Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 42:43. Kush bën durim dhe fal, s'ka dyshim se ajo është virtyti më i lartë (i lavdishëm).
42:43. Kushdo që duron dhe fal, ta dijë se, në të vërtetë, këto janë nga veprimet më të virtytshme.
42:43. Dhe kushdo që duron dhe fal – me të vërtetë, kjo është nga çështjet e vendosmërisë.
42:43. WE LEMEN SEBERE WE GAFERE 'INNE DHALIKE LEMIN 'AZMIL-'UMURI
C 42:44. Atë që All-llahu e lë të humbur, për të nuk ka ndonjë ndihmës tjetër pos Tij. Do t'i shohësh zullumqarët që, kur ta vërejnë dënimin, do të thonë: "A ka ndonjë rrugë për rikthim (në Dunja)?"
42:44. Për atë që Allahu e shpie në humbje, nuk ka mbrojtës tjetër përveç Tij. Ti do të shohësh se si keqbërësit, kur ta shohin dënimin, do të thonë: “A ka ndonjë rrugë për t'u kthyer?”
42:44. Dhe ai që Allahu e lë në humbje – për atë nuk ka asnjë mbrojtës pas Tij. Dhe ti do të shohësh të padrejtët kur ata shohin ndëshkimin duke thënë: "A ka ndonjë mënyrë për t'u kthyer?"
42:44. WE MEN JUDLILI ELLAHU FEMA LEHU MIN WE LIJIN MIN BA'DIHI WE TERA EDH-DHALIMINE LEMMA RE'EWL-'ADHABE JEKULUNE HEL 'ILA MEREDDIN MIN SEBILIN
C 42:45. Do t'i shohish ata duke iu afruar atij (zjarrit) të frikësuar nga nënshtrimi, se si e shikojnë me bisht të syrit tinëzisht (me një shikim të vjedhur). Ata që besuan do të thonë: "Vërtet, të humbur në ditën e kijametit janë ata që e humbën vetveten dhe familjen e vet!" Ta dini pra, se mizorët janë në dënim të përjetshëm.
42:45. Ti do t'i shohësh se si do të përballen me zjarrin të përulur nga poshtërimi dhe duke parë tinëzisht me bisht të syrit. Ata që kanë besuar do të thonë: “Me të vërtetë që humbësit janë ata që kanë humbur vetveten dhe familjen e tyre në Ditën e Kiametit”. Me të vërtetë, keqbërësit do të vuajnë një dënim të përhershëm!
42:45. Dhe ti do t'i shohësh ata të ekspozuar ndaj tij, të përulur nga poshtërimi, duke parë fshehurazi. Dhe ata që besuan do të thonë: "Me të vërtetë, të humbur janë ata që e humbën veten e tyre dhe familjet e tyre në Ditën e Ringjalljes." Ja, të padrejtët janë në një ndëshkim të përhershëm.
42:45. WE TERAHUM JU'REDUNE 'ALEJHA HASHI'INE MINE EDH-DHULLI JENDHURUNE MIN TERFIN HAFIJIN WE KALEL-LEDHINE 'AMENU 'INNEL-HASIRINEL-LEDHINE HASIRU 'ENFUSEHUM WE 'EHLIHIM JEWMEL-KIJAMETI 'ELA 'INNE EDH-DHALIMINE FI 'ADHABIN MUKIMIN
C 42:46. Ata nuk kanë mbrojtës që t'u ndihmojë, përveç All-llahut, sepse atë që All-llahu e ka humbur, për të nuk ka rrugëdalje (shpëtim).
42:46. Ata nuk do të kenë asnjë mbrojtës që do t'i ndihmojë, në vend Allahut. Për atë që Allahu e shpie në humbje, s'ka kurrfarë rruge (shpëtimi).
42:46. Dhe ata nuk do të kenë mbrojtës që do t'i ndihmojnë ata përveç Allahut. Dhe kë Allahu e lë në humbje – për atë nuk ka asnjë rrugë.
42:46. WE MA KANE LEHUM MIN 'EWLIJA'E JENSURUNEHUM MIN DUNI ELLAHI WE MEN JUDLILI ELLAHU FEMA LEHU MIN SEBILIN
C 42:47. Përgjigjjuni thirrjes së Zotit tuaj para se të vijë një ditë, që All-llahu nuk e kthen më (pasi ta ketë caktuar). Atë ditë ju nuk do të gjeni strehim dhe as nuk do të mund t'i mohoni (mëkatet).
42:47. Përgjigjuni thirrjes së Zotit tuaj, para se të vijë Dita, të cilën Allahu nuk e kthen më. Atë Ditë ju nuk do të keni kurrfarë strehimi dhe nuk do të mund të mohoni.
42:47. Prandaj, përgjigjuni Zotit tuaj përpara se të vijë një ditë nga Allahu që nuk mund të kthehet. Atë ditë, ju nuk do të keni asnjë strehë dhe as nuk do të mund të mohoni.
42:47. ESTEXHIBU LIREBBIKUM MIN KABLI 'EN JE'TIJE JEWMUN LA MEREDDE LEHU MINEL-LAHI MA LEKUM MIN MELXHE'IIN JEWME'IDHIN WE MA LEKUM MIN NEKIRIN
C 42:48. Nëse ata (idhujtarët) refuzojnë, Ne nuk të kemi dërguar ty rojë të tyre, ti ke për obligim vetëm komunikimin. Vërtet, kur Ne i dhurojmë njeriut nga ana Jonë ndonjë të mirë, ai gëzohet për të, e kur e godet ndonjë e keqe që e ka merituar vetë, atëherë njeriu është përbuzës.
42:48. Nëse ata kthejnë kurrizin, dije se Ne nuk të kemi dërguar ty (o Muhamed), si rojë për ata. Detyra jote është vetëm që të kumtosh. Kur Ne i japim njeriut të shijojë mëshirën Tonë, Ai i gëzohet asaj. Por, nëse atë e godet ndonjë e keqe për shkak të asaj që kanë bërë duart e tij, atëherë, ai bëhet mosmirënjohës i vërtetë.
42:48. Por nëse ata shmangen, atëherë Ne nuk të kemi dërguar ty si një mbikëqyrës mbi ta. Mbi ty është vetëm shpallja. Dhe me të vërtetë, kur Ne i japim njeriut një shije mëshire nga Ne, ai gëzohet për të. Por nëse i godet ata ndonjë e keqe për atë që duart e tyre kanë punuar, atëherë me të vërtetë, njeriu është mohues.
42:48. FE'IN 'A'REDU FEMA 'ERSELNAKE 'ALEJHIM HEFIDHEN 'IN 'ALEJKE 'ILLAL-BELAGU WE 'INNA 'IDHA 'EDHEKNAL-'INSANE MINNA REHMETEN FERIHE BIHA WE 'IN TUSIBHUM SEJJI'ETUN BIMA KADDEMET 'EJDIHIM FE'INNEL-'INSANE KEFURUN
C 42:49. Vetëm i All-llahut është pushteti i qiejve e i tokës; Ai krijon çka të dojë; Ai i falë vetëm femra atij që do; e i falë vetëm meshkuj atij që do.
42:49. I Allahut është pushteti mbi qiejt dhe Tokën. Ai krijon çfarë të dojë. Ai i dhuron vajza kujt të dojë e djem kujt të dojë.
42:49. Për Allahun është sundimi i qiejve dhe tokës. Ai krijon çfarë të dojë. Ai dhuron vajza atyre që Ai do dhe dhuron djem atyre që Ai do.
42:49. LILLAHI MULKU ES-SEMAWATI WEL-'ERDI JEHLUKU MA JESHA'U JEHEBU LIMEN JESHA'U 'INATHEN WE JEHEBU LIMEN JESHA'U EDH-DHUKURE
C 42:50. Ose u falë çift, meshkuj e femra, por atë që do e lë pa fëmijë (steril); Ai është i dijshëm, i fuqishëm.
42:50. Disave u dhuron të dyja gjinitë: djem e vajza; e, kë të dojë e lë pa fëmijë. Vërtet, Ai është i Gjithëdijshëm dhe i Fuqishëm.
42:50. Ose Ai i dhuron ata çifte – djem dhe vajza. Dhe Ai bën atë që do të jetë i pafëmijë. Me të vërtetë, Ai është i Gjithëdituri, i Plotfuqishmi.
42:50. 'EW JUZEWWIXHUHUM DHUKRANEN WE 'INATHAN WE JEXH'ALU MEN JESHA'U 'AKIMÆN 'INNEHU 'ALIMUN KADIRUN
C 42:51. Nuk ka asnjë njeri që t'i ketë folur All-llahu ndryshe, vetëm se me anë të frymëzimit, ose pas ndonjë perdeje, ose t'i dërgojë të dërguar (melek), e ai t'i shpallë me lejen e Tij atë që do Ai. Vërtet, Ai është më i larti, më i urti.
42:51. Asnjë njeriu nuk i është dhënë t'i flasë Allahu, përveçse me anë të Frymëzimit ose pas perdes, ose me anën e një Kumtuesi (Engjëlli) të dërguar me lejen e Tij, për të shpallur vullnetin e Tij. Ai, me të vërtetë, është i Lartë dhe i Urtë!
42:51. Dhe nuk është për ndonjë njeri që Allahu t'i flasë atij përveçse me shpallje ose pas një perdeje, ose që Ai të dërgojë një të dërguar për të shpallur me lejen e Tij çfarë Ai dëshiron. Me të vërtetë, Ai është i Larti, i Urtë.
42:51. WE MA KANE LIBESHERIN 'EN JUKELLIMEHU ELLAHU 'ILLA WEHJEN 'EW MIN WERA'I HIXHABIN 'EW JURSILE RESULAN FEJUHIJE BI'IDHNIHI MA JESHA'U 'INNEHU 'ALIJUN HEKIMUN
C 42:52. Po kështu me urdhrin tonë Ne të shpallëm edhe ty shpirtin (Kur'anin). Ti nuk ke ditur çka është libri (Kur'ani) as ç'është besimi, por Ne atë e bëmë dritë me të cilën e vëmë në rrugë të drejtë atë që dëshirojmë prej robërve tanë. Në të vërtetë, edhe ti udhëzon për në rrugën e drejtë.
42:52. Dhe kështu, Ne të kemi dërguar ty Shpallje me urdhrin dhe vullnetin Tonë. Ti më parë nuk e ke ditur se çfarë është Libri e as ç'është besimi. Por atë (Kuranin), Ne e bëmë dritë, me anë të së cilës udhëzojmë kë të duam nga robërit Tanë. Ti, me të vërtetë, udhëzon në rrugën e drejtë,
42:52. Dhe kështu, Ne të kemi frymëzuar ty një shpirt nga urdhri Ynë. Ti nuk e dije çfarë është Libri dhe as çfarë është besimi. Por Ne e kemi bërë atë një dritë me të cilën Ne udhëzojmë kë të dojmë nga robërit Tanë. Dhe me të vërtetë, ti udhëzon në një rrugë të drejtë,
42:52. WE KEDHELIKE 'EWHEJNA 'ILEJKE RUHEN MIN 'EMRINA MA KUNTE TEDRI MAL-KITABU WE LAL-'IMANU WE LEKIN XHE'ALNAHU NURAN NEHDI BIHI MEN NESHA'U MIN 'IBADINA WE 'INNEKE LETEHDI 'ILA SIRATIN MUSTEKIMIN
C 42:53. Në rrugën e All-llahut, të cilit i takon çka ka në qiej dhe çka ka në tokë, e ta dini se të gjitha çështjet janë me vullnetin e All-llahut.
42:53. (në) rrugën e Allahut, të Cilit i përket gjithçka që ndodhet në qiej dhe gjithçka që ndodhet në Tokë. Dhe vërtet, tek Allahu kthehen të gjitha çështjet!
42:53. Rrugën e Allahut, të Cilit i përket çdo gjë që është në qiej dhe çdo gjë që është në tokë. Ja, te Allahu kthehen të gjitha çështjet.
42:53. SIRATI ELLAHIL-LEDHI LEHU MA FI ES-SEMAWATI WE MA FIL-'ERDI 'ELA 'ILA ELLAHI TESIRUL-'UMURU