U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
4:12.
Juve ju takon gjysma e asaj (pasurie) që lënë gratë e tuaja, nëse ato nuk kanë fëmijë, por nëse ato kanë fëmijë juve ju takon një e katërta nga ajo që lënë ato, pasi të kryhet testamenti i tyre dhe pasi të lahet borxhi. Atyre (grave) ju takon një e katërta nga ajo që lini ju, nëse nuk keni fëmijë, por nëse keni fëmijë, atyre ju takon një e teta nga ajo që leni pas kryrjes së testamentit që keni përcaktuar ose borxhit. Në qoftë se (i vdekuri) është mashkull ose femër, e trashëgohet nga ndonjë i largët (pse s'ka as prindër as fëmijë) po ka një vëlla ose një motër (nga nëna), atëherë secilit prej tyre u takon një e gjashta, e në qoftëse se janë më shumë (se një vëlla ose se një motër) ata janë pjesmarrës të barabartë në të tretën (e tërë pasurisë), pas testamentit të porositur ose borxhit, e duke mos dëmtuar (trashëguesit). Ky përcaktim është porositur prej All-llahut. All-llahu është i gjithëdijshëm, jo i ngutshëm.
4:12.
Juve ju takon gjysma e pasurisë nga ajo që kanë lënë bashkëshortet tuaja, nëse ato nuk kanë fëmijë. Por, nëse kanë fëmijë, ju takon një e katërta e asaj që kanë lënë ato, pasi të kryhet testamenti e të lahet borxhi. Në qoftë se nuk keni fëmijë, atyre grave) u takon një e katërta e pasurisë që keni lënë e, nëse keni fëmijë, atyre u takon një e teta nga ajo që keni lënë, pasi të kryhet testamenti e të lahet borxhi. Nëse i vdekuri, qoftë burrë ose grua, është pa prindër dhe fëmijë, por ka vëlla ose motër (prej nënës), atëherë çdonjërit prej tyre u takon një e gjashta; e nëse ka më shumë nga ata, atëherë marrin pjesë bashkërisht në një të tretën e pasurisë, pasi të kryhet testamenti e të lahet borxhi, duke mos e dëmtuar askënd. Kjo është porosia e Allahut! Allahu është i Gjithëdijshëm dhe shumë Durues.
4:12.
Dhe për ju është gjysma e asaj që lënë bashkëshortet tuaja, nëse ato nuk kanë fëmijë. Por nëse ato kanë fëmijë, atëherë për ju është një e katërta e asaj që lënë ato, pasi të kryhet testamentari i tyre ose borxhet. Dhe për to është një e katërta e asaj që lëni ju, nëse ju nuk keni fëmijë. Por nëse ju keni fëmijë, atëherë për to është një e teta e asaj që lëni ju, pasi të kryhet testamentari juaj ose borxhet. Dhe nëse një burrë ose grua nuk lë trashëgimtarë të afërt dhe ka një vëlla ose motër, atëherë për secilin prej tyre është një e gjashta. Por nëse janë më shumë se kaq, atëherë ata janë ortakë në një të tretën, pasi të kryhet testamentari i tij ose borxhet, pa dëm të askujt. Ky është një urdhër nga Allahu. Dhe Allahu është i Dituri, i Butë.
4:12.
WE LEKUM NISFU MA TEREKE 'EZWAXHUKUM 'IN LEM JEKUN LEHUNNE WELEDUN FE'IN KANE LEHUNNE WELEDUN FELEKUMU ER-RUBU'U MIMMA TEREKNE MIN BA'DI WESIJETIN JUSINE BIHA 'EW DEJNIN WE LEHUNNE ER-RUBU'U MIMMA TEREKTUM 'IN LEM JEKUN LEKUM WELEDUN FE'IN KANE LEKUM WELEDUN FELEHUNNE ETH-THUMUNU MIMMA TEREKTUM MIN BA'DI WESIJETIN TUSUNE BIHA 'EW DEJNIN WE 'IN KANE REXHULUN JURETHU KELALETEN 'EW EMRE'ETUN WE LEHU 'EHUN 'EW 'UHTUN FELIKULLI WAHIDIN MINHUMA ES-SUDUSU FE'IN KANU 'EKTHERE MIN DHALIKE FEHUM SHUREKA'U FI ETH-THULUTHI MIN BA'DI WESIJETIN JUSA BIHA 'EW DEJNIN GAJRE MUDARRIN WESIJETEN MINEL-LAHI WEL-LAHU 'ALIMUN HELIMUN
C
4:13.
Këto janë (dispozita) të caktuara prej All-llahut. Kush i bindet All-llahut, (urdhërave të Tij) dhe të dërguarit të Tij, atë e dërgon në xhennete nën të cilin burojnë lumenj. Aty do të jenë përgjithmonë. E ky është shpëtim i madh.
4:13.
Këta janë kufijtë e caktuar prej Allahut. Atë që i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, Ai e shpie në kopshte, nëpër të cilët rrjedhin lumenj dhe ku do të qëndrojë përherë. Kjo është fitorja e madhe.
4:13.
Këto janë kufijtë e Allahut. Dhe kushdo që i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, Ai do ta fusë atë në kopshtet nën të cilët rrjedhin lumenj, ku ata do të jenë përgjithmonë. Dhe kjo është suksesi i madh.
4:13.
TILKE HUDUDU ELLAHI WE MEN JUTI'I ELLAHE WE RESULEHU JUDHILHU XHENNATIN TEXHRI MIN TEHTIHAL-'ENHARU HALIDINE FIHA WE DHELIKEL-FEWZUL-'ADHIMU
C
4:14.
Kush e kundërshton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, dhe i shkel dispozitat e Tij, atë e shtie në zjarr të përjetëshëm. E për të është një dënim i rëndë.
4:14.
Ndërsa atë që nuk i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij dhe shkel kufijtë e vënë prej Tij, Allahu e shpie në zjarr, ku do të qëndrojë përherë dhe për të ka ndëshkim poshtërues.
4:14.
Dhe kushdo që i kundërshton Allahut dhe të Dërguarit të Tij dhe i kalon kufijtë e Tij, Ai do ta fusë atë në zjarr, ku ai do të jetë përgjithmonë. Dhe për të është një ndëshkim poshtërues.
4:14.
WE MEN JA'SI ELLAHE WE RESULEHU WE JETE'ADDE HUDUDEHU JUDHILHU NAREN HALIDAN FIHA WE LEHU 'ADHABUN MUHINUN
C
4:15.
Ato nga gratë tuaja që bëjnë imoralitet (zina), kërkoni që kundër tyre të dëshmojnë katër vetë prej jush (burra); nëse vërtetohet më dëshmitarë (imoraliteti), mbyllni ato në shtëpia derisa t'i marrë vdekja ose derisa All-llahu të përcaktojë ndonjë rrugë për to.
4:15.
Për ato gra tuaja që bëjnë kurvëri, kërkoni që të dëshmojnë për këtë gjë katër vetë prej jush; nëse dëshmojnë për këtë gjë, i mbani ato në shtëpi derisa t'u vijë vdekja ose derisa Allahu t'u japë atyre rrugëdalje tjetër.
4:15.
Dhe për ato gra tuaja që kryejnë imoralitet, kërkoni katër dëshmitarë nga mesi juaj kundër tyre. Dhe nëse ata dëshmojnë, atëherë mbajini ato në shtëpi derisa t'i marrë vdekja ose Allahu u jep një rrugë tjetër.
4:15.
WEL-LATI JE'TINEL-FAHISHETE MIN NISA'IKUM FASTESH/HIDU 'ALEJHINNE 'ERBE'ATEN MINKUM FE'IN SHEHIDU FE'EMSIKUHUNNE FIL-BUJUTI HETTA JETEWEFFAHUNNEL-MEWTU 'EW JEXH'ALEL-LAHU LEHUNNE SEBILEN
C
4:16.
Ata të dy prej jush që bëjnë atë (imoralitet-zina), ndëshkoni; e në qoftë se ata pendohen dhe përmirësohen, atëherë hiqni dorë prej tyre, pse All-llahu pranon fort pendimin dhe mëshiron shumë.
4:16.
Dhe ata të dy prej jush që kanë bërë këtë punë të turpshme, i ndëshkoni që të dy; e nëse pendohen dhe përmirësohen, ua hiqni dënimin. Se Allahu e pranon pendimin dhe është Mëshirues.
4:16.
Dhe për ata nga ju që e kryejnë atë, ndëshkoni ata. Por nëse ata pendohen dhe përmirësohen, atëherë lini ata të lirë. Me të vërtetë, Allahu është Pranues i Pendimit, Mëshirëplotë.
4:16.
WEL-LEDHANI JE'TIJANIHA MINKUM FE'ADHUHUMA FE'IN TABA WE 'ESLEHA FE'A'RIDU 'ANHUMA 'INNALL-LLAHE KANE TEWWABEN REHIMAN
C
4:17.
Pendim i pranueshëm te All-llahu është vetëm ai i atyre që e bëjnë të keqen me mosdije shpejt pendohen; të tillëve All-llahu ju pranon pendimin, se All-llahu është më i dijshmi, më i urti.
4:17.
Allahu është pranues i pendimit vetëm për ata që bëjnë ndonjë të keqe nga padituria dhe pendohen shpejt. Pra, këtyre Allahu ua pranon pendimin. Allahu është i Gjithëdijshëm dhe i Urtë.
4:17.
Me të vërtetë, pendimi është për ata që bëjnë të keqen nga padituria dhe pastaj pendohen menjëherë. Për ta Allahu pranon pendimin. Dhe Allahu është i Dituri, i Urtë.
4:17.
'INNEMAT-TEWBETU 'ALA ELLAHI LILLEDHINE JA'MELUNE ES-SU'E BIXHEHALETIN THUMME JETUBUNE MIN KARIBIN FE'ULA'IKE JETUBU ELLAHU 'ALEJHIM WE KANEL-LAHU 'ALIMEN HEKIMAN
C
4:18.
Nuk është pendim (i pranueshëm) i atyre që vazhdimisht bëjnë punë të këqia dhe vetëm atëherë kur t'i vjen vdekja ndonjërit prej tyre, të thotë: "Unë tash u pendova!" e as i atyre që vdesin duke qenë jobesimtarë. Ndaj tyre kemi përgatitur dënim të ashpër.
4:18.
Nuk pranohet pendimi i atyre që vazhdimisht bëjnë të këqija e, kur u afrohet vdekja, atëherë thonë: “Unë tani me të vërtetë po pendohem”. As për ata që vdesin duke qenë jobesimtarë. Për këta, Ne kemi përgatitur dënim të dhembshëm.
4:18.
Por pendimi nuk pranohet për ata që vazhdojnë të bëjnë të këqija derisa t'u vijë vdekja dhe pastaj thonë: "Tani po pendohem," dhe as për ata që vdesin si jobesimtarë. Për ta Ne kemi përgatitur një ndëshkim të dhimbshëm.
4:18.
WE LEJSETIT-TEWBETU LILLEDHINE JA'MELUNE ES-SEJJI'ATI HETTA 'IDHA HEDERE 'EHEDEHUMUL-MEWTU KALE 'INNI TUBTUL-'ANE WE LAL-LEDHINE JEMUTUNE WE HUM KUFFARUN 'ULA'IKE 'A'TEDNA LEHUM 'ADHABEN 'ELIMAN
C
4:19.
O ju që besuat, nuk është lejuar për ju të trashëgoni gratë (e të vdekurve) në mënyrë të dhunshme, e as t'i shtrëngoni për t'u marrë diçka nga ajo që ju keni dhënë atyre, përveç nëse ato bëjnë ndonjë imoralitet të hapur. Çoni jetë të mirë me to. Nëse i urreni ato, bëni durim pse ndodh që All-llahu të japë shumë të mira në një send që ju e urreni.
4:19.
O besimtarë! - nuk ju lejohet të bëheni përdhunisht trashëgimtarë të grave dhe mos i pengoni ato me qëllim që t'ua merrni një pjesë nga dhuratat që ua keni dhënë, përveç nëse bëjnë gabime sheshazi. Jetoni e silluni mirë me to! Në qoftë se ato nuk ju pëlqejnë aq shumë, (duroni!) sepse është e mundur që juve të mos ju pëlqejë diçka, por që Allahu në atë do t'ju sjellë shumë të mira.
4:19.
O ju që keni besuar, nuk ju lejohet të trashëgoni gratë duke i detyruar ato dhe mos i trajtoni ato ashpër për të marrë diçka nga ato që u keni dhënë, përveçse kur ato kanë kryer një imoralitet të qartë. Dhe jetoni me to në mënyrë të mirë. Por nëse nuk ju pëlqejnë, atëherë ndoshta ju e urreni diçka që Allahu ka bërë një të mirë të madhe për ju.
4:19.
JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU LA JEHILLU LEKUM 'EN TERITHU EN-NISA' KERHEN WE LA TA'DULUHUNNE LITEDH/HEBU BIBA'DI MA 'ATEJTUMUHUNNE 'ILLA 'EN JE'TINE BIFAHISHETIN MUBEJJINETIN WE 'ASHIRUHUNNE BIL-MA'RUFI FE'IN KERIHTUMUHUNNE FE'ASA 'EN TEKREHU SHEJ'AN WE JEXH'ALEL-LAHU FIHI HAJRÆN KETHIRÆN
C
4:20.
Në qoftë se dëshironi të ndërroni (ta merrni) një grua në vend të një gruaje (të lëshuar), e asaj (të lëshuares) i keni pas dhënë shumë të madhe, mos merrni prej saj asnjë send. A do të merrni atë pa të drejtë e në mënyrë mizore?
4:20.
Në qoftë se dëshironi të ndërroni grua, duke e lëshuar njërën për të marrë një tjetër, asaj që i keni dhënë pasuri, mos i merrni nga ajo (pasuri) asgjë. A do ta merrnit atë padrejtësisht, duke bërë gjynah të qartë?!
4:20.
Dhe nëse dëshironi të ndërroni një grua në vend të një tjetre dhe i keni dhënë njërës një pasuri të madhe, atëherë mos merrni asgjë prej saj. A do ta merrnit atë me padrejtësi dhe mëkat të qartë?
4:20.
WE 'IN 'EREDTUMU ESTIBDALE ZEWXHIN MEKANE ZEWXHIN WE 'ATEJTUM 'IHDAHUNNE KINTAREN FELA TE'HUDHU MINHU SHEJ'AN 'ETE'HUDHUNEHU BUHTANÆN WE 'ITHMÆN MUBINÆN
C
4:21.
Dhe si mund të merrni atë kur njëri-tjetri iu keni bashkuar (në një shtrat) dhe kur ato kanë marrë prej jush një besë të fortë?
4:21.
Si do t'ia merrnit atë dhuratë, kur ju i jeni dhënë njëri-tjetrit dhe kur ato kanë marrë nga ju besë të fortë?
4:21.
Dhe si mund ta merrni atë, kur ju keni qenë njëri pranë tjetrit dhe ato kanë marrë prej jush një marrëveshje solemne?
4:21.
WE KEJFE TE'HUDHUNEHU WE KAD 'EFDA BA'DUKUM 'ILA BA'DIN WE 'EHADHNE MINKUM MITHAKEN GALIDHAN
C
4:22.
Mos u martoni me ato gra me të cilat qenë të martuar prindërit tuaj, me përjashtim të asaj që ka kaluar (para islamizmit) pse ajo ishte turpësi, përbuzje e traditë e shëmtuar.
4:22.
Mos i merrni ato gra që kanë qenë gratë e baballarëve tuaj, përveç rasteve që tashmë kanë kaluar. Vërtet, kjo është vepër e keqe dhe rrugë e shëmtuar.
4:22.
Dhe mos u martoni me gratë që kanë qenë të martuara me baballarët tuaj, përveçse për atë që ka ndodhur më parë. Me të vërtetë, kjo ishte një padrejtësi, një neveri dhe një rrugë e keqe.
4:22.
WE LA TENKIHU MA NEKEHE 'ABA'UUKUM MINE EN-NISA' 'ILLA MA KAD SELEFE 'INNEHU KANE FAHISHETEN WE MEKTEN WE SA'E SEBILAN