U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
4:4.
Grave jepuani dhuratën e kurorës së tyre (niqahin) më të mirë, e në qoftë se ato nga vullneti i vet ju falin diçka nga ajo, atëherë hajeni atë hallall të mirë.
4:4.
Dhe jepuni me gjithë zemër grave tuaja dhuratën e kurorëzimit e, nëse ato u falin me dëshirën e vet diçka prej atyre dhuratave, pranojeni atë pa frikë dhe me kënaqësi!
4:4.
Dhe jepuni grave dhuratat e tyre me përzemërsi. Por nëse ato heqin dorë vullnetarisht nga ndonjë pjesë e saj për ju, atëherë hajeni atë me kënaqësi dhe pa asnjë shqetësim.
4:4.
WE 'ATU EN-NISA' SEDUKATIHINNE NIHLETEN FE'IN TIBNE LEKUM 'AN SHEJ'IN MINHU NEFSEN FEKULUHU HENI'AN MERI'ÆN
C
4:5.
Mendjelehtësve (të papjekurve) mos u jepni pasurinë tuaj që All-llahu e bëri për ju mëkamje, e ata ushqeni nga ajo, veshni dhe u thoni fjalë të mira.
4:5.
Mos e lini në dorë të të paaftëve mendërisht pasurinë tuaj që Allahu jua ka dhënë si mjet jetese për ju; ushqejini dhe vishini ata prej saj dhe u thoni atyre fjalë të mira.
4:5.
Dhe mos u jepni të paaftëve pasuritë tuaja që Allahu i ka bërë një mbështetje për ju, por furnizoni ata dhe vishuni ata me të dhe u thoni atyre fjalë të mira.
4:5.
WE LA TU'UTU ES-SUFEHA'E 'EMWALEKUMU ELLETI XHE'ALEL-LAHU LEKUM KIJAMEN WE ERZUKUHUM FIHA WE EKSUHUM WE KULU LEHUM KAWLAN MA'RUFÆN
C
4:6.
Provoni bonjakët derisa të bëhen për martesë, e nëse vëreni te ta pjekuri, atëherë dorëzonju atyre pasurinë e tyre. Mos e hani atë duke shkapërderdhur dhe duke u ngutur para se të rriten ata. Kush është i pasur le të ruhet (shfrytëzimit të pasurisë të jetimëve), e kush është i varfër, le të hajë me maturi. E kur t'ju dorëzoni atyre pasurinë e vet, dëshmoni atë (që ju dorëzoni). Mjafton që All-llahu është llogaritës.
4:6.
Vërini në provë jetimët, derisa të bëhen për martesë! Nëse vëreni se janë pjekur, atëherë jepuani pasurinë e tyre! Mos nxitoni në shpenzimin e pasurisë së tyre në mënyrë të panevojshme dhe para se ata të rriten! Kush është pasanik, le të përmbahet në marrjen e pasurisë së tyre e, në qoftë se është i varfër, le të harxhojë aq sa është e arsyeshme dhe e drejtë. Kur t'jua dorëzoni pasurinë e tyre, bëjeni këtë në prani të dëshmitarëve. Allahu është i mjaftueshëm si llogaritës.
4:6.
Dhe testoni jetimët derisa të arrijnë moshën e martesës. Pastaj, nëse gjeni tek ata pjekuri, atëherë dorëzojuni pasurinë e tyre. Dhe mos e shpenzoni atë padrejtësisht dhe me nxitim, nga frika se ata do të rriten. Dhe kushdo që është i pasur, le të përmbahet nga ajo, dhe kushdo që është i varfër, le të marrë nga ajo në mënyrë të drejtë. Dhe kur t'ua dorëzoni atyre pasurinë e tyre, thirrni dëshmitarë mbi ta. Dhe Allahu është i Mjaftueshëm si Llogaritar.
4:6.
WE EBTELUL-JETAMA HETTA 'IDHA BELEGU EN-NIKAHE FE'IN 'ANESTUM MINHUM RUSHDEN FADFA'U 'ILEJHIM 'EMWALEHUM WE LA TE'KULUHA 'ISRAFAN WE BIDARÆN 'EN JEKBERU WE MEN KANE GANIJÆN FELJESTA'FIF WE MEN KANE FEKIRÆN FELJE'KUL BIL-MA'RUFI FE'IDHA DEFA'TUM 'ILEJHIM 'EMWALEHUM FE'ESH/HIDU 'ALEJHIM WE KEFA BILLAHI HESIBÆN
C
4:7.
Meshkujve ju takon pjesë nga pasuria që e lënë prindërit e të afërmit (pas vdekjes), edhe femrave ju takon pjesë nga ajo që lënë prindërit e të afërmit, le të jetë pak ose shumë ajo që lënë, ju takon pjesë e caktuar (nga Zoti).
4:7.
Meshkujve u takon pjesë nga ajo që ua kanë lënë prindërit dhe të afërmit, por, edhe femrave u takon pjesë nga ajo që ua kanë lënë prindërit dhe të afërmit qoftë ajo pak apo shumë, si pjesë e caktuar dhe e detyruar.
4:7.
Për burrat është një pjesë nga ajo që lënë prindërit dhe të afërmit, dhe për gratë është një pjesë nga ajo që lënë prindërit dhe të afërmit, qoftë ajo e vogël ose e madhe – një pjesë e caktuar.
4:7.
LILRRIXHALI NESIBUN MIMMA TEREKEL-WALIDANI WEL-'EKREBUNE WE LILNNISA'I NESIBUN MIMMA TEREKEL-WALIDANI WEL-'EKREBUNE MIMMA KALLE MINHU 'EW KETHURE NESIBEN MEFRUDAN
C
4:8.
Kur të prezentojnë në pjesëtimin e pasurisë që ka lënë i vdekuri të afërmë, bonjak dhe varfnjak (që nuk janë pjestarë në trashëgim), jepuani nga ajo (pasuri e lënë) dhe atyre thuajuni fjalë të mira.
4:8.
E kur në ndarjen e trashëgimisë të jenë të pranishëm farefisi i largët, jetimët dhe të varfrit, u dhuroni edhe atyre diçka dhe thuajuni fjalë të ëmbla.
4:8.
Dhe kur janë të pranishëm ndarjen të afërmit, jetimët dhe të varfrit, jepuni atyre diçka nga ajo dhe u thoni atyre fjalë të mira.
4:8.
WE 'IDHA HEDEREL-KISMETE 'ULUL-KURBA WEL-JETAMA WEL-MESAKINU FARZUKUHUM MINHU WE KULU LEHUM KAWLEN MA'RUFAN
C
4:9.
Le të frikësohen ata (në prag të vdekjes) sikur të linin pas vete pasardhës të paaftë për të cilët kanë dro (si do të jetë gjendja e tyre) le t'i ruhen All-llahut (dënimit të Tij) dhe le t'ju thonë (jetimëve) fjalë prindore.
4:9.
Le të druajnë nëse ata lënë pas vetes fëmijë të mitur, duke u brengosur për ta, le të kenë frikë Allahun dhe le të flasin drejt.
4:9.
Dhe le të kenë frikë ata që, nëse do të linin pas vetes fëmijë të dobët, do të kishin frikë për ta. Prandaj, le të kenë frikë Allahun dhe të thonë fjalë të drejta.
4:9.
WE LIEHSHEL-LEDHINE LEW TEREKU MIN HALFIHIM DHURRIJETEN DI'AFEN HAFU 'ALEJHIM FELJETTEKU ELLAHE WE LIEKULU KAWLAN SEDIDÆN
C
4:10.
Ata që e hanë pa të drejtë pasurinë e jetimëve, në të vërtetë ata hanë atë që mbush barkun e tyre zjarr dhe do të futen në zjarrin e xhehennemit.
4:10.
Vërtet, ata që shpenzojnë pasurinë e jetimit pa të drejtë, vetëm mbushin barkun e tyre me zjarr dhe ata do të digjen në zjarrin flakërues.
4:10.
Me të vërtetë, ata që e hanë pasurinë e jetimëve padrejtësisht, ata hanë zjarr në barkun e tyre. Dhe ata do të digjen në një zjarr të ndezur.
4:10.
'INNEL-LEDHINE JE'KULUNE 'EMWALEL-JETAMA DHULMEN 'INNEMA JE'KULUNE FI BUTUNIHIM NARAN WE SEJESLEWNE SA'IRÆN
C
4:11.
All-llahu ju urdhëron për (çështjen e trashëgimit) fëmijët tuaj: për mashkullin hise sa për dy femra; nëse janë (trashëgimtare) vetëm femra, dy e më shumë, atyre ju takojnë dy të tretat e pasurisë që trashëgohet; nëse është një femër, asaj i takon gjysma; për prindërit, për secilin nga ata, ju takon e gjashta nga ajo që ka lënë (i vdekuri) nëse ka fëmijë; e në qoftë se (i vdekuri) nuk ka fëmijë e atë e trashëgojnë (vetëm) prindërit, atëherë nënës së tij i takon një e treta; në qoftë se ai (i vdekuri) ka vëllezër, nënës së tij i takon vetëm një e gjashta, (kjo e drejtë në trashëgim bëhet) pasi të kryhet testamenti (vasijeti) që ka lënë dhe pasi të lahet borxhi; ju nuk dini se kush është më afër dobisë suaj, prindërit tuaj ose fëmijët tuaj. (Ky përcaktim është) Urdhër nga All-llahu. Vërtet All-llahu është më i Dijshmi, më i Urti.
4:11.
Allahu ju urdhëron për trashëgiminë tuaj: mashkullit i takon aq sa pjesa e dy femrave; nëse trashëgimtarë janë dy e më tepër femra, atyre u takojnë dy të tretat nga trashëgimia; nëse është një femër - i takon gjysma e pasurisë; e për çdonjërin prind të të vdekurit - u përket një e gjashta nga pasuria e trashëguar, nëse i vdekuri ka lënë fëmijë; e nëse nuk ka fëmijë, e trashëgojnë prindërit dhe nënës i bie një e treta; nëse i vdekuri ka vëllezër, nënës së tij i bie një e gjashta, pas kryerjes së testamentit të lënë dhe larjes së borxhit. Ju nuk e dini se cili është më i afërt për ju nga dobia: prindërit tuaj apo fëmijët tuaj. Ky caktim është nga ana e Allahut. Pa dyshim Allahu është i Gjithëdijshëm dhe i Urtë.
4:11.
Allahu ju urdhëron për trashëgiminë e fëmijëve tuaj: për mashkullin është pjesa e dy grave. Por nëse ka vetëm gra – më shumë se dy – atëherë për to është dy të tretat e asaj që lë ai. Dhe nëse është vetëm një grua, atëherë për të është gjysma. Dhe për prindërit, për secilin prej tyre është një e gjashta e asaj që lë ai, nëse ai ka fëmijë. Por nëse ai nuk ka fëmijë dhe prindërit e tij janë trashëgimtarët, atëherë për nënën e tij është një e treta. Por nëse ai ka vëllezër, atëherë për nënën e tij është një e gjashta, pasi të kryhet testamentari i tij ose borxhet. Prindërit tuaj ose fëmijët tuaj – ju nuk e dini se cili prej tyre është më afër për ju në përfitim. Ky është një urdhër nga Allahu. Me të vërtetë, Allahu është i Dituri, i Urtë.
4:11.
JUSIKUMU ELLAHU FI 'EWLADIKUM LILDHDHEKERI MITHLU HEDHDHIL-'UNTHEJEJNI FE'IN KUNNE NISA'EN FEWKA ETHNETEJNI FELEHUNNE THULUTHA MA TEREKE WE 'IN KANET WAHIDETEN FELEHA EN-NISFU WE LI'EBEWEJHI LIKULLI WAHIDIN MINHUMA ES-SUDUSU MIMMA TEREKE 'IN KANE LEHU WELEDUN FE'IN LEM JEKUN LEHU WELEDUN WE WERITHEHU 'EBEWAHU FELI'EMMIHI ETH-THULUTHU FE'IN KANE LEHU 'IHWETUN FELI'EMMIHI ES-SUDUSU MIN BA'DI WESIJETIN JUSI BIHA 'EW DEJNIN 'ABA'UUKUM WE 'EBNA'UUKUM LA TEDRUNE 'EJJUHUM 'EKREBU LEKUM NEF'EN FERIDETEN MINEL-LAHI 'INNALL-LLAHE KANE 'ALIMAN HEKIMÆN
C
4:12.
Juve ju takon gjysma e asaj (pasurie) që lënë gratë e tuaja, nëse ato nuk kanë fëmijë, por nëse ato kanë fëmijë juve ju takon një e katërta nga ajo që lënë ato, pasi të kryhet testamenti i tyre dhe pasi të lahet borxhi. Atyre (grave) ju takon një e katërta nga ajo që lini ju, nëse nuk keni fëmijë, por nëse keni fëmijë, atyre ju takon një e teta nga ajo që leni pas kryrjes së testamentit që keni përcaktuar ose borxhit. Në qoftë se (i vdekuri) është mashkull ose femër, e trashëgohet nga ndonjë i largët (pse s'ka as prindër as fëmijë) po ka një vëlla ose një motër (nga nëna), atëherë secilit prej tyre u takon një e gjashta, e në qoftëse se janë më shumë (se një vëlla ose se një motër) ata janë pjesmarrës të barabartë në të tretën (e tërë pasurisë), pas testamentit të porositur ose borxhit, e duke mos dëmtuar (trashëguesit). Ky përcaktim është porositur prej All-llahut. All-llahu është i gjithëdijshëm, jo i ngutshëm.
4:12.
Juve ju takon gjysma e pasurisë nga ajo që kanë lënë bashkëshortet tuaja, nëse ato nuk kanë fëmijë. Por, nëse kanë fëmijë, ju takon një e katërta e asaj që kanë lënë ato, pasi të kryhet testamenti e të lahet borxhi. Në qoftë se nuk keni fëmijë, atyre grave) u takon një e katërta e pasurisë që keni lënë e, nëse keni fëmijë, atyre u takon një e teta nga ajo që keni lënë, pasi të kryhet testamenti e të lahet borxhi. Nëse i vdekuri, qoftë burrë ose grua, është pa prindër dhe fëmijë, por ka vëlla ose motër (prej nënës), atëherë çdonjërit prej tyre u takon një e gjashta; e nëse ka më shumë nga ata, atëherë marrin pjesë bashkërisht në një të tretën e pasurisë, pasi të kryhet testamenti e të lahet borxhi, duke mos e dëmtuar askënd. Kjo është porosia e Allahut! Allahu është i Gjithëdijshëm dhe shumë Durues.
4:12.
Dhe për ju është gjysma e asaj që lënë bashkëshortet tuaja, nëse ato nuk kanë fëmijë. Por nëse ato kanë fëmijë, atëherë për ju është një e katërta e asaj që lënë ato, pasi të kryhet testamentari i tyre ose borxhet. Dhe për to është një e katërta e asaj që lëni ju, nëse ju nuk keni fëmijë. Por nëse ju keni fëmijë, atëherë për to është një e teta e asaj që lëni ju, pasi të kryhet testamentari juaj ose borxhet. Dhe nëse një burrë ose grua nuk lë trashëgimtarë të afërt dhe ka një vëlla ose motër, atëherë për secilin prej tyre është një e gjashta. Por nëse janë më shumë se kaq, atëherë ata janë ortakë në një të tretën, pasi të kryhet testamentari i tij ose borxhet, pa dëm të askujt. Ky është një urdhër nga Allahu. Dhe Allahu është i Dituri, i Butë.
4:12.
WE LEKUM NISFU MA TEREKE 'EZWAXHUKUM 'IN LEM JEKUN LEHUNNE WELEDUN FE'IN KANE LEHUNNE WELEDUN FELEKUMU ER-RUBU'U MIMMA TEREKNE MIN BA'DI WESIJETIN JUSINE BIHA 'EW DEJNIN WE LEHUNNE ER-RUBU'U MIMMA TEREKTUM 'IN LEM JEKUN LEKUM WELEDUN FE'IN KANE LEKUM WELEDUN FELEHUNNE ETH-THUMUNU MIMMA TEREKTUM MIN BA'DI WESIJETIN TUSUNE BIHA 'EW DEJNIN WE 'IN KANE REXHULUN JURETHU KELALETEN 'EW EMRE'ETUN WE LEHU 'EHUN 'EW 'UHTUN FELIKULLI WAHIDIN MINHUMA ES-SUDUSU FE'IN KANU 'EKTHERE MIN DHALIKE FEHUM SHUREKA'U FI ETH-THULUTHI MIN BA'DI WESIJETIN JUSA BIHA 'EW DEJNIN GAJRE MUDARRIN WESIJETEN MINEL-LAHI WEL-LAHU 'ALIMUN HELIMUN
C
4:13.
Këto janë (dispozita) të caktuara prej All-llahut. Kush i bindet All-llahut, (urdhërave të Tij) dhe të dërguarit të Tij, atë e dërgon në xhennete nën të cilin burojnë lumenj. Aty do të jenë përgjithmonë. E ky është shpëtim i madh.
4:13.
Këta janë kufijtë e caktuar prej Allahut. Atë që i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, Ai e shpie në kopshte, nëpër të cilët rrjedhin lumenj dhe ku do të qëndrojë përherë. Kjo është fitorja e madhe.
4:13.
Këto janë kufijtë e Allahut. Dhe kushdo që i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, Ai do ta fusë atë në kopshtet nën të cilët rrjedhin lumenj, ku ata do të jenë përgjithmonë. Dhe kjo është suksesi i madh.
4:13.
TILKE HUDUDU ELLAHI WE MEN JUTI'I ELLAHE WE RESULEHU JUDHILHU XHENNATIN TEXHRI MIN TEHTIHAL-'ENHARU HALIDINE FIHA WE DHELIKEL-FEWZUL-'ADHIMU
C
4:14.
Kush e kundërshton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, dhe i shkel dispozitat e Tij, atë e shtie në zjarr të përjetëshëm. E për të është një dënim i rëndë.
4:14.
Ndërsa atë që nuk i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij dhe shkel kufijtë e vënë prej Tij, Allahu e shpie në zjarr, ku do të qëndrojë përherë dhe për të ka ndëshkim poshtërues.
4:14.
Dhe kushdo që i kundërshton Allahut dhe të Dërguarit të Tij dhe i kalon kufijtë e Tij, Ai do ta fusë atë në zjarr, ku ai do të jetë përgjithmonë. Dhe për të është një ndëshkim poshtërues.
4:14.
WE MEN JA'SI ELLAHE WE RESULEHU WE JETE'ADDE HUDUDEHU JUDHILHU NAREN HALIDAN FIHA WE LEHU 'ADHABUN MUHINUN