U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
4:95.
Nuk janë të barabartë prej besimtarëve ata që ndejtën (nuk luftuan) dhe ata që me pasurinë dhe me jetën e tyre luftuan në rrugën e All-llahut, me përjashtim të atyre që ishin të penguar pa vullnetin e vet. Ata që luftuan me pasurinë dhe me jetën e tyre, All-llahu i gradoi në një shkallë më lartë mbi ata që ndejtën (me arsye). Por të gjithëve All-llahu u premtoi shpërblim, ndërsa mbi ata që ndejtën (pa arsye) All-llahu gradoi luftëtarët me një shpërblim të madh.
4:95.
Nuk janë të njëjtë ata besimtarë që rrinë në shtëpitë e tyre, përveç të paaftëve, me ata që luftojnë në rrugën e Allahut me pasurinë dhe jetën e tyre. Allahu i ngre një shkallë më lart ata që kanë luftuar me pasurinë dhe jetën e tyre kundrejt atyre që kanë ndenjur në shtëpitë e veta. Ai u ka premtuar të gjithëve mirësi, por i ka dalluar ata që luftojnë mbi ata që nuk luftojnë me shpërblim të madh:
4:95.
Besimtarët që qëndrojnë pa ndonjë arsye nuk janë të barabartë me ata që luftojnë në rrugën e Allahut me pasuritë dhe jetët e tyre. Allahu i ka ngritur ata që luftojnë me pasuritë dhe jetët e tyre mbi ata që qëndrojnë në shtëpi me një gradë. Por të gjithëve Allahu u ka premtuar një shpërblim të mirë. Dhe Allahu ka favorizuar ata që luftojnë mbi ata që qëndrojnë në shtëpi me një shpërblim të madh.
4:95.
LA JESTEWIL-KA'IDUNE MINEL-MU'UMININE GAJRU 'ULI ED-DERERI WEL-MUXHAHIDUNE FI SEBILI ELLAHI BI'EMWALIHIM WE 'ENFUSIHIM FEDDELEL-LAHUL-MUXHAHIDINE BI'EMWALIHIM WE 'ENFUSIHIM 'ALEL-KA'IDINE DEREXHETEN WE KULLEN WE'ADEL-LAHUL-HUSNA WE FEDDELEL-LAHUL-MUXHAHIDINE 'ALEL-KA'IDINE 'EXHRAN 'ADHIMÆN
C
4:96.
Vende të larta me falje gabimesh e mëshirë nga Ai. All-llahu është që falë shumë dhe mëshiron.
4:96.
me shkallë të veçanta, me falje dhe mëshirë. Allahu është Falës dhe Mëshirëplotë.
4:96.
Me grada të larta prej Tij dhe me falje dhe mëshirë. Dhe Allahu është Falës, Mëshirëplotë.
4:96.
DEREXHATIN MINHU WE MEGFIRETEN WE REHMETEN WE KANEL-LAHU GAFUREN REHIMAN
C
4:97.
Engjëjt që ua morën shpirtin e atyre që ishin mizorë të vetvetës ju thanë: "Në çka ishit ju? - Ata thanë: "Ne ishim të paaftë në atë tokë!" (engjëjt) ju thanë: "A nuk ishte e gjërë toka e All-llahut e të migronit në të?" (e të praktikonit lirisht fenë e Zotit). Vendi i tyre është xhehennemi dhe sa vend i keq është ai!
4:97.
Kur engjëjt ua marrin shpirtrat atyre që e kanë ngarkuar veten me faje, u thonë: “Ku ishit?” Ata përgjigjen: “Ishim të pafuqishëm në Tokë”. (Engjëjt) do t'u thonë: “A nuk qe Toka e Allahut e gjerë që të mërgonit në të?” Këta janë ata (njerëz), vendbanimi i të cilëve është Xhehenemi; eh, sa i keq është ai vendbanim!
4:97.
Me të vërtetë, ata që shpirtrat e tyre merren nga engjëjt ndërsa ata kanë qenë padrejtës ndaj vetes, engjëjt u thonë: "Në çfarë gjendjeje ishit?" Ata thonë: "Ne ishim të dobët në tokë." Ata thonë: "A nuk ishte toka e Allahut e gjerë që të migronit në të?" Prandaj, vendbanimi i tyre është Xhehenemi. Dhe sa fund i keq është ai!
4:97.
'INNEL-LEDHINE TEWEFFAHUMUL-MELA'IKETU DHALIMI 'ENFUSIHIM KALU FIME KUNTUM KALU KUNNA MUSTED'AFINE FIL-'ERDI KALU 'ELEM TEKUN 'ERDU ELLAHI WASI'ATEN FETUHAXHIRU FIHA FE'ULA'IKE ME'WAHUM XHEHENNEMU WE SA'ET MESIREN
C
4:98.
Përveç atyre që ishin të paaftë nga burrat, grat e fëmijët që nuk kishin mundësi të gjenin, as mënyrë, as rrugë (për shpërngulje).
4:98.
Me përjashtim të meshkujve të pafuqishëm, grave dhe fëmijëve, të cilët nuk kanë as fuqinë e as mundësinë të drejtohen në rrugë,
4:98.
Përveç atyre që janë të dobët midis burrave, grave dhe fëmijëve që nuk janë në gjendje për të përgatitur një plan dhe as nuk janë të udhëzuar drejt një rruge.
4:98.
'ILLAL-MUSTED'AFINE MINE ER-RIXHALI WE EN-NISA' WEL-WILDANI LA JESTETI'UNE HILETEN WE LA JEHTEDUNE SEBILEN
C
4:99.
Atyre do t'iu falë All-llahu. All-llahu është që shlyen e falë shumë (gabime).
4:99.
mbase Allahu i fal, se Allahu, me të vërtetë, është Shlyes dhe Falës i gjynaheve.
4:99.
Për këta, Allahu ndoshta do t'i falë. Dhe Allahu është Falës, Mëshirëplotë.
4:99.
FE'ULA'IKE 'ASALLAHU 'EN JA'FUWE 'ANHUM WE KANEL-LAHU 'AFUWEN GAFURAN
C
4:100.
Kush shpërngulet për hirë (të fesë së) All-llahut, ai gjen mundësi të madhe dhe begati në tokë. E kush del prej shtëpisë si migrues te All-llahu dhe i dërguari i Tij, dhe e zë vdekja (në rrugë), te All-llahu është shpërblimi i tij. All-llahu është mëshirues, mbulon të metat.
4:100.
Kush mërgon për çështjen e Allahut, ai gjen shumë vendbanime dhe begati në tokë. Kush lë shtëpinë e vet, duke u shpërngulur për tek Allahu dhe i Dërguari i Tij dhe ndodh që t'i vijë vdekja, Allahu me siguri do ta shpërblejë. Se Allahu është Falës dhe Mëshirëplotë.
4:100.
Dhe kushdo që migron në rrugën e Allahut do të gjejë në tokë shumë vende për strehim dhe bollëk. Dhe kushdo që del nga shtëpia e tij si emigrant drejt Allahut dhe të Dërguarit të Tij dhe pastaj e arrin vdekja, shpërblimi i tij është i detyrueshëm për Allahun. Dhe Allahu është Falës, Mëshirëplotë.
4:100.
WE MEN JUHAXHIR FI SEBILI ELLAHI JEXHID FIL-'ERDI MURAGAMEN KETHIRAN WE SE'ATEN WE MEN JEHRUXH MIN BEJTIHI MUHAXHIRÆN 'ILA ELLAHI WE RESULIHI THUMME JUDRIK/HUL-MEWTU FEKAD WEKA'A 'EXHRUHU 'ALA ELLAHI WE KANEL-LAHU GAFURÆN REHIMÆN
C
4:101.
Kur të jeni në udhëtim e sipër, nuk është mëkat për ju të shkurtoni namazin, nëse frigoheni se jobesimtarët do të ju sjellin ndonjë të keqe. Jobesimtarët janë armiq tuaj të hapët.
4:101.
Kur të udhëtoni, nuk është gjynah që ta shkurtoni namazin, nëse druheni që jobesimtarët do t'ju bëjnë ndonjë dëm. Me të vërtetë, jobesimtarët janë armiqtë tuaj të hapur.
4:101.
Dhe kur udhëtoni nëpër tokë, nuk ka mëkat për ju që ta shkurtoni faljen, nëse keni frikë se ata që nuk besojnë do t'ju sulmojnë. Me të vërtetë, jobesimtarët janë armiqtë tuaj të qartë.
4:101.
WE 'IDHA DEREBTUM FIL-'ERDI FELEJSE 'ALEJKUM XHUNAHUN 'EN TEKSURU MINE ES-SELETI 'IN HIFTUM 'EN JEFTINEKUMUL-LEDHINE KEFERU 'INNEL-KAFIRINE KANU LEKUM 'ADUWAN MUBINÆN
C
4:102.
Kur të jesh ti (Muhammed) bashkë me ta dhe ju falë namazin, një grup prej tyre, duke i bartur armët, le të vijë e le të falet me ty (grupi tjetër në roje), e kur të bien në sexhde (të kryejnë një reqatë), këta le të qëndrojnë mbrapa jush (në roje) e le të vijë grupi tjetër, që nuk është falur, e të falet me ty dhe le t'i bartin armët dhe të jenë në gjendje gadishmërie. Ata që nuk besojnë, e dëshirojnë moskujdesin tuaj ndaj armëve e mjeteve që t'iu vërsulen njëherë me të gjitha fuqitë. Nëse jeni të lodhur nga ndonjë shi ose jeni të sëmurë, nuk është mëkat të mos i bartni armët, por mbani gadishmërinë tuaj. All-llahu ka përgaditë dënim nënçmues për jobesimarët.
4:102.
Kur të jesh ti (o Muhamed) në mes të besimtarëve dhe të prish faljen e namazit (në luftë), atëherë njëri grup prej tyre le të falet me ty dhe le t'i mbajnë pranë edhe armët e veta! Pastaj këta, le të rrinë pas jush dhe le të vijë grupi tjetër, i cili nuk është falur dhe, le të falet me ty! Le të jenë syçelë dhe t'i mbajnë armët e veta! Jobesimtarët dëshirojnë që të jeni të pakujdesshëm ndaj armëve dhe pajimeve tuaja, që t'ju sulmojnë me tërë fuqinë. Nuk ka gjynah për ju nëse hasni në ndonjë shqetësim prej shiut ose sëmundjes e i lini armët, por edhe atëherë, bëhuni syçelë. Allahu, me të vërtetë, ka përgatitur dënim poshtërues për jobesimtarët.
4:102.
Dhe kur je mes tyre dhe i udhëheq ata në falje, atëherë le të qëndrojë një grup me ty dhe le të mbajnë armët e tyre. Pastaj, kur ata të kenë përfunduar sexhden e tyre, le të kalojnë pas jush dhe të vijë një grup tjetër që nuk ka falur dhe le të falin me ty, duke mbajtur kujdes dhe armët e tyre. Ata që nuk besojnë dëshirojnë që ju të jeni të pavëmendshëm ndaj armëve dhe bagazheve tuaja, që ata të mund të sulmojnë në një sulm të papritur mbi ju. Dhe nuk ka mëkat për ju nëse keni ndonjë shqetësim nga shiu ose jeni të sëmurë, që të lini armët tuaja, por merrni kujdesin tuaj. Me të vërtetë, Allahu ka përgatitur për jobesimtarët një ndëshkim poshtërues.
4:102.
WE 'IDHA KUNTE FIHIM FE'EKAMTE LEHUMU ES-SELETE FELTEKUM TA'IFETUN MINHUM ME'AKE WE LIE'HUDHU 'ESLIHETEHUM FE'IDHA SEXHEDU FELJEKUNU MIN WERA'IKUM WE LTE'TI TA'IFETUN 'UHRA LEM JUSELLU FELJUSELLU ME'AKE WE LIE'HUDHU HIDHREHUM WE 'ESLIHETEHUM WEDDEL-LEDHINE KEFERU LEW TEGFULUNE 'AN 'ESLIHETIKUM WE 'EMTI'ATIKUM FEJEMILUNE 'ALEJKUM MEJLETEN WAHIDETEN WE LA XHUNAHE 'ALEJKUM 'IN KANE BIKUM 'EDHEN MIN METERIN 'EW KUNTUM MERDA 'EN TEDA'U 'ESLIHETEKUM WE HUDHU HIDHREKUM 'INNALL-LLAHE 'E'ADDE LILKAFIRINE 'ADHABAN MUHINÆN
C
4:103.
Kur të kryeni namazin (e frikës) përmendeni All-llahun, kur jeni në këmbë, ulur, të mbështetur. E kur të qetësoheni (nga lufta), atëherë faleni namazin në mënyrë të rregullt, pse namazi është obligim (për kohë) i caktuar për besimtarët.
4:103.
Pasi të kryeni namazin, përmendeni Allahun duke qëndruar në këmbë, ulur dhe të shtrirë. Kur të jeni jashtë rrezikut, atëherë faleni namazin të plotë, sepse namazi është detyrë për besimtarët në kohë të caktuar.
4:103.
Pastaj, kur të keni përfunduar faljen, përkujtoni Allahun duke qëndruar, ulur dhe duke u shtrirë mbi anët tuaja. Por kur të jeni në siguri, atëherë kryeni faljen. Me të vërtetë, falja është për besimtarët një detyrë e përcaktuar në kohë të caktuara.
4:103.
FE'IDHA KADEJTUMU ES-SELETE FADHKURU ELLAHE KIJAMAN WE KU'UDÆN WE 'ALA XHUNUBIKUM FE'IDHA ETME'NENTUM FE'EKIMU ES-SELÆTE 'INNE ES-SELÆTE KANET 'ALEL-MU'UMININE KITABÆN MEWKUTÆN
C
4:104.
Mos u tregoni të dobët në ndjekjen e armikut, pse nëse ndieni dhëmbje edhe ata ndjejnë dhëmbje sikurse ju, e ju shpresoni nga All-llahu çka ata nuk shpresojnë. All-llahu është i dijshëm, ligjdhënës i matur.
4:104.
Mos u tregoni të dobët në ndjekjen e jobesimtarëve! Nëse ndjeni dhembje prej luftës, edhe ata ndiejnë dhimbje ashtu si edhe ju. Mirëpo ju shpresoni prej Allahut atë që ata nuk e shpresojnë. Allahu është i Gjithëdijshëm dhe i Urtë.
4:104.
Dhe mos u dobësoni në ndjekjen e armiqve. Nëse ju ndjeni dhimbje, atëherë ata gjithashtu ndjejnë dhimbje siç ndjeni ju, por ju shpresoni nga Allahu atë që ata nuk shpresojnë. Dhe Allahu është i Dituri, i Urtë.
4:104.
WE LA TEHINU FI EBTIGA'IL-KAWMI 'IN TEKUNU TE'LEMUNE FE'INNEHUM JE'LEMUNE KEMA TE'LEMUNE WE TERXHUNE MINEL-LAHI MA LA JERXHUNE WE KANEL-LAHU 'ALIMEN HEKIMAN
C
4:105.
Ne të zbritëm ty (Muhammed) librin (Kur'anin) me plot të vërteta, që të gjykosh mes njerëzve me atë që të mësoi All-llahu. Mos u ngatërro për tradhëtarët (mos u dil në ndihmë).
4:105.
Vërtet, Ne (o Muhamed) ta kemi zbritur Kuranin me të drejtën, në mënyrë që ti të gjykosh ndërmjet njerëzve sipas asaj që të ka shpallur Allahu. Dhe mos u bëj mbrojtës i tradhtarëve!
4:105.
Me të vërtetë, Ne të kemi shpallur ty Librin me të vërtetën që të gjykosh midis njerëzve me atë që Allahu të ka treguar. Dhe mos ji avokat për tradhtarët.
4:105.
'INNA 'ENZELNA 'ILEJKEL-KITABE BIL-HEKKI LITEHKUME BEJNE EN-NASI BIMA 'ERAKEL-LAHU WE LA TEKUN LILHA'ININE HASIMEN