Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 53:61. Madje edhe e zëni në asgjë.
53:61. Madje, jeni edhe të shkujdesur!
53:61. Dhe qëndroni të pavëmendshëm?
53:61. WE 'ENTUM SAMIDUNE
C 53:62. Pra, bini në sexhde për All-llahun dhe adhurojeni!
53:62. Më mirë përuluni në sexhde për Allahun dhe adhurojeni Atë!
53:62. Por bini në sexhde para Allahut dhe adhuroni Atë.
53:62. FASXHUDU LILLAHI WE A'BUDU
C 54:1. Momenti (i katastrofës së përgjithshme) është afruar, e hëna është çarë (në dysh).
54:1. U afrua Ora dhe u ça Hëna!
54:1. Ora është afruar dhe hëna është çarë.
54:1. EKTEREBETI ES-SA'ATU WE ENSHEKKAL-KAMERU
C 54:2. Po ata (idhujtarët) edhe nëse shohin ndonjë argument (mrekulli) zbrapsen e thonë: "Kjo është magji e vazhdueshme!"
54:2. E megjithatë, sa herë që shohin ndonjë mrekulli, ata kthejnë kurrizin dhe thonë: “Kjo është në vazhdën e magjive të tij!”
54:2. Dhe nëse ata shohin një shenjë, ata largohen dhe thonë: "Kjo është një magji e vazhdueshme."
54:2. WE 'IN JEREW 'AJETEN JU'RIDU WE JEKULU SIHRUN MUSTEMIRRUN
C 54:3. Dhe përgënjeshtruan e ndoqën dëshirat e veta, por çdo çështje arrin cakun e fundit.
54:3. Ata e mohojnë (të vërtetën) dhe pasojnë dëshirat dhe tekat e tyre, por çdo gjë është e caktuar.
54:3. Dhe ata e përgënjeshtruan dhe ndoqën dëshirat e tyre. Por çdo çështje ka një vendosje.
54:3. WE KEDHDHEBU WE ETTEBA'U 'EHWA'EHUM WE KULLU 'EMRIN MUSTEKIRRUN
C 54:4. Atyre u patën ardhur aso lajmesh (të popujve të lashtë), ku ka mjaft qortime, (për ata që kuptojnë).
54:4. Sigurisht që atyre u kanë ardhur histori për t'i prapësuar (nga e keqja),
54:4. Dhe me të vërtetë, u kanë ardhur atyre lajme që përmbajnë paralajmërim.
54:4. WE LEKAD XHA'EHUM MINEL-'ENBA'I MA FIHI MUZDEXHERUN
C 54:5. Urtësi e përsosur (është Kur'ani)! Po sa bëjnë dobi qortimet!
54:5. një urtësi e përsosur, por paralajmërimi nuk u bën dobi.
54:5. Urtësi e përsosur – por paralajmëruesit nuk u bëjnë asnjë dobi.
54:5. HIKMETUN BALIGATUN FEMA TUGNI EN-NUDHURU
C 54:6. Pra, largohu prej tyre. Ditën kur thirrësi (Israfili) kumton një send të tmerrshëm.
54:6. Prandaj, largohu nga ata (o Profet), deri Ditën, kur do t'i thërrasë Lajmëtari në diçka të tmerrshme.
54:6. Prandaj, shmangju prej tyre. Ditën kur thirrësi do të thërrasë për një çështje të tmerrshme,
54:6. FETEWELLE 'ANHUM JEWME JED'U ED-DA'I 'ILA SHEJ'IN NUKURIN
C 54:7. Dalin prej varreve, e si karkaleca të shpërndarë e me shikim të përulur.
54:7. Me sy të përulur do të dalin nga varret, sikur të ishin karkaleca të shpërndarë,
54:7. Me sytë e ulur, ata do të dalin nga varret e tyre si karkaleca të shpërndarë.
54:7. HUSHSHA'EN 'EBSARUHUM JEHRUXHUNE MINEL-'EXHDATHI KE'ENNEHUM XHERADUN MUNTESHIRUN
C 54:8. Duke shpejtuar drejt atij që i thërret, e jobesimtarët thonë: "Kjo është ditë e vështirë".
54:8. duke shpejtuar drejt Lajmëtarit. Atëherë, mohuesit do të thonë: “Kjo është ditë e vështirë!”
54:8. Duke nxituar drejt thirrësit. Jobesimtarët do të thonë: "Kjo është një ditë e vështirë."
54:8. MUHTI'INE 'ILA ED-DA'I JEKULUL-KAFIRUNE HADHA JEWMUN 'ASIRUN
C 54:9. Populli i Nuhut që ishte para tyre përgënjeshtroi dhe robin Tonë (Nuhun) e quajti rrenacak dhe thanë: "I marrë!" dhe iu bë kërcënim.
54:9. Para tyre (i) ka përgënjeshtëruar (shenjat Tona) populli i Nuhut. Ata e quanin gënjeshtar robin Tonë (Nuhun), i thoshin “i çmendur”, e pengonin dhe e kërcënonin.
54:9. Populli i Nuhut përgënjeshtroi para tyre, prandaj ata përgënjeshtruan robin Tonë dhe thanë: "Ai është një i çmendur." Dhe ai u qortua.
54:9. KEDHDHEBET KABLEHUM KAWMU NUHIN FEKEDHDHEBU 'ABDENA WE KALU MEXHNUNUN WE EZDUXHIRE