U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
6:13.
Vetëm e Tij është gjithçka që pushon e lëviz natën e ditën. Ai gjithçka dëgjon dhe gjithçka di.
6:13.
E Tij është çdo gjë që pushon natën dhe ditën. Ai dëgjon dhe di çdo gjë.
6:13.
Atij i përket gjithçka që banon natën dhe ditën, dhe Ai është Dëgjuesi, i Dituri.
6:13.
WE LEHU MA SEKENE FIL-LEJLI WE EN-NEHARI WE HUWE ES-SEMI'UL-'ALIMU
C
6:14.
Thuaj: "A pos All-llahut, krijues i qiejve dhe i tokës, që ushqen të tjerët, ndërsa vetë nuk ushqehet, të pranoj Zot tjetër?" Thuaj: "Unë jam i urdhëruar të jem i pari që bindem dhe (urdhërohem): të mos bëhem kurrsesi nga idhujtarët.
6:14.
Thuaj: “A të marr mbrojtës tjetër, përveç Allahut, Krijuesit të qiejve dhe Tokës? Ai e ushqen (botën), ndërsa Vetë nuk ushqehet”. Thuaj: “Unë jam urdhëruar që të jem i pari që t'i nënshtrohem Atij” dhe kurrsesi mos u bë idhujtar!
6:14.
Thuaj: "A të marr mik dikë tjetër përveç Allahut, Krijuesit të qiejve dhe të tokës, që ushqen dhe nuk ushqehet?" Thuaj: "Unë jam urdhëruar të jem i pari që dorëzohet." Dhe mos ji nga idhujtarët.
6:14.
KUL 'EGAJREL-LAHI 'ETTEHIDHU WELIJEN FATIRI ES-SEMAWATI WEL-'ERDI WE HUWE JUT'IMU WE LA JUT'AMU KUL 'INNI 'UMIRTU 'EN 'EKUNE 'EWWELE MEN 'ESLEME WE LA TEKUNENNE MINEL-MUSHRIKINE
C
6:15.
Thuaj: "Vërtet, unë i frikësohem dënimit të ditës së madhe, nëse nuk i përulem Zotit tim".
6:15.
Thuaj: “Unë kurrë nuk e kundërshtoj Zotin tim, sepse i frikësohem dënimit të një Dite të Madhe”.
6:15.
Thuaj: "Unë kam frikë, nëse i kundërshtoj Zotit tim, ndëshkimin e një Dite të madhe."
6:15.
KUL 'INNI 'EHAFU 'IN 'ASEJTU RABBI 'ADHABE JEWMIN 'ADHIMIN
C
6:16.
Kush mënjanohet atë ditë nga ai (dënimi), atë Ai e ka mëshiruar dhe ai është shpëtim i qartë.
6:16.
Atë që shpëtohet nga dënimi i kësaj dite, vërtet Zoti e ka mëshiruar. Ky është shpëtimi i vërtetë.
6:16.
Kush largohet prej tij atë Ditë, me të vërtetë Ai ka pasur mëshirë ndaj tij. Dhe ky është suksesi i qartë.
6:16.
MEN JUSREF 'ANHU JEWME'IDHIN FEKAD REHIMEHU WE DHELIKEL-FEWZUL-MUBINU
C
6:17.
Nëse All-llahu të godet me ndonjë të keqe, s'ka kush që ta largojë atë pos Tij, e nëse të dhuron ndonjë të mirë, duhet ditur se Ai është i gjithëfuqishëm për çdo send.
6:17.
Nëse nga Allahu të godet ndonjë fatkeqësi, atëherë askush përveç Tij nuk mund të të shpëtojë. E, nëse të dhuron ndonjë mirësi, dije se vetëm Ai është i Fuqishëm për çdo gjë.
6:17.
Dhe nëse Allahu të prek me ndonjë të keqe, askush nuk mund ta largojë atë përveç Tij. Dhe nëse të prek me ndonjë të mirë, Ai ka fuqi mbi çdo gjë.
6:17.
WE 'IN JEMSESKEL-LAHU BIDURRIN FELA KASHIFE LEHU 'ILLA HUWE WE 'IN JEMSESKE BIHAJRIN FEHUWE 'ALA KULLI SHEJ'IN KADIRUN
C
6:18.
Ai është mbizotërues ndaj robërve të Tij. Ai hollësisht di punët e Tij dhe të robërve të Vet.
6:18.
Ai është i Sunduesi mbi robërit e Vet; Ai është i Urti dhe ka dijeni për gjithçka.
6:18.
Ai është i plotfuqishëm mbi robërit e Tij dhe Ai është i Urtë, i Mirënjohuri.
6:18.
WE HUWEL-KAHIRU FEWKA 'IBADIHI WE HUWEL-HEKIMUL-HABIRU
C
6:19.
Thuaj: "Cili send ka dëshminë më të madhe?" Thuaj: "All-llahu është dëshmues mes meje e jush, e mua më është shpallur ky Kur'an që me të t'ju tërheq vërejtjen juve dhe atij që i komunikohet (dhe të gjithë atyre që vijnë pas jush deri në ditën e kijametit). Ju po dëshmoni se pos All-llahut ka edhe zota të tjerë, a?" Thuaj: "Unë nuk dëshmoj!" Ai është vetëm një Zot dhe unë jam i pastër nga ajo që ju i shoqëroni!"
6:19.
Thuaj: “Cila është dëshmia më e madhe (që ti je profet)?” dhe përgjigju: “Allahu është dëshmitar midis meje dhe jush”. Ky Kuran më është shpallur, në mënyrë që nëpërmjet tij t'ju tërheq vërejtjen juve dhe kujtdo që i përcillet. A mos vallë ju dëshmoni se, përveç Allahut ka edhe zota tjerë? Thuaj: “Unë nuk dëshmoj”. Thuaj: “Vërtet, Ai është vetëm Një Zot dhe unë jam larg nga ato që ju ia shoqëroni Allahut (në adhurim)”.
6:19.
Thuaj: "Cila është dëshmia më e madhe?" Thuaj: "Allahu është dëshmitar mes meje dhe jush. Dhe ky Kur'an më është shpallur mua që t'ju paralajmëroj ju dhe kë të arrijë. A po dëshmoni ju se me Allahun ka zota të tjerë?" Thuaj: "Unë nuk dëshmoj." Thuaj: "Ai është vetëm një Zot. Unë jam i pastër nga ajo që i shoqëroni Atij."
6:19.
KUL 'EJJU SHEJ'IN 'EKBERU SHEHADETEN KULI ELLAHU SHEHIDUN BEJNI WE BEJNEKUM WE 'UHIJE 'ILEJJE HADHAL-KUR'ANU LI'NDHIREKUM BIHI WE MEN BELEGA 'E'INNEKUM LETESH/HEDUNE 'ENNE ME'A ELLAHI 'ALIHETEN 'UHRA KUL LA 'ESH/HEDU KUL 'INNEMA HUWE 'ILEHUN WAHIDUN WE 'INNENI BERI'UN MIMMA TUSHRIKUNE
C
6:20.
Atyre që Ne u kemi dhënë librin, e njohin atë (Muhammedin) sikurse i njohin bijtë e tyre. Janë ata që asgjësuan vetveten, andaj nuk besojnë.
6:20.
Ata që ua kemi dhënë Librin, e njohin (Muhamedin), ashtu si i njohin fëmijët e tyre. Por ata që kanë humbur shpirtrat e tyre, nuk do të besojnë kurrë.
6:20.
Ata të cilëve Ne u kemi dhënë Librin e njohin atë siç njohin bijtë e tyre. Ata që humbasin vetet e tyre, nuk besojnë.
6:20.
EL-LEDHINE 'ATEJNAHUMUL-KITABE JA'RIFUNEHU KEMA JA'RIFUNE 'EBNA'EHUMUL-LEDHINE HASIRU 'ENFUSEHUM FEHUM LA JU'UMINUNE
C
6:21.
Kush është më mizor se ai që ndaj All-llahut shpif gënjeshtra apo ka përgënjeshtruar faktet e Tij? S'ka dyshim, shpifësit dhe gënjeshtarët nuk kanë shpëtim.
6:21.
Kush është më keqbërës se ai që trillon gënjeshtra për Allahun ose i përgënjeshtron shpalljet e Tij? Vërtet, keqbërësit nuk do të shpëtojnë.
6:21.
Kush është më i padrejtë se ai që shpik gënjeshtër për Allahun ose i përgënjeshtron shenjat e Tij? Me të vërtetë, të padrejtët nuk do të kenë sukses.
6:21.
WE MEN 'EDHLEMU MIMMENI EFTERA 'ALA ELLAHI KEDHIBEN 'EW KEDHDHEBE BI'AJATIHI 'INNEHU LA JUFLIHU EDH-DHALIMUNE
C
6:22.
Përkujto ditën kur Ne i tubojmë të gjithë dhe u themi atyre që i shoqëruan: "Ku janë ata të shoqëruarit tuaj që i trillonit?"
6:22.
Atë ditë kur do t'i tubojmë të gjithë, Ne do t'u themi idhujtarëve: “Ku janë idhujt tuaj, për të cilët thoshit se ishin ortakë të Allahut!”
6:22.
Dhe Ditën kur Ne do t'i mbledhim të gjithë, pastaj do t'u themi atyre që i shoqëruan Atij: "Ku janë shokët tuaj që ju pretendonit?"
6:22.
WE JEWME NEHSHURUHUM XHEMI'EN THUMME NEKULU LILLEDHINE 'ESHREKU 'EJNE SHUREKA'UUKUMUL-LEDHINE KUNTUM TEZ'UMUNE
C
6:23.
Atëherë (pas atij sprovimi) përgjigje tjetër s'u mbetet përveç të thonë: "Për All-llahun, o Zoti ynë, ne nuk ishim idhujtarë!"
6:23.
Ata nuk do të mund të shfajësohen ndryshe, veçse duke thënë: “Betohemi në Allahun, Zotin tonë, nuk kemi qenë idhujtarë!”
6:23.
Atëherë nuk do të kenë asnjë përgjigje tjetër, përveçse të thonë: "Për Zotin tonë, ne nuk kemi qenë idhujtarë."
6:23.
THUMME LEM TEKUN FITNETUHUM 'ILLA 'EN KALU WEL-LEHI RABBINA MA KUNNA MUSHRIKINE