U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
6:28.
Jo, (s'është ashtu) po atyre u doli në shesh ajo që e mbanin fshehtë më parë, prandaj edhe sikur të ktheheshin ata, do ta përsëritnin atë që e kishin të ndaluar, e s'ka dyshim, ata janë gënjeshtarë.
6:28.
Po, atyre iu doli sheshit ajo që më parë e fshihnin, por edhe sikur të ktheheshin, prapë do të bënin ato që u ishin ndaluar. Vërtet, ata janë gënjeshtarë.
6:28.
Jo, atyre u është bërë e qartë ajo që ata e fshehën më parë. Edhe sikur të ktheheshin, ata prapë do të ktheheshin te ajo që u ndalohet. Me të vërtetë, ata janë gënjeshtarë.
6:28.
BEL BEDA LEHUM MA KANU JUHFUNE MIN KABLU WE LEW RUDDU LA'ADU LIMA NUHU 'ANHU WE 'INNEHUM LEKADHIBUNE
C
6:29.
Ata thanë: "Nuk ka tjetër, vetëm kjo jeta jonë në këtë botë, dhe ne nuk do të rigjallemi".
6:29.
Ata thoshin: “S'ka tjetër, përveç jetës në këtë botë dhe ne nuk do të ringjallemi”.
6:29.
Dhe ata thonë: Nuk ka veçse jeta e kësaj bote, dhe ne nuk do të ringjallemi.
6:29.
WE KALU 'IN HIJE 'ILLA HEJATUNA ED-DUNJA WE MA NEHNU BIMEB'UTHINE
C
6:30.
Dhe, sikur t'i kishte parë ata kur të ndalohen para Zotit të tyre e u thuhet atyre: "A nuk është kjo (ringjalja) e vërtetë?" Ata thonë: " Po, për Zotin tonë!" Thotë: "Shijoni pra dënimin për atë që mohonit!"
6:30.
Ah, sikur t'i shohësh ata kur të dalin para Zotit! Ai do t'ju thotë: “A nuk është e vërtetë kjo?” Ata do të përgjigjen: “Po, është e vërtetë, për Zotin tonë!” Allahu do t'u thotë: “E pra, tani shijoni dënimin, sepse nuk besuat!”
6:30.
Dhe sikur t'i shihje ata kur do të qëndrojnë para Zotit të tyre. Ai do të thotë: A nuk është kjo e vërtetë? Ata do të thonë: Po, për Zotin tonë. Ai do të thotë: Atëherë shijoni ndëshkimin, për shkak se nuk keni besuar.
6:30.
WE LEW TERA 'IDH WUKIFU 'ALA RABBIHIM KALE 'ELEJSE HADHA BIL-HEKKI KALU BELA WE RABBINA KALE FEDHUKUL-'ADHABE BIMA KUNTUM TEKFURUNE
C
6:31.
Ata që përgënjeshtruan se do të takohen me All-llahun (në ditën e gjykimit) kanë humbur përderisa t'u vijë momenti (kijameti) befas e të thonë: "Të mjerët ne për atë që lëshuam" (nga punët e mira në Dunja), e duke i bartur gabimet e veta në shpinë, dhe, e shëmtuar është ajo që bartin.
6:31.
Sigurisht që janë të humbur ata që mohojnë takimin me Allahun! Kur Ora (e Kiametit) t'u vijë papritur, ata do të thërrasin: “Të mjerët ne, sa shumë që e kemi neglizhuar (Kiametin) në jetën e Tokës!” dhe do të bartin gjynahet e veta mbi shpinat e tyre. Eh, sa e shëmtuar është ajo barrë!
6:31.
Me të vërtetë, të humbur janë ata që mohojnë takimin me Allahun, derisa, kur t'u vijë papritur ora, ata do të thonë: Mjerë ne për atë që kemi lënë pas. Dhe do t'i mbartin mbi kurrizin e tyre mëkatet e tyre. Sa e keqe është ajo që mbartin.
6:31.
KAD HASIREL-LEDHINE KEDHDHEBU BILIKA'I ELLAHI HETTA 'IDHA XHA'ET/HUMU ES-SA'ATU BEGTETEN KALU JA HESRETENA 'ALA MA FERRETNA FIHA WE HUM JEHMILUNE 'EWZAREHUM 'ALA DHUHURIHIM 'ELA SA'E MA JEZIRUNE
C
6:32.
Jeta e kësaj bote nuk është gjë tjetër vetëm se një përjetim e mashtrim. S'ka dyshim se bota tjetër është më e dobishmja për ata që ruhen. A nuk logjikoni?
6:32.
Jeta e kësaj bote është vetëm lojë e argëtim, kurse bota tjetër, pa dyshim që është më e mirë për ata që i frikësohen Allahut. Pra, a nuk po mendoni?
6:32.
Jeta e kësaj bote është vetëm lojë dhe argëtim, kurse shtëpia e botës tjetër është më e mirë për ata që janë të devotshëm. A nuk mendoni?
6:32.
WE MAL-HEJETU ED-DUNJA 'ILLA LA'IBUN WE LEHWUN WE LELDDARUL-'AHIRETU HAJRUN LILLEDHINE JETTEKUNE 'EFELA TA'KILUNE
C
6:33.
Ne dimë se ty të brengos ajo që thonë, e ata nuk të gënjejnë ty, por ata mizorë mohojnë argumentet e All-llahut.
6:33.
Ne e dimë se ty të zemëron ajo që thonë ata. Në të vërtetë, nuk je ti ai që po mohojnë ata, por keqbërësit po mohojnë shpalljet e Allahut.
6:33.
Ne e dimë se ajo që thonë ata të trishton, por ata nuk të përgënjeshtrojnë ty, por të padrejtët mohojnë shenjat e Allahut.
6:33.
KAD NA'LEMU 'INNEHU LEJEHZUNUKEL-LEDHI JEKULUNE FE'INNEHUM LA JUKEDHDHIBUNEKE WE LEKINNE EDH-DHALIMINE BI'AJATI ELLAHI JEXHHEDUNE
C
6:34.
Janë përgënjeshtruar të dërguar para teje, duruan atë gënjeshtër dhe u torturuan përderisa u erdhi ndihma Jonë, prandaj s'ka kush që ndryshon fjalët (premtimet) e All-llahut. E ti je i njohur me disa nga ngjarjet e të dërguarve (edhe ti do të ndihmohesh sikurse ata).
6:34.
Edhe para teje (o Muhamed!), shumë të dërguar janë mohuar, por ata e kanë duruar mohimin dhe lëndimin (që kanë pësuar), derisa u ka ardhur ndihma Jonë, sepse askush nuk mund t'i ndryshojë vendimet e Allahut. Ti tashmë ke dëgjuar për ata të dërguar.
6:34.
Edhe para teje të dërguarit janë përgënjeshtruar, por ata u treguan të durueshëm ndaj përgënjeshtrimit dhe dëmtimit, derisa u erdhi ndihma Jonë. Askush nuk mund t'i ndryshojë fjalët e Allahut. Dhe te ty tashmë ka ardhur një pjesë e lajmeve të të dërguarve.
6:34.
WE LEKAD KUDHDHIBET RUSULUN MIN KABLIKE FESEBERU 'ALA MA KUDHDHIBU WE 'UDHU HETTA 'ETAHUM NESRUNA WE LA MUBEDDILE LIKELIMATI ELLAHI WE LEKAD XHA'EKE MIN NEBE'IL-MURSELINE
C
6:35.
Por, nëse refuzimi i tyre të është bërë brengë e madhe, ti kërkoje, nëse ke mundësi, ndonjë vrimë në tokë ose shkallë në qiell e t'u sjellësh atyre ndonjë argument (po ti s'mund ta bësh këtë). Të kishte dashur All-llahu i kishte tubuar në rrugë të drejtë; po ti mos u bën nga të padijshmit (dhe mos u brengos).
6:35.
Nëse ty të duket e rëndë për t'u mbajtur përbuzja e tyre, atëherë kërko – nëse mundesh – një zgavër në tokë ose shkallë në qiell, që t'u sjellësh atyre një mrekulli! Sikur Allahu të donte, do t'i kishte mbledhur ata në rrugë të mbarë, prandaj mos u bëj nga ata që nuk e dinë këtë!
6:35.
Nëse e ke të vështirë kthimin e tyre me atë që u është shpallur, atëherë kërko një tunel në tokë ose një shkallë në qiell, që t'u sjellësh një shenjë. Sikur të donte Allahu, do t'i kishte mbledhur ata në udhëzim. Pra, mos u bëj prej të pavetëdijshmëve.
6:35.
WE 'IN KANE KEBURE 'ALEJKE 'I'RADUHUM FE'INI ESTETA'TE 'EN TEBTEGIJE NEFEKEN FIL-'ERDI 'EW SULLEMAN FI ES-SEMA'I FETE'TIJEHUM BI'AJETIN WE LEW SHA'EL-LAHU LEXHEME'AHUM 'ALEL-HUDA FELA TEKUNENNE MINEL-XHAHILINE
C
6:36.
Vetëm ata që kanë dëgjim të shëndoshë i përgjigjen (ftesës). Të vdekurit (ata që nuk dëgjojnë dhe nuk besojnë) All-llahu i ringjall, e pastaj te Ai kthehen (u jep atë që e meritojnë).
6:36.
Do të të përgjigjen vetëm ata që dëgjojnë. Sa për të vdekurit, Allahu do t'i ngjallë ata, pastaj të gjithë do të kthehen tek Ai.
6:36.
I përgjigjen vetëm ata që dëgjojnë. Të vdekurit Allahu do t'i ringjallë e pastaj tek Ai do të kthehen.
6:36.
'INNEMA JESTEXHIBUL-LEDHINE JESMA'UNE WEL-MEWTA JEB'ATHUHUMU ELLAHU THUMME 'ILEJHI JURXHA'UNE
C
6:37.
Dhe thanë: "Përse të mos i zbret atij (Muhammedit) një mrekulli nga Zoti i tij?" Thuaj: "S'ka dyshim se All-llahu ka fuqi t'ia zbresë një mrekulli, por shumica e tyre nuk e dinë (se çka do t'i gjente më pas).
6:37.
Ata thonë: “Ah! Pse nuk ia zbret atij ndonjë mrekulli Zoti i tij?” Thuaj: “Allahu është i Fuqishëm të dërgojë mrekulli, por shumica e tyre nuk e di”.
6:37.
Ata thonë: Pse të mos i zbresë atij një shenjë nga Zoti i tij? Thuaj: Me të vërtetë, Allahu është i aftë të zbresë një shenjë, por shumica e tyre nuk dinë.
6:37.
WE KALU LEWLA NUZZILE 'ALEJHI 'AJETUN MIN RABBIHI KUL 'INNALL-LLAHE KADIRUN 'ALA 'EN JUNEZZILE 'AJETEN WE LEKINNE 'EKTHEREHUM LA JA'LEMUNE
C
6:38.
Nuk ka asnjë gjallesë në tokë dhe as shpendë që fluturojnë me dy krahë e që nuk janë të ndara në grupe (të ndryshme), sikurse edhe ju (Zoti i krijoi, i pajisi si juve). Asgjë nuk kemi lënë pas dore nga evidenca. Më në fund te Zoti i tyre do të tubohen.
6:38.
Të gjitha kafshët në Tokë e të gjithë shpendët që fluturojnë me krahët e veta, janë në bashkësi të ngjashme me ju. Ne nuk kemi harruar asgjë në Librin Tonë. Pastaj të gjithë do të tubohen para Zotit të tyre.
6:38.
Dhe nuk ka asnjë kafshë në tokë, asnjë zog që fluturon me dy krahët e tij, që të mos jenë kombe si ju. Ne nuk kemi lënë asgjë pa përmendur në Libër. Pastaj te Zoti i tyre do të mblidhen.
6:38.
WE MA MIN DABBETIN FIL-'ERDI WE LA TA'IRIN JETIRU BIXHENAHEJHI 'ILLA 'UMEMUN 'EMTHALUKUM MA FERRETNA FIL-KITABI MIN SHEJ'IN THUMME 'ILA RABBIHIM JUHSHERUNE