U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
4:37.
Ata që vetë janë koprracë dhe urdhërojnë njerëzit për koprraci, dhe e fshehin atë që ju ka dhënë All-llahu nga mirësitë e veta. Ne kemi përgatitur dënim të turpshëm për jobesimtarët;
4:37.
(e as) ata që janë koprracë, të cilët kërkojnë që edhe të tjerët të bëhen koprracë dhe fshehin atë që ua ka dhuruar Allahu nga mirësitë e Tij. Ne kemi përgatitur për mohuesit ndëshkim poshtërues.
4:37.
Ata që janë koprracë dhe urdhërojnë të tjerët për koprraci dhe fshehin atë që Allahu u ka dhënë atyre nga mirësia e Tij. Dhe Ne kemi përgatitur për jobesimtarët një ndëshkim poshtërues.
4:37.
EL-LEDHINE JEBHALUNE WE JE'MURUNE EN-NASE BIL-BUHLI WE JEKTUMUNE MA 'ATAHUMU ELLAHU MIN FEDLIHI WE 'A'TEDNA LILKAFIRINE 'ADHABEN MUHINAN
C
4:38.
Edhe ata që e japin pasurinë e tyre për sy e faqe të botës, e nuk e besojnë All-llahun as ditën e mbramë. E ai që e ka shok djallin, ai pra është shok i shëmtuar.
4:38.
(Ai nuk i do) as ata që ndajnë nga pasuria e tyre sa për sy e faqe të botës dhe që nuk e besojnë Allahun e as Ditën e Kiametit. Ai që ka për shok djallin, dihet sa shok i keq është!
4:38.
Dhe ata që shpenzojnë pasurinë e tyre për t'u dukur para njerëzve dhe nuk besojnë në Allahun dhe në Ditën e Fundit. Dhe kushdo që ka djallin për mik, atëherë sa mik i keq është ai.
4:38.
WEL-LEDHINE JUNFIKUNE 'EMWALEHUM RI'A'E EN-NASI WE LA JU'UMINUNE BILLAHI WE LA BIL-JEWMIL-'AHIRI WE MEN JEKUNI ESH-SHEJTANU LEHU KARINEN FESA'E KARINAN
C
4:39.
Dhe çka do t'i gjente ata, po ta besonin All-llahun, ditën e gjykimit dhe të jepnin nga ajo që iu dhuroi All-llahu? Po All-llahu di më së miri për ta.
4:39.
E ç'dëm do të kishin ata sikur të besonin Allahun dhe Ditën e Kiametit dhe të ndanin nga pasuria që u ka dhënë Allahu?! Allahu di çdo gjë për ta.
4:39.
Dhe çfarë do të humbnin ata nëse do të besonin në Allahun dhe në Ditën e Fundit dhe do të shpenzonin nga ajo që Allahu u ka dhënë atyre? Dhe Allahu është i Dituri për ta.
4:39.
WE MADHA 'ALEJHIM LEW 'AMENU BILLAHI WEL-JEWMIL-'AHIRI WE 'ENFEKU MIMMA REZEKAHUMU ELLAHU WE KANEL-LAHU BIHIM 'ALIMEN
C
4:40.
S'ka dyshim se All-llahu nuk bën pa drejtë as sa grimca, e nëse ajo vepër është e mirë, Ai e shumëfishon atë dhe Vetë Ai i jep shpërblim të madh.
4:40.
Vërtet, Allahu nuk dëmton askënd asnjë grimë, por, nëse (dikush) bën mirësi, Allahu ia shumëfishon atë dhe i jep shpërblim të madh.
4:40.
Me të vërtetë, Allahu nuk bën padrejtësi as sa një grimcë. Dhe nëse është një e mirë, Ai do ta shumëfishojë atë dhe do të japë nga Vetja e Tij një shpërblim të madh.
4:40.
'INNALL-LLAHE LA JEDHLIMU MITHKALE DHERRETIN WE 'IN TEKU HESENETEN JUDA'IFHA WE JU'UTI MIN LEDUNHU 'EXHREN 'ADHIMAN
C
4:41.
Dhe si do të jetë gjendja e atyre (që nuk besuan), kur Ne do të sjellim dëshmitarë për çdo popull, e ty do të sjellim dëshmitarë mbi ata (që nuk të besuan)?
4:41.
Si do të bëhet kur prej çdo populli të sjellin dëshmitarë dhe të të sjellin ty (o Muhamed!) për dëshmitar mbi të gjithë ata?!
4:41.
Atëherë, si do të jetë kur Ne do të sjellim një dëshmitar nga çdo komb dhe do të sjellim ty si dëshmitar mbi këta njerëz?
4:41.
FEKEJFE 'IDHA XHI'NA MIN KULLI 'UMMETIN BISHEHIDIN WE XHI'NA BIKE 'ALA HA'UULA' SHEHIDEN
C
4:42.
Atë ditë ata që nuk besuan dhe kundërshtuan të dërguarin, do të dëshironin (të varroseshin) të rrafshohej mbi ta toka ngase nuk mund t'i fshehin All-llahut asgjë.
4:42.
Atë ditë, ata që nuk kanë besuar dhe që nuk i janë bindur të Dërguarit, do të dëshironin të rrafshoheshin me tokën, por Allahut nuk mund t'i fshehin asnjë fjalë.
4:42.
Atë ditë, ata që nuk besuan dhe nuk iu bindën të Dërguarit do të dëshironin që toka të ishte niveluar mbi ta. Dhe ata nuk do të fshehin asnjë fjalë nga Allahu.
4:42.
JEWME'IDHIN JEWEDDUL-LEDHINE KEFERU WE 'ASEW ER-RESULE LEW TUSEWWA BIHIMUL-'ERDU WE LA JEKTUMUNEL-LAHE HEDITHEN
C
4:43.
O ju që besuat, mos iu afroni namazit duke qenë të dehur, derisa të dini se ç'flitni, e as duke qenë xhuhubë (të papastër) derisa të laheni, përpos kur jeni udhëtarë. Nëse jeni të sëmurë, jeni në ndonjë udhëtim, ose ndonjeri prej jush vjen nga ultësira (nevojtorja), ose keni takuar gratë, e nuk gjeni ujë, atëherë mësyjeni dheun dhe fërkoni me të fytyrat dhe duart (tejemmum). All-llahu shlyen e falë mëkatet.
4:43.
O besimtarë! Mos u falni kur jeni të dehur, prisni të kthjelloheni e të dini se ç'flisni; as kur jeni të papastër (xhynyb) - përveçse nëse jeni duke udhëtuar, derisa të laheni. Dhe, nëse jeni të sëmurë ose gjendeni në rrugë ose keni kryer nevojën natyrore, ose keni bërë marrëdhënie me gra dhe nuk gjeni ujë, atëherë fërkoni fytyrën dhe duart tuaja me dhé të pastër. Allahu, me të vërtetë, është Shlyes dhe Falës i gjynaheve.
4:43.
O ju që keni besuar, mos iu afroni faljes ndërsa jeni të dehur, derisa të dini atë që thoni, dhe as në një gjendje papastërtie – përveçse nëse jeni udhëtarë – derisa të pastroni veten tuaj. Dhe nëse jeni të sëmurë ose në një udhëtim, ose ndonjëri prej jush vjen nga tualeti, ose keni pasur marrëdhënie me gratë dhe nuk gjeni ujë, atëherë pastroni fytyrat tuaja dhe duart tuaja me tokë të pastër. Me të vërtetë, Allahu është Falës, Mëshirëplotë.
4:43.
JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU LA TEKREBU ES-SELETE WE 'ENTUM SUKARA HETTA TA'LEMU MA TEKULUNE WE LA XHUNUBAN 'ILLA 'ABIRI SEBILIN HETTA TEGTESILU WE 'IN KUNTUM MERDA 'EW 'ALA SEFERIN 'EW XHA'E 'EHEDUN MINKUM MINEL-GA'ITI 'EW LAMESTUMU EN-NISA' FELEM TEXHIDU MA'EN FETEJEMMEMU SA'IDÆN TEJJIBÆN FAMSEHU BIWUXHUHIKUM WE 'EJDIKUM 'INNALL-LLAHE KANE 'AFUWÆN GAFURÆN
C
4:44.
A nuk i vure re (Muhammed) ata që iu pate dhënë pjesë nga libri (paria fetare jehude) se si e vazhdojnë rrugën e gabuar dhe dëshirojnë që e edhe ju të humbni!?
4:44.
A nuk i sheh ti (o Muhamed!) ata që iu është dhënë një pjesë prej Librit? Ata e ndërrojnë të mirën me të keqen dhe dëshirojnë që edhe ju të humbisni rrugën e drejtë.
4:44.
A nuk i ke parë ata që u është dhënë një pjesë nga Libri? Ata blejnë humbjen dhe dëshirojnë që ju të devijoni nga rruga e drejtë.
4:44.
'ELEM TERE 'ILAL-LEDHINE 'UTU NESIBEN MINEL-KITABI JESHTERUNE ED-DELALETE WE JURIDUNE 'EN TEDILLU ES-SEBILE
C
4:45.
All-llahu di më së miri për armiqtë tuaj. Mjafton që All-llahu është përkrahës i juaj dhe mjafton që All-llahu është ndihmëtar i juaji.
4:45.
Allahu i di më së miri armiqtë tuaj. Allahu mjafton si Mbrojtës për ju. Allahu mjafton si Ndihmës për ju.
4:45.
Por Allahu e di mirë armiqësinë tuaj. Dhe mjafton Allahu si Mbikëqyrës dhe mjafton Allahu si Ndihmës.
4:45.
WEL-LAHU 'A'LEMU BI'A'DA'IKUM WE KEFA BILLAHI WELIJEN WE KEFA BILLAHI NESIRAN
C
4:46.
Një palë nga jehuditë është që ndryshojnë fjalët (e Zotit) nga vendet e veta, e (kur i thërret ti) ata thonë: "Dëgjuam (fjalën tënde) dhe kundërshtuam (thirrjen tënde), dhe thonë: "dëgjo mos dëgjofsh!" (dhe thonë): "Raina" (këto i thonë) duke përdredhur gjuhët e tyre dhe duke atakuar fenë. E sikur të thoshin ata: "Dëgjuam, respektuam, dëgjo dhe vështrona", do të ishte më mirë për ta dhe më e drejtë, por për shkak të refuzimit të tyre, All-llahu i mallkoi, prandaj besojnë vetëm pak (besim gjysmak).
4:46.
Në mesin e hebrenjve ka nga ata që i nxjerrin fjalët nga konteksti i tyre dhe i thonë Profetit: “Dëgjuam, por nuk të bindemi”! dhe “Dëgjo, mos dëgjofsh!” dhe “Ra'iná!”, duke shtrembëruar (shprehjet) me gjuhën e tyre dhe duke shpifur për fenë. Po sikur ata të kishin thënë: “Dëgjuam dhe u bindëm!” dhe “Dëgjo!” e “Shikona neve!”, kjo do të ishte më e mirë dhe më e drejtë për ata. Allahu i mallkoi ata për shkak të mohimit të tyre, prandaj ata nuk besojnë, përveç një numri të vogël.
4:46.
Midis atyre që janë hebrenj ka disa që e shtrembërojnë fjalën nga vendet e saj dhe thonë: "Dëgjuam dhe nuk dëgjuam," dhe: "Dëgjo atë që nuk dëgjohet," dhe: "Ruajna, jo të na mbikëqyrësh." Ata e bëjnë këtë duke përdredhur gjuhët e tyre dhe duke tallur fenë. Por sikur të thonin: "Dëgjuam dhe iu bindëm," dhe: "Dëgjo," dhe: "Shiko mbi ne," do të kishte qenë më mirë dhe më e drejtë për ta. Por Allahu i mallkoi ata për mosbesimin e tyre, kështu që ata nuk besojnë përveçse pak.
4:46.
MINEL-LEDHINE HADU JUHERRIFUNEL-KELIME 'AN MEWADI'IHI WE JEKULUNE SEMI'NA WE 'ASEJNA WE ESMA' GAJRE MUSMA'IN WE RA'INA LEJJEN BI'ELSINETIHIM WE TA'NAN FI ED-DINI WE LEW 'ENNEHUM KALU SEMI'NA WE 'ETA'NA WE ESMA' WE ENDHURNA LEKANE HAJRÆN LEHUM WE 'EKWEME WE LEKIN LE'ANEHUMU ELLAHU BIKUFRIHIM FELA JU'UMINUNE 'ILLA KALILÆN
C
4:47.
O ju që u është dhënë libri, besojeni atë që e zbritëm (Kur'anin) e që është vërtetues i atij që e keni (Tevratit), para se të shlyejmë fytyrat (t'ua fshijmë shqisat) dhe t'i rrotullojmë ose t'i mallkojmë ata si i mallkuam ata të së shtunës. Urdhëri i All-llahut është i kryer.
4:47.
O ju, të cilëve ju është dhënë Libri! Besoni atë që kemi zbritur si vërtetues të asaj që keni në duar para se t'jua fshijmë fytyrat e t'jua kthejmë prapa ose t'ju mallkojmë ashtu siç i mallkuam shkelësit e Sabatit. Urdhri i Allahut do të zbatohet doemos.
4:47.
O ju që u është dhënë Libri, besoni në atë që Ne kemi shpallur, duke vërtetuar atë që është me ju, para se Ne të fshijmë fytyrat dhe t'i kthejmë ato nga pas ose t'i mallkojmë ata siç i mallkuam njerëzit e së Shtunës. Dhe urdhri i Allahut është gjithmonë i plotësuar.
4:47.
JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'UTUL-KITABE 'AMINU BIMA NEZZELNA MUSEDDIKEN LIMA ME'AKUM MIN KABLI 'EN NETMISE WUXHUHAN FENERUDDEHA 'ALA 'EDBARIHA 'EW NEL'ANEHUM KEMA LE'ANNA 'ESHABE ES-SEBTI WE KANE 'EMRU ELLAHI MEF'ULÆN