Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 5:106. O ju që besuat, dëshmimi me rastin e atij që lë testament (vasijjet) kur i është afruar ndonjërit prej jush vdekja, bëhet me dy dëshmitarë të drejtë nga mesi juaj, ose dy të tjerë pos jush, nëse jeni në udhëtim (në rrugë e s'keni të afërm) dhe ju gjen telashja e vdekjes. E nëse dyshoni (në dëshminë e tyre) i ndalni ata të dy pas namazit (të iqindisë) dhe ata betohen në All-llahun: "Ne nuk e japim betimin në All-llahun për asgjë edhe sikur të jetë (ai për të cilin betohemi) i afërm dhe nuk e fshehim dëshminë e (porositur prej) All-llahut, pse atëherë ne do të jemi mëkatarë!"
5:106. O besimtarë! Kur t'ju afrohet vdekja, me rastin e lënies së testamentit, le të dëshmojnë dy të ndershëm prej jush ose dy të tjerë që nuk janë prej jush, nëse fatkeqësia e vdekjes ju zë ndërsa jeni duke udhëtuar nëpër botë. Mbajini ata pas namazit dhe, nëse dyshoni në ndershmërinë e tyre, le të betohen në Allahun (duke thënë): “Ne nuk do ta shesim betimin me kurrfarë çmimi edhe nëse është fjala për çfarëdo të afërmi dhe dëshminë që na urdhëron Allahu nuk do ta fshehim, sepse, atëherë do të ishim vërtet keqbërës”.
5:106. O ju që keni besuar, kur vdekja i afrohet ndonjërit prej jush dhe ai lë një testament, le të dëshmojnë dy burra të drejtë nga mesi juaj, ose dy të tjerë nga jashtë nëse jeni në një udhëtim dhe ju godet fatkeqësia e vdekjes. Mbajini ata pas faljes dhe nëse dyshoni, le të betohen në Allahun: "Ne nuk do ta shesim atë për asnjë çmim, sado i afërt të jetë, dhe nuk do ta fshehim dëshminë e Allahut, sepse atëherë do të ishim prej mëkatarëve."
5:106. JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU SHEHADETU BEJNIKUM 'IDHA HEDERE 'EHEDEKUMUL-MEWTU HINEL-WESIJETI ETHNANI DHEWA 'ADLIN MINKUM 'EW 'AHARANI MIN GAJRIKUM 'IN 'ENTUM DEREBTUM FIL-'ERDI FE'ESABETKUM MUSIBETUL-MEWTI TEHBISUNEHUMA MIN BA'DI ES-SELETI FEJUKSIMANI BILLAHI 'INI ERTEBTUM LA NESHTERI BIHI THEMENAN WE LEW KANE DHA KURBA WE LA NEKTUMU SHEHADETEL-LAHI 'INNA 'IDHÆN LEMINEL-'ATHIMINE
C 5:107. E nëse dihet se ata të dy kanë merituar mëkat (kanë gënjyer), atëherë në vend të tyre merren dy të tjerë prej atyre që kanë më meritë (meritë trashëgimi) dhe ata të dy betohen në All-llahun: "Dëshmimi ynë është më i drejtë nga dëshmimi i atyre (dy të parëve), dhe ne nuk e tejkaluam (drejtësinë), pse atëherë do të ishim nga mizorët!"
5:107. Nëse më pas zbulohet se këta dy dëshmues kanë bërë gjynah, atëherë le të zëvendësohen nga dy të tjerë prej atyre që këta u kanë bërë padrejtësi! Pastaj, dy dëshmitarët e fundit le të betohen në Allahun (duke thënë): “Pa dyshim, dëshmia jonë është më e drejtë se dëshmia e tyre. Ne nuk gënjejmë, sepse përndryshe do të ishim keqbërës”.
5:107. Por nëse zbulohet se ata të dy kanë gabuar, atëherë dy të tjerë nga ata ndaj të cilëve është bërë padrejtësia zëvendësojnë vendin e tyre dhe betohen për Allahun: "Dëshmia jonë është më e drejtë se dëshmia e tyre dhe ne nuk kemi kaluar kufijtë, përndryshe do të ishim të padrejtët."
5:107. FE'IN 'UTHIRE 'ALA 'ENNEHUMA ESTEHEKKA 'ITHMEN FE'AHARANI JEKUMANI MEKAMEHUMA MINEL-LEDHINE ESTEHEKKA 'ALEJHIMUL-'EWLEJANI FEJUKSIMANI BILLAHI LESHEHADETUNA 'EHEKKU MIN SHEHADETIHIMA WE MA A'TEDEJNA 'INNA 'IDHAN LEMINE EDH-DHALIMINE
C 5:108. Ky (rregull) është më afër që të bëjnë dëshmimin (dëshmitarët e testamentit) ashtu si është drejt, dhe që të frikësohen (dëshmitarët trashëgimtarë) se po thyhet betimi i tyre me një betim tjetër. Kini frikë All-llahun dhe bindjuni, se All-llahu nuk vë në rrugë të drejtë popullin shkatërrues.
5:108. Kështu është më e lehtë që ata të bëjnë dëshminë e tyre të saktë ose të frikësohen nëse betimet e tyre do të dalin në kundërshtim me betime të tjera. Frikësojuni Allahut dhe dëgjojeni! Allahu nuk i udhëzon në rrugë të drejtë njerëzit ngatërrestarë.
5:108. Kjo është më afër që ata të japin dëshminë e tyre siç duhet, ose të kenë frikë se do të refuzohet betimi i tyre pas betimeve të tjera. Kini frikë Allahun dhe dëgjoni. Allahu nuk udhëzon popullin e pabindur.
5:108. DHALIKE 'EDNA 'EN JE'TU BISH-SHEHADETI 'ALA WEXHHIHA 'EW JEHAFU 'EN TUREDDE 'EJMANUN BA'DE 'EJMANIHIM WE ETTEKU ELLAHE WE ESMA'U WEL-LAHU LA JEHDIL-KAWMEL-FASIKINE
C 5:109. (Përkujtojeni o njerëz) Ditën kur All-llahu i tubon të dërguarit e u thotë: "Çfarë përgjigje (popujt) u dhanë juve?" Ata (pejgamberët) thonë: "Ne nuk dimë, vërtet Ti je që i di të gjitha të fshehtat!"
5:109. Një ditë Allahu do t'i tubojë të dërguarit e do t'u thotë: “Si ju janë përgjigjur?” Ata do të thonë: “Ne s'kemi dijeni; vetëm Ti i di të gjitha fshehtësitë”.
5:109. Dhe kur Allahu do të mbledhë të dërguarit e Tij dhe do t'u thotë: "Çfarë ju kanë përgjigjur?" Ata do të thonë: "Ne nuk dimë, me të vërtetë, vetëm Ti je i Dijshmi i të fshehtës."
5:109. JEWME JEXHMA'U ELLAHU ER-RUSULE FEJEKULU MADHA 'UXHIBTUM KALU LA 'ILME LENA 'INNEKE 'ENTE 'ALLAMUL-GUJUBI
C 5:110. All-llahu (atë ditë) i thotë: "O Isa, bir i Merjemes, përkujtoi të mirat e Mia ndaj teje dhe ndaj nënës sate, kur të fuqizova me shpirtin e shenjtë (Xhibrilin), e ti u fole njerëzve (kur ishe) në djep dhe (kur ishe) i pjekur (si burrë), kur ta mësova ty librin e urtësinë Tevratin e Inxhilin, kur me lejen Time formove nga balta si formë shpeze e i fryve asaj dhe me urdhrin Tim u bë shpezë, kur e shërove të verbërin dhe të sëmurin nga sëmundja e lëkurës me dëshirën Time, kur me urdhrin Tim i nxore (të gjallë) të vdekurit, kur i zbrapa beni israilët prej teje (që deshën të të mbysin) atëherë kur erdhe me argumente, e disa prej tyre që nuk besuan thanë: "Kjo (mrekullia e Isait) nuk është tjetër vetëm se magji e qartë!"
5:110. Allahu do të thotë: “O Isa, i biri Merjemes, kujtoje mirësinë Time ndaj teje dhe nënës sate: se si të forcova ty me Shpirtin e Shenjtë (Xhebrailin), kështu që ti u predikoje njerëzve, kur ishe foshnjë në djep dhe i rritur; se si të mësova Librin dhe Urtësinë, Teuratin dhe Ungjillin; se si me vullnetin Tim krijoje një figurë shpendi prej balte, pastaj fryje në të dhe ajo bëhej zog me vullnetin Tim; se si me vullnetin Tim i shëroje të lindurit të verbër e të lebrosurit; se si me vullnetin Tim i ngjallje të vdekurit; se si i pengova sulmet e Izraelitëve kundër teje, atëherë kur iu solle atyre prova të qarta e mohuesit në radhët e tyre thanë: “Kjo është vetëm magji e kulluar!”;
5:110. Dhe kur Allahu tha: "O Isai, bir i Merjemes, kujto mirësinë Time mbi ty dhe mbi nënën tënde kur të mbështeta me Shpirtin e Shenjtë, flisje me njerëzit në djep dhe në moshë madhore, dhe kur të mësova Librin, urtësinë, Teuratin dhe Inxhilin, dhe kur ti bëje nga balta formën e zogut me lejen Time, pastaj i fryje atij dhe ai bëhej zog me lejen Time, dhe i shërove të verbrit dhe lebrozët me lejen Time, dhe kur ti ngjalle të vdekurit me lejen Time, dhe kur unë i mbrojta prej teje bijtë e Izraelit kur u erdhe atyre me prova të qarta dhe ata prej tyre që nuk besuan thanë: "Kjo nuk është asgjë tjetër veçse magji e qartë."
5:110. 'IDH KALEL-LAHU JA 'ISA EBNE MERJEME EDHKUR NI'METI 'ALEJKE WE 'ALA WE E-DETIKE 'IDH 'EJJEDTTUKE BIRUHIL-KUDUSI TUKELLIMU EN-NASE FIL-MEHDI WE KEHLEN WE 'IDH 'ALLEMTUKEL-KITABE WEL-HIKMETE WET-TEWRATE WEL-'INXHILE WE 'IDH TEHLUKU MINET-TINI KEHEJ'ETIT-TEJRI BI'IDHNI FETENFUHU FIHA FETEKUNU TEJRÆN BI'IDHNI WE TUBRI'UL-'EKMEHE WEL-'EBRESE BI'IDHNI WE 'IDH TUHRIXHUL-MEWTA BI'IDHNI WE 'IDH KEFEFTU BENI 'ISRA'ILE 'ANKE 'IDH XHI'TEHUM BIL-BEJJINATI FEKALEL-LEDHINE KEFERU MINHUM 'IN HADHA 'ILLA SIHRUN MUBINUN
C 5:111. Dhe kur i frymëzova Havarijjunët (i urdhërova): "Të më besoni Mua dhe të dërguarin Tim!" E ata thanë: "Ne besuam, e ti dëshmo se ne jemi muslimanë".
5:111. dhe se si kur i urdhërova dishepujt: “Besomëni Mua dhe të Dërguarit Tim!” - ata u përgjigjën: “Ne besojmë, prandaj dëshmo se Ty të jemi dorëzuar!”
5:111. Dhe kur unë i frymëzova dishepujt: "Besoni në Mua dhe në të Dërguarin Tim." Ata thanë: "Ne kemi besuar, dëshmo se ne jemi të dorëzuar."
5:111. WE 'IDH 'EWHEJTU 'ILAL-HEWARIJINE 'EN 'AMINU BI WE BIRESULI KALU 'AMENNA WE ESH/HED BI'ENNENA MUSLIMUNE
C 5:112. Dhe (përkujto) kur Havarijjunët thanë: "O Isa, bir i Merjemes, Zoti yt a mund të na zbresë një tryezë nga qielli?" (Isai) tha: "Kini frikë All-llahun nëse jeni besimtarë!"
5:112. Kujto kur dishepujt thanë: “O Isa, i biri i Merjemes, a mundet Zoti yt të na zbresë një sofër prej qielli?” Ai tha: “Kini frikë Allahun, nëse jeni besimtarë të vërtetë!”
5:112. Dhe kur dishepujt thanë: "O Isai, bir i Merjemes, a mundet Zoti yt të na zbresë nga qielli një tryezë me ushqim?" Ai tha: "Kini frikë Allahun nëse jeni besimtarë."
5:112. 'IDH KALEL-HEWARIJUNE JA 'ISA EBNE MERJEME HEL JESTETI'U REBBUKE 'EN JUNEZZILE 'ALEJNA MA'IDETEN MINE ES-SEMA'I KALE ETTEKU ELLAHE 'IN KUNTUM MU'UMININE
C 5:113. (Ata) Thanë: "Ne dëshirojmë të hamë nga ajo dhe të na binden (edhe më shumë) zemrat tona dhe të vërtetojmë bindshëm se na e the të vërtetën e të bëhemi dëshmues të saj!"
5:113. “Ne dëshirojmë të hamë nga ajo – thanë ata –, me qëllim që të na qetësohen zemrat dhe ta dimë se na ke thënë të vërtetën dhe për atë të jemi dëshmitarë”.
5:113. Ata thanë: "Ne dëshirojmë të hamë prej saj dhe të qetësohen zemrat tona, të dimë se ti na ke thënë të vërtetën dhe të jemi dëshmitarë për të."
5:113. KALU NURIDU 'EN NE'KULE MINHA WE TETME'INNE KULUBUNA WE NA'LEME 'EN KAD SEDEKTENA WE NEKUNE 'ALEJHA MINE ESH-SHAHIDINE
C 5:114. Isai, bir i Merjemes, tha: "O All-llah, Zoti ynë, zbritna nga qielli një tryezë, të na jetë festë (gëzim) për ne dhe për ata (që vijnë) pas nesh, të jetë argument prej Teje, dhe dhurona se Ti je furnizuesi më i mirë!"
5:114. “O Allah, o Zoti ynë! – tha Isai, i biri i Merjemes – Zbritna një sofër nga qielli, që të jetë festë për ne, për të parin dhe të fundmin tonë dhe të jetë mrekulli prej Teje dhe na jep mirësi, se Ti je Dhuruesi më i mirë!”
5:114. Isai, biri i Merjemes, tha: "O Allah, Zoti ynë, na zbrit prej qiellit një tryezë me ushqim, që të jetë për ne një festë e parë dhe e fundit dhe një shenjë prej Teje. Na furnizo, sepse Ti je më i miri Furnizues."
5:114. KALE 'ISA EBNU MERJEMEL-LEHUMME REBBENA 'ENZIL 'ALEJNA MA'IDETEN MINE ES-SEMA'I TEKUNU LENA 'IDEN LI'WWELINA WE 'AHIRINA WE 'AJETEN MINKE WE ERZUKNA WE 'ENTE HAJRU ER-RAZIKINE
C 5:115. All-llahu tha: "Unë atë ua zbres, e kush prej jush mohon pastaj, Unë atë e dënoj me një dënim që nuk e dënoj asnjë nga njerëzit".
5:115. Allahu u përgjigj: “Unë do t'jua zbres sofrën. Por cilindo nga ju që nuk beson pas kësaj, do ta dënoj ashtu siç nuk kam dënuar askënd në botë”.
5:115. Allahu tha: "Unë do ta zbres atë për ju, por kushdo prej jush që mohon pas kësaj, unë do ta ndëshkoj me një ndëshkim që nuk i kam dhënë askujt tjetër nga botët."
5:115. KALEL-LAHU 'INNI MUNEZZILUHA 'ALEJKUM FEMEN JEKFUR BA'DU MINKUM FE'INNI 'U'ADHDHIBUHU 'ADHABEN LA 'U'ADHDHIBUHU 'EHEDAN MINEL-'ALEMINE
C 5:116. Dhe kur All-llahu tha: "O Isa, bir i Merjemes, a ti njerëzve u the: "Më besoni mua dhe nënën time dy zota pos All-llahut!?" (Isai) Tha: "Larg asaj të mete je Ti (o Zoti im). Nuk më takon mua ta them atë që s'është e vërtetë. Ta kisha thënë unë atë, ti do ta dije. Ti e di ç'ka ka në mua, e unë nuk di çka ka në Ty. Ti je më i dijshmi i të fshehtave!"
5:116. Pastaj Allahu do të thotë (në Ditën e Gjykimit): “O Isa, i biri i Merjemes! Ti ishe ai që u the njerëzve: “Adhuromëni mua dhe nënën time si zota krahas Allahut”?! Isai do të thotë: “Qofsh i lartësuar dhe i lavdëruar! Mua nuk më takon të them diçka, për të cilën nuk kam aspak të drejtë! Po ta kisha thënë ndonjëherë, Ti me siguri do ta dije. Ti e di çfarë ka në shpirtin tim, po unë nuk e di çfarë ka në Veten Tënde. Vetëm Ti i di të gjitha të fshehtat.
5:116. Dhe kur Allahu tha: "O Isai, bir i Merjemes, a i ke thënë njerëzve: Më merrni mua dhe nënën time si dy zotër përveç Allahut?" Ai tha: "Lavdi të qoftë Ty, nuk mund të them atë për të cilën nuk kam të drejtë. Sikur ta kisha thënë, Ti do ta dije. Ti e di ç'ka në shpirtin tim, ndërsa unë nuk di ç'ka në shpirtin Tënd. Me të vërtetë, Ti je i Dijshmi i të fshehtave.
5:116. WE 'IDH KALEL-LAHU JA 'ISA EBNE MERJEME 'E'ENTE KULTE LILNNASI ETTEHIDHUNI WE 'UMMIJE 'ILEHEJNI MIN DUNI ELLAHI KALE SUBHANEKE MA JEKUNU LI 'EN 'EKULE MA LEJSE LI BIHEKKIN 'IN KUNTU KULTUHU FEKAD 'ALIMTEHU TA'LEMU MA FI NEFSI WE LA 'A'LEMU MA FI NEFSIKE 'INNEKE 'ENTE 'ALLAMUL-GUJUBI