Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 100:3. Dhe të cilët vërsulen herët në agim.
100:3. dhe trokojnë për sulm në mëngjes,
100:3. Dhe ata që bëjnë sulm në mëngjes,
100:3. FALMUGIRATI SUBHEN
C 100:4. E me të (vërsulje) atëherë çojnë pluhur.
100:4. duke çuar re pluhuri,
100:4. Dhe ngritin pluhur me të,
100:4. FE'ETHERNE BIHI NEK'EN
C 100:5. Dhe ashtu hidhen në mesin e grumbullit (të armikut).
100:5. ndërsa çajnë armikun në dysh,
100:5. Dhe hyjnë në zemër të grupeve.
100:5. FEWESETNE BIHI XHEM'EN
C 100:6. Vërtet, njeriu është përbuzës ndaj Zotit të vet.
100:6. se njeriu është vërtet mosmirënjohës ndaj Zotit të vet,
100:6. Me të vërtetë, njeriu është mosmirënjohës ndaj Zotit të tij,
100:6. 'INNEL-'INSANE LIREBBIHI LEKENUDUN
C 100:7. Edhe vetë është dëshmues i asaj (përbuzjeje).
100:7. dhe ai, pa dyshim, këtë e dëshmon.
100:7. Dhe ai është vetë dëshmitar i kësaj.
100:7. WE 'INNEHU 'ALA DHALIKE LESHEHIDUN
C 100:8. Dhe ai është që shumë e do pasurinë.
100:8. Vërtet, ai është i babëzitur për pasuri.
100:8. Dhe me të vërtetë, ai është i ashpër në dashurinë e pasurisë.
100:8. WE 'INNEHU LIHUBBIL-HAJRI LESHEDIDUN
C 100:9. A nuk e di ai se kur të nxirret çka është në varreza?
100:9. Vallë, a nuk e di ai se kur të nxirren jashtë ata që gjenden në varre
100:9. A nuk e di ai se kur të nxirren ata që janë në varre,
100:9. 'EFELA JA'LEMU 'IDHA BU'THIRE MA FIL-KUBURI
C 100:10. Dhe të tubohet (të dalë në shesh) ajo që ishte në gjoksa.
100:10. dhe, kur të dalë në shesh ajo që është në gjokse,
100:10. Dhe të zbulohet ajo që është në zemra,
100:10. WE HUSSILE MA FI ES-SUDURI
C 100:11. E atë ditë, pa dyshim Zoti i tyre është i njohur hollësisht për punën e tyre!
100:11. Zoti i tyre, me siguri, atë Ditë di çdo gjë për ta?!
100:11. Atë ditë, me të vërtetë, Zoti i tyre do të jetë i informuar për ta.
100:11. 'INNE REBBEHUM BIHIM JEWME'IDHIN LEHABIRUN
C 101:1. Krisma e kijametit.
101:1. Gjëmimi i tmerrshëm!
101:1. Ngjarja e Madhe!
101:1. EL-KARI'ATU
C 101:2. Çka është krisma?
101:2. Ç'është Gjëmimi i tmerrshëm?
101:2. Çfarë është Ngjarja e Madhe?
101:2. MAL-KARI'ATU