U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
4:80.
Kush i bindet Pejgamberit, ai i është bindur All-llahut, e kush e refuzon, Ne nuk të dërguam ty roje kundër tyre.
4:80.
Kush i bindet të Dërguarit, i është bindur Allahut. Sa për ata që kthejnë kokën mënjanë, Ne nuk të kemi dërguar që të jesh rojtar i tyre.
4:80.
Kushdo që i bindet të Dërguarit, ai i është bindur Allahut. Por ata që kthehen pas – Ne nuk të kemi dërguar ty si mbikëqyrës mbi ta.
4:80.
MEN JUTI'I ER-RESULE FEKAD 'ETA'A ELLAHE WE MEN TEWELLA FEMA 'ERSELNAKE 'ALEJHIM HEFIDHEN
C
4:81.
Dhe thonë: "(jemi) Të bindur". E kur largohen prej teje, një grup prej tyre (natën) planifikon diçka tjetër nga ajo që u thua ti. All-llahu shënon atë që e ndryshojnë. Mos u vë veshin atyre e mbështetu All-llahut, se mjafton mbrojtja e All-llahut.
4:81.
Dhe ata thonë: “Të jemi bindur”, por, kur largohen prej teje, një grup nga ata natën shtjellojnë diçka tjetër nga ato që u the ti. Por Allahu i shënon shtjellimet e tyre. Prandaj largohu prej tyre dhe mbështetu tek Allahu! Se Allahu të mjafton ty për mbrojtës.
4:81.
Por ata thonë: "Bindemi." Por kur largohen prej teje, një grup prej tyre bëjnë plane natën të kundërta me atë që ti thua. Por Allahu e regjistron atë që ata bëjnë natën. Prandaj, largohu prej tyre dhe mbështetu tek Allahu. Dhe mjafton Allahu si Mbrojtës.
4:81.
WE JEKULUNE TA'ATUN FE'IDHA BEREZU MIN 'INDIKE BEJJETE TA'IFETUN MINHUM GAJREL-LEDHI TEKULU WEL-LAHU JEKTUBU MA JUBEJJITUNE FE'A'RID 'ANHUM WE TEWEKKEL 'ALA ELLAHI WE KEFA BILLAHI WE KILEN
C
4:82.
A nuk e përfillin ata (me vëmendje) Kur'anin? Sikur të ishte prej dikujt tjetër, përveç prej All-llahut, do të gjenin në te shumë kundërthënie.
4:82.
A nuk përsiatin ata për Kuranin! Sikur ai të mos ishte prej Allahut, do të gjenin në të shumë kundërthënie.
4:82.
A nuk e meditojnë ata Kur'anin? Sikur të kishte qenë nga dikush tjetër përveç Allahut, me siguri do të kishin gjetur në të shumë kundërthënie.
4:82.
'EFELA JETEDEBBERUNEL-KUR'ANE WE LEW KANE MIN 'INDI GAJRI ELLAHI LEWEXHEDU FIHI EHTILAFEN KETHIRAN
C
4:83.
Madje kur u vjen atyre (munafikëve) ndonjë lajm qetësues (kur fitojnë myslimanët) ose shqetësues (kur dështojnë), ata e përhapin atë, e sikur t'ia linin atë (përhapjen lajmit) Pejgamberit dhe përgjegjësve të tyre, ata do dinin të nxjerrin përfundime (se si do të duhej shpallur). Por sikur të mos ishte dhuntia e All-llahut ndaj jush dhe mëshira e Tij, atëherë ju, pos një pakice, do të ndiqnit rrugën e djallit.
4:83.
Kur atyre u vjen ndonjë lajm i rëndësishëm që ka të bëjë me sigurinë ose frikën, ata e përhapin (pa e vërtetuar mirë). Por, në qoftë se këtë lajm do t'ia përcillnin (për shqyrtim) të Dërguarit dhe parisë, hulumtuesit do ta merrnin vesh prej tyre (se çfarë lajmi duhet përhapur e çfarë jo). Sikur të mos ishte mirësia e Allahut dhe mëshira e Tij, ju të gjithë do të ndiqnit djallin, përveç një numri të vogël.
4:83.
Dhe kur u vjen ndonjë çështje sigurie ose frike, ata e përhapin atë. Por sikur ata ta kishin kthyer atë te i Dërguari ose te ata që kanë autoritet mes tyre, ata që kanë mendje për ta kuptuar atë do ta kishin ditur atë. Dhe sikur të mos kishte qenë mirësia e Allahut ndaj jush dhe mëshira e Tij, ju do të kishit ndjekur djallin, përveç disa prej jush.
4:83.
WE 'IDHA XHA'EHUM 'EMRUN MINEL-'EMNI 'EWIL-HAWFI 'EDHA'U BIHI WE LEW REDDUHU 'ILA ER-RESULI WE 'ILA 'ULIL-'EMRI MINHUM LE'ALIMEHUL-LEDHINE JESTENBITUNEHU MINHUM WE LEWLA FEDLU ELLAHI 'ALEJKUM WE REHMETUHU LATTEBA'TUMU ESH-SHEJTANE 'ILLA KALILEN
C
4:84.
Lufto në rrugën e All-llahut! Nuk obligohet kush pos teje. Ngacmoi besimtarët (për luftë), All-llahu do të zmbrapsë fuqinë e të pabesëve. All-llahu është më fuqiforti, më ndëshkuesi.
4:84.
Prandaj, lufto në rrugën e Allahut! Ti je përgjegjës vetëm për veten tënde. Nxiti edhe besimtarët, se mbase Allahu e pengon fuqinë e jobesimtarëve! Allahu është më i fuqishmi dhe më i ashpri në dënime.
4:84.
Prandaj, lufto në rrugën e Allahut – ti je përgjegjës vetëm për veten tënde. Dhe inkurajo besimtarët. Ndoshta Allahu do të ndalojë forcën e atyre që nuk besojnë. Dhe Allahu është më i Forti në forcë dhe më i Ashpri në ndëshkim.
4:84.
FEKATIL FI SEBILI ELLAHI LA TUKELLEFU 'ILLA NEFSEKE WE HERRIDIL-MU'UMININE 'ASALLAHU 'EN JEKUFFE BE'SEL-LEDHINE KEFERU WEL-LAHU 'ESHEDDU BE'SEN WE 'ESHEDDU TENKILAN
C
4:85.
Kush ofron ndihmë të mirë, do të ketë pjesë nga ajo, dhe kush ofron ndihmë të keqe do të ngarkohet me të. All-llahu është i plotfuqishëm ndaj çdo sendi.
4:85.
Kush ndërmjetëson për një çështje të mirë, do të ketë pjesë në shpërblimin e saj, kurse kush ndërmjetëson për një çështje të keqe, do të ketë pjesë në ndëshkimin e saj. Allahu është i Gjithëpushtetshëm.
4:85.
Kushdo që ndërmjetëson një ndërmjetësim të mirë, atij do t'i jepet një pjesë prej tij. Dhe kushdo që ndërmjetëson një ndërmjetësim të keq, ai do të mbajë një pjesë të saj. Dhe Allahu është i Gjithëmbikëqyrësi për çdo gjë.
4:85.
MEN JESHFA' SHEFA'ATEN HESENETEN JEKUN LEHU NESIBUN MINHA WE MEN JESHFA' SHEFA'ATEN SEJJI'ETEN JEKUN LEHU KIFLUN MINHA WE KANEL-LAHU 'ALA KULLI SHEJ'IN MUKITEN
C
4:86.
Kush përshëndeteni me ndonjë përshëndetje, ju ktheni përshëhdetje edhe më të mirë, ose kthejeni ashtu. All-llahu llogarit për çdo send.
4:86.
Kur ju përshëndet dikush me respekt, kthejani me një përshëndetje më të mirë ose në të njëjtën mënyrë! Pa dyshim, Allahu llogarit çdo gjë.
4:86.
Dhe kur të përshëndeteni me një përshëndetje, përshëndeteni me një përshëndetje më të mirë ose ktheni atë. Me të vërtetë, Allahu është Llogaritësi i çdo gjëje.
4:86.
WE 'IDHA HUJJITUM BITEHIJETIN FEHEJJU BI'EHSENE MINHA 'EW RUDDUHA 'INNALL-LLAHE KANE 'ALA KULLI SHEJ'IN HESIBEN
C
4:87.
Për All-llahun, që s'ka tjetër pos Tij, patjetër Ai do t'ju tubojë në ditën e gjykimit për të cilën gjë nuk ka dyshim. E kush mund të jetë më i vërtetë se All-llahu në thënie?
4:87.
Allahu! Nuk ka zot tjetër të vërtetë përveç Atij. Ai do t'ju mbledhë në Ditën e Kiametit, për të cilën nuk ka dyshim aspak! E kush është në fjalë më i vërtetë se Allahu?
4:87.
Allahu – nuk ka të adhuruar tjetër përveç Tij. Me siguri, Ai do t'ju mbledhë në Ditën e Ringjalljes, për të cilën nuk ka dyshim. Dhe kush është më i vërtetë në fjalë se Allahu?
4:87.
ELLAHU LA 'ILAHE 'ILLA HUWE LEJEXHME'ANNEKUM 'ILA JEWMIL-KIJAMETI LA REJBE FIHI WE MEN 'ESDEKU MINEL-LAHI HEDITHEN
C
4:88.
E çka është me ju që në çështjen e munafikëve jeni dy grupe; derisa për atë që bën, All-llahu i përmbysi ata? A mos doni ta vini në rrugë të drejtë atë që All-llahu e ka humbur? Për atë që All-llahu e ka humbur, nuk do të gjeni rrugë!
4:88.
Përse jeni ndarë në dy grupe për çështjen e hipokritëve, kur Allahu i ka flakur ata në mosbesim për shkak të veprave të tyre?! A mos vallë, dëshironi t'i ktheni në rrugë të drejtë ata që Allahu i ka lënë në humbje? Për atë që Allahu e lë në humbje, ti nuk mund të gjesh rrugë të drejtë.
4:88.
Pse po jeni të ndarë për hipokritët, ndërkohë që Allahu i ka kthyer ata në mosbesim për atë që kanë fituar? A dëshironi t'i udhëzoni ata që Allahu i ka devijuar? Dhe kë ai e ka devijuar, ti nuk do të gjesh rrugë për të.
4:88.
FEMA LEKUM FIL-MUNAFIKINE FI'ETEJNI WEL-LAHU 'ERKESEHUM BIMA KESEBU 'ETURIDUNE 'EN TEHDU MEN 'EDELLEL-LAHU WE MEN JUDLILI ELLAHU FELEN TEXHIDE LEHU SEBILEN
C
4:89.
Ata dëshirojnë që edhe ju të mos besoni sikurse nuk besuan vetë dhe bëheni të njëjtë. Mos zini miq prej tyre deisa ata të shpëngulen (si ju) për hirë të All-llahut, e nëse refuzojnë, ataherë kudo që t'i gjeni, kapni dhe mbytni dhe prej tyre mos zini as mik as ndihmës.
4:89.
Ata dëshirojnë që edhe ju të mos besoni, ashtu siç nuk besojnë vetë dhe të bëheni të njëjtë me ata. Kurrsesi mos u bëni shokë me ata, derisa të mërgojnë për hir të Allahut. Nëse ata shmangen, ndiqini e i vrisni, kudo që t'i gjeni! Dhe mos zgjidhni nga ata as miq, as mbështetës,
4:89.
Ata do të dëshironin që edhe ju të ishit mosbesimtarë ashtu siç janë ata, që të jeni të njëjtë. Prandaj, mos i bëni ata miq derisa ata të migrojnë për hir të Allahut. Por nëse ata kthehen kundër jush, atëherë kapni ata dhe vritni ata kudo që t'i gjeni. Dhe mos i merrni ata as për miq dhe as për ndihmës.
4:89.
WE DDU LEW TEKFURUNE KEMA KEFERU FETEKUNUNE SEWA'EN FELA TETTEHIDHU MINHUM 'EWLIJA'E HETTA JUHAXHIRU FI SEBILI ELLAHI FE'IN TEWELLEW FEHUDHUHUM WAKTULUHUM HEJTHU WEXHEDTUMUHUM WE LA TETTEHIDHU MINHUM WELIJEN WE LA NESIRAN
C
4:90.
Përpos atyre që srtehohen te një popull, me të cilin keni marrveshje, dhe përpos atyre që vijnë te ju, e u vjen rëndë të luftojnë kundër jush ose kundër popullit të vet. Sikur All-llahu të donte do t'ju jepte atyre fuqi e pushtet mbi ju dhe do t'ju luftonin. Në qoftë se ata tërhiqen prej jush, nuk ju luftojnë dhe ju ofrojnë paqe, atëherë All-llahu nuk ju lejon rrugë (luftë) kundër tyre.
4:90.
përveç atyre që janë strehuar te një popull me të cilin ju keni marrëveshje ose atyre që kanë ardhur te ju, e u vjen rëndë që të luftojnë kundër jush ose të luftojnë kundër popullit të vet. Sikur të kishte dashur Allahu, do t'u kishte dhënë pushtet mbi ju dhe ata do të luftonin kundër jush. Në qoftë se ata tërhiqen prej jush, nuk hyjnë në luftë kundër jush dhe ju ofrojnë paqe, atëherë për ju Allahu nuk lë shteg që të luftoni kundër tyre.
4:90.
Përveç atyre që i bashkohen një populli me të cilin keni një marrëveshje, ose atyre që ju afrohen me zemrat që refuzojnë të luftojnë kundër jush ose kundër popullit të tyre. Dhe sikur të kishte dashur Allahu, Ai do t'ua kishte dhënë atyre fuqinë mbi ju dhe ata do të kishin luftuar kundër jush. Por nëse ata ju lënë vetëm dhe nuk luftojnë kundër jush dhe ofrojnë paqen, atëherë Allahu nuk ju lejon ndonjë rrugë kundër tyre.
4:90.
'ILLAL-LEDHINE JESILUNE 'ILA KAWMIN BEJNEKUM WE BEJNEHUM MITHAKUN 'EW XHA'UKUM HESIRET SUDURUHUM 'EN JUKATILUKUM 'EW JUKATILU KAWMEHUM WE LEW SHA'EL-LAHU LESELLETEHUM 'ALEJKUM FELEKATELUKUM FE'INI A'TEZELUKUM FELEM JUKATILUKUM WE 'ELKAW 'ILEJKUMU ES-SELEME FEMA XHE'ALEL-LAHU LEKUM 'ALEJHIM SEBILEN