Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 4:89. Ata dëshirojnë që edhe ju të mos besoni sikurse nuk besuan vetë dhe bëheni të njëjtë. Mos zini miq prej tyre deisa ata të shpëngulen (si ju) për hirë të All-llahut, e nëse refuzojnë, ataherë kudo që t'i gjeni, kapni dhe mbytni dhe prej tyre mos zini as mik as ndihmës.
4:89. Ata dëshirojnë që edhe ju të mos besoni, ashtu siç nuk besojnë vetë dhe të bëheni të njëjtë me ata. Kurrsesi mos u bëni shokë me ata, derisa të mërgojnë për hir të Allahut. Nëse ata shmangen, ndiqini e i vrisni, kudo që t'i gjeni! Dhe mos zgjidhni nga ata as miq, as mbështetës,
4:89. Ata do të dëshironin që edhe ju të ishit mosbesimtarë ashtu siç janë ata, që të jeni të njëjtë. Prandaj, mos i bëni ata miq derisa ata të migrojnë për hir të Allahut. Por nëse ata kthehen kundër jush, atëherë kapni ata dhe vritni ata kudo që t'i gjeni. Dhe mos i merrni ata as për miq dhe as për ndihmës.
4:89. WE DDU LEW TEKFURUNE KEMA KEFERU FETEKUNUNE SEWA'EN FELA TETTEHIDHU MINHUM 'EWLIJA'E HETTA JUHAXHIRU FI SEBILI ELLAHI FE'IN TEWELLEW FEHUDHUHUM WAKTULUHUM HEJTHU WEXHEDTUMUHUM WE LA TETTEHIDHU MINHUM WELIJEN WE LA NESIRAN
C 4:90. Përpos atyre që srtehohen te një popull, me të cilin keni marrveshje, dhe përpos atyre që vijnë te ju, e u vjen rëndë të luftojnë kundër jush ose kundër popullit të vet. Sikur All-llahu të donte do t'ju jepte atyre fuqi e pushtet mbi ju dhe do t'ju luftonin. Në qoftë se ata tërhiqen prej jush, nuk ju luftojnë dhe ju ofrojnë paqe, atëherë All-llahu nuk ju lejon rrugë (luftë) kundër tyre.
4:90. përveç atyre që janë strehuar te një popull me të cilin ju keni marrëveshje ose atyre që kanë ardhur te ju, e u vjen rëndë që të luftojnë kundër jush ose të luftojnë kundër popullit të vet. Sikur të kishte dashur Allahu, do t'u kishte dhënë pushtet mbi ju dhe ata do të luftonin kundër jush. Në qoftë se ata tërhiqen prej jush, nuk hyjnë në luftë kundër jush dhe ju ofrojnë paqe, atëherë për ju Allahu nuk lë shteg që të luftoni kundër tyre.
4:90. Përveç atyre që i bashkohen një populli me të cilin keni një marrëveshje, ose atyre që ju afrohen me zemrat që refuzojnë të luftojnë kundër jush ose kundër popullit të tyre. Dhe sikur të kishte dashur Allahu, Ai do t'ua kishte dhënë atyre fuqinë mbi ju dhe ata do të kishin luftuar kundër jush. Por nëse ata ju lënë vetëm dhe nuk luftojnë kundër jush dhe ofrojnë paqen, atëherë Allahu nuk ju lejon ndonjë rrugë kundër tyre.
4:90. 'ILLAL-LEDHINE JESILUNE 'ILA KAWMIN BEJNEKUM WE BEJNEHUM MITHAKUN 'EW XHA'UKUM HESIRET SUDURUHUM 'EN JUKATILUKUM 'EW JUKATILU KAWMEHUM WE LEW SHA'EL-LAHU LESELLETEHUM 'ALEJKUM FELEKATELUKUM FE'INI A'TEZELUKUM FELEM JUKATILUKUM WE 'ELKAW 'ILEJKUMU ES-SELEME FEMA XHE'ALEL-LAHU LEKUM 'ALEJHIM SEBILEN
C 4:91. Ju do të hasni në të tjerë, që duan të sigurohen te ju (duke u paraqitur si besimtarë) dhe të sigurohen te populli i vet (si jobesimtarë). E, saherë që thirren, (kundër jush) i përgjigjen thirrëjes. Në qoftë se nuk largohen prej jush, nuk ju ofrojnë paqe dhe nuk heqin dorë nga lufta kundër jush, atëherë kapeni dhe mbytni kudo që t'i takoni. Kundër tyre u kemi dhënë fakte të qarta.
4:91. Ju do të hasni në njerëz të tjerë, të cilët dëshirojnë të sigurohen nga ju dhe nga kombi i vet. Sa herë që thirren në idhujtari, menjëherë bien në të. Nëse nuk shmangen prej jush, nëse nuk ju ofrojnë paqen dhe nëse nuk heqin dorë nga luftimi kundër jush, atëherë i kapni e i vrisni kudo që t'i gjeni! Kundër tyre ju kemi dhënë të drejtë të qartë.
4:91. Ju do të gjeni të tjerë që duan të jenë të sigurt prej jush dhe prej popullit të tyre. Sa herë që ata kthehen te rebelimi, ata kthehen në të. Prandaj, nëse ata nuk ju lënë vetëm, nuk ofrojnë paqen dhe nuk i ndalin duart e tyre, atëherë kapni ata dhe vritni ata kudo që t'i gjeni. Dhe për ata Ne ju kemi dhënë një autorizim të qartë.
4:91. SETEXHIDUNE 'AHARINE JURIDUNE 'EN JE'MENUKUM WE JE'MENU KAWMEHUM KULLE MA RUDDU 'ILAL-FITNETI 'URKISU FIHA FE'IN LEM JA'TEZILUKUM WE JULKU 'ILEJKUMU ES-SELEME WE JEKUFFU 'EJDIJEHUM FEHUDHUHUM WAKTULUHUM HEJTHU THEKIFTUMUHUM WE 'ULE'IKUM XHE'ALNA LEKUM 'ALEJHIM SULTANEN MUBINAN
C 4:92. Asnjë besimtari nuk i është i lejuar të mbysë besmitarin tjetër, përpos gabimisht. E kush e mbytë gabimishht një besimtarë, ai është i obliguar ta lirojë një rob besimtarë dhe shpagimin (e gjakut) t'ia dorëzojë familjes së tij, përpos në qoftë se ia falin (familja gjakun). Në qoftë se ai (i mbyturi gabimisht) është besimtarë, por i takon popullit që është armik i juaji, atëherë është obligim vetëm lirimi i një robi besimtar. Në qoftëse se ai (i mbyturi) është nga ai popull që keni marrveshjen me të, atëherë është obligim shpagmi i (gjakut) që i dorëzohet familjes së tij dhe lirimi i një robi besimtar. E kush nuk ka mundësi (të lirojë një rob), le të agjëroj dy muaj rresht, si pendim (i pranuar) ndaj All-llahut. All-llahu është më idijshmi, ligjdhënësi më i drejtë.
4:92. Nuk bën që besimtari të vrasë besimtarin, përveçse gabimisht. Kush vret një besimtar gabimisht, duhet të lirojë një besimtar të robëruar dhe t'u paguajë gjakun trashëgimtarëve të të vrarit, përpos rastit kur familja e të vrarit ia fal gjakun. Nëse i vrari është nga një popull që e keni armik e njëkohësisht është besimtar, duhet të lirohet një besimtar i robëruar. Nëse i vrari është nga një popull me të cilin ju keni lidhur marrëveshje, i duhet paguar gjaku familjes së tij, duke liruar edhe një besimtar të robëruar. Ai që s'mund të gjejë rob, duhet të agjërojë dy muaj rresht. (Kjo është bërë) në shenjë pendimi para Allahut. Se Allahu është i Gjithëdijshëm dhe i Urtë.
4:92. Dhe një besimtar nuk duhet të vrasë një tjetër besimtar përveçse nga gabimi. Dhe kushdo që vret një besimtar nga gabimi, atëherë le të lirojë një skllav besimtar dhe të paguajë një dëmshpërblim familjes së tij, përveçse kur ata falin. Por nëse ai është nga një popull që është armik për ju dhe ai është besimtar, atëherë vetëm lirimi i një skllavi besimtar. Dhe nëse ai është nga një popull me të cilin keni një marrëveshje, atëherë dëmshpërblimi duhet t'i paguhet familjes së tij dhe lirimi i një skllavi besimtar. Por kushdo që nuk ka mundësi, atëherë le të agjërojë për dy muaj rresht si një pendim ndaj Allahut. Dhe Allahu është i Dituri, i Urtë.
4:92. WE MA KANE LIMU'UMININ 'EN JEKTULE MU'UMINEN 'ILLA HATE'EN WE MEN KATELE MU'UMINAN HATE'EN FETEHRIRU REKABETIN MU'UMINETIN WE DIJETUN MUSELLEMETUN 'ILA 'EHLIHI 'ILLA 'EN JESSEDDEKU FE'IN KANE MIN KAWMIN 'ADUWIN LEKUM WE HUWE MU'UMINUN FETEHRIRU REKABETIN MU'UMINETIN WE 'IN KANE MIN KAWMIN BEJNEKUM WE BEJNEHUM MITHAKUN FEDIJETUN MUSELLEMETUN 'ILA 'EHLIHI WE TEHRIRU REKABETIN MU'UMINETIN FEMEN LEM JEXHID FESIJAMU SHEHREJNI MUTETABI'AJNI TEWBETEN MINEL-LAHI WE KANEL-LAHU 'ALIMÆN HEKIMÆN
C 4:93. Kush e mbytë një besimtarë me qëllim, dënimi i tij është xhehennemi, në të cilin do të jetë përgjithmonë. All-llahu është i hidhëruar ndaj tij, e ka mallkuar dhe i ka përgaditur dënim të madh.
4:93. Kushdo që vret një besimtar me qëllim, ndëshkimi i tij është Xhehenemi, në të cilin do të qëndrojë përgjithmonë. Allahu është zemëruar me atë, e ka mallkuar dhe i ka përgatitur një dënim të madh.
4:93. Dhe kushdo që vret një besimtar me qëllim, shpërblimi i tij është Xhehenemi, ku ai do të jetë përgjithmonë. Dhe Allahu është i zemëruar me të dhe e ka mallkuar atë dhe ka përgatitur për të një ndëshkim të madh.
4:93. WE MEN JEKTUL MU'UMINEN MUTE'AMMIDAN FEXHEZA'UUHU XHEHENNEMU HALIDÆN FIHA WE GADIBEL-LAHU 'ALEJHI WE LE'ANEHU WE 'E'ADDE LEHU 'ADHABÆN 'ADHIMÆN
C 4:94. O ju që besuat, kur marshoni në rrugën e All-llahut (për në luftë), të jeni të matur (të mos nguteni), e mos i thoni atij që ju shpreh selamin (besimin): "Nuk je besimtarë!", duke kërkuar me të mjet (mall) të jetës së kësaj bote, pse te All-llahu janë begatitë e mëdha. Ashtu (jo besimtarë) ishit edhe ju më parë, e All-llahu ju dhuroi (besimin), pra sqaroni mirë! All-llahu e di në hollësi çka veproni.
4:94. O besimtarë! Kur të shkoni në luftë, në rrugë të Allahut, shqyrtoni gjithçka me kujdes! Mos i thoni atij që ju përshëndet me selam: “Nuk je besimtar”, me qëllim që të fitoni kënaqësi të kësaj jete, ndërkohë që tek Allahu ka fitime të shumta. Të tillë keni qenë edhe ju më parë e Allahu ju dha mirësi; prandaj gjithmonë sqarojini mirë të gjitha punët! Se Allahu është Njohës i veprave tuaja.
4:94. O ju që keni besuar, kur të udhëtoni për hir të Allahut, sqaroni dhe mos i thoni atij që ju përshëndet me paqe: "Ti nuk je besimtar," duke kërkuar përfitime të kësaj jete. Me të vërtetë, pranë Allahut janë përfitimet e shumta. Ashtu ishit ju më parë, pastaj Allahu ju favorizoi. Prandaj, sqaroni. Me të vërtetë, Allahu është i Dituri për atë që bëni.
4:94. JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU 'IDHA DEREBTUM FI SEBILI ELLAHI FETEBEJJENU WE LA TEKULU LIMEN 'ELKA 'ILEJKUMU ES-SELAME LESTE MU'UMINEN TEBTEGUNE 'AREDEL-HEJATI ED-DUNJA FA'INDEL-LAHI MEGANIMU KETHIRETUN KEDHALIKE KUNTUM MIN KABLU FEMENNEL-LAHU 'ALEJKUM FETEBEJJENU 'INNALL-LLAHE KANE BIMA TA'MELUNE HABIRÆN
C 4:95. Nuk janë të barabartë prej besimtarëve ata që ndejtën (nuk luftuan) dhe ata që me pasurinë dhe me jetën e tyre luftuan në rrugën e All-llahut, me përjashtim të atyre që ishin të penguar pa vullnetin e vet. Ata që luftuan me pasurinë dhe me jetën e tyre, All-llahu i gradoi në një shkallë më lartë mbi ata që ndejtën (me arsye). Por të gjithëve All-llahu u premtoi shpërblim, ndërsa mbi ata që ndejtën (pa arsye) All-llahu gradoi luftëtarët me një shpërblim të madh.
4:95. Nuk janë të njëjtë ata besimtarë që rrinë në shtëpitë e tyre, përveç të paaftëve, me ata që luftojnë në rrugën e Allahut me pasurinë dhe jetën e tyre. Allahu i ngre një shkallë më lart ata që kanë luftuar me pasurinë dhe jetën e tyre kundrejt atyre që kanë ndenjur në shtëpitë e veta. Ai u ka premtuar të gjithëve mirësi, por i ka dalluar ata që luftojnë mbi ata që nuk luftojnë me shpërblim të madh:
4:95. Besimtarët që qëndrojnë pa ndonjë arsye nuk janë të barabartë me ata që luftojnë në rrugën e Allahut me pasuritë dhe jetët e tyre. Allahu i ka ngritur ata që luftojnë me pasuritë dhe jetët e tyre mbi ata që qëndrojnë në shtëpi me një gradë. Por të gjithëve Allahu u ka premtuar një shpërblim të mirë. Dhe Allahu ka favorizuar ata që luftojnë mbi ata që qëndrojnë në shtëpi me një shpërblim të madh.
4:95. LA JESTEWIL-KA'IDUNE MINEL-MU'UMININE GAJRU 'ULI ED-DERERI WEL-MUXHAHIDUNE FI SEBILI ELLAHI BI'EMWALIHIM WE 'ENFUSIHIM FEDDELEL-LAHUL-MUXHAHIDINE BI'EMWALIHIM WE 'ENFUSIHIM 'ALEL-KA'IDINE DEREXHETEN WE KULLEN WE'ADEL-LAHUL-HUSNA WE FEDDELEL-LAHUL-MUXHAHIDINE 'ALEL-KA'IDINE 'EXHRAN 'ADHIMÆN
C 4:96. Vende të larta me falje gabimesh e mëshirë nga Ai. All-llahu është që falë shumë dhe mëshiron.
4:96. me shkallë të veçanta, me falje dhe mëshirë. Allahu është Falës dhe Mëshirëplotë.
4:96. Me grada të larta prej Tij dhe me falje dhe mëshirë. Dhe Allahu është Falës, Mëshirëplotë.
4:96. DEREXHATIN MINHU WE MEGFIRETEN WE REHMETEN WE KANEL-LAHU GAFUREN REHIMAN
C 4:97. Engjëjt që ua morën shpirtin e atyre që ishin mizorë të vetvetës ju thanë: "Në çka ishit ju? - Ata thanë: "Ne ishim të paaftë në atë tokë!" (engjëjt) ju thanë: "A nuk ishte e gjërë toka e All-llahut e të migronit në të?" (e të praktikonit lirisht fenë e Zotit). Vendi i tyre është xhehennemi dhe sa vend i keq është ai!
4:97. Kur engjëjt ua marrin shpirtrat atyre që e kanë ngarkuar veten me faje, u thonë: “Ku ishit?” Ata përgjigjen: “Ishim të pafuqishëm në Tokë”. (Engjëjt) do t'u thonë: “A nuk qe Toka e Allahut e gjerë që të mërgonit në të?” Këta janë ata (njerëz), vendbanimi i të cilëve është Xhehenemi; eh, sa i keq është ai vendbanim!
4:97. Me të vërtetë, ata që shpirtrat e tyre merren nga engjëjt ndërsa ata kanë qenë padrejtës ndaj vetes, engjëjt u thonë: "Në çfarë gjendjeje ishit?" Ata thonë: "Ne ishim të dobët në tokë." Ata thonë: "A nuk ishte toka e Allahut e gjerë që të migronit në të?" Prandaj, vendbanimi i tyre është Xhehenemi. Dhe sa fund i keq është ai!
4:97. 'INNEL-LEDHINE TEWEFFAHUMUL-MELA'IKETU DHALIMI 'ENFUSIHIM KALU FIME KUNTUM KALU KUNNA MUSTED'AFINE FIL-'ERDI KALU 'ELEM TEKUN 'ERDU ELLAHI WASI'ATEN FETUHAXHIRU FIHA FE'ULA'IKE ME'WAHUM XHEHENNEMU WE SA'ET MESIREN
C 4:98. Përveç atyre që ishin të paaftë nga burrat, grat e fëmijët që nuk kishin mundësi të gjenin, as mënyrë, as rrugë (për shpërngulje).
4:98. Me përjashtim të meshkujve të pafuqishëm, grave dhe fëmijëve, të cilët nuk kanë as fuqinë e as mundësinë të drejtohen në rrugë,
4:98. Përveç atyre që janë të dobët midis burrave, grave dhe fëmijëve që nuk janë në gjendje për të përgatitur një plan dhe as nuk janë të udhëzuar drejt një rruge.
4:98. 'ILLAL-MUSTED'AFINE MINE ER-RIXHALI WE EN-NISA' WEL-WILDANI LA JESTETI'UNE HILETEN WE LA JEHTEDUNE SEBILEN
C 4:99. Atyre do t'iu falë All-llahu. All-llahu është që shlyen e falë shumë (gabime).
4:99. mbase Allahu i fal, se Allahu, me të vërtetë, është Shlyes dhe Falës i gjynaheve.
4:99. Për këta, Allahu ndoshta do t'i falë. Dhe Allahu është Falës, Mëshirëplotë.
4:99. FE'ULA'IKE 'ASALLAHU 'EN JA'FUWE 'ANHUM WE KANEL-LAHU 'AFUWEN GAFURAN