U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
5:41.
O ti i dërguar! Të mos brengos vrapimi në mosbesim i atyre që me gojët e tyre thanë: "Ne kemi besuar", e zemrat e tyre nuk kanë besuar (munafikët), e as i atyre që janë jehudi, të cilët shumë i përgjigjen gënjeshtrës dhe shumë dëgjojnë (fjalën) një populli që nuk vjen te ti, ata janë që i mënjanojnë fjalët pas vënies së tyre në vendin e vet (nga ana e All-llahut) e thonë: "Nëse u jepet kjo, pranoni, e nëse nuk u jepet, atëherë refuzoni. Po atë që All-llahu do ta humbë, ti nuk mund të bësh asgjë për të (nuk mund ta shpëtosh). Janë ata të cilëve All-llahu nuk deshi t'iu pastrojë zemrat (prej kufrit). Janë ata që në këtë jetë kanë poshtërim, kurse në jetën tjetër kanë dënim të madh.
5:41.
O i Dërguari i Allahut! Mos u brengos për ata që zhyten shpejt në mosbesim, qofshin nga ata që me gojën e tyre thonë: “Besojmë”, ndërkohë që zemrat e tyre nuk besojnë apo prej hebrenjve, të cilët trillimet i dëgjojnë shumë, (madje) dëgjojnë edhe ata që s'kanë ardhur te ti. Ata i ndryshojnë vendet e fjalëve (në tekstet e shenjta) dhe thonë: “Nëse (shpallja) ju është dhënë kështu, pranojeni e, nëse nuk ju është dhënë kështu, atëherë, ruhuni e mos e pranoni”. Kur Allahu dëshiron ta lërë dikë në humbje, ti nuk mund të bësh asgjë për ta penguar Atë. Këta janë të asaj dore të cilët Allahu nuk dëshiron t'ua pastrojë zemrat. Për ata, në këtë jetë ka poshtërim, kurse në jetën tjetër ka ndëshkim të rëndë.
5:41.
O i Dërguar, mos u mërzit për ata që nxitohen në mosbesim, nga ata që thonë se kanë besuar me gojët e tyre por zemrat e tyre nuk kanë besuar, dhe nga ata që janë hebrenj, të cilët dëgjojnë gënjeshtra dhe dëgjojnë të tjerë që nuk kanë ardhur tek ti, i shtrembërojnë fjalët jashtë kontekstit të tyre dhe thonë: Nëse ju jepet kjo, merreni, por nëse nuk ju jepet, kini kujdes. Kujt Allahu do t'ia sprovojë zemrën, ti nuk mund t'i bësh dobi tek Allahu. Ata janë ata që Allahu nuk dëshiron t'i pastrojë zemrat e tyre. Ata do të kenë poshtërim në këtë jetë dhe në botën tjetër do të kenë një ndëshkim të madh.
5:41.
JA 'EJJUHA ER-RESULU LA JEHZUNKEL-LEDHINE JUSARI'UNE FIL-KUFRI MINEL-LEDHINE KALU 'AMENNA BI'EFWAHIHIM WE LEM TU'UMIN KULUBUHUM WE MINEL-LEDHINE HADU SEMMA'UNE LILKEDHIBI SEMMA'UNE LIKAWMIN 'AHARINE LEM JE'TUKE JUHERRIFUNEL-KELIME MIN BA'DI MEWADI'IHI JEKULUNE 'IN 'UTITUM HADHA FEHUDHUHU WE 'IN LEM TU'UTEWHU FAHDHERU WE MEN JURIDI ELLAHU FITNETEHU FELEN TEMLIKE LEHU MINEL-LAHI SHEJ'EN 'ULA'IKEL-LEDHINE LEM JURIDI ELLAHU 'EN JUTEHHIRE KULUBEHUM LEHUM FI ED-DUNJA HIZJUN WE LEHUM FIL-'AHIRETI 'ADHABUN 'ADHIMUN
C
5:42.
Janë ata që i përgjigjen të pavërtetës dhe hanë shumë haramin (ryshfetin). Në qoftë se vijnë te ti (për ndonjë gjykim), gjyko mes tyre ose hiqju tyre. Nëse prapsesh prej tyre (nuk gjykon), ata nuk mund të sjellin ty kurrfarë dëmi. Po nëse gjykon mes tyre, gjyko drejtë; All-llahu i do të drejtit.
5:42.
Ata janë dëgjues të gënjeshtrës dhe e hanë me kënaqësi të madhe atë që është e ndaluar. Nëse vijnë tek ti, gjykoji ata ose shmangu prej tyre! Nëse shmangesh nga ata, nuk mund të të dëmtojnë aspak. E, nëse i gjykon, gjykoji me drejtësi! Vërtet, Allahu i do të drejtët.
5:42.
Ata janë dëgjues të gënjeshtrave, që hanë paligjshmërisht. Nëse vijnë tek ti, gjyko ndërmjet tyre ose largoju prej tyre. Nëse largohesh prej tyre, ata nuk mund të të dëmtojnë aspak. Por nëse gjykon, gjyko me drejtësi. Me të vërtetë, Allahu i do të drejtët.
5:42.
SEMMA'UNE LILKEDHIBI 'EKKALUNE LILSSUHTI FE'IN XHA'UKE FAHKUM BEJNEHUM 'EW 'A'RID 'ANHUM WE 'IN TU'RID 'ANHUM FELEN JEDURRUKE SHEJ'EN WE 'IN HEKEMTE FAHKUM BEJNEHUM BIL-KISTI 'INNALL-LLAHE JUHIBBUL-MUKSITINE
C
5:43.
E si kërkojnë ata gjykimin tënd, kur ata kanë Tevratin, e në të cilin është vendimi i All-llahut, e pastaj ata refuzojnë më vonë atë (vendimin tënd)? Ata nuk janë besimtarë.
5:43.
E qysh të drejtohen ata ty për t'i gjykuar, ndërsa e kanë Teuratin, në të cilin është gjykimi i Allahut, e madje edhe pas kësaj shmangen prej teje? Sepse ata nuk janë besimtarë.
5:43.
Po si do të vijnë tek ti për gjykim kur ata kanë Teuratin në të cilin është gjykimi i Allahut, e pastaj largohen edhe pasi kjo u është bërë e qartë. Ata nuk janë besimtarë.
5:43.
WE KEJFE JUHEKKIMUNEKE WE 'INDEHUMUT-TEWRETU FIHA HUKMU ELLAHI THUMME JETEWELLEWNE MIN BA'DI DHALIKE WE MA 'ULA'IKE BIL-MU'UMININE
C
5:44.
Ne e zbritëm Tevratin, në të cilin është udhëzimi i drejtë dhe drita. Sipas tij gjykuan ndaj atyre që ishin jehudi, pejgamberët që ishin të bindur, gjykuan edhe dijetarët e devotshëm e paria fetare, ngase ishin të obliguar ta ruanin librin e All-llahut dhe ishin mbrojtës të tij. Prandaj, mos u frikësoni nga njerëzit, vetëm Mua të më frikësoheni dhe mos i ndërroni argumentet e Mia për pak send. E kush nuk gjykon me atë që e zbriti All-llahu, ata janë mohues.
5:44.
Ne kemi dërguar Teuratin, në të cilin janë udhëzimet dhe drita. Sipas tij, profetët që ia kishin dorëzuar veten Allahut, i gjykonin hebrenjtë; por edhe të diturit dhe rabinët kështu vepronin, sepse atyre iu qe besuar mbrojtja e Librit të Allahut, për të cilin ata dëshmonin. Prandaj, mos kini frikë nga njerëzit, por kini frikë vetëm prej Meje! Dhe mos i ndërroni Fjalët e Mia me ndonjë vlerë të vogël! Kushdo që nuk gjykon sipas asaj që ka shpallur Allahu, ai është mohues i vërtetë.
5:44.
Ne zbritëm Teuratin që përmbante udhëzim dhe dritë. Me të gjykonin profetët që ishin dorëzuar ndaj Allahut, rabinët dhe dijetarët, për ata që ishin hebrenj, sepse atyre u ishte besuar ruajtja e Librit të Allahut dhe ata ishin dëshmitarë për të. Prandaj mos u frikësoni njerëzve, por frikësohuni Mua, dhe mos i shisni fjalët e Mia për një çmim të vogël. Kush nuk gjykon me atë që Allahu ka shpallur, ata janë jobesimtarë.
5:44.
'INNA 'ENZELNAT-TEWRETE FIHA HUDEN WE NURUN JEHKUMU BIHA EN-NEBIJUNEL-LEDHINE 'ESLEMU LILLEDHINE HADU WE ER-REBBANIJUNE WEL-'EHBARU BIMA ESTUHFIDHU MIN KITABI ELLAHI WE KANU 'ALEJHI SHUHEDA'E FELA TEHSHEW EN-NASE WE EHSHEWNI WE LA TESHTERU BI'AJATI THEMENAN KALILÆN WE MEN LEM JEHKUM BIMA 'ENZELEL-LAHU FE'ULA'IKE HUMUL-KAFIRUNE
C
5:45.
Ne u caktuam atyre në të (në Tevrat) kundërmasat ndëshkuese: njeriu (mbytet) për njeriun, syri për syrin, hunda për hundën, veshi për veshin, dhëmbi për dhëmbin, por edhe plagët kanë kundërmasë. E kush e falë atë (hakmarrjen), ajo është shpagim (nga mëkatet) për të. E kush nuk vendos sipas asaj që zbriti All-llahu, ata janë mizorë (të padrejtë).
5:45.
Ne u caktuam atyre në Teurat: jeta me jetë, syri me sy, hunda me hundë, veshi me vesh, dhëmbi me dhëmb dhe plaga me plagë (të njëjtë me të). Por kushdo që fal shpagimin si lëmoshë, ka bërë një vepër që është shlyerje për gjynahet e veta. Kushdo që nuk gjykon sipas asaj që ka zbritur Allahu, ai është shkelës i vërtetë.
5:45.
Ne u kemi urdhëruar atyre aty: sy për sy, dhëmb për dhëmb, dhe për plagët është po ajo hakmarrje. Por kushdo që fal, kjo është shlyerje për të. Kush nuk gjykon me atë që Allahu ka shpallur, ata janë të padrejtët.
5:45.
WE KETEBNA 'ALEJHIM FIHA 'ENNE EN-NEFSE BIN-NEFSI WEL-'AJNE BIL-'AJNI WEL-'ENFE BIL-'ENFI WEL-'UDHUNE BIL-'UDHUNI WE ES-SINNE BIS-SINNI WEL-XHURUHE KISASUN FEMEN TESEDDEKA BIHI FEHUWE KEFFARETUN LEHU WE MEN LEM JEHKUM BIMA 'ENZELEL-LAHU FE'ULA'IKE HUMU EDH-DHALIMUNE
C
5:46.
Ne vazhduam gjurmët e tyre (të pejgamberëve) me Isain, birin e Merjemes, vërtetues i Tevratit që kishin më pranë. Atij i dhamë Inxhilin, që është udhëzim i drejtë dhe dritë, që është vërtetues i Tevratit që kishin pranë, që ishte udhëzues e këshillues për të devotshmit.
5:46.
Pas atyre profetëve, Ne dërguam Isain, të birin e Merjemes, si vërtetues të Teuratit që kishte ardhur para tij. Dhe i dhamë atij Ungjillin, në të cilin ka udhëzim dhe dritë, si përmbushje të asaj që ishte shpallur para tij në Teurat dhe si udhërrëfim e këshillë për ata që i frikësohen Allahut.
5:46.
Ne çuam pas tyre Isain, birin e Merjemes, që vërtetonte atë që ishte para tij nga Teurati. Ne i dhamë atij Inxhilin që përmbante udhëzim dhe dritë, duke vërtetuar atë që ishte para tij nga Teurati, dhe udhëzim e këshillë për të devotshmit.
5:46.
WE KAFFEJNA 'ALA 'ATHARIHIM BI'ISA EBNI MERJEME MUSEDDIKEN LIMA BEJNE JEDEJHI MINET-TEWRATI WE 'ATEJNAHUL-'INXHILE FIHI HUDEN WE NURUN WE MUSEDDIKÆN LIMA BEJNE JEDEJHI MINET-TEWRÆTI WE HUDEN WE MEW'IDHETEN LILMUTTEKINE
C
5:47.
(E zbritëm) Që ithtarët e Inxhilit të gjykojnë sipas asaj që All-llahu e zbriti në të. E kush nuk gjykon sipas asaj që All-llahu e zbriti, të tillët janë mëkatarë të dalë jashtë rrugës së Zotit.
5:47.
Le të gjykojnë ithtarët e Ungjillit ashtu siç ka shpallur Allahu në të. Kushdo që nuk gjykon sipas asaj që ka shpallur Allahu, ai është keqbërës i vërtetë.
5:47.
Banorët e Inxhilit le të gjykojnë me atë që Allahu ka shpallur në të. Kush nuk gjykon me atë që Allahu ka shpallur, ata janë njerëz të shthurur.
5:47.
WE LIEHKUM 'EHLUL-'INXHILI BIMA 'ENZELEL-LAHU FIHI WE MEN LEM JEHKUM BIMA 'ENZELEL-LAHU FE'ULA'IKE HUMUL-FASIKUNE
C
5:48.
Ne edhe ty (Muhammed) ta zbritëm librin (Kur'anin) e vërtetë që është vërtetues i librave të mëparshëm dhe garantues i tyre. Gjyko pra mes tyre me atë që All-llahu e zbriti, e mos pëlqe epshet e tyre e të largohesh nga e vërteta që të erdhi. Për secilin prej jush, Ne caktuam ligj e program (të posaçëm në çështje të veprimit). Sikur të donte All-llahu, do t'ju bënte një popull (në fe e sheriat), por deshi t'ju sprovojë në atë që ua dha juve, andaj ju (besimtarë) përpiquni për punë të mira. Kthimi i të gjithë juve është te All-llahu, e Ai do t'ju njoftojë me atë që kundërshtoheshit
5:48.
Ne të kemi zbritur ty (o Muhamed) Librin me të vërtetën, si përmbushës të shkrimeve të mëparshme dhe mbrojtës të tyre. Prandaj gjykoji ata sipas asaj që të ka zbritur Allahu dhe mos ndiq dëshirat e tyre, duke u shmangur kështu nga e Vërteta që të është shpallur. Ne për secilin nga ju kemi sjellë një ligj dhe një rrugë të qartë. Sikur të donte Allahu, do t'ju kishte bërë një popull të vetëm, por Ai kërkon që t'ju provojë në atë që ju ka dhënë, andaj bëni gara për punë të mira! Të gjithë do të ktheheni te Allahu e Ai do t'ju lajmërojë për çështjet, rreth të cilave kishit kundërshti.
5:48.
Ne ta kemi shpallur ty Librin me të vërtetën, duke vërtetuar atë që ishte para tij nga Libri dhe duke e mbikëqyrur atë. Gjyko mes tyre me atë që Allahu ka shpallur dhe mos ndiq dëshirat e tyre duke lënë të vërtetën që të ka ardhur. Ne kemi caktuar për secilin prej jush një rrugë dhe një drejtim. Po të dëshironte Allahu do t'ju kishte bërë një komunitet të vetëm, por Ai dëshiron t'ju sprovojë në atë që ju ka dhënë. Pra, garoni në vepra të mira. Tek Allahu do të ktheheni të gjithë dhe Ai do t'ju njoftojë për atë mbi të cilën keni pasur mosmarrëveshje.
5:48.
WE 'ENZELNA 'ILEJKEL-KITABE BIL-HEKKI MUSEDDIKEN LIMA BEJNE JEDEJHI MINEL-KITABI WE MUHEJMINAN 'ALEJHI FAHKUM BEJNEHUM BIMA 'ENZELEL-LAHU WE LA TETTEBI' 'EHWA'EHUM 'AMMA XHA'EKE MINEL-HEKKI LIKULLIN XHE'ALNA MINKUM SHIR'ATEN WE MINHAXHÆN WE LEW SHA'EL-LAHU LEXHE'ALEKUM 'UMMETEN WAHIDETEN WE LEKIN LIJEBLUWEKUM FI MA 'ATAKUM FASTEBIKUL-HAJRATI 'ILA ELLAHI MERXHI'UKUM XHEMI'ÆN FEJUNEBBI'UKUM BIMA KUNTUM FIHI TEHTELIFUNE
C
5:49.
(Ta zbritëm) Që edhe ti të gjykosh me atë që të zbriti All-llahu, e mos ndiq dëshirat e tyre dhe ruaju rrezikut të tyre që të mos të shmangin nga një pjesë e asaj që ta zbriti All-llahu. Nëse ata refuzojnë (gjykimin tënd), ti dije se All-llahu ka për qëllim t'i ndëshkojë për disa mëkate të tyre. Në të vërtetë, një shumicë e njerëzve janë jashtë rrugës.
5:49.
Prandaj gjykoji sipas asaj që të ka shpallur Allahu e mos ndiq dëshirat e tyre të kota! Ki kujdes që ata mos të të nxisin të largohesh nga një pjesë e asaj që të ka shpallur Allahu! Nëse ata të kthejnë kurrizin e nuk dëgjojnë gjykimin tënd, atëherë ta dish se Allahu do vetëm që t'i dënojë për disa gjynahe të tyre. Në të vërtetë, shumë njerëz janë të pabindur.
5:49.
Dhe gjyko mes tyre me atë që Allahu ka shpallur dhe mos ndiq dëshirat e tyre, dhe ki kujdes prej tyre se mos të mashtrojnë nga ndonjë pjesë e asaj që Allahu të ka shpallur. Por nëse ata kthejnë shpinën, dije se Allahu dëshiron vetëm t'i godasë ata për disa mëkate të tyre. Shumica e njerëzve janë të pabindur.
5:49.
WE 'ENI EHKUM BEJNEHUM BIMA 'ENZELEL-LAHU WE LA TETTEBI' 'EHWA'EHUM WE EHDHERHUM 'EN JEFTINUKE 'AN BA'DI MA 'ENZELEL-LAHU 'ILEJKE FE'IN TEWELLEW FA'LEM 'ENNEMA JURIDU ELLAHU 'EN JUSIBEHUM BIBA'DI DHUNUBIHIM WE 'INNE KETHIREN MINE EN-NASI LEFASIKUNE
C
5:50.
A thua mos po kërkojnë gjykimin e kohës së injorancës, po për një popull që bindshëm beson, a ka gjykim më i mirë se ai i All-llahut?
5:50.
A mos kërkojnë ata gjykimin (me ligjin) e (kohës së) injorancës (paganizmit paraislamik)?! E kush është gjykatës më i mirë se Allahu për njerëzit që besojnë bindshëm?
5:50.
A kërkojnë ata gjykimin e injorancës? Kush është më i mirë në gjykim sesa Allahu për një popull që është i bindur?
5:50.
'EFEHUKMEL-XHAHILIJETI JEBGUNE WE MEN 'EHSENU MINEL-LAHI HUKMEN LIKAWMIN JUKINUNE
C
5:51.
O ju që besuat! Mos zini miq as jehuditë, e as të krishterët. Ata janë miq të njëri-tjetrit. E kush prej jush i miqëson ata, ai është prej tyre. Vërtet All-llahu nuk vë në rrugë të drejtë popullin zullumqar.
5:51.
O besimtarë! Mos i bëni miq e mbrojtës hebrenjtë dhe të krishterët! Ata janë mbrojtës të njëri-tjetrit. Kushdo prej jush që i bën ata miq, është me ata. Vërtet, Allahu nuk i udhëzon në rrugë të drejtë keqbërësit.
5:51.
O ju që keni besuar, mos i merrni hebrenjtë dhe të krishterët për miq. Ata janë miq të njëri-tjetrit. Kush i merr ata për miq nga mesi juaj, ai është prej tyre. Me të vërtetë, Allahu nuk udhëzon popullin e padrejtë.
5:51.
JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU LA TETTEHIDHUL-JEHUDE WE EN-NESARA 'EWLIJA'E BA'DUHUM 'EWLIJA'U BA'DIN WE MEN JETEWELLEHUM MINKUM FE'INNEHU MINHUM 'INNALL-LLAHE LA JEHDIL-KAWME EDH-DHALIMINE