për faljet e tyre.
6:92. WE HEDHA KITABUN 'ENZELNAHU MUBAREKUN MUSEDDIKUL-LEDHI BEJNE JEDEJHI WE LITUNDHIRE 'UMMEL-KURA WE MEN HEWLEHA WEL-LEDHINE JU'UMINUNE BIL-'AHIRETI JU'UMINUNE BIHI WE HUM 'ALA SELATIHIM JUHAFIDHUNE
C 6:93. E kush është më gabimtar i madh se sa ai që trillon rrenë ndaj Zotit, ose thotë: "Mua po më shpallet e nuk i është shpallur asgjë, ose se sa ai që thotë: "Do të thur diçka të ngjashme me atë që e ka zbritur All-llahu". E, sikur t'i shihje mizorët kur janë në agoni të vdekjes, e engjëjt kanë shtrirë duart e veta (me ndëshkim) e (u thonë): "Shpëtojeni pra vetveten (nëse mundeni)". "Tash përjetoni dënimin e turpshëm për shkak se e thoshit të pavërtetën për All-llahun, dhe ndaj argumenteve të Tij ishit kryeneç".
6:93. Kush është keqbërës më i madh se ai që trillon gënjeshtra për Allahun ose që thotë: “Kjo më është shpallur mua”, ndërkohë që asgjë nuk i është shpallur atij? Ose që thotë: “Unë mund të shpall diçka si ajo që ka shpallur Allahu.” Ah sikur t'i shihje keqbërësit gjatë agonisë së vdekjes, kur engjëjt zgjasin duart (duke thënë): “Dorëzoni shpirtrat tuaj! Sot ju do të ndëshkoheni me dënim poshtërues për shkak të të pavërtetave që keni thënë për Allahun dhe që keni shpërfillur shpalljet e Tij”.
6:93. Kush është më i padrejtë sesa ai që shpik gënjeshtër për Allahun ose thotë: "Më është shpallur," ndërsa asgjë nuk i është shpallur, ose ai që thotë: "Unë do të zbres diçka të ngjashme me atë që ka zbritur Allahu?" Sikur t'i shihje si do të jetë gjendja e tyre, kur shpirtrat do t'u merren nga engjëjt, duke thënë: "Nxirrni shpirtrat tuaj. Sot do të shpërbleheni me ndëshkimin poshtërues, sepse keni thënë gënjeshtra kundër Allahut dhe keni qenë arrogantë ndaj shenjave të Tij."
6:93. WE MEN 'EDHLEMU MIMMENI EFTERA 'ALA ELLAHI KEDHIBEN 'EW KALE 'UHIJE 'ILEJJE WE LEM JUHE 'ILEJHI SHEJ'UN WE MEN KALE SE'UNZILU MITHLE MA 'ENZELEL-LAHU WE LEW TERA 'IDHI EDH-DHALIMUNE FI GAMERATIL-MEWTI WEL-MELA'IKETU BASITU 'EJDIHIM 'EHRIXHU 'ENFUSEKUMUL-JEWME TUXHZEWNE 'ADHABEL-HUNI BIMA KUNTUM TEKULUNE 'ALA ELLAHI GAJREL-HEKKI WE KUNTUM 'AN 'AJATIHI TESTEKBIRUNE
C 6:94. Në të vërtetë ju na erdhët një nga një (të vetmuar), ashtu si ju krijuam së pari; keni lënë prapa shpinës atë që u patëm dhënë, e nuk po shohim se i keni me vete ndërmjetësit tuaj, të cilët i mendonit se për ju janë ndihmëtarë (i shoqëronit All-llahut). S'ka dyshim, është këputur lidhja mes jush, dhe mbaroi ajo çka mendonit (ndërmjetësues apo zotëra tjerë).
6:94. (Allahu do t'u thotë): “Tashmë na vini veç e veç, ashtu siç ju krijuam herën e parë, duke lënë pas vetes ato që ju patëm dhuruar. Ne nuk po i shohim me ju ndërmjetësuesit tuaj, për të cilët pretendonit se ishin ortakët e Allahut. Midis jush janë shkëputur të gjitha lidhjet dhe ajo tek e cila shpresonit, ju ka lënë në baltë”.
6:94. Dhe tani erdhët te Ne një nga një, ashtu si ju krijuam herën e parë, dhe e latë pas shpinës atë që ju kishim dhënë, dhe nuk po i shohim ndërmjetësit tuaj, që pretendojët se ishin ortakë me ju te Allahu. U shkëputën lidhjet mes jush dhe u zhduk nga ju ajo që pretendonit.
6:94. WE LEKAD XHI'TUMUNA FURADA KEMA HALEKNAKUM 'EWWELE MERRETIN WE TEREKTUM MA HAWWELNAKUM WERA'E DHUHURIKUM WE MA NERA ME'AKUM SHUFA'A'EKUMUL-LEDHINE ZE'AMTUM 'ENNEHUM FIKUM SHUREKA'U LEKAD TEKATTE'A BEJNEKUM WE DELLE 'ANKUM MA KUNTUM TEZ'UMUNE
C 6:95. S'ka dyshim, All-llahu është zbërthyes i farës (i kokrrës së saj) dhe i bërthamës (së pemës). Ai nxjerr të gjallin nga i vdekuri dhe Ai është nxjerrës i të vdekurit nga i gjalli. Ky është All-llahu, e si atëherë shmangeni (nga besimi)?
6:95. Me të vërtetë, Allahu është Ai që farën dhe bërthamën e bën të mugullojë. Ai e nxjerr të gjallën prej të vdekurës dhe të vdekurën prej të gjallës. Ky është Allahu. Atëherë, përse i largoheni Atij?
6:95. Me të vërtetë, Allahu bën që fara dhe bërthama të shpërthejnë. Ai nxjerr të gjallën nga e vdekura dhe nxjerr të vdekurën nga e gjalla. Ky është Allahu, si atëherë largoheni?
6:95. 'INNALL-LLAHE FALIKUL-HEBBI WE EN-NEWA JUHRIXHUL-HEJJE MINEL-MEJJITI WE MUHRIXHUL-MEJJITI MINEL-HEJJI DHELIKUMU ELLAHU FE'ENNA TU'UFEKUNE
C 6:96. Ai është krijues i dritës së mëngjesit. Natën e bëri kohë pushimi, e diellin dhe hënën për llogaritje të kohës. Ky (rregull) është caktim i të plotfuqishmit, i gjithëdijshmit.
6:96. Ai bën të feksë drita e agimit. Ai e ka bërë natën për pushim, ndërsa Diellin dhe Hënën për të njehsuar kohën. Kjo është urdhëresa e Allahut, të Plotfuqishmit dhe të Gjithëdijshmit.
6:96. Ai bën të pëlcasë agimi dhe bëri natën për të pushuar, dhe diellin dhe hënën për llogari. Ky është caktimi i të Plotfuqishmit, të Diturit.
6:96. FALIKUL-'ISBAHI WE XHE'ALEL-LEJLE SEKENEN WE ESH-SHEMSE WEL-KAMERE HUSBANAN DHALIKE TEKDIRUL-'AZIZIL-'ALIMI
C 6:97. Ai është që krijoi yjet për ju që me ta të orientoheni në errësira kur jeni në tokë ose në det. Vërtet Ne i shpjeguam argumentet tona për një popull që di të mendojë.
6:97. Është Ai që i ka krijuar yjet, për t'ju rrëfyer rrugën në errësirat e tokës dhe të detit. Ne ua kemi shpjeguar qartë shpalljet Tona njerëzve që dinë.
6:97. Ai është Ai që ju bëri yjet që të udhëzoheni me to në errësirat e tokës dhe të detit. Ne ua shpjegojmë shenjat një populli që di.
6:97. WE HUWEL-LEDHI XHE'ALE LEKUMU EN-NUXHUME LITEHTEDU BIHA FI DHULUMATIL-BERRI WEL-BEHRI KAD FESSELNAL-'AJATI LIKAWMIN JA'LEMUNE
C 6:98. Ai është që ju krijoi (filloi) prej një njeriu; aty (mbi tokë) jetoni (qëndroni) dhe nën të do të pushoni. Ne ia sqaruam argumentet një populli që di të kuptojë.
6:98. Është Ai që ju ka krijuar prej një njeriu të vetëm, që të jetoni dhe të preheni në tokë. Ne ua kemi shpjeguar qartë shpalljet Tona njerëzve që kuptojnë.
6:98. Ai është Ai që ju krijoi prej një njeriu të vetëm, dhe ka një vend të përkohshëm dhe një vend të përhershëm. Ne ua shpjegojmë shenjat një populli që kupton.
6:98. WE HUWEL-LEDHI 'ENSHE'EKUM MIN NEFSIN WAHIDETIN FEMUSTEKARRUN WE MUSTEWDA'UN KAD FESSELNAL-'AJATI LIKAWMIN JEFKAHUN
C 6:99. Ai është që lëshoi nga lartë shiun e me të nxori bimën e çdo sendi dhe prej bimës gjelbërim dhe prej tij (prej gjelbërimit) kokrra të dendura në kallinj. E nga hurmet, nga sythat e tyre kalaveshë të afërt (për t'i vjelë). Edhe kopshtie me hardhi, ullinj e shegë të ngjashme (në dukje) e të llojllojshme (në shije). Shikoni pra frutat e tyre kur i formojnë dhe kur piqen (të gjitha këto nga shiu). Edhe në këto ka fakte për njerëzit që besojnë.
6:99. Është Ai që lëshon nga qielli ujë, nëpërmjet të cilit Ai nxjerr sythat e çdo bime. Prej kësaj Ne nxjerrim gjelbërim, kokrra gruri në kallinj, palma hurme të ngarkuara me kalaveshë të ulët, kopshte rrushi, ulliri dhe shege, që ngjajnë, por që janë të ndryshëm nga njëri-tjetri. Vështroni frytet e tyre kur formohen dhe piqen. Sigurisht që në këto ka shenja për njerëzit që besojnë.
6:99. Ai është Ai që zbret ujë nga qielli, me të cilin Ne nxjerrim bimë të çdo lloji, pastaj nxjerrim prej tyre gjelbërim, prej të cilit ne nxjerrim kokrra të renditura; dhe nga hurmat, prej sythave të saj – tufa hurmash të varura ulët, dhe kopshte me hardhi, ullinj dhe shegë, të ngjashme e të ndryshme. Shikoni frutat e tyre kur çelin dhe kur piqen. Me të vërtetë, në këto ka shenja për një popull që beson.
6:99. WE HUWEL-LEDHI 'ENZELE MINE ES-SEMA'I MA'EN FE'EHREXHNA BIHI NEBATE KULLI SHEJ'IN FE'EHREXHNA MINHU HADIREN NUHRIXHU MINHU HEBBAN MUTERAKIBÆN WE MINE EN-NEHLI MIN TEL'IHA KINWANUN DANIJETUN WE XHENNATIN MIN 'A'NABIN WE EZ-ZEJTUNE WE ER-RUMMANE MUSHTEBIHÆN WE GAJRE MUTESHABIHIN ENDHURU 'ILA THEMERIHI 'IDHA 'ETHMERE WE JEN'IHI 'INNE FI DHALIKUM LE'AJATIN LIKAWMIN JU'UMINUNE