Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 58:10. Bisedën e fshehtë e nxit vetëm djalli për t'i shqetësuar ata që besuan, ndonëse ajo nuk mund t'i dëmtojë ata fare pa dëshirën e All-llahut, andaj vetëm All-llahut le t'i mbështeten besimtarët!
58:10. Intrigat e fshehta vijnë vetëm nga djalli, për t'i dëshpëruar besimtarët. E megjithatë, ai nuk mund t'u shkaktojë kurrfarë të keqeje, përveç nëse Allahu e lejon atë. Pra, besimtarët le të mbështeten tek Allahu!
58:10. Biseda e fshehtë është vetëm nga Shejtani që ai t'i shqetësojë ata që kanë besuar. Por ai nuk mund t'u bëjë asnjë dëm atyre përveç me lejen e Allahut. Dhe te Allahu le të mbështeten besimtarët.
58:10. 'INNEMA EN-NEXHWA MINE ESH-SHEJTANI LIJEHZUNEL-LEDHINE 'AMENU WE LEJSE BIDARRIHIM SHEJ'EN 'ILLA BI'IDHNI ELLAHI WE 'ALA ELLAHI FELJETEWEKKELIL-MU'UMINUNE
C 58:11. O ju që besuat, kur t'ju thuhet: zgjerohuni (bëni vend) në vend ndeje, zgjerohuni, se All-llahu bën zgjerim për ju, e kur t'ju thuhet: ngrihuni! Atëherë ju ngrihuni, All-llahu i lartëson ata që besuan prej jush, i lartëson në shkallë të lartë ata të cilëve u është dhënë dituri. All-llahu është i njohur mirë me atë që punoni.
58:11. O besimtarë! Kur ju thuhet t'u hapni vend të tjerëve në tubim, atëherë bëni vend, se Allahu do t'ju bëjë vend (në Xhenet)! E kur ju thuhet të ngriheni, atëherë bëni kështu, se Allahu do t'i ngrejë në shkallë të lartë ata midis jush që besojnë dhe që u është dhënë dija. Allahu di çdo gjë që punoni.
58:11. O ju që besoni, kur ju thuhet: "Hapni hapësirë në tubime," atëherë hapni hapësirë; Allahu do t'ju japë hapësirë. Dhe kur thuhet: "Ngrihuni," atëherë ngrihuni; Allahu do t'i ngrisë ata mes jush që kanë besuar dhe atyre që janë dhënë dije, me grada. Dhe Allahu është i Dijshëm për atë që bëni.
58:11. JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU 'IDHA KILE LEKUM TEFESSEHU FIL-MEXHALISI FAFSEHU JEFSEHI ELLAHU LEKUM WE 'IDHA KILE ENSHUZU FANSHUZU JERFA'I ELLAHUL-LEDHINE 'AMENU MINKUM WEL-LEDHINE 'UTUL-'ILME DEREXHATIN WEL-LAHU BIMA TA'MELUNE HABIRUN
C 58:12. O ju që keni besuar, kur dëshironi të bisedoni me të dërguarin, jepni një sadaká para bisedës suaj. Kjo është më mirë për ju dhe më pastër; e nëse nuk keni çka të jepni, All-llahu është mëkatfalës, mëshirues.
58:12. O besimtarë, kur të doni të këshilloheni me të Dërguarin, para këshillimit, jepni lëmoshë, kjo është më mirë dhe më pastër për ju. Po, nëse nuk keni, Allahu me të vërtetë, është Falës dhe Mëshirëplotë.
58:12. O ju që besoni, kur doni të bisedoni me të Dërguarin, atëherë jepni lëmoshë përpara bisedës suaj. Kjo është më e mirë për ju dhe më e pastër. Por nëse nuk gjeni mundësi, atëherë me të vërtetë, Allahu është Falës, Mëshirëplotë.
58:12. JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU 'IDHA NAXHEJTUMU ER-RESULE FEKADDIMU BEJNE JEDEJ NEXHWAKUM SEDEKATEN DHALIKE HAJRUN LEKUM WE 'ETHERU FE'IN LEM TEXHIDU FE'INNALL-LLAHE GAFURUN REHIMUN
C 58:13. A u frikësuat (varfërisë) të jepni lëmoshë në prag të bisedës suaj? E kur ju nuk e bëtë dhe All-llahu ju fali, atëherë pra falni namazin, jepni zeqatin, respektojeni All-llahun dhe të dërguarin e Tij, All-llahu është i njohur me punën tuaj.
58:13. A mos po frikësoheni që para këshillimit tuaj të jepni lëmoshë?! E nëse nuk jepni, e Allahu jua ka falur, atëherë kryeni namazin, jepni zeqatin dhe dëgjoni Allahun e të Dërguarin e tij! Allahu di çdo gjë që bëni.
58:13. A keni frikë të jepni lëmoshë përpara bisedës tuaj? Pastaj, kur nuk e bëtë këtë dhe Allahu u ktheu juve mëshirën e Tij, atëherë falni namazin dhe jepni zekatin dhe bindjuni Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Dhe Allahu është i Dijshëm për atë që bëni.
58:13. 'E'ESHFEKTUM 'EN TUKADDIMU BEJNE JEDEJ NEXHWAKUM SEDEKATIN FE'IDH LEM TEF'ALU WE TABEL-LAHU 'ALEJKUM FE'EKIMU ES-SELETE WE 'ATU EZ-ZEKATE WE 'ETI'U ELLAHE WE RESULEHU WEL-LAHU HABIRUN BIMA TA'MELUNE
C 58:14. A e dini për ata që kanë miqësuar një popull që All-llahu ka shprehur mallkim kundër tyre? Ata nuk janë as prej jush as prej atyre dhe me vetëdije betohen rrejshëm.
58:14. A nuk i sheh ata (hipokritët) që shoqërohen me njerëz, me të cilët Allahu është i zemëruar? Ata nuk ju përkasin as juve (o besimtarë), as atyre. Ata me vetëdije betohen në gënjeshtër (se janë besimtarë).
58:14. A nuk e ke parë ata që kanë marrë për miq një popull mbi të cilin Allahu është zemëruar? Ata nuk janë as nga ju dhe as nga ata, dhe ata betohen për gënjeshtër ndërsa e dinë.
58:14. 'ELEM TERA 'ILAL-LEDHINE TEWELLEW KAWMEN GADIBEL-LAHU 'ALEJHIM MA HUM MINKUM WE LA MINHUM WE JEHLIFUNE 'ALEL-KEDHIBI WE HUM JA'LEMUNE
C 58:15. All-llahu për ta ka përgatitur një ndëshkim të ashpër. Vërtet, atë që bëjnë ata është shumë e keqe.
58:15. Allahu u ka përgatitur atyre dënim të rëndë, sepse është vërtet e mbrapshtë ajo që bëjnë.
58:15. Allahu ka përgatitur për ta një ndëshkim të ashpër. Me të vërtetë, sa keq është ajo që ata kanë bërë!
58:15. 'E'ADDEL-LAHU LEHUM 'ADHABEN SHEDIDAN 'INNEHUM SA'E MA KANU JA'MELUNE
C 58:16. Ata betimin e tyre e kanë marrë si mbrojtje dhe kanë penguar prej rrugës së All-llahut, andaj ata i pret një dënim poshtërues.
58:16. Betimet e tyre i kanë bërë perde (për mbrapshtitë e tyre) dhe i pengojnë të tjerët nga rruga e Allahut; ata i pret dënimi i poshtërues.
58:16. Ata i kanë marrë betimet e tyre si një mburojë dhe kanë penguar nga rruga e Allahut. Prandaj, për ta është një ndëshkim poshtërues.
58:16. ETTEHADHU 'EJMANEHUM XHUNNETEN FESEDDU 'AN SEBILI ELLAHI FELEHUM 'ADHABUN MUHINUN
C 58:17. Atyre nuk do t'u bëjë kurrfarë dobie pasuria e tyre e as fëmijët e tyre para All-llahut. Ata janë banorë të zjarrit, aty janë përgjithmonë.
58:17. As pasuria, as fëmijët e tyre nuk do t'u vijnë aspak në ndihmë (kur të jenë) para Allahut; ata do të jenë banorë të zjarrit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë.
58:17. As pasuritë e tyre dhe as fëmijët e tyre nuk do t'u bëjnë asgjë dobi kundër Allahut. Ata janë banorët e zjarrit. Ata do të qëndrojnë aty përgjithmonë.
58:17. LEN TUGNIJE 'ANHUM 'EMWALUHUM WE LA 'EWLADUHUM MINEL-LAHI SHEJ'EN 'ULA'IKE 'ESHABU EN-NARI HUM FIHA HALIDUNE
C 58:18. Ditën kur All-llahu i ringjall të gjithë, e ata i betohen Atij, sikurse u betoheshin juve, dhe mendojnë (me atë betim) të arrijnë diçka. Pra ta dini, se ata janë me të vërtetë rrenacakët.
58:18. Ditën, kur Allahu t'i ringjallë të gjithë, ata do t'i betohen Atij, ashtu siç të betohen ty tani, duke menduar se kjo do t'u sjellë dobi. Në të vërtetë, pikërisht ata janë gënjeshtarët!
58:18. Ditën kur Allahu do t'i ringjallë të gjithë, ata do të betohen përpara Tij ashtu siç betohen para jush dhe mendojnë se do të kenë diçka. Me të vërtetë, ata janë gënjeshtarë.
58:18. JEWME JEB'ATHUHUMU ELLAHU XHEMI'EN FEJEHLIFUNE LEHU KEMA JEHLIFUNE LEKUM WE JEHSEBUNE 'ENNEHUM 'ALA SHEJ'IN 'ELA 'INNEHUM HUMUL-KADHIBUNE
C 58:19. Ata i ka nënshtruar djalli dhe ua ka qitur në harresë porositë e All-llahut. Ata janë shoqëri e djallit, e dijeni se ithtarët e djallit janë më të dëshpëruarit.
58:19. Ata i ka vënë poshtë djalli dhe i ka bërë që të harrojnë përmendjen e Allahut. Ata janë pala e djallit; në të vërtetë, pala e djallit janë humbësit.
58:19. Shejtani i ka kapur ata, kështu që ai i ka bërë ata të harrojnë përmendjen e Allahut. Ata janë partia e Shejtanit. Me të vërtetë, partia e Shejtanit – ata janë humbësit.
58:19. ESTEHWEDHE 'ALEJHIMU ESH-SHEJTANU FE'ENSAHUM DHIKREL-LAHI 'ULA'IKE HIZBU ESH-SHEJTANI 'ELA 'INNE HIZBE ESH-SHEJTANI HUMUL-HASIRUNE
C 58:20. S'ka dyshim se ata që e kundërshtojnë All-llahun dhe të dërguarin e Tij, të tillët janë ndër më të poshtëruarit.
58:20. Ata që kundërshtojnë Allahun dhe të Dëguarin e Tij, do të jenë në shkallën më të poshtëruar.
58:20. Me të vërtetë, ata që kundërshtojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij – ata do të jenë mes më të poshtëruarve.
58:20. 'INNEL-LEDHINE JUHADDUNEL-LAHE WE RESULEHU 'ULA'IKE FIL-'EDHELLINE