Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 46:15. Ne e urdhëruam njeriun t'u bëjë mirë prindërve të vet, ngase nëna e vet me mundim e barti dhe me vështirësi e lindi, e bartja e tij dhe gjidhënia e tij zgjat tridhjetë muaj (e ai vazhdon të jetojë) derisa ta arrijë pjekurinë e vet dhe kur t'i mbush dyzet vjet ai thotë: "Zoti im, më inspiro mua që të falënderoj për të mirën Tënde që ma dhurove mua dhe prindërve të mij, që të bëj vepra të mira që i pëlqen Ti dhe m'i bën të mirë pasardhësit e mij, unë pendohem te Ti dhe unë jam me muslimanët.
46:15. Njeriun e kemi porositur të jetë i sjellshëm ndaj prindërve të vet. Nëna e mbart atë me mund dhe me mund e lind. Ai mbartet dhe ushqehet me gji për tridhjetë muaj dhe, kur arrin në moshën e burrërisë e i mbush dyzet vjet, ai thotë: “O Zoti im! Më frymëzo që të të falënderoj për begatitë që Ti më ke dhënë mua dhe prindërve të mi dhe që të bëj vepra të mira, me të cilat Ti do të jesh i kënaqur! Më dhuro pasardhës të mirë! Tek Ty kthehem i penduar dhe Ty të dorëzohem!”.
46:15. Dhe Ne kemi urdhëruar njeriun për prindërit e tij. Nëna e tij e mbarti atë me vështirësi, dhe e lindi atë me vështirësi. Dhe mbajtja e tij dhe shkëputja e tij janë tridhjetë muaj. Derisa, kur ai arrin pjekurinë dhe arrin dyzet vjet, ai thotë: "Zoti im, më frymëzo që të falënderoj për begatitë e Tua që i ke dhënë mua dhe prindërve të mi dhe që të punoj drejtësi që Ti je i kënaqur me të. Dhe më bëj të mirë në pasardhësit e mi. Me të vërtetë, unë pendohem te Ti, dhe me të vërtetë, unë jam nga të dorëzuarit."
46:15. WE WESSEJNAL-'INSANE BIWALIDEJHI 'IHSANEN HEMELET/HU 'UMMUHU KURHAN WE WEDE'AT/HU KURHÆN WE HEMLUHU WE FISALUHU THELATHUNE SHEHRÆN HETTA 'IDHA BELEGA 'ESHUDDEHU WE BELEGA 'ERBA'INE SENETEN KALE RABBI 'EWZI'NI 'EN 'ESHKURE NI'METEKEL-LETI 'EN'AMTE 'ALEJJE WE 'ALA WE E-DEJJE WE 'EN 'A'MELE SALIHÆN TERDAHU WE 'ESLIH LI FI DHURRIJETI 'INNI TUBTU 'ILEJKE WE 'INNI MINEL-MUSLIMINE
C 46:16. Të tillët janë ata që Ne ua pranojmë në mënyrën më të mirë atë që punuan, ua kapërcejmë të këqijat e tyre duke i radhitur me banuesit e xhennetit. (Ky është) Premtim i vërtetë që u është premtuar.
46:16. Këta janë ata njerëz, të cilëve do t'ua pranojmë veprat e tyre më të mira e nuk do t'ua vëmë re veprat e tyre të këqija. Ata do të jenë banorë të Xhenetit; ky është premtimi i vërtetë, që u është premtuar.
46:16. Ata janë ata të cilëve Ne do t'i pranojmë veprat më të mira që ata kanë bërë dhe do t'i falim të këqijat e tyre. Ata do të jenë mes banorëve të Xhenetit. Ky është premtimi i vërtetë që u është premtuar atyre.
46:16. 'ULA'IKEL-LEDHINE NETEKABBELU 'ANHUM 'EHSENE MA 'AMILU WE NETEXHAWEZU 'AN SEJJI'ATIHIM FI 'ESHABIL-XHENNETI WA'DE ES-SIDKIL-LEDHI KANU JU'ADUNE
C 46:17. E ai që prindërve të vet u thotë: "Oh, për ju!, a më premtoni mua se do të ringjallem, kur sa e sa gjenerata kanë kaluar para meje (e nuk u ringjallën)?" E ata të dy e lusin All-llahun ta udhëzojë (duke i thënë atij) "I mjeri ti, beso, se premtimi i All-llahut është i saktë!" po ai thotë: "Kjo nuk është tjetër vetëm se legjendë e të lashtëve!"
46:17. Mirëpo ndonjëri u thotë prindërve të vet: “Uf ju! A po më premtoni se do të ringjallem, ndonëse para meje kanë kaluar shumë brezni?!” Kur ata i drejtohen Allahut për ndihmë, (duke i thënë djalit): “Mjerë për ty! Beso, sepse premtimi i Allahut është i vërtetë!”, ai përgjigjet: “Këto janë vetëm përrallat e popujve të lashtë!”
46:17. Por ai që thotë për prindërit e tij: "Mjerë për ju! A më premtoni mua se unë do të nxirrem kur shumë breza kanë kaluar para meje?" Dhe ata të dy kërkojnë ndihmë nga Allahu (duke thënë): "Mjerë për ty! Beso. Me të vërtetë, premtimi i Allahut është i vërtetë." Por ai thotë: "Kjo është vetëm legjendë e të parëve."
46:17. WEL-LEDHI KALE LIWALIDEJHI 'UFFIN LEKUMA 'ETA'IDANINI 'EN 'UHREXHE WE KAD HALETIL-KURUNU MIN KABLI WE HUMA JESTEGITHANI ELLAHE WEJLEKE 'AMIN 'INNE WA'DEL-LAHI HEKKUN FEJEKULU MA HADHA 'ILLA 'ESATIRUL-'EWWELINE
C 46:18. Ata janë të tillë, kundër të cilëve ka marrë fund vendimi (të jenë banues të zjarrit) si në popujt nga exhinët dhe njerëzit që kaluan para tyre, sepse ata ishin të humbur.
46:18. Njerëz të tillë do të pësojnë fatin e kombeve të kaluara prej xhindeve dhe njerëzve, ndaj të cilëve u përmbush Fjala (e dënimit). Vërtet, ata janë përherë të humburit.
46:18. Ata janë ata kundër të cilëve Fjala e Allahut është bërë e detyrueshme mes kombeve që kanë kaluar para tyre, si gjenitë ashtu edhe njerëzit. Me të vërtetë, ata ishin të humbur.
46:18. 'ULA'IKEL-LEDHINE HEKKA 'ALEJHIMUL-KAWLU FI 'UMEMIN KAD HALET MIN KABLIHIM MINEL-XHINNI WEL-'INSI 'INNEHUM KANU HASIRINE
C 46:19. E, secilit sipas veprave që i bën i takon shkalla, e shpërblimi për veprat e tyre do t'u plotësohet, e nuk u bëhet padrejtë.
46:19. Për të gjithë do të ketë shkallë të caktuara, sipas asaj që kanë punuar, në mënyrë që Allahu t'i shpërblejë për veprat e tyre. Askujt nuk do t'i bëhet padrejtësi.
46:19. Dhe për të gjithë ka shkallë nga ajo që kanë bërë, dhe që Ai t'i shpërblejë ata për veprat e tyre. Dhe ata nuk do të padrejtohen.
46:19. WE LIKULLIN DEREXHATUN MIMMA 'AMILU WE LIJUWEFFIJEHUM 'A'MALEHUM WE HUM LA JUDHLEMUNE
C 46:20. E në ditën kur ata që nuk besuan paraqiten pranë zjarrit (e u thonë): "Ju i shfrytëzuat të mirat në jetën e Dunjasë dhe i përjetuat ato, sot, për shkak se keni bërë mendjemadhësi në tokë pa të drejtë dhe për shkak se nuk respektuat urdhrat e Zotit, do të shpërbleheni me dënim nënçmues".
46:20. Ditën, kur ata që kanë mohuar do të vihen para Zjarrit (do t'u thuhet): “Ju keni shfrytëzuar gjithë të mirat në jetën tuaj tokësore dhe jeni kënaqur me to, ndërsa sot do të ndëshkoheni me dënim poshtërues, sepse keni qenë arrogantë në Tokë pa kurrfarë të drejte dhe nuk i jeni bindur Allahut”.
46:20. Dhe në Ditën kur ata që nuk besuan do të ekspozohen ndaj zjarrit, (do t'u thuhet): "Ju shkatërruat të mirat tuaja në jetën tuaj të kësaj bote dhe i shijuat ato. Prandaj, sot ju do të shpërbleheni me ndëshkimin e poshtërimit për shkak të asaj që keni bërë në tokë pa të drejtë dhe sepse keni qenë arrogantë."
46:20. WE JEWME JU'REDUL-LEDHINE KEFERU 'ALA EN-NARI 'EDH/HEBTUM TEJJIBATIKUM FI HEJATIKUMU ED-DUNJA WE ESTEMTA'TUM BIHA FALJEWME TUXHZEWNE 'ADHABEL-HUNI BIMA KUNTUM TESTEKBIRUNE FIL-'ERDI BIGAJRIL-HEKKI WE BIMA KUNTUM TEFSUKUNE
C 46:21. Përkujto vëllain e Adit (Hudin) kur popullin e vet në Ahkafë e qortoi, megjithëqë qortime pati edhe para edhe pas tij, (u tha): "Të mos adhuroni tjetër vetëm se All-llahun, pse unë i kam frikë dënimit tuaj në ditën e madhe!"
46:21. Kujtoje vëllanë e fisit Ad (Hudin), kur e paralajmëroi popullin e vet në Ahkaf, ndërsa ka pasur paralajmërues edhe para tij, edhe pas tij (kur u tha): “Adhuroni vetëm Allahun! Unë, me të vërtetë, kam frikë se do t'ju godasë dënimi i Ditës së Madhe!”
46:21. Dhe përkujto vëllain e Adit, kur ai paralajmëroi popullin e tij në rrethinat e dunave – dhe paralajmëruesit kanë ardhur para tij dhe pas tij – (duke thënë): "Mos adhuroni askënd përveç Allahut. Me të vërtetë, unë kam frikë për ju ndëshkimin e një dite të madhe."
46:21. WE EDHKUR 'EHA 'ADIN 'IDH 'ENDHERE KAWMEHU BIL-'EHKAFI WE KAD HALETI EN-NUDHURU MIN BEJNI JEDEJHI WE MIN HALFIHI 'ELLA TA'BUDU 'ILLALLAHE 'INNI 'EHAFU 'ALEJKUM 'ADHABE JEWMIN 'ADHIMIN
C 46:22. Ata i thanë: "A ke ardhur të na largosh prej zotave tanë?! Nëse je i sigurt, na sjell atë me çka na kërcënohesh."
46:22. Ata u përgjigjën: “Vallë, a ke ardhur të na largosh ne prej hyjnive tona. Sillna atë (dënim) që po na premton dhe të shohim nëse thua të vërtetën!”
46:22. Ata thanë: "A ke ardhur për të na larguar nga zotat tanë? Prandaj, na sill atë me të cilën na kërcënon, nëse je nga ata që thonë të vërtetën."
46:22. KALU 'EXHI'TENA LITE'FIKENA 'AN 'ALIHETINA FE'TINA BIMA TA'IDUNA 'IN KUNTE MINE ES-SADIKINE
C 46:23. Ai tha: "Vetëm All-llahu e di atë, ndërsa unë po ju kumtoj atë për çka jam i dërguar, por unë po ju shoh se jeni popull injorant".
46:23. Ai u tha (atyre): “Vetëm Allahu e di (se kur do të vijë dënimi). Unë kam për detyrë vetëm që t'ju përcjell mesazhin për të cilin jam dërguar, por unë po shoh se ju jeni popull i zhytur në padije”.
46:23. (Ai) tha: "Me të vërtetë, dija është vetëm te Allahu. Dhe unë ju përcjell atë me të cilën jam dërguar. Por unë ju shoh se jeni një popull i paditur."
46:23. KALE 'INNEMAL-'ILMU 'INDEL-LAHI WE 'UBELLIGUKUM MA 'URSILTU BIHI WE LEKINNI 'ERAKUM KAWMEN TEXHHELUNE
C 46:24. E kur e panë të paraqitur (renë) të drejtuar kah luginat e tyre, thanë: "Kjo re do të na sjellë shi!" jo, kjo është ajo që ju e kërkuat sa më shpejtë, një erë (shtrëngatë) me një dënim të dhembshëm.
46:24. Dhe kur panë një ré që u duk se vinte në drejtim të luginave të tyre, ata thanë: “Kjo re po sjell shiun!” “Jo!” – u përgjigj ai – “kjo është ajo që ju e keni shpejtuar: një erë që mbart një dënim të dhembshëm,
46:24. Prandaj, kur ata e panë atë si një re që vinte drejt luginave të tyre, ata thanë: "Kjo është një re që na sjell shi." Por ajo ishte ajo që ju e nxituat – një erë në të cilën është një ndëshkim i dhimbshëm.
46:24. FELEMMA RE'EWHU 'ARIDEN MUSTEKBILE 'EWDIJETIHIM KALU HADHA 'ARIDUN MUMTIRUNA BEL HUWE MA ESTA'XHELTUM BIHI RIHUN FIHA 'ADHABUN 'ELIMUN
C 46:25. (Erë) që me lejen e Zotit të saj, rrënon çdo send. Dhe aguan ashtu që nuk shihej tjetër përveç banesave të tyre. Ashtu, Ne e ndëshkojmë popullin zullumqar.
46:25. që, me urdhrin e Allahut, shkatërron çdo gjë.” E në mëngjes u panë vetëm shtëpitë e tyre të zbrazëta; ja, kështu e ndëshkojmë Ne popullin keqbërës.
46:25. Duke shkatërruar çdo gjë me urdhrin e Zotit të saj. Prandaj, ata u bënë të tillë që asgjë nuk mund të shihej përveç banesave të tyre. Kështu Ne shpërblejmë një popull kriminel.
46:25. TUDEMMIRU KULLE SHEJ'IN BI'EMRI RABBIHA FE'ESBEHU LA JURA 'ILLA MESAKINUHUM KEDHALIKE NEXHZIL-KAWMEL-MUXHRIMINE