Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 4:110. Kush bën ndonjë të keqe ose e ngarkon veten, pastaj kërkon falje te All-llahu, ai e gjen All-llahun falës dhe mëshirues.
4:110. Kush punon vepër të keqe ose e ngarkon veten me gjynahe, pastaj kërkon falje prej Allahut, do të gjejë se Allahu është Falës e Mëshirëplotë.
4:110. Dhe kushdo që bën një të keqe ose dëmton vetveten pastaj kërkon falje nga Allahu – ai do të gjejë Allahun Falës, Mëshirëplotë.
4:110. WE MEN JA'MEL SU'EN 'EW JEDHLIM NEFSEHU THUMME JESTEGFIRI ELLAHE JEXHIDI ELLAHE GAFURAN REHIMÆN
C 4:111. Kush bën ndonjë mëkat, ai ka ngarkuar vetveten. All-llahu i di hollësitë, është gjykatës i drejtë.
4:111. Kush bën gjynah, ai ia ka bërë shpirtit të vet. Allahu është i Gjithëdijshëm dhe i Urtë.
4:111. Dhe kushdo që bën një mëkat, ai e bën atë vetëm kundër vetvetes. Dhe Allahu është i Dituri, i Urtë.
4:111. WE MEN JEKSIB 'ITHMEN FE'INNEMA JEKSIBUHU 'ALA NEFSIHI WE KANEL-LAHU 'ALIMAN HEKIMÆN
C 4:112. Kush bën ndonjë gabim ose mëkat, e pastaj atë ia hudh një të pafajshmit, ai ngarkohet me një shpifje e me një mëkat të hapët.
4:112. Kush bën ndonjë gjynah ose të keqe, pastaj ia vesh atë një të pafajshmi, atëherë ai e ka ngarkuar veten me fajin e shpifjes dhe me një gjynah të qartë.
4:112. Dhe kushdo që fiton një gabim ose një mëkat dhe pastaj e hedh atë mbi një të pafajshëm, ai ka shpikur një shpifje dhe një mëkat të qartë.
4:112. WE MEN JEKSIB HATI'ETEN 'EW 'ITHMEN THUMME JERMI BIHI BERI'AN FEKADI EHTEMELE BUHTANÆN WE 'ITHMÆN MUBINÆN
C 4:113. E sikur të mos ishte dhuntia e All-llahut dhe mëshira e Tij ndaj teje, një grup prej tyre do të humbte ty, por ata nuk humbin tjetër, pos vetes së tyre. Ty nuk mund të dëmtojnë asgjë. All-llahu të shpalli ty, librin dhe sheriatin, të mësoi çka nuk dije. Dhuntia e All-llahut ndaj teje është shumë e madhe.
4:113. Sikur të mos e kishe mirësinë e Allahut dhe mëshirën e Tij, një grup i atyre do të përpiqej që të të nxirrte nga udha e drejtë. Ata me këtë e humbin vetëm vetveten, kurse ty nuk të bëjnë kurrfarë dëmi. Allahu të shpalli ty Librin (Kuranin) dhe Urtësinë e plotë, si dhe të mësoi atë që nuk e ke ditur. Dhuntia e Allahut për ty është shumë e madhe.
4:113. Dhe sikur të mos kishte qenë mirësia e Allahut mbi ty dhe mëshira e Tij, disa prej tyre do të kishin planifikuar të të çojnë në humbje. Por ata nuk çojnë në humbje askënd përveç vetes së tyre. Dhe ata nuk mund të të dëmtojnë aspak. Dhe Allahu të ka zbritur ty Librin dhe urtësinë dhe të ka mësuar atë që nuk e dije. Dhe mirësia e Allahut mbi ty është e madhe.
4:113. WE LEWLA FEDLU ELLAHI 'ALEJKE WE REHMETUHU LEHEMMET TA'IFETUN MINHUM 'EN JUDILLUKE WE MA JUDILLUNE 'ILLA 'ENFUSEHUM WE MA JEDURRUNEKE MIN SHEJ'IN WE 'ENZELEL-LAHU 'ALEJKEL-KITABE WEL-HIKMETE WE 'ALLEMEKE MA LEM TEKUN TA'LEMU WE KANE FEDLU ELLAHI 'ALEJKE 'ADHIMEN
C 4:114. Në shumë biseda të tyre të fshehta nuk ka kurrfarë dobie, përveç (bisedës) kush këshillon për lëmoshë, për ndonjë të mirë ose pajtim mes njerëzve. E kush i bën këto duke pasur për qëllim vetëm kënaqësinë e All-llahut, Ne do ti japim më vonë (në botën tjetër) shpërblim të madh.
4:114. S'ka kurrfarë të mire në shumë prej bisedave të tyre të fshehta, përveç rastit kur ndokush kërkon që të jepet sadaka ose të kryhet një vepër e mirë apo paqësim ndërmjet njerëzve. Atij që e bën këtë për të fituar kënaqësinë e Allahut, Ne do t'i japim një shpërblim të madh.
4:114. Nuk ka ndonjë të mirë në shumë nga këshillat e tyre të fshehta, përveç atyre që urdhërojnë për lëmoshë, për mirësi ose për pajtim midis njerëzve. Dhe kushdo që bën këtë duke kërkuar kënaqësinë e Allahut – Ne do t'i japim atij një shpërblim të madh.
4:114. LA HAJRE FI KETHIRIN MIN NEXHWAHUM 'ILLA MEN 'EMERE BISEDEKATIN 'EW MA'RUFIN 'EW 'ISLAHIN BEJNE EN-NASI WE MEN JEF'AL DHALIKE EBTIGA'E MERDETI ELLAHI FESEWFE NU'UTIHI 'EXHRAN 'ADHIMÆN
C 4:115. Kush i kundërvihet të dërguarit, pasi që i është bërë e qatë e vërteta dhe ndjek rrugë tjetër nga ajo e besimtarëve, Ne e lëmë në atë që e ka zgjedhur (në Dunja) e e fusim në xhehennem. Përfundim i keq është ai.
4:115. Këdo që e kundërshton të Dërguarin, pasi i është dhënë udhëzimi dhe ndjek rrugë tjetër nga ajo e besimtarëve, Ne e lëmë të ecë andej nga është nisur dhe do ta përcëllojmë në zjarrin e Xhehenemit; eh, sa vendbanim i keq që është ai!
4:115. Dhe kushdo që kundërshton të Dërguarin pasi i është bërë e qartë udhëzimi dhe ndjek një rrugë që nuk është ajo e besimtarëve – Ne do ta lëmë atë të shkojë në atë që ai ka zgjedhur dhe do ta fusim atë në Xhehenem. Dhe sa fund i keq është ai!
4:115. WE MEN JUSHAKIKI ER-RESULE MIN BA'DI MA TEBEJJENE LEHUL-HUDA WE JETTEBI' GAJRE SEBILIL-MU'UMININE NUWELLIHI MA TEWELLA WE NUSLIHI XHEHENNEME WE SA'ET MESIREN
C 4:116. Është e vërtetë se All-llahu nuk falë (mëkatin) t'i bëhet Atij shok, e pos këtij (mëkati), të tjerat i falë atij që dëshiron. Ai që i përshkruan shok All-llahut, ai ka humbur dhe bërë një largim të madh (prej të vërtetës).
4:116. Vërtet, Allahu nuk fal që të adhurohet dikush apo diçka tjetër veç Atij, por gjynahet e tjera më të vogla ia fal kujt të dojë. Kushdo që i bën shok Allahut (në adhurim), ai me të vërtetë, ka humbur dhe është larguar shumë prej udhës së drejtë.
4:116. Me të vërtetë, Allahu nuk fal t'i vihen shokë Atij, por Ai fal çfarëdo që Ai dëshiron përveç kësaj. Dhe kushdo që i vë shokë Allahut, ai ka devijuar një devijim të madh.
4:116. 'INNALL-LLAHE LA JEGFIRU 'EN JUSHREKE BIHI WE JEGFIRU MA DUNE DHALIKE LIMEN JESHA'U WE MEN JUSHRIK BILLAHI FEKAD DELLE DELALEN BA'IDAN
C 4:117. Ata nuk lusin tjetër pos Tij vetëm (emra idhujsh) femra dhe nuk lusin tjetër pos djallit plot sherr.
4:117. Ata nuk adhurojnë tjetër veçse idhuj femërorë dhe nuk thërrasin tjetër përveç djallit kryengritës,
4:117. Ata nuk thërrasin askënd përveç idhujve femra, dhe ata nuk thërrasin askënd përveç një djalli rebel.
4:117. 'IN JED'UNE MIN DUNIHI 'ILLA 'INATHEN WE 'IN JED'UNE 'ILLA SHEJTANAN MERIDÆN
C 4:118. Atë e mallkoi All-llahu. Ai ka thënë: "Unë do të përfitoj një pjesë të caktuar të robërve të Tu".
4:118. të cilin e ka mallkuar Allahu, sepse (djalli) ka thënë: “Unë, doemos do të marr një pjesë të caktuar të robërve të Tu.
4:118. Allahut iu mallkua ai, dhe ai tha: "Unë do të marr një pjesë të caktuar nga robërit e Tu.
4:118. LE'ANEHU ELLAHU WE KALE LE'ETTEHIDHENNE MIN 'IBADIKE NESIBEN MEFRUDAN
C 4:119. Do t'i shmangë (nga e vërteta), do t'i bëjë të shpresojnë në gjëra të kota; do t'i urdhëroj dhe ata do të shqyejnë veshët e bagëtive; do ti urdhëroj dhe ata do të shëmtojnë krijesat e All-llahut. E kush e bën mik djallin, e jo All-llahun, ai ka dështuar sheshazi.
4:119. Doemos do t'i shpie ata në rrugë të shtrembër, do t'i josh me shpresa të kota dhe, me siguri, do t'i urdhëroj që t'u presin veshët bagëtive, e pastaj do t'i urdhëroj që të ndryshojnë krijesën e Allahut. “Kush merr djallin për mbrojtës në vend të Allahut, ai ka pësuar humbje të qartë.
4:119. Dhe unë do t'i devijoj ata dhe do t'i bëj ata të shpresojnë të kota, dhe do t'i urdhëroj ata që të presin veshët e bagëtive dhe do t'i urdhëroj ata që të ndryshojnë krijimin e Allahut." Dhe kushdo që merr djallin për mik përveç Allahut, ai ka humbur një humbje të qartë.
4:119. WE LE'UDILLENNEHUM WE LE'UMENNIJENNEHUM WE LE'AMURENNEHUM FELEJUBETTIKUNNE 'ADHANEL-'EN'AM WE LE'AMURENNEHUM FELEJUGAJJIRUNNE HALKAL-LAHI WE MEN JETTEHIDHI ESH-SHEJTANE WELIJEN MIN DUNI ELLAHI FEKAD HASIRE HUSRANAN MUBINÆN
C 4:120. Ai u premton atyre dhe i bën të shpresojnë, por djalli nuk premton tjetër vetëm se mashtrim.
4:120. Ai (djalli) u premton atyre dhe i josh me shpresa, por ato që premton djalli, janë vetëm mashtrime.
4:120. Ai u premton atyre dhe u jep atyre shpresa të kota. Por djalli nuk u premton atyre asgjë përveç mashtrimit.
4:120. JA'IDUHUM WE JUMENNIHIM WE MA JA'IDUHUMU ESH-SHEJTANU 'ILLA GURUREN