Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 6:47. Thuaj: "Më tregoni nëse dënimi nga All-llahut ju vjen befas ose me parashenja, a shkatërrohet kush tjetër pos popullit mizor?"
6:47. Thuaj: “Më thoni, nëse ju vjen dënimi i Allahut papritmas ose sheshazi, a do të zhdukej kush përveç popullit keqbërës?”
6:47. Thuaj: "Më tregoni, nëse ndëshkimi i Allahut do t'ju vijë papritur ose haptazi, a do të shkatërrohen tjetër përveç njerëzit e padrejtë?"
6:47. KUL 'ERE'EJTEKUM 'IN 'ETAKUM 'ADHABU ELLAHI BEGTETEN 'EW XHEHRETEN HEL JUHLEKU 'ILLAL-KAWMU EDH-DHALIMUNE
C 6:48. Ne të dërguarit nuk i dërgojmë ndryshe vetëm si përgëzues dhe qortues. E kush besoi dhe u përmirësua, ata nuk kanë as frikë as brengë.
6:48. Ne i çojmë të dërguarit vetëm si sjellës të lajmeve të mira dhe qortues. Pra kushdo që i beson ata dhe bën mirë, nuk do të frikësohet e as nuk do të pikëllohet.
6:48. Ne i dërgojmë të dërguarit vetëm si përgëzues dhe paralajmërues. Kushdo që beson dhe përmirësohet, atyre nuk do t'u ketë frikë as nuk do të mërziten.
6:48. WE MA NURSILUL-MURSELINE 'ILLA MUBESHSHIRINE WE MUNDHIRINE FEMEN 'AMENE WE 'ESLEHE FELA HAWFUN 'ALEJHIM WE LA HUM JEHZENUNE
C 6:49. Ata që i përgënjeshtruan faktet tona, ata i kap dënimi ngase nuk respektuan normat.
6:49. Kurse ata që mohojnë shpalljet tona, do t'i godasë dënimi për shkak të mohimit.
6:49. Por ata që përgënjeshtrojnë shenjat Tona, do t'i godasë ndëshkimi për shkak se bënë çrregullime.
6:49. WEL-LEDHINE KEDHDHEBU BI'AJATINA JEMESSUHUMUL-'ADHABU BIMA KANU JEFSUKUNE
C 6:50. Thuaj: "Unë nuk u them juve se i kam në kompetencë depot e All-llahut (e t'ju sjell mrekulli), as nuk pretendoj se i di fshehtësitë (e t'ju tregoj se kur do t'ju vijë dënimi), as nuk u them se unë jam engjëll. Unë ndjek vetëm atë që më shpallet mua. Thuaj: "A janë baras i verbëti dhe ai që sheh?" A nuk mendoni?
6:50. Thuaj: “Unë nuk ju them se zotëroj thesaret e Allahut apo se e di të padukshmen dhe as nuk them se jam engjëll. Unë ndjek vetëm atë që më shpallet”. Thuaj: “A barazohet i verbri me atë që sheh? A s'po mendoni?”
6:50. Thuaj: "Unë nuk ju them se i kam thesaret e Allahut, as nuk e di të fshehtën, as nuk ju them se jam engjëll. Unë ndjek vetëm atë që më shpallet." Thuaj: "A janë të barabartë i verbri dhe ai që sheh? A nuk mendoni?"
6:50. KUL LA 'EKULU LEKUM 'INDI HAZA'INU ELLAHI WE LA 'A'LEMUL-GAJBE WE LA 'EKULU LEKUM 'INNI MELEKUN 'IN 'ETTEBI'U 'ILLA MA JUHA 'ILEJJE KUL HEL JESTEWIL-'A'MA WEL-BESIRU 'EFELA TETEFEKKERUNE
C 6:51. Ti tërhiqju vërejtjen me këtë (Kur'an) atyre që i frikësohen tubimit para Zotit të tyre, në mënyrë që të ruhen, sepse pos Tij nuk do të ketë as mbrojtës as ndërmjetës.
6:51. Paralajmëroji (me Kuran) ata që i frikësohen daljes para Zotit të tyre, se atëherë nuk do të kenë as mbrojtës, as ndihmës tjetër përveç Tij, me qëllim që të ruhen nga gjynahet.
6:51. Dhe paralajmëro me këtë ata që kanë frikë se do të mblidhen para Zotit të tyre, se ata nuk kanë asnjë mik dhe as mbrojtës tjetër përveç Tij, që të mund të jenë të devotshëm.
6:51. WE 'ENDHIR BIHIL-LEDHINE JEHAFUNE 'EN JUHSHERU 'ILA RABBIHIM LEJSE LEHUM MIN DUNIHI WE LIJUN WE LA SHEFI'UN LE'ALLEHUM JETTEKUNE
C 6:52. Dhe mos i përze ata që adhurojnë Zotin e tyre pa pra mëngjes e mbrëmje, duke qenë të sinqertë ndaj Tij. Ti nuk përgjigjesh asgjë nga llogaria e tyre e as ata nuk kanë kurrfarë përgjegjësie nga llogaria jote, e po i dëbove ata do të bëhesh nga të padrejtit.
6:52. Mos i dëbo ata që i luten Zotit të vet në mëngjes e mbrëmje, duke e dëshiruar Fytyrën (mirësinë) e Tij! Ti nuk je aspak përgjegjës për ata e as ata nuk janë përgjegjës për ty. Nëse ti i dëbon ata, atëherë do të jesh keqbërës.
6:52. Dhe mos i dëbo ata që i luten Zotit të tyre në mëngjes dhe në mbrëmje, duke kërkuar fytyrën e Tij. Ty nuk të takon asgjë nga llogaria e tyre dhe atyre nuk u takon asgjë nga llogaria jote. Po t'i dëbosh, do të ishe nga të padrejtët.
6:52. WE LA TETRUDIL-LEDHINE JED'UNE REBBEHUM BIL-GADETI WEL-'ASHIJI JURIDUNE WEXHHEHU MA 'ALEJKE MIN HISABIHIM MIN SHEJ'IN WE MA MIN HISABIKE 'ALEJHIM MIN SHEJ'IN FETETRUDEHUM FETEKUNE MINE EDH-DHALIMINE
C 6:53. Kështu Ne i sprovojmë disa me disa të tjerë (pasanikun me varfanjakun, atë me autoritet dhe atë pa të) ashtu që të thonë: "A këta janë mes nesh që All-llahu i dhuroi?" A nuk është All-llahu më i dijshmi për ata që janë mirënjohës?!
6:53. Kështu, Ne i kemi bërë disa prej tyre si sprovë për të tjerët, që të thonë: “Vallë, këta janë ata prej nesh, që Allahu u ka dhuruar mirësi?!” - A mos vallë, Allahu nuk i njeh më mirë ata që i janë mirënjohës?
6:53. Kështu Ne i kemi sprovojë njëri-tjetrin me ata, që ata të thonë: "A janë këta që Allahu u ka dhënë favore mes nesh?" A nuk e di Allahu më mirë ata që janë mirënjohës?
6:53. WE KEDHELIKE FETENNA BA'DEHUM BIBA'DIN LIJEKULU 'EHA'UULA' MENNEL-LAHU 'ALEJHIM MIN BEJNINA 'ELEJSEL-LAHU BI'A'LEME BISH-SHAKIRINE
C 6:54. E kur të vijnë ty ata që i besojnë ajetet tona, thuaju: "Selamun alejkum, Zoti juaj ia ngjeshi vetes mëshirën. Kush bën prej jush ndonjë të keqe pa dije, e mandej pas asaj (të keqe) pendohet dhe përmirësohet, s'ka dyshim se All-llahu është që falë shumë dhe është Mëshirues.
6:54. Kur të vijnë te ti ata që besojnë në shpalljet Tona, thuaj: “Paqja qoftë mbi ju!”. Zoti juaj ia ka bërë detyrim Vetes mëshirën. Nëse dikush nga ju bën ndonjë vepër të keqe pa e ditur, e pastaj pendohet e përmirësohet, ai do ta gjejë Allahun Falës dhe Mëshirues.
6:54. Kur vijnë tek ty ata që besojnë në shenjat Tona, thuaj: "Paqja qoftë mbi ju. Zoti juaj e ka bërë mëshirën detyrim për Veten. Kushdo nga ju që bën një të keqe nga padija e pastaj pendohet pas kësaj dhe përmirësohet, Ai është Falës, Mëshirëplotë."
6:54. WE 'IDHA XHA'EKEL-LEDHINE JU'UMINUNE BI'AJATINA FEKUL SELAMUN 'ALEJKUM KETEBE REBBUKUM 'ALA NEFSIHI ER-REHMETE 'ENNEHU MEN 'AMILE MINKUM SU'EN BIXHEHALETIN THUMME TABE MIN BA'DIHI WE 'ESLEHE FE'ENNEHU GAFURUN REHIMUN
C 6:55. Ja, kështu Ne i sqarojmë argumentet, në mënyrë që të dalë në shesh rruga e kriminelëve.
6:55. Ne kështu i shpjegojmë hollësisht shpalljet, në mënyrë që të qartësohet rruga e njerëzve të këqij.
6:55. Kështu Ne ua shpjegojmë shenjat, që të bëhet e qartë rruga e keqbërësve.
6:55. WE KEDHELIKE NUFESSILUL-'AJATI WE LITESTEBINE SEBILUL-MUXHRIMINE
C 6:56. Thuaj: "Unë jam i ndaluar të adhuroj ata që i adhuroni ju, pos All-llahut! Thuaj: "Unë nuk i ndjek dëshirat tuaja, pse atëherë do të isha i humbur e jo prej të udhëzuarve (në rrugë të drejtë).
6:56. Thuaj: “Mua më është ndaluar t'i adhuroj ata, të cilëve ju u luteni në vend të Allahut “. Thuaj: “Unë nuk i ndjek dëshirat tuaja të kota, sepse atëherë do të isha i humbur dhe nuk do të isha nga ata që janë në rrugë të drejtë”.
6:56. Thuaj: "Mua më është ndaluar të adhuroj ata që ju i adhuroni përveç Allahut." Thuaj: "Unë nuk do të ndjek dëshirat tuaja, atëherë do të humbisja dhe nuk do të isha nga të udhëzuarit."
6:56. KUL 'INNI NUHITU 'EN 'A'BUDEL-LEDHINE TED'UNE MIN DUNI ELLAHI KUL LA 'ETTEBI'U 'EHWA'EKUM KAD DELELTU 'IDHEN WE MA 'ENA MINEL-MUHTEDINE
C 6:57. Thuaj: "Unë i përmbahem të vërtetës (që më erdhi) nga Zoti im. Ju e gënjyet atë, e për atë që nguteni ju (dënimin), nuk e bëj unë, vendimi i takon vetëm All-llahut; Ai e rrëfen të vërtetën dhe Ai është më i miri i gjykatësve.
6:57. Thuaj: “Unë kam provë të qartë nga Zoti Im, por ju e përgënjeshtroni atë. Ajo që ju kërkoni me nxitim, nuk është në pushtetin tim. Vendimi i takon vetëm Allahut. Ai e shpall të vërtetën dhe Ai është Gjykatësi më i mirë”.
6:57. Thuaj: "Unë jam mbi një provë të qartë nga Zoti im, dhe ju e përgënjeshtruat atë. Nuk është në dorën time ajo që ju nxitoni. Vendimi i përket vetëm Allahut. Ai e tregon të vërtetën dhe Ai është Gjykatësi më i mirë."
6:57. KUL 'INNI 'ALA BEJJINETIN MIN RABBI WE KEDHDHEBTUM BIHI MA 'INDI MA TESTA'XHILUNE BIHI 'INIL-HUKMU 'ILLA LILLAHI JEKUSSUL-HEKKA WE HUWE HAJRUL-FASILINE