Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 93:4. Dhe se bota e ardhshme është shumë më e mirë për ty se e para.
93:4. Natyrisht, jeta e ardhshme për ty është më e mirë se kjo jetë,
93:4. Dhe me të vërtetë, bota tjetër është më e mirë për ty se kjo botë.
93:4. WE LEL'AHIRETU HAJRUN LEKE MINEL-'ULA
C 93:5. E Zoti yt do të të jepë ty, e ti do të kënaqesh.
93:5. e, sigurisht që Zoti yt do të të japë ty, sa të jesh i kënaqur.
93:5. Dhe së shpejti Zoti yt do të të japë, kështu që ti do të jesh i kënaqur.
93:5. WE LESEWFE JU'TIKE REBBUKE FETERDA
C 93:6. A nuk të gjeti ty jetim, e Ai të bëri vend (të dha përkrahje).
93:6. A nuk ishe jetim e Ai të dha strehë?
93:6. A nuk të gjeti Ai ty jetim dhe të strehoi?
93:6. 'ELEM JEXHIDKE JETIMEN FE'AWA
C 93:7. Dhe të gjeti të paudhëzuar e Ai të udhëzoi.
93:7. A nuk të gjeti të paditur (për Islamin) e të udhëzoi?
93:7. Dhe të gjeti të humbur dhe të udhëzoi?
93:7. WE WEXHEDEKE DALLEN FEHEDA
C 93:8. Dhe të gjeti të varfër, e Ai të begatoi.
93:8. A nuk ishe nevojtar e të bëri të mos ia kesh nevojën askujt?
93:8. Dhe të gjeti të varfër dhe të bëri të pasur?
93:8. WE WEXHEDEKE 'A'ILEN FE'EGNA
C 93:9. Pra, mos e përul jetimin!
93:9. Prandaj, mos e shtyp jetimin,
93:9. Prandaj, sa për jetimin, mos e shtyp.
93:9. FE'EMMAL-JETIME FELA TEKHER
C 93:10. As lypësin mos e përzë!
93:10. lypësin mos e shty me ashpërsi
93:10. Dhe sa për atë që kërkon ndihmë, mos e qorto.
93:10. WE 'EMMA ES-SA'ILE FELA TENHER
C 93:11. E me të mirat që t'i dha Zoti yt, trego (udhëzo njerëz)!
93:11. dhe shpalli dhuntitë e Zotit tënd!
93:11. Dhe për dhuntinë e Zotit tënd, përmende atë.
93:11. WE 'EMMA BINI'METI RABBIKE FEHEDDITH
C 94:1. A nuk ta hapëm Ne gjoksin tënd?
94:1. Vallë, a nuk ta hapëm ty (Muhamed) kraharorin (për të pranuar besimin)
94:1. A nuk ta kemi hapur Ne ty gjoksin?
94:1. 'ELEM NESHREH LEKE SEDREKE
C 94:2. Dhe Ne hoqëm prej teje barrën tënde,
94:2. dhe ta hoqëm barrën,
94:2. Dhe të kemi hequr nga ty barrën tënde,
94:2. WE WEDA'NA 'ANKE WIZREKE
C 94:3. E cila shtypte shpinën tënde.
94:3. e cila ta rëndonte tepër kurrizin,
94:3. Që të rëndonte shpinën?
94:3. EL-LEDHI 'ENKADE DHEHREKE