U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
6:21.
Kush është më mizor se ai që ndaj All-llahut shpif gënjeshtra apo ka përgënjeshtruar faktet e Tij? S'ka dyshim, shpifësit dhe gënjeshtarët nuk kanë shpëtim.
6:21.
Kush është më keqbërës se ai që trillon gënjeshtra për Allahun ose i përgënjeshtron shpalljet e Tij? Vërtet, keqbërësit nuk do të shpëtojnë.
6:21.
Kush është më i padrejtë se ai që shpik gënjeshtër për Allahun ose i përgënjeshtron shenjat e Tij? Me të vërtetë, të padrejtët nuk do të kenë sukses.
6:21.
WE MEN 'EDHLEMU MIMMENI EFTERA 'ALA ELLAHI KEDHIBEN 'EW KEDHDHEBE BI'AJATIHI 'INNEHU LA JUFLIHU EDH-DHALIMUNE
C
6:22.
Përkujto ditën kur Ne i tubojmë të gjithë dhe u themi atyre që i shoqëruan: "Ku janë ata të shoqëruarit tuaj që i trillonit?"
6:22.
Atë ditë kur do t'i tubojmë të gjithë, Ne do t'u themi idhujtarëve: “Ku janë idhujt tuaj, për të cilët thoshit se ishin ortakë të Allahut!”
6:22.
Dhe Ditën kur Ne do t'i mbledhim të gjithë, pastaj do t'u themi atyre që i shoqëruan Atij: "Ku janë shokët tuaj që ju pretendonit?"
6:22.
WE JEWME NEHSHURUHUM XHEMI'EN THUMME NEKULU LILLEDHINE 'ESHREKU 'EJNE SHUREKA'UUKUMUL-LEDHINE KUNTUM TEZ'UMUNE
C
6:23.
Atëherë (pas atij sprovimi) përgjigje tjetër s'u mbetet përveç të thonë: "Për All-llahun, o Zoti ynë, ne nuk ishim idhujtarë!"
6:23.
Ata nuk do të mund të shfajësohen ndryshe, veçse duke thënë: “Betohemi në Allahun, Zotin tonë, nuk kemi qenë idhujtarë!”
6:23.
Atëherë nuk do të kenë asnjë përgjigje tjetër, përveçse të thonë: "Për Zotin tonë, ne nuk kemi qenë idhujtarë."
6:23.
THUMME LEM TEKUN FITNETUHUM 'ILLA 'EN KALU WEL-LEHI RABBINA MA KUNNA MUSHRIKINE
C
6:24.
Shih se si bëjnë gënjeshtra kundër vetes dhe si u shkoi huq ajo që trillonin!
6:24.
Shiko se si gënjejnë kundër vetes, por zotat që ata i trilluan, do t'i lënë në baltë.
6:24.
Shiko si ata gënjejnë kundër vetes së tyre, dhe ajo që shpikën u zhduk prej tyre.
6:24.
ENDHUR KEJFE KEDHEBU 'ALA 'ENFUSIHIM WE DELLE 'ANHUM MA KANU JEFTERUNE
C
6:25.
Ka prej tyre që ty të dëgjonë (kur lexon Kur'anin). Po Ne kemi krijuar mbulesë mbi zemrat e tyre që të mos e kuptojnë atë dhe në veshët e tyre sajuam shurdhim, dhe edhe sikur t'i shohin të gjitha faktet, ata nuk besojnë, derisa kur vijnë te ti e të polemizojnë, ata që mohuan thonë: "Nuk është tjetër ky (Kur'ani) vetëm se mit i hershëm.
6:25.
Disa prej tyre duket sikur të dëgjojnë, por Ne kemi vënë perde në zemrat e tyre dhe ua kemi rënduar dëgjimin, në mënyrë që ata të mos kuptojnë. Edhe nëse do të shihnin ndonjë prej shenjave Tona, ata sërish nuk do të besonin. Kur vijnë tek ti për të të kundërshtuar, jobesimtarët thonë: “Këto janë vetëm trillime të popujve të lashtë”!
6:25.
Dhe midis tyre ka disa që të dëgjojnë ty, por Ne kemi vendosur mbulesa mbi zemrat e tyre që të mos e kuptojnë atë dhe shurdhëri në veshët e tyre. Edhe sikur të shihnin çdo shenjë, ata nuk do të besonin në të. Deri sa kur vijnë tek ti për të debatuar, jobesimtarët thonë: "Këto janë vetëm përralla të lashta."
6:25.
WE MINHUM MEN JESTEMI'U 'ILEJKE WE XHE'ALNA 'ALA KULUBIHIM 'EKINNETEN 'EN JEFKAHUHU WE FI 'ADHANIHIM WEKREN WE 'IN JEREW KULLE 'AJETIN LA JU'UMINU BIHA HETTA 'IDHA XHA'UKE JUXHADILUNEKE JEKULUL-LEDHINE KEFERU 'IN HADHA 'ILLA 'ESATIRUL-'EWWELINE
C
6:26.
Ata ndalojnë (të tjerët) nga ai dhe vetë largohen prej atij (Kur'anit), e me atë nuk shkatërrojnë tjetër vetëm vetveten, dhe nuk e hetojnë.
6:26.
Ata i ndalojnë të tjerët të besojnë në Kuran, edhe vetë largohen nga ai. Por vetëm veten e dëmtojnë, ndonëse nuk e vënë re.
6:26.
Ata e ndalojnë të tjerët prej tij dhe largohen prej tij, por ata vetëm shkatërrojnë vetet e tyre, dhe nuk e ndiejnë.
6:26.
WE HUM JENHEWNE 'ANHU WE JEN'EWNE 'ANHU WE 'IN JUHLIKUNE 'ILLA 'ENFUSEHUM WE MA JESH'URUNE
C
6:27.
E sikur t'i shihje ata kur janë ndalur pranë zjarrit e thonë: "Ah sikur të ktheheshim (në Dunja), të mos gënjejmë faktet e Zotit tonë e të bëhemi nga besimtarët!"
6:27.
Sikur t'i shohësh ata kur të vihen para zjarrit, duke thënë: “Ah! Sikur të ktheheshim pas, nuk do t'i mohonim shpalljet e Zotit tonë dhe do të bëheshim besimtarë!”
6:27.
Dhe sikur t'i shihje ata kur do të qëndrojnë para zjarrit, ata do të thonë: Ah, sikur të ktheheshim e të mos i përgënjeshtronim shenjat e Zotit tonë e të bëheshim besimtarë.
6:27.
WE LEW TERA 'IDH WUKIFU 'ALA EN-NARI FEKALU JA LEJTENA NUREDDU WE LA NUKEDHDHIBE BI'AJATI RABBINA WE NEKUNE MINEL-MU'UMININE
C
6:28.
Jo, (s'është ashtu) po atyre u doli në shesh ajo që e mbanin fshehtë më parë, prandaj edhe sikur të ktheheshin ata, do ta përsëritnin atë që e kishin të ndaluar, e s'ka dyshim, ata janë gënjeshtarë.
6:28.
Po, atyre iu doli sheshit ajo që më parë e fshihnin, por edhe sikur të ktheheshin, prapë do të bënin ato që u ishin ndaluar. Vërtet, ata janë gënjeshtarë.
6:28.
Jo, atyre u është bërë e qartë ajo që ata e fshehën më parë. Edhe sikur të ktheheshin, ata prapë do të ktheheshin te ajo që u ndalohet. Me të vërtetë, ata janë gënjeshtarë.
6:28.
BEL BEDA LEHUM MA KANU JUHFUNE MIN KABLU WE LEW RUDDU LA'ADU LIMA NUHU 'ANHU WE 'INNEHUM LEKADHIBUNE
C
6:29.
Ata thanë: "Nuk ka tjetër, vetëm kjo jeta jonë në këtë botë, dhe ne nuk do të rigjallemi".
6:29.
Ata thoshin: “S'ka tjetër, përveç jetës në këtë botë dhe ne nuk do të ringjallemi”.
6:29.
Dhe ata thonë: Nuk ka veçse jeta e kësaj bote, dhe ne nuk do të ringjallemi.
6:29.
WE KALU 'IN HIJE 'ILLA HEJATUNA ED-DUNJA WE MA NEHNU BIMEB'UTHINE
C
6:30.
Dhe, sikur t'i kishte parë ata kur të ndalohen para Zotit të tyre e u thuhet atyre: "A nuk është kjo (ringjalja) e vërtetë?" Ata thonë: " Po, për Zotin tonë!" Thotë: "Shijoni pra dënimin për atë që mohonit!"
6:30.
Ah, sikur t'i shohësh ata kur të dalin para Zotit! Ai do t'ju thotë: “A nuk është e vërtetë kjo?” Ata do të përgjigjen: “Po, është e vërtetë, për Zotin tonë!” Allahu do t'u thotë: “E pra, tani shijoni dënimin, sepse nuk besuat!”
6:30.
Dhe sikur t'i shihje ata kur do të qëndrojnë para Zotit të tyre. Ai do të thotë: A nuk është kjo e vërtetë? Ata do të thonë: Po, për Zotin tonë. Ai do të thotë: Atëherë shijoni ndëshkimin, për shkak se nuk keni besuar.
6:30.
WE LEW TERA 'IDH WUKIFU 'ALA RABBIHIM KALE 'ELEJSE HADHA BIL-HEKKI KALU BELA WE RABBINA KALE FEDHUKUL-'ADHABE BIMA KUNTUM TEKFURUNE
C
6:31.
Ata që përgënjeshtruan se do të takohen me All-llahun (në ditën e gjykimit) kanë humbur përderisa t'u vijë momenti (kijameti) befas e të thonë: "Të mjerët ne për atë që lëshuam" (nga punët e mira në Dunja), e duke i bartur gabimet e veta në shpinë, dhe, e shëmtuar është ajo që bartin.
6:31.
Sigurisht që janë të humbur ata që mohojnë takimin me Allahun! Kur Ora (e Kiametit) t'u vijë papritur, ata do të thërrasin: “Të mjerët ne, sa shumë që e kemi neglizhuar (Kiametin) në jetën e Tokës!” dhe do të bartin gjynahet e veta mbi shpinat e tyre. Eh, sa e shëmtuar është ajo barrë!
6:31.
Me të vërtetë, të humbur janë ata që mohojnë takimin me Allahun, derisa, kur t'u vijë papritur ora, ata do të thonë: Mjerë ne për atë që kemi lënë pas. Dhe do t'i mbartin mbi kurrizin e tyre mëkatet e tyre. Sa e keqe është ajo që mbartin.
6:31.
KAD HASIREL-LEDHINE KEDHDHEBU BILIKA'I ELLAHI HETTA 'IDHA XHA'ET/HUMU ES-SA'ATU BEGTETEN KALU JA HESRETENA 'ALA MA FERRETNA FIHA WE HUM JEHMILUNE 'EWZAREHUM 'ALA DHUHURIHIM 'ELA SA'E MA JEZIRUNE