Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 6:55. Ja, kështu Ne i sqarojmë argumentet, në mënyrë që të dalë në shesh rruga e kriminelëve.
6:55. Ne kështu i shpjegojmë hollësisht shpalljet, në mënyrë që të qartësohet rruga e njerëzve të këqij.
6:55. Kështu Ne ua shpjegojmë shenjat, që të bëhet e qartë rruga e keqbërësve.
6:55. WE KEDHELIKE NUFESSILUL-'AJATI WE LITESTEBINE SEBILUL-MUXHRIMINE
C 6:56. Thuaj: "Unë jam i ndaluar të adhuroj ata që i adhuroni ju, pos All-llahut! Thuaj: "Unë nuk i ndjek dëshirat tuaja, pse atëherë do të isha i humbur e jo prej të udhëzuarve (në rrugë të drejtë).
6:56. Thuaj: “Mua më është ndaluar t'i adhuroj ata, të cilëve ju u luteni në vend të Allahut “. Thuaj: “Unë nuk i ndjek dëshirat tuaja të kota, sepse atëherë do të isha i humbur dhe nuk do të isha nga ata që janë në rrugë të drejtë”.
6:56. Thuaj: "Mua më është ndaluar të adhuroj ata që ju i adhuroni përveç Allahut." Thuaj: "Unë nuk do të ndjek dëshirat tuaja, atëherë do të humbisja dhe nuk do të isha nga të udhëzuarit."
6:56. KUL 'INNI NUHITU 'EN 'A'BUDEL-LEDHINE TED'UNE MIN DUNI ELLAHI KUL LA 'ETTEBI'U 'EHWA'EKUM KAD DELELTU 'IDHEN WE MA 'ENA MINEL-MUHTEDINE
C 6:57. Thuaj: "Unë i përmbahem të vërtetës (që më erdhi) nga Zoti im. Ju e gënjyet atë, e për atë që nguteni ju (dënimin), nuk e bëj unë, vendimi i takon vetëm All-llahut; Ai e rrëfen të vërtetën dhe Ai është më i miri i gjykatësve.
6:57. Thuaj: “Unë kam provë të qartë nga Zoti Im, por ju e përgënjeshtroni atë. Ajo që ju kërkoni me nxitim, nuk është në pushtetin tim. Vendimi i takon vetëm Allahut. Ai e shpall të vërtetën dhe Ai është Gjykatësi më i mirë”.
6:57. Thuaj: "Unë jam mbi një provë të qartë nga Zoti im, dhe ju e përgënjeshtruat atë. Nuk është në dorën time ajo që ju nxitoni. Vendimi i përket vetëm Allahut. Ai e tregon të vërtetën dhe Ai është Gjykatësi më i mirë."
6:57. KUL 'INNI 'ALA BEJJINETIN MIN RABBI WE KEDHDHEBTUM BIHI MA 'INDI MA TESTA'XHILUNE BIHI 'INIL-HUKMU 'ILLA LILLAHI JEKUSSUL-HEKKA WE HUWE HAJRUL-FASILINE
C 6:58. Thuaj: "Sikur të ishte ajo për të cilën nguteni ju te unë, çështja mes meje dhe jush do të ishte e përfunduar. All-llahu më së miri di për mizorët.
6:58. Thuaj: “Sikur ta kisha në dorë atë që kërkoni ju, shpejt e shpejt do të sqarohej puna midis meje dhe jush. Allahu i di më së miri keqbërësit.
6:58. Thuaj: "Sikur të ishte në dorën time ajo që ju nxitoni, çështja mes meje dhe jush do të ishte vendosur. Allahu e di më mirë të padrejtët."
6:58. KUL LEW 'ENNE 'INDI MA TESTA'XHILUNE BIHI LEKUDIJEL-'EMRU BEJNI WE BEJNEKUM WEL-LAHU 'A'LEMU BIDH-DHALIMINE
C 6:59. Çelësat e fshehtësive janë vetëm te Ai, atë (fshehtësinë) nuk e di kush pos Tij. Ai e di çka ka në tokë dhe në det, Ai e di për çdo gjeth që bie dhe s'ka kokërr në thellësi të tokës, s'ka të njomë dhe s'ka të thatë që nuk është (shënuar) në librin e qartë (Levhi - Mahfudh).
6:59. Ai i ka çelësat e së padukshmes dhe vetëm Ai i njeh ato. Ai e di ç'ka në tokë dhe në det; asnjë gjeth nuk bie, pa e ditur Ai dhe nuk ekziston asnjë kokërr në errësirën e tokës, as e njomë, as e thatë, që të mos jetë shënuar në Librin e qartë (Leuhi Mahfudh).
6:59. Çelësat e të fshehtës janë te Ai, askush nuk i di ato përveç Tij. Ai di çfarë është në tokë dhe në det. Nuk bie asnjë gjethe pa dijeninë e Tij. Nuk ka asnjë farë në errësirat e tokës, asgjë e freskët apo e thatë, pa qenë në një Libër të qartë.
6:59. WE 'INDEHU MEFATIHUL-GAJBI LA JA'LEMUHA 'ILLA HUWE WE JA'LEMU MA FIL-BERRI WEL-BEHRI WE MA TESKUTU MIN WEREKATIN 'ILLA JA'LEMUHA WE LA HEBBETIN FI DHULUMATIL-'ERDI WE LA RETBIN WE LA JA BISIN 'ILLA FI KITABIN MUBININ
C 6:60. Ai është që ju vë në gjumë natën dhe e di çka vepruat ditën, pastaj ju ngjall-zgjon në të (ditën) deri në afatin e caktuar (vdekje). Pastaj do të ktheheni e do t'ju njoftojë me atë që keni pas vepruar.
6:60. Ai jua merr shpirtrat (ju vë në gjumë) natën, duke e ditur ç'keni bërë ditën, pastaj ju zgjon që të plotësoni kohën tuaj të caktuar për të jetuar. Në fund, tek Ai do të ktheheni dhe Ai do t'ju tregojë gjithçka që keni bërë.
6:60. Ai është Ai që ju merr shpirtrat natën dhe di çfarë keni fituar gjatë ditës, pastaj ju zgjon në të, që të plotësohet afati i caktuar. Pastaj te Ai është kthimi juaj dhe Ai do t'ju tregojë çfarë keni bërë.
6:60. WE HUWEL-LEDHI JETEWEFFAKUM BIL-LEJLI WE JA'LEMU MA XHEREHTUM BIN-NEHARI THUMME JEB'ATHUKUM FIHI LIJUKDA 'EXHELUN MUSEMMEN THUMME 'ILEJHI MERXHI'UKUM THUMME JUNEBBI'UKUM BIMA KUNTUM TA'MELUNE
C 6:61. Vetëm Ai është mbizotërues ndaj robërve të vet. Ndaj juve dërgon rojë (cakton engjëj) derisa kur t'i vijë ndonjërit prej jush vdekja, atij ia marrin shpirtin të dërguarit tanë (të tjerë) dhe ata nuk bëjnë kurrfarë lëshimi.
6:61. Ai është Sunduesi mbi robërit e Vet. Ai ju dërgon rojtarë (engjëj) të cilët, kur ndonjërit nga ju i vjen vdekja, ia marrin shpirtin, duke mos bërë kurrfarë lëshimi.
6:61. Ai është i Plotfuqishmi mbi robërit e Tij. Ai ju dërgon rojtarë, pastaj kur vdekja i vjen ndonjërit prej jush, të dërguarit Tanë e marrin shpirtin e tij pa dështuar.
6:61. WE HUWEL-KAHIRU FEWKA 'IBADIHI WE JURSILU 'ALEJKUM HEFEDHETEN HETTA 'IDHA XHA'E 'EHEDEKUMUL-MEWTU TEWEFFET/HU RUSULUNA WE HUM LA JUFERRITUNE
C 6:62. Pastaj i kthehen All-llahut, Sunduesit të vërtetë të tyre. Vetëm i tij është sundimi (gjykimi) dhe Ai është më i shpejti i llogaritësve.
6:62. Pastaj të gjithë do të kthehen tek Allahu, Zoti tyre i vërtetë. Vetëm Atij i takon të gjykojë dhe Ai është më i shpejtë në llogari.
6:62. Pastaj ata kthehen te Allahu, Zotëruesi i tyre i vërtetë. Me të vërtetë, vendimi i përket vetëm Atij, dhe Ai është llogaritësi më i shpejtë.
6:62. THUMME RUDDU 'ILA ELLAHI MEWLAHUMUL-HEKKI 'ELA LEHUL-HUKMU WE HUWE 'ESRA'UL-HASIBINE
C 6:63. Thuaj: "Kush ju shpëton prej errësirave (trishtuese) të tokës e të detit e (nga trishtimi) ju e lutni atë haptas e fshehtas (duke thënë), nëse Ai na shpëton prej kësaj, ne do të jemi (besimtarë) mirënjohës?"
6:63. Thuaju: “Kush ju shpëton nga errësira e tokës dhe e detit, kur i luteni Atij haptazi dhe fshehurazi (duke thënë): “Nëse Ai na shpëton prej këtyre (rreziqeve), vërtet do të bëhemi mirënjohës”.
6:63. Thuaj: "Kush ju shpëton nga errësirat e tokës dhe të detit, kur ju e thërrisni Atë me përulësi dhe fshehurazi, duke thënë: Nëse Ai na shpëton nga kjo, ne me siguri do të jemi mirënjohës?"
6:63. KUL MEN JUNEXHXHIKUM MIN DHULUMATIL-BERRI WEL-BEHRI TED'UNEHU TEDERRU'EN WE HUFJETEN LE'IN 'ENXHANA MIN HEDHIHI LENEKUNENNE MINE ESH-SHAKIRINE
C 6:64. Thuaj: "All-llahu ju shpëton nga ajo dhe nga çdo brengosje. Megjithëkëtë ju Atij i përshkruani shok.
6:64. Thuaj: “Allahu ju shpëton nga ato dhe nga çdo e keqe tjetër, por prapëseprapë ju adhuroni të tjerë veç Tij”.
6:64. Thuaj: "Allahu ju shpëton prej saj dhe prej çdo fatkeqësie, pastaj ju përsëri i shoqëroni Atij."
6:64. KULI ELLAHU JUNEXHXHIKUM MINHA WE MIN KULLI KERBIN THUMME 'ENTUM TUSHRIKUNE
C 6:65. Thuaj: "Ai ka fuqi (t'ju shpëtojë, por edhe) t'ju sjellë dënim prej së larti ose prej së poshti nën këmbët tuaja apo t'ju ndajë në grupe e ta luftoni njëri-tjetrin. Shih se si i sqarojmë faktet në mënyrë që të kuptojnë".
6:65. Thuaj: “Ai ka fuqi t'ju ndëshkojë prej së larti ose nga poshtë këmbëve tuaja, ose t'ju përçajë në grupe e të vuani nga duart e njëri tjetrit. Shih si ua shpjegojmë shpalljet, që ata të mund të kuptojnë!
6:65. Thuaj: "Ai është i aftë t'ju dërgojë ndëshkim nga lart ose nga nën këmbët tuaja, ose t'ju ndajë në grupe dhe t'ju bëjë të shijoni dhunën e njëri-tjetrit." Shiko si ua shpjegojmë shenjat, që ata të kuptojnë.
6:65. KUL HUWEL-KADIRU 'ALA 'EN JEB'ATHE 'ALEJKUM 'ADHABEN MIN FEWKIKUM 'EW MIN TEHTI 'ERXHULIKUM 'EW JELBISEKUM SHIJA'AN WE JUDHIKA BA'DEKUM BE'SE BA'DIN ENDHUR KEJFE NUSERRIFUL-'AJATI LE'ALLEHUM JEFKAHUNE