Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 46:5. Kush është më i humbur se ai që pos All-llahut lut diç që nuk i përgjigjet atij deri në kijamet, pse ata (që luten) janë gafilë ndaj lutjes së tyre.
46:5. Kush është më i humbur se ai, i cili, në vend Allahut, u lutet atyre që nuk mund t'u përgjigjen deri në Ditën e Kiametit e që janë krejt të pavetëdijshëm ndaj lutjes së tyre?!
46:5. Dhe kush është më i humbur sesa ai që lutet përveç Allahut atyre që nuk do t'i përgjigjen atij deri në Ditën e Ringjalljes dhe ata janë të pavetëdijshëm për lutjet e tyre?
46:5. WE MEN 'EDELLU MIMMEN JED'U MIN DUNI ELLAHI MEN LA JESTEXHIBU LEHU 'ILA JEWMIL-KIJAMETI WE HUM 'AN DU'A'IHIM GAFILUNE
C 46:6. E kur do të tubohen njerëzit, ata (zotat e tyre) do të jenë armiq të tyre (të adhuruesve) dhe do ta mohojnë adhurimin e tyre (të idhujtarëve).
46:6. Kur të tubohen njerëzit (në Ditën e Gjykimit), idhujt do të jenë armiq të tyre dhe do ta mohojnë adhurimin e tyre.
46:6. Dhe kur njerëzit të mblidhen, ata do të jenë armiq të tyre dhe do t'i mohojnë adhurimet e tyre.
46:6. WE 'IDHA HUSHIRE EN-NASU KANU LEHUM 'A'DA'EN WE KANU BI'IBADETIHIM KAFIRINE
C 46:7. Dhe kur atyre u lexoheshin ajetet Tona të qarta, ata të vërtetës (Kur'anit) që u erdhi, i thanë: "Kjo është magji e hapët!"
46:7. Kur mohuesve u lexohen shpalljet Tona të qarta, ata thonë për të Vërtetën (Kuranin) që u vjen: “Kjo është magji e qartë!”
46:7. Dhe kur u lexohen atyre ajetet Tona të qarta, ata që nuk besojnë thonë për të vërtetën kur ajo u erdhi: "Kjo është magji e qartë."
46:7. WE 'IDHA TUTLA 'ALEJHIM 'AJATUNA BEJJINATIN KALEL-LEDHINE KEFERU LILHEKKI LEMMA XHA'EHUM HADHA SIHRUN MUBINUN
C 46:8. Ose i thonë se ai (Muhammedi) e trilloi. Thuaj: "Nëse unë e kam trilluar atë, ju nuk keni mundësi asgjë të më mbroni prej All-llahut. Ai e di më së miri se çka i mvishni ju atij, por mjafton që Ai është dëshmitar ndërmjet meje dhe ndërmjet jush, Ai është mëkatfalësi, mëshiruesi".
46:8. Ose ata thonë: “Ai (Muhamedi) e ka trilluar vetë atë (Kuranin).” Thuaju: “Por, nëse unë e trilloj atë, ju nuk do të mund të më mbroni nga dënimi i Allahut. Ai i di më së miri të gjitha shpifjet tuaja për të (Kuranin). Mjafton Ai dëshmitar ndërmjet meje dhe jush. Ai është Falës dhe Mëshirëplotë”.
46:8. Apo ata thonë: "Ai e ka shpikur atë?" Thuaj: "Nëse unë e kam shpikur atë, ju nuk mund të bëni asgjë për mua kundër Allahut. Ai është më i Dijshmi për atë që flisni për të. Ai është dëshmitar mes meje dhe jush. Dhe Ai është më Falësi, më Mëshirëploti."
46:8. 'EM JEKULUNE EFTERAHU KUL 'INI EFTEREJTUHU FELA TEMLIKUNE LI MINEL-LAHI SHEJ'EN HUWE 'A'LEMU BIMA TUFIDUNE FIHI KEFA BIHI SHEHIDAN BEJNI WE BEJNEKUM WE HUWEL-GAFURU ER-REHIMU
C 46:9. Thuaj: "Unë nuk jam risimtar prej të dërguarve, e nuk e di se çka do të bëhet me mua e as me ju, unë nuk ndjek tjetër vetëm atë që më shpallet, unë nuk jam tjetër pos i dërguar që ua tërheq vërejtjen qartas".
46:9. Thuaju: “Unë nuk jam i pari i dërguar dhe nuk e di çfarë do të ndodhë me mua ose me ju. Unë ndjek vetëm atë që më është shpallur dhe kam për detyrë vetëm të jap paralajmërime të qarta”.
46:9. Thuaj: "Unë nuk jam ndonjë i pari nga të dërguarit, dhe unë nuk di se çfarë do të bëhet me mua ose me ju. Unë ndjek vetëm atë që më shpallet, dhe unë jam vetëm një paralajmërues i qartë."
46:9. KUL MA KUNTU BID'EN MINE ER-RUSULI WE MA 'EDRI MA JUF'ALU BI WE LA BIKUM 'IN 'ETTEBI'U 'ILLA MA JUHA 'ILEJJE WE MA 'ENA 'ILLA NEDHIRUN MUBINUN
C 46:10. Thuaj: "Më tregoni mua se nëse ai (Kur'ani) është prej All-llahut, e ju e mohuat (si do të jetë puna juaj), ndërsa një dëshmitar nga beni israilët e dëshmoi si të tillë (të zbritur prej All-llahut) dhe i besoi, kurse ju bëtë kryelartësi (a nuk jeni zullumqarë)?" E, s'ka dyshim se All-llahu një popull që është mizor, nuk e udhëzon në rrugën e shpëtimit.
46:10. Thuaju: “Më tregoni, se ç'do të bëhet me ju, nëse Kurani është vërtet prej Allahut e ju e mohoni, ndërkohë që një dëshmitar nga bijtë e Izraelit dëshmon për vërtetësinë e tij dhe e beson atë, kurse ju tregoheni kryelartë?!” Me të vërtetë, Allahu, nuk i udhëzon (në rrugë të drejtë) njerëzit e padrejtë.
46:10. Thuaj: "E keni parë nëse ai është nga Allahu, dhe ju e keni mohuar atë, ndërsa një dëshmitar nga bijtë e Israilit dëshmon për diçka të ngjashme dhe beson në të, ndërsa ju keni treguar arrogancë?" Me të vërtetë, Allahu nuk udhëzon një popull të padrejtë.
46:10. KUL 'ERE'EJTUM 'IN KANE MIN 'INDI ELLAHI WE KEFERTUM BIHI WE SHEHIDE SHAHIDUN MIN BENI 'ISRA'ILE 'ALA MITHLIHI FE'AMENE WE ESTEKBERTUM 'INNALL-LLAHE LA JEHDIL-KAWME EDH-DHALIMINE
C 46:11. E ata që nuk besuan, atyre që besuan u thanë: "Sikur të ishte ai (Kur'ani - feja) ndonjë e mirë, ata nuk do ta përqafonin para nesh!" E derisa nuk drejtohen me të (Kur'anin), ata do të thonë: "Ky është trillim i kahershëm".
46:11. Mohuesit thonë për besimtarët: “Nëse (Kurani) do të ishte ndonjë gjë e mirë, ata nuk do ta kishin besuar atë para nesh!” E përderisa ata nuk e pranojnë udhëzimin e tij, ata thonë: “Ky është një trillim i lashtë”.
46:11. Dhe ata që nuk besojnë thonë për ata që besojnë: "Sikur ai të ishte një gjë e mirë, ata nuk do të na kishin kaluar ne në të." Dhe kur ata nuk udhëzohen me të, ata do të thonë: "Ky është një trillim i vjetër."
46:11. WE KALEL-LEDHINE KEFERU LILLEDHINE 'AMENU LEW KANE HAJREN MA SEBEKUNA 'ILEJHI WE 'IDH LEM JEHTEDU BIHI FESEJEKULUNE HADHA 'IFKUN KADIMUN
C 46:12. E para tij ishte libri i Musait, prijës dhe mëshirë, e edhe ky është libër që vërteton (librin e Musait), është në gjuhën arabe për t'u tërhequr vërejtjen atyre që nuk besuan, kurse myzhde për besimtarët.
46:12. Para Kuranit është shpallur Libri i Musait, një udhërrëfyes dhe mëshirë për gjithë njerëzimin. Ky Libër (Kurani) e vërteton atë. Ai është shpallur në gjuhën arabe për t'i paralajmëruar ata që bëjnë të këqija dhe për t'u sjellë lajme të mira punëdrejtëve.
46:12. Dhe para tij ishte Libri i Musait si një udhëzim dhe mëshirë. Dhe ky është një Libër që konfirmon në një gjuhë arabe, për të paralajmëruar ata që bëjnë padrejtësi dhe për të sjellë përgëzime për të mirëbërësit.
46:12. WE MIN KABLIHI KITABU MUSA 'IMAMEN WE REHMETEN WE HEDHA KITABUN MUSEDDIKUN LISANAN 'AREBIJÆN LIJUNDHIREL-LEDHINE DHELEMU WE BUSHRA LILMUHSININE
C 46:13. Ata që thanë: "All-llahu është Zoti ynë dhe qëndruan besnikërisht, për ta nuk ka frikë dhe ata nuk do të pikëllohen.
46:13. Pa dyshim, ata që thonë: “Zoti ynë është Allahu!” dhe pastaj qëndrojnë në rrugën e drejtë, nuk do të kenë arsye për t'u frikësuar e as për t'u dëshpëruar (kur t'u vijë vdekja).
46:13. Me të vërtetë, ata që thonë: "Zoti ynë është Allahu," pastaj janë të qëndrueshëm, nuk do të kenë asnjë frikë dhe ata nuk do të pikëllohen.
46:13. 'INNEL-LEDHINE KALU REBBUNALLAHU THUMME ESTEKAMU FELA HAWFUN 'ALEJHIM WE LA HUM JEHZENUNE
C 46:14. Të tillët janë banues të xhennetit, aty do të jenë përgjithmonë, atë e kanë shpërblim pë veprat që i bënë.
46:14. Ata do të jenë banorë të Xhenetit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë, si shpërblim për atë që kanë punuar.
46:14. Ata janë banorët e Xhenetit, duke banuar aty përgjithmonë si një shpërblim për atë që kanë bërë.
46:14. 'ULA'IKE 'ESHABUL-XHENNETI HALIDINE FIHA XHEZA'EN BIMA KANU JA'MELUNE
C 46:15. Ne e urdhëruam njeriun t'u bëjë mirë prindërve të vet, ngase nëna e vet me mundim e barti dhe me vështirësi e lindi, e bartja e tij dhe gjidhënia e tij zgjat tridhjetë muaj (e ai vazhdon të jetojë) derisa ta arrijë pjekurinë e vet dhe kur t'i mbush dyzet vjet ai thotë: "Zoti im, më inspiro mua që të falënderoj për të mirën Tënde që ma dhurove mua dhe prindërve të mij, që të bëj vepra të mira që i pëlqen Ti dhe m'i bën të mirë pasardhësit e mij, unë pendohem te Ti dhe unë jam me muslimanët.
46:15. Njeriun e kemi porositur të jetë i sjellshëm ndaj prindërve të vet. Nëna e mbart atë me mund dhe me mund e lind. Ai mbartet dhe ushqehet me gji për tridhjetë muaj dhe, kur arrin në moshën e burrërisë e i mbush dyzet vjet, ai thotë: “O Zoti im! Më frymëzo që të të falënderoj për begatitë që Ti më ke dhënë mua dhe prindërve të mi dhe që të bëj vepra të mira, me të cilat Ti do të jesh i kënaqur! Më dhuro pasardhës të mirë! Tek Ty kthehem i penduar dhe Ty të dorëzohem!”.
46:15. Dhe Ne kemi urdhëruar njeriun për prindërit e tij. Nëna e tij e mbarti atë me vështirësi, dhe e lindi atë me vështirësi. Dhe mbajtja e tij dhe shkëputja e tij janë tridhjetë muaj. Derisa, kur ai arrin pjekurinë dhe arrin dyzet vjet, ai thotë: "Zoti im, më frymëzo që të falënderoj për begatitë e Tua që i ke dhënë mua dhe prindërve të mi dhe që të punoj drejtësi që Ti je i kënaqur me të. Dhe më bëj të mirë në pasardhësit e mi. Me të vërtetë, unë pendohem te Ti, dhe me të vërtetë, unë jam nga të dorëzuarit."
46:15. WE WESSEJNAL-'INSANE BIWALIDEJHI 'IHSANEN HEMELET/HU 'UMMUHU KURHAN WE WEDE'AT/HU KURHÆN WE HEMLUHU WE FISALUHU THELATHUNE SHEHRÆN HETTA 'IDHA BELEGA 'ESHUDDEHU WE BELEGA 'ERBA'INE SENETEN KALE RABBI 'EWZI'NI 'EN 'ESHKURE NI'METEKEL-LETI 'EN'AMTE 'ALEJJE WE 'ALA WE E-DEJJE WE 'EN 'A'MELE SALIHÆN TERDAHU WE 'ESLIH LI FI DHURRIJETI 'INNI TUBTU 'ILEJKE WE 'INNI MINEL-MUSLIMINE