U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
4:104.
Mos u tregoni të dobët në ndjekjen e armikut, pse nëse ndieni dhëmbje edhe ata ndjejnë dhëmbje sikurse ju, e ju shpresoni nga All-llahu çka ata nuk shpresojnë. All-llahu është i dijshëm, ligjdhënës i matur.
4:104.
Mos u tregoni të dobët në ndjekjen e jobesimtarëve! Nëse ndjeni dhembje prej luftës, edhe ata ndiejnë dhimbje ashtu si edhe ju. Mirëpo ju shpresoni prej Allahut atë që ata nuk e shpresojnë. Allahu është i Gjithëdijshëm dhe i Urtë.
4:104.
Dhe mos u dobësoni në ndjekjen e armiqve. Nëse ju ndjeni dhimbje, atëherë ata gjithashtu ndjejnë dhimbje siç ndjeni ju, por ju shpresoni nga Allahu atë që ata nuk shpresojnë. Dhe Allahu është i Dituri, i Urtë.
4:104.
WE LA TEHINU FI EBTIGA'IL-KAWMI 'IN TEKUNU TE'LEMUNE FE'INNEHUM JE'LEMUNE KEMA TE'LEMUNE WE TERXHUNE MINEL-LAHI MA LA JERXHUNE WE KANEL-LAHU 'ALIMEN HEKIMAN
C
4:105.
Ne të zbritëm ty (Muhammed) librin (Kur'anin) me plot të vërteta, që të gjykosh mes njerëzve me atë që të mësoi All-llahu. Mos u ngatërro për tradhëtarët (mos u dil në ndihmë).
4:105.
Vërtet, Ne (o Muhamed) ta kemi zbritur Kuranin me të drejtën, në mënyrë që ti të gjykosh ndërmjet njerëzve sipas asaj që të ka shpallur Allahu. Dhe mos u bëj mbrojtës i tradhtarëve!
4:105.
Me të vërtetë, Ne të kemi shpallur ty Librin me të vërtetën që të gjykosh midis njerëzve me atë që Allahu të ka treguar. Dhe mos ji avokat për tradhtarët.
4:105.
'INNA 'ENZELNA 'ILEJKEL-KITABE BIL-HEKKI LITEHKUME BEJNE EN-NASI BIMA 'ERAKEL-LAHU WE LA TEKUN LILHA'ININE HASIMEN
C
4:106.
Kërkoj falje (për këtë) All-llahut. All-llahu falë, mëshiron.
4:106.
Kërko ndjesë prej Allahut! Se Allahu është Falës e Mëshirëplotë.
4:106.
Dhe kërko falje nga Allahu. Me të vërtetë, Allahu është Falës, Mëshirëplotë.
4:106.
WE ESTEGFIRI ELLAHE 'INNALL-LLAHE KANE GAFUREN REHIMAN
C
4:107.
Mos polemizo për ata që tradhtojnë vetveten. All-llahu nuk e do atë që është gënjeshtar e mëkatar.
4:107.
Dhe mos i mbro ata që mashtrojnë vetveten! Se Allahu nuk i do tradhtarët dhe gjynahqarët.
4:107.
Dhe mos mbro ata që tradhtojnë vetveten. Me të vërtetë, Allahu nuk e do atë që është tradhtar dhe mëkatar.
4:107.
WE LA TUXHADIL 'ANIL-LEDHINE JEHTANUNE 'ENFUSEHUM 'INNALL-LLAHE LA JUHIBBU MEN KANE HAWWANEN 'ETHIMAN
C
4:108.
Ata fshihen (turpërohen) prej njerëzve, e nuk turpërohen prej All-llahut, e Ai është me ta edhe kur planifikojnë fshehtas thënie me të cilat nuk është i kënaqur Ai. All-llahut nuk mund t'i shpëtojnë veprimet e atyre.
4:108.
Ata fshihen nga njerëzit, por nuk fshihen dot nga Allahu. Ai është pranë tyre edhe natën, kur trillojnë gjëra me të cilat Ai nuk është i kënaqur. Se Allahu përfshin (me dijen e Tij) gjithçka që ata bëjnë.
4:108.
Ata fshehin nga njerëzit, por nuk fshehin nga Allahu, ndërsa Ai është me ta kur ata bëjnë plane natën për atë që Ai nuk e pëlqen. Dhe Allahu është i Gjithëpërfshirësi për atë që bëjnë.
4:108.
JESTEHFUNE MINE EN-NASI WE LA JESTEHFUNE MINEL-LAHI WE HUWE ME'AHUM 'IDH JUBEJJITUNE MA LA JERDA MINEL-KAWLI WE KANEL-LAHU BIMA JA'MELUNE MUHITEN
C
4:109.
Ja, ju jeni ata që i mbrojtët (gënjeshtarët) në jetën e kësaj bote, kush do të polemizojë me All-llahun për ta ditën e gjykimit, apo kush do ti marrë në mbrojtje?
4:109.
Ja, ju i mbrojtët ata në këtë botë, por kush do t'i mbrojë tek Allahu në Ditën e Kiametit ose kush do të bëhet përfaqësues i tyre?
4:109.
Ja, ju ishit ata që i mbrojtët ata në këtë jetë. Por kush do t'i mbrojë ata ndaj Allahut në Ditën e Gjykimit, ose kush do të jetë avokati i tyre?
4:109.
HA'ENTUM HA'UULA' XHADELTUM 'ANHUM FIL-HEJETI ED-DUNJA FEMEN JUXHADILU ELLAHE 'ANHUM JEWMEL-KIJAMETI 'EM MEN JEKUNU 'ALEJHIM WE KILAN
C
4:110.
Kush bën ndonjë të keqe ose e ngarkon veten, pastaj kërkon falje te All-llahu, ai e gjen All-llahun falës dhe mëshirues.
4:110.
Kush punon vepër të keqe ose e ngarkon veten me gjynahe, pastaj kërkon falje prej Allahut, do të gjejë se Allahu është Falës e Mëshirëplotë.
4:110.
Dhe kushdo që bën një të keqe ose dëmton vetveten pastaj kërkon falje nga Allahu – ai do të gjejë Allahun Falës, Mëshirëplotë.
4:110.
WE MEN JA'MEL SU'EN 'EW JEDHLIM NEFSEHU THUMME JESTEGFIRI ELLAHE JEXHIDI ELLAHE GAFURAN REHIMÆN
C
4:111.
Kush bën ndonjë mëkat, ai ka ngarkuar vetveten. All-llahu i di hollësitë, është gjykatës i drejtë.
4:111.
Kush bën gjynah, ai ia ka bërë shpirtit të vet. Allahu është i Gjithëdijshëm dhe i Urtë.
4:111.
Dhe kushdo që bën një mëkat, ai e bën atë vetëm kundër vetvetes. Dhe Allahu është i Dituri, i Urtë.
4:111.
WE MEN JEKSIB 'ITHMEN FE'INNEMA JEKSIBUHU 'ALA NEFSIHI WE KANEL-LAHU 'ALIMAN HEKIMÆN
C
4:112.
Kush bën ndonjë gabim ose mëkat, e pastaj atë ia hudh një të pafajshmit, ai ngarkohet me një shpifje e me një mëkat të hapët.
4:112.
Kush bën ndonjë gjynah ose të keqe, pastaj ia vesh atë një të pafajshmi, atëherë ai e ka ngarkuar veten me fajin e shpifjes dhe me një gjynah të qartë.
4:112.
Dhe kushdo që fiton një gabim ose një mëkat dhe pastaj e hedh atë mbi një të pafajshëm, ai ka shpikur një shpifje dhe një mëkat të qartë.
4:112.
WE MEN JEKSIB HATI'ETEN 'EW 'ITHMEN THUMME JERMI BIHI BERI'AN FEKADI EHTEMELE BUHTANÆN WE 'ITHMÆN MUBINÆN
C
4:113.
E sikur të mos ishte dhuntia e All-llahut dhe mëshira e Tij ndaj teje, një grup prej tyre do të humbte ty, por ata nuk humbin tjetër, pos vetes së tyre. Ty nuk mund të dëmtojnë asgjë. All-llahu të shpalli ty, librin dhe sheriatin, të mësoi çka nuk dije. Dhuntia e All-llahut ndaj teje është shumë e madhe.
4:113.
Sikur të mos e kishe mirësinë e Allahut dhe mëshirën e Tij, një grup i atyre do të përpiqej që të të nxirrte nga udha e drejtë. Ata me këtë e humbin vetëm vetveten, kurse ty nuk të bëjnë kurrfarë dëmi. Allahu të shpalli ty Librin (Kuranin) dhe Urtësinë e plotë, si dhe të mësoi atë që nuk e ke ditur. Dhuntia e Allahut për ty është shumë e madhe.
4:113.
Dhe sikur të mos kishte qenë mirësia e Allahut mbi ty dhe mëshira e Tij, disa prej tyre do të kishin planifikuar të të çojnë në humbje. Por ata nuk çojnë në humbje askënd përveç vetes së tyre. Dhe ata nuk mund të të dëmtojnë aspak. Dhe Allahu të ka zbritur ty Librin dhe urtësinë dhe të ka mësuar atë që nuk e dije. Dhe mirësia e Allahut mbi ty është e madhe.
4:113.
WE LEWLA FEDLU ELLAHI 'ALEJKE WE REHMETUHU LEHEMMET TA'IFETUN MINHUM 'EN JUDILLUKE WE MA JUDILLUNE 'ILLA 'ENFUSEHUM WE MA JEDURRUNEKE MIN SHEJ'IN WE 'ENZELEL-LAHU 'ALEJKEL-KITABE WEL-HIKMETE WE 'ALLEMEKE MA LEM TEKUN TA'LEMU WE KANE FEDLU ELLAHI 'ALEJKE 'ADHIMEN
C
4:114.
Në shumë biseda të tyre të fshehta nuk ka kurrfarë dobie, përveç (bisedës) kush këshillon për lëmoshë, për ndonjë të mirë ose pajtim mes njerëzve. E kush i bën këto duke pasur për qëllim vetëm kënaqësinë e All-llahut, Ne do ti japim më vonë (në botën tjetër) shpërblim të madh.
4:114.
S'ka kurrfarë të mire në shumë prej bisedave të tyre të fshehta, përveç rastit kur ndokush kërkon që të jepet sadaka ose të kryhet një vepër e mirë apo paqësim ndërmjet njerëzve. Atij që e bën këtë për të fituar kënaqësinë e Allahut, Ne do t'i japim një shpërblim të madh.
4:114.
Nuk ka ndonjë të mirë në shumë nga këshillat e tyre të fshehta, përveç atyre që urdhërojnë për lëmoshë, për mirësi ose për pajtim midis njerëzve. Dhe kushdo që bën këtë duke kërkuar kënaqësinë e Allahut – Ne do t'i japim atij një shpërblim të madh.
4:114.
LA HAJRE FI KETHIRIN MIN NEXHWAHUM 'ILLA MEN 'EMERE BISEDEKATIN 'EW MA'RUFIN 'EW 'ISLAHIN BEJNE EN-NASI WE MEN JEF'AL DHALIKE EBTIGA'E MERDETI ELLAHI FESEWFE NU'UTIHI 'EXHRAN 'ADHIMÆN